Kafsha që prin popullzimin

Lauri

Anunnak
Një numër i madh i miteve, legjendave, gjenealogjive të lashta, madje dhe shkrime që mund t'i konsiderojmë burime të mirëfillta historike, bëjnë fjalë për një zakon të lashtë që ndiqnin pellazgët kur popullonin toka të reja. Orakulli caktonte një kafshë që duhej ndjekur njeriu, famila ose fisi që do të shpërngulej dhe në vendin ku ndalet kafsha aty krijohet kolonia, ndërsa kafsha flijohet për hyjnitë. Me emrin e kafshës më pas, quhet ose vendi ose fisi. Ky zakon ishte i përhapur nëpër të gjithë fiset e lashta pellazgjike. Kadmi kur u nis të kërkonte të motrën Europën e pyeti orakullin e Delfit, që e udhëzoi që të mos e kërkonte motrën por të ndiqte lopën e parë që do t'a haste pasi të largohej nga orakulli dhe aty ku të ndalej lopa për të pushuar, të themelonte një qytet të ri. Një gjë e ngjashme ndodh edhe me Karanin mbretin e parë maqedon, të cilin poashtu orakulli i Delfit e udhëzon që të ndërtojë një qytet aty ku t'a gjejë duke pushuar një kope dhish. Karani gjen dhitë në një vend në malësitë Ilirisë së jugut, ku themelon qytetin e ri që e emërton sipas dhive.

Ky zakon ishte shumë i përhapur edhe tek fiset pellazgjike në Itali. Po sjell një përmbledhje nga libri "Mitologjitë romake dhe evropiane" të autorëve Ives Bonfoj dhe Vendi Doniger (Yves Bonnefoy, Wendy Doniger).

Ver Sacrum - Vera e shenjtë

Me fjalën latine 'ver sacrum' autorët romakë tregonin një ritual të disa fiseve italike që sot njihen si sabellian-umbrian. Që nga koha kur sabinët e parë u vendosën në Itali dhe gjatë ekspanzionit të tyre drejt Latiumit, ishte një zakon që t'i truhej hyjnisë një gjeneratë e tërë njerëzish që lindnin brenda një viti, zakonisht në vitin që pasonte ndonjë luftë, uri ose tejpopullim të vendit. Djem të rinj, të aftë për bartur armë, caktoheshin të linin vendin e tyre dhe të themelonin koloni në toka të reja. Kështu sabinët që arritën në Romën u quajtën "sakrani" sipas fjalës "sacrum" (i shenjtë), sepse kishin lindur në kohën e 'verës së shenjtë'. Sabinë të tjerë ndoqën një mëzat i cili dërgoi në tokat e oskanëve dhe aty ku mëzati filloi të shkrryhej për tokë, u vendosën, kështu u krijua fisi Samnit. Sabinët e prirë nga një qukapik që i thoshin 'pik' në gjuhën e atëhershme, u quajtën 'pikenë', dhe u vendosën në detin Adriatik.
Fise të tjera që ndoqën mënyra të ngjashme popullimi, ishin: frentanët që u quajtën sipas drerit (në thrakisht brendon, në oskanishte frentan), hirpinët sipas 'hirp' (ujku, nga Ulk > Ulp > Irp), lykanët sipas 'lyk' (ujku), Ursentinët sipas 'ursa' (arusha), ndërsa nga emër-vendet Brindizi nga 'brendon', ndërsa Italia nga "viteliu" vend i viçave (vjetave).

Ka shkencëtarë që e konsiderojnë të mundshme që njerëzit në kohë të lashta kanë ndjekur ndonjë kafshë që e kanë konsideruar totem. Kalevi Vik në librin "Një atlas i ri - mbi prejardhjen dhe historinë e hershme të europianëve" shtron idenë se europianët e kohës së mezolitit, pas shkrirjes së akujve u zgjeruan nëpër Evropën veriore duke ndjekur ariun. Kështu nga tri llojet e ariut që jetojnë në Evropë, njëri gjendet në trojet pellazge, tjetri në Evropën perëndimore ku u zgjeruan baskët, dhe një lloj tjetër në Evropën lindore në tokat e nordikëve (shih hartën).
Tregohet se Seleuku shumë kohë pas vdekjes së Lekës së Madh, shkoi në malin e Kasit (Kasius), një majë e shenjtë kushtuar Zeusit, ku flijoi një kafshë dhe pyeti se ku duhet të themelohet kryeqyteti i mbretërisë së tij. Atëherë një shqiponjë, shpend i shenjtë i Zeusit, rrëmbeu flinë dhe shkoi me të deri në vendin e Seleukisë ku u ndal dhe Seleuku në atë vend themeloi qytetin që u quajt Seleukia Pieria.

Kështu nën prijën e shqiponjës u ndërtuan edhe tri qytete tjera pranë, që të katra së bashku u njohën në histori si tetrapolis.

Faqe 64 http://books.google.com/books?id=L5g... e&q=&f=false
 

Attachments

  • ariu.JPG
    ariu.JPG
    40 KB · Shikime: 13
Titulli: Kafsha që prin popullzimin

Marre tek Vrgmal.org
 
Titulli: Kafsha që prin popullzimin

Ne kohen e besimit totem mendoj qe kan ndodh keto ngjarje, besimi ne kafsh quhej totemizem.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top