Ke me humbë shumë njerëz gjatë rrugëtimit tand.

Soulmind

~She wanted the whole world or nothing~
Themelues
Ke me humbë shumë njerëz
gjatë rrugëtimit tand.
Do prej tyne kadalë pa e kuptue.
Ndonji telefonatë ma pak,
nji mesazh i harruem.
Do tjerë për zgjedhje tanden ose jo.
Disa prej tyne veç, kanë me mbetë në ty.
Ka me mjaftu një foto e harrueme
mrenda një libri,
një kangë në radio
dhe qe ,të kujtohet dikush.
Ke me buzëqeshë.
Ndoshta ke me pytë
si po i përballojnë betejat e tyne.
N'se janë të lumtun.
E ndoshta ke me u prekë
se si i keni përballu betejat bashkë.
Ke me lëshue foton,
ke me fikë radion,
dhe prapë ke me vazhdu ditën tande
tuj dashtë me shkundë prej vedit
atë ndjesinë që bashkë me ata
ke humbë të paktën pak prej vedit.
Gabriel Garcia Marquez
Përshtati në shqip Arjola Zadrima

kjo Arjola sjell copeza interesante ne pershtatjen qe ben. Reflektime te mbara dhe ju nese keni humbur gjate jetes ^_^ E kush nuk ka fundja!
 
Nje dritare hapet nje tjeter mbyllet. :))
Eshte rregull i jetes,ashtu sic nje dite lind dhe perendon,per ti lene vendin tjetres.
Me rendesi te kemi nje palc shpirti stabel,dhe ata jane njerzit e familjes pergjethsisht!
 
Do të kthehen të gjithë, a e di?
Dikush do të kthehet si një rrahje zemre, pasi thjesht është larguar nga jeta jote.
Dikush do të kthehet për të konsumuar edhe pak zemrën tënde, edhe më pas do të ikë sërish.
Dikush do të kthehet për të të vjedhur një buzëqeshje apo edhe një lot të fundit.
Dikush do të kthehet për të të thënë se pa ty ndihet më mirë, i shtyrë nga krenaria e tepërt.
Dikush do të kthehet për të të thënë që të ka dashur, por tani jo më.
Dikush do të kthehet për një përqafim, sepse e di mirë ngrohtësinë që buron e mund t'ia japësh vetëm ti.
Dikush do të kthehet për të të fyer, por ti i qetë dhe indiferent si gjithmonë , do ja hedhësh pa problem.
Dikush do të kthehet për të të kërkuar falje, dhe do të kërkojë që t'i hapesh sërish dyert e zemrës tënde, sepse e ka kuptuar që pa ty nuk mund të eci përpara, se pa ty jeta është e vrenjtur si një re e zezë.
Dhe ti në atë moment, ç'do të bësh!?
| Fabio Volo |
1643808993663.png
 
dhe prapë ke me vazhdu ditën tande
tuj dashtë me shkundë prej vedit
atë ndjesinë që bashkë me ata
ke humbë të paktën pak prej vedit.
Me se e vertete.
 
,,,u shua ky minut,sekondi ne vazhdim shuhet,ne kete forme shkruhemi ne te kaluaren.
Ne ecim ne cdo sekond te kohes,packa ne levizje,ne karrige ,gjume apo zgjuar.
...tek humbem diten qe iku,humbem dhe permbajtjen e saj,duke u kthyer ne nje arkiv kujtimi.
Koha na zhvesh taktika,pastaj te jep nje pelerine dhe te thote ec.
Por te kushtezon te ndahesh pa kushte ne cdo minut qe ajo merr nga NE,apo ne nga ajo e marrim!?
 
Dhemb shume kur humb njerez.. por duhet me qene te forte gjate sherimit. Kush thote s'kam humb asnje, apo m'kane humb mua, apo pjese e jetes e bla bla.. i bie te jene fjale pas sherimit. Se kur te ndodh o vlla mezi pret te mbaroje ajo ndjenje qe te merr frymen. Ehuu... nuk kalojne me fjale te bukura kto gjona 😁
 
Redaktimi i fundit:
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur...
Nuk e kuptojnë se ti kishe nevojë për një fjalë që nuk t’u tha kurrë. Për një vëmendje që nuk t’u dha kurrë. Për një gjest që, në një moment të caktuar, e ndieje të domosdoshëm, por që nuk u bë kurrë.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur të nxjerrin në plan të dytë. Kur të shtyjnë për më vonë, për atëherë kur të kenë më shumë kohë dhe më pak gjëra të rëndësishme për të bërë.
Nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk e dëgjojnë heshtjen tënde. Kur nuk arrijnë ta rrokin nevojën tënde për prani, qetësim, ngrohtësi, edhe pse ti nuk ua kërkon ato kurrë dhe ata as që denjojnë të të pyesin.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur, edhe për gjëra të vogla, e tradhtojnë besimin tënd. Kur të lënë në pritje. Kur të vënë pas gjërave të tjera në listë.
Nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk i vënë rëndësi asaj që ti thua, apo që e ke të shtrenjtë.
Të kanë humbur kur nuk të pyesin asnjëherë se si je. Kur nuk shqetësohen për ty. Kur nuk e konsiderojnë gjendjen tënde dhe kur me indiferentizëm të thonë se, “çfarëdo që të ndodhë, ty gjithsesi nuk të gjen gjë”.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur kur nuk ta tregojnë me vepra atë çka ndiejnë për ty. Kur nuk ta dëshmojnë se të kanë përzemër. Kur nuk të thonë kurrë se të duan dhe se je vërtet i thesartë për ta.
Të kanë humbur kur të bëjnë të ndihesh si një kalimtar më shumë në jetën e tyre, një kalimtar që edhe mund të mos ishte fare.
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur... Se për shkak të shumë mungesave të vogla, të shumë boshësive të vogla, të shumë shkujdesjeve të vogla, të shumë harresave të vogla, ti u largohesh atyre çdo ditë e më shumë; madje, as nuk arrin ta shpjegosh arsyen se pse.
Dhe nuk bëhet fjalë asnjëherë për një episod apo një gjest të vetëm. Jo. Në çdo herë që përsëriten të tilla gjëra karshi teje, ti ndihesh gjithnjë e më ndryshe. Gjithnjë e më vetëm.
Njerëzit e kuptojnë se të kanë humbur, vetëm atëherë kur një gjë e tillë ka ndodhur tashmë.
Laura Messina
Në shqip: Klodi Smajlaj

sa e gjeta veten ne keto fjale :rolleyes::rolleyes:
 
O sa bukur e ka thën o Sol 🙂
 
Kam fillu t'u fol me veten! 😁
E riperserish kete fjali:
Se kur te ndodh o vlla mezi pret te mbaroje ajo ndjenje qe te merr frymen. Ehuu... nuk kalojne me fjale te bukura kto gjona 😁
 
As me intereson per te gjallet, kush iken per te humbur udha e mbare.
E keqja e jetes eshte kur humbasim veten.
Ndersa kush ka nderruar jet, eshte gjyshi im i shenjte, i shtrenjte, dashuria e femijerise time aq te vuajtshme 🤲👑❣️
 
Asgjë më shumë se humbja e vetvetes nuk dhemb
Në këtë jet kemi për të takuar shumë persona dhe po ashtu njëjtë kemi për ti humbur ,por e rëndësishmja është të mos humbim ne përgjatë rrugëtimit që kemi nisur .Jeta na mëson dhe na sprovon,dhe njeriu pëson humbje të ndryshme.Ndonjëherë i dhemb shpirti ,dhe ndonjëherë koka.Shpirti dhemb për humbjet e të dashurëve të zemrës dhe koka për kohën e shpenzuar me persona që nuk ta din vlerën duke i bërë vetes 1001 pse.
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.

Ka patur momente kur dhembja me ka gjunjezuar sa i jam ulur tokes me fytyre duke qare e duke deshiruar vdekjen vetes.
E zerin se kam nxjerr kush me me degjuar, nga inati por dhe pse askush nuk kam dashur kurre te me meshiroje.
Prandaj shpesh e shoh qiellin, sepse aromen e tokes e kam mesuar mire, sa here jeta me ka perplasur dhe une ma e forte jam ngritur e ringritur.
Per ti treguar vetes Se une mundem me u ngrit perseri, pa ja patur nevojen askujt pasha Allahun ☝️ ASKUJT, vec Allahut elhamdulilah 🤲
Te perqafoj shpirt i bukur dhe te kam shume xhan @Bebw ❣️❣️
 
Ka patur shumë momente të dhimbshme për mua jam gjunjëzuar ,por asnjëherë nuk jam shtrirë për tokë.Më është fal jeta për së dyti dhe jam rimëkëmbur më e fortë .Kam shumë përvoja dhe plagë të pashërueshme ,por që tani nuk dhembin shumë .Kam humbur në depresion ,kam humbur në ankth,kam humbur në frikën mbytëse që akoma nuk po kalon.Kam humbur në errësirë e pa shpresë ...kam humbur,nuk dua të humb më .Unë buzëqesh sepse zgjodha të jem e fortë ,sepse nuk dua të humbas më vetveten .Humbjet e të dashurëve nuk i shmangim dot edhe pse dhembin,por humbja e vetvetes është si të vdesësh për së gjalli dhe unë asnjëherë nuk gjunjëzohem më,sepse kam motiv ,kam forcën më të madhe...jam Nënë,dhe nënat veç 1 gjë i friksohen ,shëndetit të fëmijës.Nëse fëmija është mirë unë jam e pamposhtur 🌞.Sa për humbjet e personave(largesën e tyre nga e përditshmja jonë,apo ftohja e relatave ) atyre u them udha e mbarë🌞
Të kam shumë shumë xhan Rania sinqerisht 🙂
 
Te me ruaj zoti ata te rendesishmit e jetes sime,deri ne frymen time te fundit!
Te tjeret eshte kenaqesi ti pres dhe ti percjell!
Sepse jeta don ujra qe rrjedhin.
 
Njerëzit nuk e kuptojnë se të kanë humbur... Se për shkak të shumë mungesave të vogla, të shumë boshësive të vogla, të shumë shkujdesjeve të vogla, të shumë harresave të vogla, ti u largohesh atyre çdo ditë e më shumë; madje, as nuk arrin ta shpjegosh arsyen se pse.
Dhe nuk bëhet fjalë asnjëherë për një episod apo një gjest të vetëm. Jo. Në çdo herë që përsëriten të tilla gjëra karshi teje, ti ndihesh gjithnjë e më ndryshe. Gjithnjë e më vet
ëm.
Njerëzit e kuptojnë se të kanë humbur, vetëm atëherë kur një gjë e tillë ka ndodhur tashmë.
Laura Messina
Në shqip: Klodi Smajlaj

sa e gjeta veten ne keto fjale :rolleyes::rolleyes:
👍👍👍
 
"Ndjenjat e fajit i lashë gjatë rrugës së bashku me njerëzit që e krijuan atë për mua!!
Unë e kam ruajtur ndjenjën time të lirisë dhe njerëzit që më mbështesin.
...njeri i keq??
Jo..! i vetëdijshëm"
 
Kam humbur shumë dhe pa pendes deri te dyert e zemrës i kam përcjellë 😊u futa dhe nga një shkelm që të mos më bllokonin trafikun ,dhe hajde shëndet 😊
 
Kshu esht jeta .skemi cbejm
Disa i humbim disa na humbin
Disa i kemi larg .disa na kan 🤷‍♂️
Sa realist ky post!
Fiks, disa na humbin, por disa edhe i humbim. :)
Nejse, uroj te mos humb une, pa per te me humbur nuk eshte se e kam problem shume. :D
 
"....nga jugu, nga lindja, nga perëndimi, nga veriu, rrugët që ndoqa bashkohen në qendrën time sekrete.
Ato shtigje ishin jehona dhe hapa, femra, meshkuj, agoni, ringjallje, ditë dhe netë, gjysmë gjumë dhe gjysmë ëndrra, çdo moment i vogël i së djeshmes dhe të gjitha të djeshmit e botës, shpata e fortë e danesit dhe hëna e persianit, veprat e të vdekurve, dashuria e përbashkët, fjalët, shiu dhe bora dhe shume gjëra të tjera. Tani mund t'i harroj.
Arrij në qendrën time, algjebrën time, çelësin tim, pasqyrën time.
Së shpejti do ta di se kush jam."
IMG_20221124_150527.jpg
 
Ke te drejte se sduhet me bo dyer e dritare korent se perpasen fort
E vërtetë. Pastaj nga frika mos të humbasim të tjerët, ndodh që humbasim veten.
I vetmi rast kur duhet bërë dera korent, është t’u themi rruga e mbarë atyre që ikin 🙂
 
E vërtetë. Pastaj nga frika mos të humbasim të tjerët, ndodh që humbasim veten.
I vetmi rast kur duhet bërë dera korent, është t’u themi rruga e mbarë atyre që ikin 🙂
I ulur pran oxhakut duke pire kafe cigare me nje buzqeshje t'amel
Kalo mir 😁
 
I ulur pran oxhakut duke pire kafe cigare me nje buzqeshje t'amel
Kalo mir 😁
Fiks si unë do thoja, por në mungesë të oxhakut bio 😁por urimi 100% i njëjtë 😁
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top