Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Katër aleatë kundër celulitit

TIRANE - Nëse ju mundojnë shtresat dhjamore në këmbë dhe kofshë, sulmojini ato në të gjitha frontet.
f3ypsp.jpg
LEVIZNI
Lëvizja e pamjaftueshme është një prej arsyeve kryesore për shfaqjen e gropave të vogla joestetikë. Të dobishme janë ushtrimet specifike të drejtuara në zonat e përfshira nga celuliti, por edhe aktiviteti aerobik, biçikleta, vrapimi, noti dhe vallëzimi. Për të arritur sukses, ushtrimet duhen bërë rregullisht, nëse është e mundur çdo ditë.

KREMRAT
Nëse nuk keni të holla për trajtime të shtrenjta, luftën kundër celulitit fillojeni me kremra. Ato i japin formë trupit dhe e reduktojnë perimetrin e tij, nxisin largimin e ujit dhe helmit nga lëkura dhe përmirësojnë gjendjen dhe e rrisin forcën e saj. Lyejeni lëkurën me krem, duke i bërë asaj edhe masazh edhe kur në produkt shkruan se mesazhi nuk është i nevojshëm. Do ta ngrohni lëkurën, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të përshpejtoni rrjedhën e oksigjenit.

UJI
Pini shumë ujë, sepse lëkura e dehidruar krijon më shpejt celulit. Duhet të pini së paku dy, e madje edhe tri litra ujë natyral mineral pa gaz, gjatë tërë ditës. Të dobishme janë edhe çajet e bimëve dhe supat jo të dendura nga perimet. Shmangni kafenë dhe alkoolin, sepse në mënyrë të fortë nxisin shfaqjen dhe zhvillimin e celulitit.

USHQIMI
Themel i secilës metodë dhe trajtim për mënjanimin e celulitit duhet të jetë mënyra e duhur e të ushqyerit. Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni në dietë: mjafton që nga menuja që hiqni ushqimin me yndyrë dhe me shumë erëza që ndikon në ngecjen e ujit në inde. Zgjidhni ushqime të lehta, reduktojeni konsumimin e kripës dhe hani sa më shumë fruta dhe perime.

/er.nu
 
Titulli: Katër aleatë kundër celulitit

Se sikur nk i dinim ne kto..:P
Po puna eshte kush i ben..:P :P
 
Titulli: Katër aleatë kundër celulitit

UJI
Pini shumë ujë, sepse lëkura e dehidruar krijon më shpejt celulit. Duhet të pini së paku dy, e madje edhe tri litra ujë natyral mineral pa gaz, gjatë tërë ditës. Të dobishme janë edhe çajet e bimëve dhe supat jo të dendura nga perimet. Shmangni kafenë dhe alkoolin, sepse në mënyrë të fortë nxisin shfaqjen dhe zhvillimin e celulitit.
Cdo her alkoholi i demshem , me nje fjal armik i njeriut.
 
Titulli: Katër aleatë kundër celulitit

Sport dhe ushqim te shendetcem, trup i modeluar bukur.
 
Titulli: Katër aleatë kundër celulitit

Uji vertet qe eshte kundra celulitit.....te ushqimet kam dyshime....
 
Pe: Katër aleatë kundër celulitit

No keshtu problemesh iher...
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back