Kënaqësia e humbur shpirtërore

Gjarperesha

Anëtar i Respektuar
Kënaqësia e humbur shpirtërore

9140.jpg


Dashuria është një prej ndjenjave më të thella dhe më të forta që mund të përjetojë njeriu. Ajo është një prej mirësive më të mrekullueshme që Allahu i Plotfuqishëm ka krijuar për njerëzit në botë.


Njerëzit kënaqen me dhuratat materiale dhe shpirtërore që Allahu u ka dhënë; ata kënaqen kur shohin peizazhe të bukura, kur kanë shtëpi të rehatshme dhe kur hanë ushqim të mirë. Por asnjëra prej këtyre kënaqësive nuk mund të krahasohet me kënaqësinë që të jep dashuria.

Që dashuria të përjetohet e plotë, janë të nevojshme disa kushte. Së pari individi duhet të jetë i aftë të shohë cilësitë e mira tek të tjerët dhe të vlerësojnë pikat e tyre të mira. Sa më të hapur ta ketë individi mendjen dhe ndërgjegjen, aq më e fortë do të jetë aftësia e tij apo e saj për të dashur. Megjithatë një aftësi e tillë mund të arrihet vetëm nëpërmjet besimit dhe drojës ndaj Allahut. Si rrjedhim, njeriu është i aftë ta përjetojë dashurinë sipas besimit apo devotshmërisë që ka.

Që të duash një njeri tjetër, duhet të gjesh tek ai cilësi të mira dhe këto cilësi vijnë nga besimi apo droja ndaj Allahut. Sa më shumë të besosh tek Allahu, aq më shumë do t'i druhesh Atij dhe do të kesh më shumë cilësi të mira. Kjo ndodh sepse ai që i druhet Allahut, ka karakter të mirë dhe së bashku me drojen për Allahun zhvillon mëshirën, tolerancën, besueshmërinë, kurajën, vetëflijimin, inteligjencën dhe vetëdijen. Të gjitha këto cilësi krijojnë natyrshëm një ndjenjë të thellë dhe të fortë dashurie në zemrën e kujtdo që sheh me sytë e besimit. Por nëse këto kushte – besimi dhe frika nga Allahu, që janë baza e dashurisë – mungojnë, atëherë asnjeri nuk mund ta përjetojë dashurinë e vërtetë.

Burimi kryesor i dashurisë që besimtarët kanë për të tjerët është dashuria e tyre për Allahun. Dija se Allahu i Plotfuqishëm krijon gëzimin që vjen nga dashuria që ndjejnë për të tjerët, i jep kësaj dashurie thellësinë e saj.

Prandaj, përderisa dashuria e jobesimtarëve bazohet tek përfitimi, ata nuk mund ta përjetojnë asnjëherë dashurinë e vërtetë. Ata duan vetëm ata që u duhen, i bëjnë të ndihen rehat dhe u bëjnë ndere. Por kjo dashuri nuk mund të jetë asnjëherë e sinqertë. Në të vërtetë ata e duan veten e tyre më shumë se të tjerët dhe duke menduar se vlejnë më shumë se të tjerët, duan që ata t'u bëjnë ndere, t'i mbrojnë dhe të interesohen për ta.

Sapo e marrin këtë vëmendje ata kanë një ndjenjë të caktuar dashurie. Por në të shumtën e rasteve, kjo lloj dashurie nuk i bën të tjerët të lumtur apo të ndihen të dashur, sepse nuk është e vërtetë dhe ka qëllim përfitimin. Kjo dashuri përfundon kur arrihet qëllimi. Natyrisht, ata nuk mund të tregojnë dashuri të sinqertë, pavarësisht sesa shpesh e shprehin dashurinë e tyre. Gjithçka që mund të bëjnë është të thonë shprehjet dhe fjalët tipike që thuhen për një qëllim të caktuar gjatë ditëve të veçanta.

Besimtarët mund ta shprehin dashurinë e vërtetë për të tjerët me fjalë të sinqerta, prekëse dhe me kuptim, sepse gëzimi i dashurisë është i gjallë në zemrat e tyre. Në të vërtetë, besimtarët që duan dhe nderojnë me sinqeritet njerëzit e tyre të dashur, nuk do të thonë asnjëherë ndonjë gjë që mund t'i dëmtojë ata. Para së gjithash kjo dashuri nuk varet tek rrethanat po shpërblimi i pritur. Vetëm Allahu mund ta shpërbleje dashurinë e vërtetë, sepse qëllimi i vetëm i saj është të fitosh mirësitë e Tij.

Jobesimtarët besojnë se dashuria dobësohet me kalimin e kohës për shkak të humbjes së entuziazmit dhe mërzitjes nga të dyja palët. Sigurisht mes jobesimtarëve shumë marrëdhënie përfundojnë në këtë mënyrë, sepse dashuria e tyre bazohej në gënjeshtër dhe nuk ishte asnjëherë e vërtetë.

Nga ana tjetër, dashuria e vërtetë, luan gjithmonë një rol pozitiv, sepse i mundëson personit të vlerësojë dhembshurinë, mëshirën, bujarinë, konsideratën, vetëflijimin dhe cilësitë e tjera të mira të tjetrit. Me kalimin e kohës dashuria e tyre forcohet, ndërsa personaliteti, arsyetimi moral dhe qëndrimet e tyre zhvillohen drejt përsosmërisë. Në këtë lloj dashurie nuk ka asnjëherë mërzitje apo shfrytëzim, në të cilën nuk kanë vend mjetet materiale, prestigji apo paraqitja e jashtme. Gjëja e vetme e rëndësishme është karakteri moral i njeriut të dashur.

Ndërsa jobesimtarët, duke e gjykuar gjithçka sipas standardeve materiale, vuajnë humbje të mëdha materiale kur kjo lidhje dështon. Ata nuk kanë besim të fortë në zemrat e tyre, prandaj jetojnë në një botë pa dashuri dhe nuk mund të marrin kënaqësi nga aspektet që i japin shpirtit kënaqësi në mënyrë të natyrshme. Ajo që është më e rëndësishmja, përderisa ata nuk mund ta njohin dashurinë e vërtetë, si të duan apo të duhen, ata nuk do ta përjetojnë këtë mirësi as në parajsë, që është një vend i mbushur me dashuri të pashtershme. Atje njerëzit do të dinë si të duan dhe si ta shijojnë gëzimin e përjetshëm kur të tjerët të duan. Allahu na tregon në Kuran për të mirat që i presin besimtarët në parajsë si shpërblim për karakterin e tyre të mirë moral. Njëra prej tyre do të jeta dashuria pasiononte e të dy partnerëve.

Janë në shtretër të qëndisur me ar. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm. Me gastare, me ibrikë dhe me gota të mbushura plot prej burimit. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha. Si të ishin inxhi të ruajtura. Shpërblim për atë, që ata punuan. Aty nuk dëgjojnë fjalë të këqija as që janë mëkat (gënjeshtër). Vetëm thënie: selam pas selami. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve? Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba). Të bananeve me fruta palë-palë. Nën hije të përhershme. Pranë ujit rrjedhës. Edhe ndër pemë shumë llojesh. Që as nuk ndërpriten, as nuk janë të ndaluara. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta). Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re). Dhe ato i kemi bërë virgjëresha. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe. (Ato janë) Për ata të djathtët. (Vakia, 56:15-38)

Harun Jahja
 
Titulli: Kënaqësia e humbur shpirtërore

Nuk ka dashuri me te embel sesa dashuria ne emer te Allahut, kjo dashuri eshte aq e madhe dhe e fuqishme saqe ndjen dashuri edhe per ata qe te kan bere dicka te keqe, e gjith kjo sepse e din thell ne vetvete se ata jane krijesa te Allahut, dhe per hir te dashurise ndaj krijuesit i dashuron edhe krijesat...
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 46.7%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 26.7%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 4 26.7%
Back
Top