Kartmonedhat fallco, tmerri i qytetareve fierake

Bilderberg

Anëtar i ri
Kartmonedhat fallco, tmerri i qytetareve fierake

09-11-2008


img.php
Kartmonedhat fallco, tmerri i qytetareve fierake​


Edhe pse eshte bere nje pune disa mujore per bllokimin e kartmonedhave false ne qytetin e Fierit, serish ky problem vazhdon te mbetet evident. Ky fakt ka alarmuar me se shumti vete qyterate te cilet kerkojne me teper siguri nga ana e organeve kompetente. Qarkullimi i kartmonedhave false ne qytetin e Fierit shpesh here ka vene ne alarm strukturat e policise dhe Sherbimit Informativ, por mesa duket ky fenomen nuk mund te goditet plotesisht. Nderkaq pre e kartmonedhave false eshte bere kete radhe nje 45 vjecar me inicialet A.R nga fshati Bejar i Mallakastres.

Ky i fundit vetem para dy dietsh kishte ardhur per pazar ne qytetin e Fierit dhe fati e deshi qe te kerkonte ndihme nga nje person, pa menduar se ky i fundit do ti linte ne dore nje shume lekesh, prerje false. "Doja te gjeja nje vend ku te thyeja ca euro ne leke shqiptare dhe i vetmi qe gjeta ishte nje i ri. U soll shume mire me mua dhe nuk mendova qe mund te me linte ne dore leke false. Vetem kur shkova te bleja me thane shitesit qe i kisha fallso keto leke. U hutova por thashen shyqyr zotit qe ishin pak leke ato qe konvertova. Ktheva ne leke vetem 100 euro. I mora leket prerje 500 lekeshe". Keshtu eshte shprehur 45 vejcari i cili nuk ka dashur ta denoncoj rastin ne polici. Por duhet theksuar se vetem para pak kohesh ne Fier nisen dyshimet per hyrjen e nje makinerie te sofistikuar dhe kjo mendohej se ishte blere ne Bullgari. Nderkaq burime Brenda policise se qarkut Fier bejne me dije se ka disa kohe qe ne Fier qarkullojne leke false te prerjeve 500 dhe 1 mije lekeshe, por ende nuk mund te flitet me emra konkret.

Prej kohesh nga ana e strukturave policore ka nisur hetimi, por te dhenat mbahen te fshehta, deri ne zbardhjen e plote te skemes se funksionimit. Po te njejtat burime deklarojne se jane shoqeruar disa persoan gjate vitit 2008 por ende nuk ka dale nje konkluzion te qarte dhe perfundimater se ku prodhohen keto leke. Dyshimi mbetet po i njejti, qe makineria qe prodhone eshte ne rrethin e Fierit ku me shume ka te ngjare te jete ne periferi te ketij qyteti. Kontrolli ka vijuar gjate ketyre koheve ne dyqane, pika te kembimit valuator, por pervec se eshte kontrolluar per leke, kontroll po ushtrihet edhe per letra te dyshimta qe mund te perdoren enkas per prodhim kartmonedhash se bashku me materialet e tjera ndihmese, si shirita sigurie, boje etj.

Nderkohe mesohet se shume njesi shitese nuk ka nje mekanizem qe te mund te identifikoje nese kartmonedhat jane fallso apo jo. Perballe ketij fakti ne siten e bluve fierakek gjate ketij viti kane kaluar me shume se 100 persona te cilet jane marre ne pyetje pa u detajuar asnje informacion arsyen e vertete. Ne kete kategori bejne pjese ata persona te cilet jane te dokumentuar se ushtrojne aktivitet privat per kembim valute. Nga ana tjeter ne polici jane thirrur edhe kembyesit e valutes qe ushtrojne aktivitetin ne tregun e zi dhe qe deri tani rezultaojne te pa licensuar. Duke qene se origjinali dhe kopja e prerjeve te lekeve jane fare prane njera tjetres shume qytetare apo biznesmen nuk mund ta kuptojen hilen e vertete te ketyre lekeve. Drejtues te policise se Fierit kane me shume se 6 muaj qe po bejne kontrolle ne disa lagje te qytetit, edhe ne skutat me te thella per te grumbulluar te dhena por qe deri tani pa rezultat konkret. Nderkohe po prej kohesh jane dhene porosi per te gjitha subjektet private dhe shteterore qe te tregojen kujdeses nga keto leke.



Nga gazetaria Aurora Damini
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top