Katy Perry akuzohet për blasfemi

Lauri

Anunnak
Këngëtarja Katy Perry është akuzuar nga disa muslimanë për “portretizim të blasfemisë” në videon e këngëssë saj Dark Horsë.

Videoklipi paraqet yllin e muzikës pop si një mbretëreshë egjiptiane që kthen kërkuesit e saj në rërë duke i copëtuar ata.

Shazad Iqbal ka filluar një peticion online që ai videoklip të heqet nga YouTube pasi pa se njëri nga njerëzit në të mbante një varëse me fjalën arabe për Zotin.

Më shumë se 60.000 njerëz kanë nënshkruar peticionin, duke thënë se videoklipi është ofendues.

Duke shpjeguar arsyet pse ka filluar peticionin, Iqbal ka shkruar: “Në minutën 01:15 të videos paraqitet një njeri duke u djegur, që po mbante në qafë një varëse (që gjithashtu po digjej) me fjalën Allah në të.

“Blasfemia është përcjellë në mënyrë të qartë në video, sepse Katy Perry (e cila duket se përfaqëson një kundërshti të Zotit) gllabëron besimtarin dhe fjalën Zot në flakë.”

Ai ka shtuar: “Kërkesa ime e vetme është për të gjithë artistët në industrinë e muzikës: Ju keni pasuri, famë dhe sukses – ju lutem mos përdorni themelet e feve të tjera në një tallje për të bërë më shumë famë.” /infoGLOBI/

To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top