TIRANE - Nëse ju mundojnë shtresat dhjamore në këmbë dhe kofshë, sulmojini ato në të gjitha frontet.
LEVIZNI
Lëvizja e pamjaftueshme është një prej arsyeve kryesore për shfaqjen e gropave të vogla joestetikë. Të dobishme janë ushtrimet specifike të drejtuara në zonat e përfshira nga celuliti, por edhe aktiviteti aerobik, biçikleta, vrapimi, noti dhe vallëzimi. Për të arritur sukses, ushtrimet duhen bërë rregullisht, nëse është e mundur çdo ditë.
KREMRAT
Nëse nuk keni të holla për trajtime të shtrenjta, luftën kundër celulitit fillojeni me kremra. Ato i japin formë trupit dhe e reduktojnë perimetrin e tij, nxisin largimin e ujit dhe helmit nga lëkura dhe përmirësojnë gjendjen dhe e rrisin forcën e saj. Lyejeni lëkurën me krem, duke i bërë asaj edhe masazh edhe kur në produkt shkruan se mesazhi nuk është i nevojshëm. Do ta ngrohni lëkurën, përmirësoni qarkullimin e gjakut dhe do të përshpejtoni rrjedhën e oksigjenit.
UJI
Pini shumë ujë, sepse lëkura e dehidruar krijon më shpejt celulit. Duhet të pini së paku dy, e madje edhe tri litra ujë natyral mineral pa gaz, gjatë tërë ditës. Të dobishme janë edhe çajet e bimëve dhe supat jo të dendura nga perimet. Shmangni kafenë dhe alkoolin, sepse në mënyrë të fortë nxisin shfaqjen dhe zhvillimin e celulitit.
USHQIMI
Themel i secilës metodë dhe trajtim për mënjanimin e celulitit duhet të jetë mënyra e duhur e të ushqyerit. Kjo nuk do të thotë se duhet të jeni në dietë: mjafton që nga menuja që hiqni ushqimin me yndyrë dhe me shumë erëza që ndikon në ngecjen e ujit në inde. Zgjidhni ushqime të lehta, reduktojeni konsumimin e kripës dhe hani sa më shumë fruta dhe perime.
/er.nu