Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Kanceri i prostatës, i dyti pas kancerit të mushkërive

Sipas mjekëve, kanceri i prostatës mund të parandalohet nëse ekzaminohet në kohë. Ja më të rrezikuarit

Kanceri i prostatës mund të parandalohet nëse pacientët ekzaminohen në kohë. E ndërsa numri i të prekurve nga ky kancer vjen në rritje, neglizhenca e pacientëve mbetet sërish problem, duke sjellë pasoja të rënda mbi shëndetin e tyre.

Pikërisht në javën europiane të Urologjisë, specialistët shqiptarë kanë ngritur si shqetësim faktin se të sëmurët me kancer të prostatës në vendin tonë, drejtohen shumë vonë tek mjeku. Mjekët sqarojnë se prostata është një gjëndër tek meshkujt, që fillon të zmadhohet pas moshës 40-50 vjeç dhe shtyp kanalin e urinës, duke dhënë çrregullime në urinim.

Por, sipas mjekëve, shumë pak prej pacientëve ekzaminohen kur kanë këto çrregullime, ndërkohë që, sipas të dhënave, vetëm 10 % e tyre i nënshtrohen trajtimit kirurgjikal.

"Tek ne, pacientët vijnë kur kanë metastaza kryesisht në kocka, apo me dhimbje në shtyllën kurrizore që është alarmi për metastaza në kockë, në mushkëri etj", - tha Prof. Mustafa Xhani, shef i Shërbimit të Urologjisë në Qendrën Spitalore Universitare "Nënë Tereza" në Tiranë, gjatë një takimi që u zhvillua sot në mjediset e kësaj qendre.

Për t'i paraprirë kësaj gjendjeje, mjeku Xhani kërkoi nga të gjithë pacientët që të drejtohen tek mjeku specialist, në momentin kur konstatojnë shenja të kësaj sëmundjeje. Kanceri i prostatës zë vendin e dytë në Europë, pas atij të mushkërive, për sa i takon vdekshmërisë tek meshkujt.

Ai është mjaft i shpeshtë pas dekadës së 7, pas moshës 70-80-90 vjeç, por sipas Prof. Xhanit, "çdo burrë mbi moshën 50 vjeç duhet të bëjë një PSA, një antigjen që prodhohet nga prostata dhe përcaktohet në gjak". Ndërkohë, referuar disfunksionit të ereksionit, sipas statistikave europiane, një në 10 meshkuj vuan nga impotenca seksuale, që mund të shfaqet me shenja të ndryshme.

"Shqetësues është fakti se 80 % e atyre që vuajnë nga çrregullimet e ereksionit nuk kërkojnë ndihmë, kjo edhe në vende të zhvilluara të Europës", - tha Prof. Xhani, sipas të cilit, në vendin tonë janë të paktë personat e moshave të reja që kërkojnë ndihmën mjekësore në këtë drejtim.
Shekulli
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back