Kavaja, Berisha shmang përgjigjen për humbjen kandidatit të djathtë

Angel_Devil

Kush ma vodhi diturinë !
V.I.P
Menjëherë pas publikimit të raportit të OSBE-ODIHR-it mbi zgjedhjet e 8 majit, kryeministri Berisha në një dalje publike para mediave shprehu vlerësimin e tij për misionin vëzhgues ndërkombëtar dhe deklaroi se është në pritje të rezultatetve përfundimtare nga KQZ-ja.


Pyetjes së gazetarëve për "Shqipërinë rozë" dhe humbjen në Kavajë, Berisha iu shmang, duke thënë se do të jetë KQZ ajo që do të shpalllë se si kanë votuar qytetarët shqiptarë.
"Do të jetë blu Shqipëria apo jo, këtë do ta shpallë KQZ", iu përgjigj Berisha gazetarëve.


"Mirënjohje për ODIHR-in dhe gjithë ambasadat e huaja që angazhuan personelin e tyre diplomatik për vëzhgimin sa më të plotë të këtyre zgjedhjeve. Vlerësoj raportin e OSBE-ODIHR-it dhe mbetem i vendosur që të bëjmë çdo gjë që ky proces të kompletohet dhe çdo votë e qytetarëve të marrë peshën që i takon në përputhje me Kushtetutën dhe ligjet", tha Berisha.


Në lidhje me rezultatet për Bashkinë e Tiranës, Berisha tha se "nuk mund të publikojmë asnjë rezultat. Presim të finalizohet rezultati nga KQZ".


Gazmira Ndoja
:27SHEKULLI:27
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top