Kartat e identitetit, arrihet marrëveshja mes PD-së dhe PS-së

Pas debatesh të gjata për çështjen e kartave të identitetit, së fundi dy forcat më të mëdha politike kanë arritur në një marrëveshje.

Palët kanë rënë dakord që të gjithë shtetasit që nuk kanë pasaportë do të pajisen me karta identiteti, duke mos paguar shumën e plotë, por vetëm 200 lekë për të marrë kartën.

Pjesa tjetër e tarifës do të paguhet nga shtetasit më vonë, në bazë të kategorive dhe lehtësirave që ata përfitojnë për pajisjen me karta identiteti.
Partia Socialiste kërkoi një proces one stop shop, pra të gjithë shërbimin në një sportel, për të evituar sorollatjet e qytetarëve dhe për të shkurtua kohën për marrjen e letërnjoftimit, por një gjë e tillë mësohet se nuk është pranuar nga përfaqësuesit e mazhorancës në këto negociata.

Opozita kishte kërkuar me kohë heqje të asaj që ajo e quajti taksë të votës, duke i dhënë kështu të drejtën të gjithë shqiptarëve të votonin, pavarësisht mundësive ekonomike. Por qeveria deri vonë u duk e palëkundur në këtë drejtim. /shekulli/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top