Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

E para e punes jam shume e dobet ne kete drejtim. Edhe kur me marrin gjak per analiza duhet te rri shtrire 1-2 ore. Kam dashur, dhe me duket xhest shume humanitar te japesh gjak, por me kane thene qe sasia ime e gjakut nuk eshte e mjaftueshme per te dhuruar gjak. Lumsi ju qe jepni, bravo ju qofte.
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Për herë të parë kur isha akoma i mitur për rastin e September 11, 2001. Do i dhuroja secilit që ka nevojë :)
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

me thane per nje rast edhe nuk thashe jo,,edhe pse eshte hera e pare qe jap,edhe me beri pershtypje qe per te njejtin person kuptohet shqiptar,ate mengjes dhane edhe 7 persona te tjere,,,u ndjeva krenar qe te gjith doktoret greke peshperitnin se sa bekerkan shqiptaret per njeri tjetrin,,shpresoj te pakten ta kene dhene gjakun tek ai qe ne deshironim,,se GREK esapi nuk i dihet se si ja thote BESNIKERIA
 
Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Disa njerez kane nevoje per gjak.Disa per nje orepacion,zakonisht e marrin nga shoke dhe te afert..
Disa ama kane nevoje per shume gjak, organizmi tyre nuk mund te prodhoje aq gjak sa eshte e nevojshme ..,
Ne shqiperi blehen shume gjera.. Por thone qe gjaku nuk blehet ... Dhe presin nga vullnetaret..
Ne shume vende te tjera mund edhe e blen ...
Ka rrezik ,psh nga aids ? E bukur barceleta .Kur nuk e kontrollonin gjakun kishim disa raste , infektimi te marresve..

Ju si mendoni ?
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Une skam dhuruar akoma, por duhet ta bej nje here.
Ketu para se te japesh gjakun behen analizat, dmth
ne vete qendren ku shkon si vullnetar.
Pastaj pasi marrin pergjigjet mund ta perdorin, them se eshte dic me dobi.
Per ndonje te aferm do e beja pa dyshim, per vullnetare sic thashe pak me vone kam kohe :D
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

E kam bere,.kur kam qen studente kam dhen dy here,..ne forme vullnetare e oragnizuam vete ne si bord i unionit studentor,.ne bashkpunim me nje shoqate te kryqit te kuq,.ishte dicka e mrekullueshme sepse ai gjake eshte shpres,jete per dike tjeter qe e ka novoj ,personalishte besoj qe eshte nje nder gjerat me sublime .
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Kam dhene gjak dhe besoj brenda nentorit do jap prap ..... Dua te jap rregullisht gjak se per nje cast te veshtire me duhet dhe per vete 0- ketej :(
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

un kam pas gjithmon deshir te dhuroja gjak... por jam anemike dhe sma lejojne :(
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Personalisht i kam provuar te dyja situata...

Kam dhuruar dhe me kane dhururar...

si do te ndiheshit po te kishit nevoje per gjak... ?! Ashtu duhet te ndiheni per te dhene gjak...

Eshte sakrifica me e vogel qe mund te bejme...

Ju bej thirje te gjitheve... 1 nga gjerat qe duhen bere ne kete jete eshte te japim te pakten nje here gjak...
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Nuk kam dhene ndonjehere dhe s'do e kisha problem te jepja nqfse do ishte e nevojshme.
A eshte e vertete qe nqfse jep gjak te mesohet trupi dhe duhet te japesh vazhdimisht? Apo eshte thjesht nje mit?
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

po dhuron gjak po ka disa kritere qe duhen per te dhuru gjak.Merret minimumi 300 ml gjak dhe shifet qe sasia qe merret nuk eshte e demshme per ne,pasi organizmi jone e rikuperon shume shpejt.
marrja e gjakut behet ne kushte sterile.personi te cilit i merret gjaku duhet te mos jete anemik,pra hemoglobina te jete normale 12.1 a 15.1 g/dl per femrat ,per meshkujt 13.8 a 17.2 mg/d .tensioni i gjakut duhet te jete normal,pesha normale.nuk duhet te kesh asnje lloj semundje.... as me grip te jesh nuk dhuron dot.te mos jesh konsumator i alkoolit,cigares,apo drograve te tjera.
dhe rregulli eshte qe per 3 muaj nuk dhuron dot me...dmth per 3 muaj eshte afati qe nga hera e fundit

une kam dhuru njehere ,por se bej me se i kam venat shume te holla dhe mu ca vena :(
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Nuk kam dhene ndonjehere dhe s'do e kisha problem te jepja nqfse do ishte e nevojshme.
A eshte e vertete qe nqfse jep gjak te mesohet trupi dhe duhet te japesh vazhdimisht? Apo eshte thjesht nje mit?
Nuk duhet te dhurosh vazhdimisht, eshte ideja vetem qe organizmi eshte ne gjendje te zevendesoj humbjen e gjakut per nje periudhe, dhe me tej mund te dhurosh perseri. Ishte per femrat 4x ne vit, meshkujt 5x ne vit.

Ne shume vende te tjera mund edhe e blen ...
Ka rrezik ,psh nga aids ? E bukur barceleta .Kur nuk e kontrollonin gjakun kishim disa raste , infektimi te marresve..

Gjaku ben pjes nga njeriu, sic NUK blihen organet nuk blihet as gjaku, te pakten ne vendet e civilizuara. Nuk behet biznes me kete gje.

Per rrezik, normalisht nuk duhet te kete, aq kohe sa gjaku kontrollohet para se te "deklarohet" i mire per transfuzion, i behen teste te ndryshme per Hiv, Hepatita, leucemi e semundje te tjera qe transmetohen me gjake ose qe bejne gjakun me pak cilesor.
Por keto teste qe behen mund te gaboj 1 ne 100000 raste (psh, se di shifren sakt), nderhyn dhe dora e njeriut ( mbase eshte e lodhur laboratoristja, ngatron eprubetat...prap 1 ne 10000 raste...). Dua te dal, qe ne me te shumtat e rasteve gjaku eshte i shendetcem, pa rrezik infektimi me semundje te tjera.
Kur nuk beheshin keto testet perpara, eshte rritur numri rasteve Hiv e Hepatit.

E si perfundim, dhuroni gjak sepse sic tha dhe NEVE " eshte shprese jete per dike "...Edhe nqs nuk e njihni njeriun te cilit do i beni nje te mire, mund te mendoni qe (lar qoft) nje dite do keni dhe ju nevoj dhe ne ato momente do deshironi qe njerzit mos mendojne " nuk dhuroj per te huaj"!
Shendet :)
 
Titulli: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Se kam fjalen qe blihet nga njerezit , por me duket qe prodhojne gjak artificial, prandaj e thashe qe e blejne :)
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Eshte nje nga gjera qe duhen bere nje here ne jete, ose me shume, sepse te jep ate sodisfacionin personal qe ndihmon nje person qe ka nevoje ne menyre indirekte, por pa e ditur hyn ne jeten e tij ne menyre direkte :).
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

po dhuron gjak po ka disa kritere qe duhen per te dhuru gjak.Merret minimumi 300 ml gjak dhe shifet qe sasia qe merret nuk eshte e demshme per ne,pasi organizmi jone e rikuperon shume shpejt.
marrja e gjakut behet ne kushte sterile.personi te cilit i merret gjaku duhet te mos jete anemik,pra hemoglobina te jete normale 12.1 a 15.1 g/dl per femrat ,per meshkujt 13.8 a 17.2 mg/d .tensioni i gjakut duhet te jete normal,pesha normale.nuk duhet te kesh asnje lloj semundje.... as me grip te jesh nuk dhuron dot.te mos jesh konsumator i alkoolit,cigares,apo drograve te tjera.
dhe rregulli eshte qe per 3 muaj nuk dhuron dot me...dmth per 3 muaj eshte afati qe nga hera e fundit

une kam dhuru njehere ,por se bej me se i kam venat shume te holla dhe mu ca vena :(
Kam dhuruar 3 here dhe jam pires duhani....keshtuqe duhan mund te pish gjithashtu edhe alkol njafton qe nese di qe do ikesh te dhurosh ta lesh per pak kohe 1 ose 2 jave,
3 muaj eshte afati per meshkujt 6 muaj per femrat (dukeqene se femrat kane humbje gjaku per shkak te natyres)
Harrove te thuash sduhet te jesh ne perdorim te ilaceve te ndryshme...
[MENTION=11115]Legally_Sweet[/MENTION] gjaku ne nje spital eshte gjithmone i nevojshem,dhe persa i perket varesise qe te ka thene eshte nje mit.Kur ti dhuron gjak ndihmon nje tjeter dhe ben te mundur qe ne organizmin tend te riformohet gjak i ri :)
[MENTION=170]Cyber_Spartacus[/MENTION] 0- dhe ketej ;)

---------- Post added at 02:20 ---------- Previous post was at 02:14 ----------

http://www.forumivirtual.com/diskutime-shoqerore/21354-keni-dhuruar-ndonjehere-gjak-2.html
P.S Tema ekziston
 
Pe: Gjaku ! Te jap , apo te mos jap ?

Edhe une kam dhuruar disa here gjak e dy here trombocite kur kam qene student.
Kam qejf te dhuroj, por ketu ku jam se pranojne sepse e fusin Shqiperin me vendet qe ka rrezik mbartese te shkaktarit te Lopes se Cmendur. I falenderoj Sensuu'n dhe Sweetzzina per informacionet qe sollen. Ishte kenaqsi ti lexoja.
E vetmja gje qe mund te shtoj eshte se meshkujve do ia keshilloja akoma me shume pasi hekuri nuk hidhet jashte trupit kollaj pervecse me humbje te gjakut.
 

Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top