Keni dicka per t'i thene dikujt?

@Soulmind , shefe, mire jam, thjeshtë kam pasur pak pune, se për menjeher erdhën disa projekte menjeher.

Si te ecen puna?
Kshu ndodh perhere. Kur vijne vijne dirwkte 😅
Me te lehta e patsh sa me shume :)

Une mire.. qetesi kte kohe shyqyr
 
Kshu ndodh perhere. Kur vijne vijne dirwkte 😅
Me te lehta e patsh sa me shume :)

Une mire.. qetesi kte kohe shyqyr
Ajo është me rëndësi. Shëndet të kemi, punët do mbarohen.
 
Dicka nuk shkon mire ne asnje ndertim njerzor.
Kur vihen 5 gur,dhe gjithnje shemben 3.
Faji ,gjithnje jetim ngelet.
 
Jetojmë kohë të rrezikshme! Kur edhe lidhjet familjare sulmohen nga të katër anët nga rrëmuja sociale, emigrimet, lodhja psikologjike, urbanizimi idiot, nga mediat që ngulin njeriun dhe e izolojnë brenda shtëpisë së vet, nga stresi dhe tensioni në punë, pse jo, nga egua që sheh vetëm veten e vet.
Unë për vete nuk dorëzohem! Ka mundësi njeriu të mos largohet nga të tijët sikundër qindra mijëra vite më parë, unë nuk di se çfarë jep si qënie njeriu që zëvendëson të afërmit e një gjaku familjar me fqinjin, drejtorin, kolegun, anëtarin e një celule partie, shokun e bixhozit, a ku e di unë çfarë tjetër!
U gjetëm me Darinën, mbesën time, në rrëmujën lodrimtare të plazhit të Golemit, mes mijërave pushuesve të ardhur nga Kosova, por nuk na pengoi të vazhdonim bisedat tona që bëjmë sa herë takohemi, në sms, a ku mundemi.
E dëgjoj me kujdes sepse është një brez tjetër dhe mësoj prej saj, sepse është specialiste në shkenca sociale dhe nuk bën teori si unë, por i aplikon ato në biznesin e telefonisë dhe komunikimit, sepse i integron në shqetësimin e biznesit që dijen e trajton ndryshe nga ne mësimtarët!
Unë, për kokën time, nuk kuptoj ata dhe ato që braktisin lidhjet familjare dhe si kuaj të lirë vrapojnë e djersiten pa drejtim dhe kërkojnë nuk e di se çfarë në stepa me bar, në shkretëtira me rërë, në hapësira ajrore me shi, ku ndodhet asgjëja, ASGJËJA!
Artan Fuga.

ps-Foton e ti me mbesen se solla se mu duke si dhunim privatesie.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top