Katër muaj mund për “gjarprin” e maturës

Arfenilla

Themelues i Forumit
Një figurë e artë gjarpri brenda një fustani me ngjyrë të zezë të disenjatorit Roberto Cavalli vështirë t’i shpëtojë syrit të një vajze. E vendosur në gjithë sipërfaqen e shpinës, në formë lakore dhe krejtësisht transparente, ishte detaji i parë që ia kishte tërhequr vëmendjen Alma Kamberit, qëkur e kishte parë para disa muajsh në një faqe interneti.
Tetëmbëdhjetëvjeçarja, nxënëse e shkëlqyer në gjimnazin “Kuvendi i Arbrit” në Ferizaj, sivjet maturante, si të gjitha moshataret e saj, kishte filluar të hulumtonte dhe të interesohej për dukjen gjatë mbrëmjes së maturës, mbrëmje kjo e veçantë e me pritje thuajse përrallore për çdo maturant,
Almës, qëkur e kishte parë këtë model me gjarprin e artë, i ishte bërë fiksim. Ishte e lumtur që ishte përcaktuar për një fustan krejtësisht të veçantë.
Sfidat e “gjarprit”
Mirëpo, përcaktimi ishte pjesa më e lehtë. Realizimi doli të jetë një sfidë e vërtetë, aq sa as ajo vetë nuk e kishte imagjinuar. Figura e gjarprit nuk mund të krijohej prej materiali fustanesh e as të gjendej në ndonjë dyqan bizhuterish. Në fakt, bëhej fjalë për një vepër të vërtetë arti, gjë që maturantja e kuptoi vetëm pasi u konsultua me një piktor.
Jetësimi i këtij modeli kishte filluar në rend të parë nga orientimi që e kishte marrë nga piktori.
“Fustani, qëkur e pashë më bëri shumë përshtypje, sepse ishte unik dhe i pazakonshëm. Dhe, ashtu siç ishte edhe kjo mbrëmje e veçantë, doja që ta trajtoja si të tillë. Mirëpo, doli që realizimi të ishte i vështirë”, shpjegon maturantja B K .ditore


gjarperi1-620x330.jpg


gjarperi.jpg
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top