Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Hostel

Anëtar i Nderuar
Meqenese javen e kaluar bera dhurimin tim te pare te gjakut me erdhi ideja qe kete gje ta shtroja si teme ne forum. Pra pyetja eshte shume e lehte keni dhuruar ndonjehere gjak dhe nese po kur ka qene hera e fundit dhe nese jo. Kush jane arsyet qe nuk ju lejojne te dhuroni gjak?
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

po kam dhuruar kur kishte nevoje nje shoku im qe u aksidentatua me makine ....por fatkeqesisht nuk shpetoj....
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

un ku ta gjej gjakun jo mo ta dhuroj :P lol
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Jo valla se perveti kam mangi gjak ne trup kshtu qe kisha pas nevoj mem dhan najkush mu :D
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Kam dhene disa here dhe do vazhdoj te jap...
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Kam dhuruar njehere ne rast emergjence per burrin e tezes, gjithashtu per mamin. Doja te dhuroja dhe per spitalin por nuk me dolen analizat mire qe te jem ne gjendje te dhuroj gjak.
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Nuk kam dhuruar, por nese do te jete e nevojshme do ta bej pa marre parasysh asnje arsye per te mos e bere.
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Nuk kam dhuruar, por nese do te jete e nevojshme do ta bej pa marre parasysh asnje arsye per te mos e bere.

Djale hero ne nevoje e ne rrezik ti zjarret na i fik
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Kam dhuruar gjak sa x kam pas mundesine ...
Maksimum mund te dhurosh 2 x ne vit..dmthn nje x ne 6 muaj...qe mos fillosh te shkatrosh trupin tend pastaj...
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

jo nuk kam dhuruar..sme eshte dhene rasti ta bej nje gje te tille...nese do duhej do dhuroja pse jo..
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

as edhe nje here skam dhuruar...
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Kam dhuruar nje here per gjyshen, ishte e moshuar dhe u operua me urgjence per ngaterim zore. Atehere dhurimi ishte me pagese dhe ata te spitalit me dhane 3 mije leke qe une kuresesi nuk desha ti merja. Gjyshja shpetoj, por nuk i thame gje per gjakun.
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Asnjehere dhe sbesoj se do te dhuroj ,nese behet fjale per antar te familjes podhe dhuroi, por te shkoj ne spital per te dhuruar per te tjer as qe behet fjale.
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Kam dhuruar gjak sa x kam pas mundesine ...
Maksimum mund te dhurosh 2 x ne vit..dmthn nje x ne 6 muaj...qe mos fillosh te shkatrosh trupin tend pastaj...

Per arsye se kam grupin me te rralle dhe popullsia e Greqise me kete grup eshte shume e vogel jam gati te filloj te behem dhurues pothuajse i rregullt qe te futet gjaku ne banken e gjakut qe ka Athina qe kur te me duhet mua ose nje pjestar i shkalles se pare ka proritet kur te kem/kete nevoje dhe mbasi pyeta lexova 3 here ne vit me thane qe mundesh te japesh cdo 4 muaj....sa eshte e vertete se kam idene....
 
Cyber per meshkujt lejohet deri ne 4 here ne vit ndersa per femrat 2 here ne vit sepse ato humbin gjak per hesapin e tyre gjate vitit. O cyber ca grupi gjaku ke ti
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Per arsye se kam grupin me te rralle dhe popullsia e Greqise me kete grup eshte shume e vogel jam gati te filloj te behem dhurues pothuajse i rregullt qe te futet gjaku ne banken e gjakut qe ka Athina qe kur te me duhet mua ose nje pjestar i shkalles se pare ka proritet kur te kem/kete nevoje dhe mbasi pyeta lexova 3 here ne vit me thane qe mundesh te japesh cdo 4 muaj....sa eshte e vertete se kam idene....
Tani ti po deshe shko dhurro cdo jave..por une te thash si eshte mire per organizmin...sepse shkatron ritmin e prodhimit te ruazave te gjakut nqs dhuron shpesh..
E duke bere nje te mire per te tjeret....i ben vetes tende keq...
2 x ne vit ( distance 6 muaj..dhe per meshkuj dhe per femra) eshte limita.

ps: femrat ne menstruacion skan leje te dhurojne...
Po paten nen 50 kg skan leje, nqs kan ndonje semundje virale, ose hepatit...sida , nqs kan pasur Malaria...skan leje te dhurojne...
Po paten Hemoglobinen e ulet...prap si lejohet...
Dhe nqs kan tensionin e ulet...si lejohet...
Pranohen moshat 16-45-50 vj.... sepse ka rendesi dhe cilesia e gjakut...
 
Po mire pra se nuk te vrame mos e merr kaq personale une thjesht doktore pyeta nuk dola dhe pyesja njerez flm per pergjigjen tende.....
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Po dhe une per te miren tende ta dhash pergjigjen..aq me sh nqs ke grupe te ralle...duhet ta ruash mire gjakun
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

jo boobobo i kam fobi gjilperat....do dhuroja vec po te ishte ndonje rsdt emergjent....:S:S:S:S:S:S:S:S
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

jo,per arsye se nuk lejohet te dhurosh kur je nen 18 vjec,por tani qe jam 18 do kisha deshire te dhuroja...
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Nuk kam pasur moshen per te dhuruar gjak edhe sme ka ardhur ndonjehere rasti per ta ba nje gja t 'tille...
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

DHURIMI I GJAKUT MUND Tث SHPثTOJث NJث JETث!!!Dhuro gjak dhuro jetë!

Dhuroni gjak në Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut në Tiranë ose në qëndrat e gjakut pranë spitaleve rajonale. Sensibilizoni të afërmit dhe njerëzit që ju rrethojnë për rëndësinë e dhurimit të gjakut. Ndihmoni sot ata që kanë nevojë për gjak duke menduar se një ditë mund t’ju duhet ju ose një njeriu tuaj të dashur.
Gjaku është një produkt natyral, nuk riprodhohet në mënyrë artificiale dhe është i domosdoshëm për jetën. Gjaku nuk blihet, as shitet, vetëm dhurohet dhe merret falas. Gjaku rigjenerohet, kështu që është e mundur të privohemi ndonjëherë nga një sasi e papërfillshme e cila nuk shkakton asnjë dëm në organizëm, zëvendësohet sërish shume shpejt dhe është jetëshpëtuese për personat në nevojë.

Disa kritere të përgjithshme mbi seleksionimin e dhuruesve:

■ Mosha: nga 18-65 vjeç
Për dhuruesit periodikë mbi 65 vjeç si dhe për dhuruesit për herë të parë mbi 60 vjeç i takon mjekut të seleksionimit të vendosë n.q.s. ai është kandidat për të dhuruar ose jo.
■ Pesha: mbi 50 kg
■ Presioni arterial:
midis 110 - 180 (sistolik ose maksimal)
midis 60 - 100mmHg (diastolik ose minimal)
Personat me tension arterial normal, por që mjekohen për hipertension nuk mund të dhurojnë.
■ Frekuenca: e rregullt dhe ritmike, midis 50 - 100 rrahje në min (edhe më e vogël për ata që praktikojnë sport)
■ Hemoglobina: mbi 12.5g/dl në femra dhe mbi 13.5 g/dl në meshkuj
■ Inspeksioni: Anemi, Fizik i Dobët, Ikter, Cianozë, Edema, Dispne, Iritabilitet, Abuzues Alkooli, Droge, etj
■ Gjendja e përgjithshme: e mirë
■ Temperatura: maksimumi 37 gradë celsius
■ Stili i jetesës: asnjë sjellje anormale.

Procedura e dhurimit të gjakut:

• Mbasi dhuruesi ka plotësuar formularin me pyetje rreth shëndetit të tij dhe mbasi është perzgjedhur në bazë të kritereve të mësipërme ai rregjistrohet për të dhuruar
• Nën mbikëqyrjen e pandërprerë të mjekut ai akomodohet në krevatin e dhurimit
• Një infermiere e specializuar dezinfekton
krahun dhe me kujdes të veçantë kryen
procedurën e shpimit
• Procedura e shpimit është një veprim i lehtë dhe jo i dhimbshëm
• Procedura e dhurimit për gjakun e plotë zgjat 5-8 minuta
• Sasia e gjakut që dhurohet është 450+/- 10% të sasisë
• Gjatë gjithë kohës së dhurimit mjeku së bashku me infermieren e dhurimit ndjekin me kujdes procedurën.
• Pas dhurimit, dhuruesit i komunikohet të qëndrojë 5-10 minuta shtrirë dhe më pas të ngrihet me kujdes. Dhe, po atë ditë i këshillohet të konsumojë lëngje si ujë, çaj, qumësht, lëngje frutash, etj.

Gjaku i dhuruar shërben

  • Për të sëmurët kronikë
  • Për operacione madhore
  • Për urgjenca kirurgjikale
  • Per trauma dhe aksidente
  • Per nenat qe lindin
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

po nje here ne nje fushate te kryqit te kuq , do dhuroj kur te jete e nevojshme
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

jo nuk kam dhuruar...do doja ta beja,po nuk mundem:(:(
jam anemike,e nuk mund te dhuroj gjak:(:( por do me kishte pelqyer ta beja:):)
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

[I]kam dhuruar gjak njehere per te dy:majtas per te dashurin dhe djathtas x dashnorin...[/I]
 
Titulli: Keni dhuruar ndonjehere gjak?

Po kam dhuruar para 9 muajve per hallen time...
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top