-
- Anëtarësuar më
- Jul 16, 2008
-
- Mesazhe
- 15,632
-
- Reagimet e mara
- 11,995
-
- Mosha
- 39
-
- Vendndodhja
- Perball
-
- Website i juaj
- fv.al
Komisioni Europian doli me një deklaratë të posaçme për Shqipërinë, gjatë konferencës së rregullt për shtyp të mesditës. “Ky eshte nje qendrim qe Komisioni Europian ben mbi Shqiperine. Ndoshta e keni parë të gjithë kryengritjen paszgjedhore sot në mëngjes. Bashkimi Europian i bën thirrje, dhe inkurajon, të gjithë palët e interesuara, qofshin ato parti politike, individë, institucione shtetërore, dhe në veçanti, Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve, të ruajnë atmosferën konstruktive që mbizotërori në ditën e zgjedhjeve gjatë gjithë kohës e deri në përfundimin e procesit të mbetur. Të respektojnë rregullat dhe të ushtrojnë vetëpërmbajtje. Të gjithë hapat duhet të hidhen brenda institucioneve dhe në përputhje me ligjet e vendit. Rezultati i zgjedhjeve duhet të shpallet sa më shpejt të jetë e mundur", tha zëdhënësja e KE-së, Natasha Butler.
Top-Channel
Top-Channel