Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kapja e shtetit nga një familje/ Autori i vrasjes në Vlorë sekser, babai zyrtar i Kadastrës, mamaja në KLP, motra me xhaxhain në Prokurori

1691591443899.png


Ngjarja e rëndë në Vlorë, ku nga dhuna e djalit të një anëtareje të Këshillit të Lartë të Prokurorisë humbi jetën një 55-vjeçar, zbuloi edhe më shumë se kaq. Një investigim i thjeshtë mbi familjen Meta vërteton atë që është denoncuar shpesh; kapja dhe përdorimi i shtetit nga shefat e drejtësisë dhe familjarët e tyre.

News24 zbuloi se Rei Meta, i arrestuar për vrasjen ndërtuesit në Vlorë, është Përgjegjës Grupi i Inspektorëve të Kontrollit Fizik në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave.


Ai kishte 4-5 vite që bënte rolin sekserit të ndërtuesve, të njerëzve që kishin halle në zyrat e shtetit dhe bënte ndërhyrje në organet e drejtësisë në Vlorë, Sarandë, Durrës e Tiranë, ku përdorte për lehtësi ndikimin e së ëmës anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

lg.php

Pra, djali i drejtueses së lartë të qeverisë së prokurorëve, ka përdorur pushtetin e së ëmës për të ndikuar në akte zyrtare, kundrejt përfitimeve të paligjshme financiare e pasurore.
Por jo vetëm kaq. Rei Meta kishte edhe ndihmën e babait. Babai I tij dhe bashkëshorti i anëtares së KLP Hazis Meta, me profesion oficer kufiri është Shef Sektori Juridik në Kadastrën e Përgjithshme, i emëruar pas zgjedhjes së gruas së tij në Këshillin e Lartë të Prokurorisë.
Vajza e tyre Santeliana Meta, deri në momentin kur e ëma u emërua anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, punonte në Ministrinë e Brendshme së bashku me xhaxhanë e saj, ndërsa nga 1 janari 2020 e në vazhdim është Shefe Sektori në Prokurorinë e Tiranës.
Rasti i familjes Meta, është një tjetër shembull sesi një familje ka kapur pika kyçe të shtetit dhe anëtarët e saj jo vetëm ushtrojnë ndikimin e tyre për përfitime të paligjshme, por tregojnë edhe forcën që iu jep pushteti.
Për vrasjen e ndërtuesit Armando Meshau, autori Rei Meta duhet të hetohet nga prokurorët të cilëve iu duhet ta bëjnë këtë punë, ndërkohë që nëna e tij Nurihan Meta është anëtare e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, që i emëron, i shkarkon, i transferon, i ul e i ngre në detyrë ata.

BW
 
Per kete punen e sekserit e kto lidhjet familjare keta duhen hetuar me themel.

Vdekja e atij 55 vjecarit ishte fatkeqesi per te dy.
 
He ku je trim . T forta i paske shpatllat po diku do e zejsh lepurin me naj qorrsokak ene ti .
 
Po cfare lidhje ka sekseri me fatkeqsite edhe me funksionet shtetrore te prindërve apo familjarve. Nga video eshte nje sherr banal dhe perkthehet se eshte nje fatkeqsi per te dyja palet, Sali Berisha me zi gjen ndonje situate per ta politizuar varet ke breker e tjerve per tja ul breket Edi Rames se spo arrin te varet direkt vet se e din perfundimin. I shkojne edhe portalet mrapa per dy klikime me shume.
 
Po cfare lidhje ka sekseri me fatkeqsite edhe me funksionet shtetrore te prindërve apo familjarve. Nga video eshte nje sherr banal dhe perkthehet se eshte nje fatkeqsi per te dyja palet, Sali Berisha me zi gjen ndonje situate per ta politizuar varet ke breker e tjerve per tja ul breket Edi Rames se spo arrin te varet direkt vet se e din perfundimin. I shkojne edhe portalet mrapa per dy klikime me shume.
Sherr banal se di sa mund te quhet se ata su zune se u pane shtrember.
Aty kishte prishje pazaresh.
Po jam dakort qe eshte fatkeqesi per te dy, se ne fund vdekja ishte aksidentale.
 
  • Haha
Reactions: WxP
Sherr banal se di sa mund te quhet se ata su zune se u pane shtrember.
Aty kishte prishje pazaresh.
Po jam dakort qe eshte fatkeqesi per te dy, se ne fund vdekja ishte aksidentale.
Nuk besoj se e kishte planifikuar sherrin thjesht lindi per shkaqe banale qe i bie sedra dhe per me teper thjesht eahte kundërpërgjigj, fatkeqsi qe.mund ti ndodhi cdokujt.
 
Po vdiq ky dmth??
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back