Kapen 150 kg marijuanë, 2 në pranga, 2 në kërkim

eGo0sTyle

System Engineer
droga-gjirokaster-300x225.jpg

GJIROKASTثR- Dy persona arrestohen dhe dy të tjerë shpallen në kërkim nga policia e Gjirokastrës, gjatë një aksioni që u finalizua me sekuestrimin e 150 kg marijuanë.
Sipas policisë, operacioni antidrogë i koduar “Eklipsi” ka qenë një investigim më tepër se një mujor, për të zbuluar veprimtarinë e një grupi të mirëorganizuar me veprimtari kriminale në fushën e trafikut kundër drogës, i cili operonte në fshatin Lazarat e më gjerë.
Në pranga janë vënë Dorjan Rapit 28 vjec nga Tirana dhe Shkëlqim Besimajt 39 vjec nga Vlora si disponues të sasisë së drogës.
Operacioni
Rreth orës 23:30 të së mërkurës, uniformat blu, u vunë në dijeni, se katër persona dy prej të cilëve nga Lazarati pjestarë të këtij grupi kriminal, qarkullonin nga ky fshat me një automjet tip xhip në drejtimin jugor të tij. Brenda bordit të mjetit, kishte një sasi të madhe marijuane por fillimisht ende e papërcaktuar. Destinacioni i mallit narkotik, ishte Greqia ku më parë do të kalonte përmes Sarandës, e mandej me mjete lundruese në ishullin e Korfuzit. Menjëherë specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, u vunë në lëvizje duke ngritur disa pika kontrolli në aksin rrugor Gjirokastër-Muzinë. Personat që transportonin marijuanën 150 kilogramëshe, për t’ju shmangur postblloqeve policore, në afërsi të fshatit Grapsh rreth 12 km në jug të Gjirokastrës, kanë shkarkuar nga automjeti, lëndën narkotike afër një përroi dhe drejtuesi i automjetit banor i Lazaratit së bashku më një bashkëfshatarin e tij i cili konsiderohet si pjestar i grupit, janë larguar në drejtim të Muzinës, ndërsa kanë lënë për të transportuar drogën, dy personat e lartpërmendur, më vonë të prangosur.
Rapi dhe Besimaj, kanë transportuar vetë mallin narkotik duke përshkuar rrugën drejt faqes së pjesës malore të Muzinës. Rrugëtimi i tyre, do të vazhdonte deri në një zonë ku i priste mjeti i drejtuar nga dy lazaratasit misteriozë. Policia e Gjirokastrës falë mjeteve logjistike moderne vëzhguese, evidentoi personat që transportonin lëndën narkotike në faqen e malit, poshtë Qafës së Muzinës, aty ku ndahet administrativisht Gjirokastra me Delvinën.
Sekuestrimi
Në vendngjarje grupi hetimor, eviodentoi katër çanta të mëdha shpine dhe një thes plasmasi i bardhë të mbushura me marijuanë. Kjo e fundit, ishte përgatitur në pako të mbështjella me letër ngjitëse ngjyrë kafe. Në secilën çantë kishte nga 35 pako me marijuanë, ndërsa në thesin e plastmasit, jo më tepër se 10 pako. Sasia totale ishte 150 pako në formë katrore me peshë 1 kg secila që rezultonte me peshë totale 150 kg.
Specialistët e Sektorit Kundër Narkotikëve, kanë arrestuar në flagrancë transportuesit Shkëlqim Besimaj i cili rezulton edhe më parë i dënuar me 1 vit burg për trafik të lëndëve narkotike, si dhe Dorjan Rrapin banor i kryeqytetit. Në cilësinë e provës materiale, policia ka sekuestruar lëndën narkotike. Njëkohësisht u shpallën në kërkim dy lazaratasit të cilët rezultojnë të jenë organizatorë të këtij grupi kriminal. Për arsye hetimi, policia nuk bën të ditur emrat e tyre por ndërkohë vazhdon punën për kapjen, si dhe gjetjen e automjetit. Mendohet se dy lazaratasit së bashku me mjetin e tyre, fshihen në zonën e Sarandës.
Piro Nase
 

ReNdEx

Interist Forever
V.I.P
Pe: Kapen 150 kg marijuanë, 2 në pranga, 2 në kërkim

Ca bejn kta kshu se elan popullin pa buk leje popullin te shesi se e lat fukara :D :D
 

Hostel

Anëtar i Nderuar
Titulli: Kapen 150 kg marijuanë, 2 në pranga, 2 në kërkim

Sa e shet policia kush di te ma thote se me kaq sistemoj jeten une
 
Top