KE: Bashkëpunimi dhe kultura politike, elemente kyçe për statusin

NeVertiti

~Kohe & Stine~
Staf në FV.AL
Themelues
Zëdhënësi i komisionerit për Zgjerim flet edhe për kërkesat që vendet anëtare kanë ndaj Shqipërisë

Dialogu – Dialogu i lartë i radhës mes palës shqiptare dhe Komisionit Europian për të prioritetet që duhet të përmbushë Shqipëria për të qenë afër BE-së, do të zhvillohet në fillim të qershorit
Qershori – Shqipëria do të hyjë në provimin e radhës për marrjen e statusit të vendit kandidat në mesin e muajit qershor, kur Këshilli i Bashkimit Europian do të zhvillojë dhe mbledhjen e radhës


Peter-Stano-320x216.jpg


Shqipëria ka shanse të mira për të marrë statusin e vendit kandidat, por gjetja e gjuhës së kompromisit mes palëve dhe bashkëpunimi mes forcave për reformat janë elemente kyçe që përcaktojnë qershorin si kohën në të cilën vendi ynë mund ta kishte atë. Ky është qëndrimi që mbizotëron në zyrën e komisionerit për Zgjerim, Stefan Fyle, i bërë publik nga zëdhënësi i tij, Peter Stano, në një intervistë për “Top Channel”. Sipas Stanos, pavarësisht se Shqipëria ka përpara sfidën e kryerjes së shumë reformave të rëndësishme, fryma e bashkëpunimit dhe kompromisit është shumë e rëndësishme, ashtu si dhe kultura politike në vend. Ai shtoi se rritja e konfrontimeve apo tonet konfrontuese në rritje mes dy kampeve mund të ndikojnë në përpjekjet e Shqipërisë për hapin e radhës në procesin integrues. “Kjo, jo vetëm që u tha publikisht në dialogun e nivelit të lartë, por u përfshi edhe në konkluzionet e takimit. Këtë e vëmë re jo vetëm ne, por dhe vendet anëtare, sepse në fund janë vendet anëtare ato që do të vlerësojnë se çfarë lloj progresi ka bërë Shqipëria, sidomos partitë politike, në rrugën drejt anëtarësimit. Ato do të shohin se sa dhe se si është përmirësuar kultura politike në Parlament.
Prandaj, do të përsërisja se është e rëndësishme për të gjitha palët e interesuara në Shqipëri që të jenë në dijeni se ky proces është gjithëpërfshirës dhe kërkon kompromis e bashkëpunim konstruktiv. Kjo është ajo që po vëzhgojnë vendet anëtare dhe Bashkimi Europian në tërësi”, theksoi Stano, duke treguar në mënyrë të qartë dhe se ku duhet të përqendrohet pala shqiptare për të pasur siguri për marrjen e statusit në qershor.
Duke mos zbehur rëndësinë e çështjeve të tjera në këtë proces, Stano theksoi se dhe respektimi i ligjit të shërbimit civil kishte rëndësinë e tij, por kërkesat për të pasur një administratë larg politikës dhe profesionale do të vijonin dhe gjatë marrjes së procesit deri në anëtarësimin e plotë të Shqipërisë në Bashkimin Europian. “Komisioneri mirëpriti garancitë e qeverisë shqiptare për të zbatuar pa pengesa këtë ligj, përfshirë marrjen në konsideratë të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Kjo është një ndër pikat më kyçe të bisedimeve për anëtarësim: ligji për shërbimin civil dhe reforma e një shërbimi të tillë. Ajo që ju duhet si një vend që përgatiteni potencialisht për anëtarësimin është një shërbim civil eficient dhe apolitik, që funksionon në mënyrë efektive dhe, siç e kemi thënë, qeveria na siguroi dhe shpresojmë se këto garanci do të ndiqen.
Të gjitha çështjet e pashqyrtuara do të trajtohen në përputhje me pritshmërinë e europianëve dhe ligjet e vendit”, theksoi Stano. Nga ana tjetër, zëdhënësi i komisionit Fyle theksoi se Komisioni Europian ishte gjithmonë i informuar në lidhje me atë që ndodhte në Shqipëri, duke përfshirë këto dhe debatin e fundit për sa i përket çështjes së Shërbimit Informativ Shtetëror. “Nuk është roli ynë që të hyjmë brenda debatit mes institucioneve apo palëve të veçanta. Për ne e rëndësishme është se si funksionon shteti, si miratohen ligjet, çfarë lloj përpjekjesh janë arritur për reformat dhe ajo që themi përgjatë kësaj është se duhet të bëni kujdes me kulturën politike, për mënyrën se si po zhvillohet ajo”, këshilloi Stano.
g.shqip

 
Titulli: KE: Bashkëpunimi dhe kultura politike, elemente kyçe për statusin

Une nuk shof ndonje perfitim te Shqiperise me kete punen e statusit dhe anetaresimit ne BE. Sanksione detyrime deme ekonomike per te fuqizu me te fortet europiane ne kurriz te shteteve me te vogla.


Qofsha e gabuar por kete mendim kam duke u bazuar dhe me zhvillimet e fundit ne europe.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top