Kënga Magjike nis zyrtarisht garën e këngëve

*deliza*

VIP
V.I.P
Kënga Magjike nis zyrtarisht garën e këngëve

“Kënga Magjike” ka nisur zyrtarisht garën e këngëve që do të marrin pjesë në edicionin e saj të dhjetë. 195 këngë me autorë nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe diaspora tashmë do të vlerësohen nga një komision i përzgjedhur ku bëjnë pjesë këngëtarë e artistë të zgjedhur.
Kënga magjike në këtë dhjetëvjetor të saj do të sjellë këngë të denja për një festival të sukseshëm. Sot gara quhet zyrtarisht e filluar ndaj dhe komisioni nuk favorizon asnjë qoftë edhe vetëm duke i përmendur emrin. Janë 195 këngë të ardhura nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i zi dhe Shqiptarë që jetojnë në Zvicërr, Austri, Gjermani, Amerikë. Cilësia e lartë e këngëve që kanë hyrë në garë këtë vit ka bërë që të përmbyset parashikimi i komisionit, që të paraqiteshin 72 këngë, por meqë këngët e ardhura u paraqitën në nivel profesional, komisioni vendosi të rrisë numrin e tyre në paraqitjen që do të bëhet ccdo të dielë në televisionin Klan. Anëtarët e komisionit vlerësues të këngëve janë Irma dhe Eranda Libohova, Manjola Nallbani, Julka, Andi DJ, Aldon Lipe dhe prezantuesi i emisionit radiofonik Kolo.
Komisioni i vlerësimit të Këngëve në Këngën Magjike vlerëson këngët pa ditur emrat e kompozitorëve dhe të këngëtarëve dhe meqë kjo është një garë komisioni ka një përgjigje “është e pamundur të shkëputen emra këngëngëtarësh të famshëm apo të rinj. Për komisionin ata janë të gjithë njëlloj”. Por një gjë konfirmohet hapur: “Prurjet e këtij viti garantojnë festival të sukseshëm në jubileun e këngës magjike”.

klan.tv
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 2 18.2%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 18.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 9.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 27.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 9.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 2 18.2%
Back
Top