Kadare boton romanin e panjohur të 1958-ës

PiNkY

Anëtar i Nderuar
66760_12.jpg


TIRANE-Shtëpia Botuese "Onufri" do të botojë këtë fillimshkurt romanin e parë të Ismail Kadaresë. I titulluar "Mjegullat e Tiranës", ai është krejt i panjohur për publikun. Veçse një rreth i ngushtë miqsh ka dijeni për historinë e shkruar më 1958, kohë kur Kadare ishte vetëm 22 vjeç.
Lajmi bëhet i ditur nga botuesi i tij, Bujar Hudhri, me rastin e 78-vjetorit të ditëlindjes së shkrimtarit.
Një histori dashurie mes dy të rinjsh studentë. Rrëfimi është vendosur në Tiranën e kohës, në vitet e zymta të 1950-ës. I pyetur, nëse kjo histori dashurie është bazuar mbi kujtimet e vetë Kadaresë, Hudhri thotë se "nuk mund ta pohojë një gjë të tillë". Në fakt, shkrimtarët janë mjeshtra në përdorimin e ngjarjeve reale, duke i mbështjellë me imagjinatë të pakursyer, e Kadare edhe më shumë se mjeshtrit. Romani që 'mori jetë' plot 56 vite më parë, kur shkrimtari i njohur ishte student në Tiranë, ka qëndruar deri më tani në sirtarët e tij.

Botimi
Pse nuk është botuar deri më tani një roman i shkruar më 1958? - e pyesim Hudhrin. "Kadare nuk ka dashur ta botojë. Ai ka menduar se nuk ishte aq i arritur sa duhet për t'u dërguar para lexuese", -përgjigjet ai. E megjithatë, koha që ai u bind ta shpinte këtë roman të parë të karrierës së tij, krejt të panjohur, e njëherazi kaq të vjetër, erdhi.

Botimi i tij është ideuar të bëhet i paraprirë nga një bisedë e shkrimtarit me një studiuese të re. Kjo bisedë do të ndërmjetësojë mes shkrimtarit e lexuesit. "Përmes kësaj bisede, shkrimtari do të tregojë çfarë është ky roman, konteksti në të cilin u shkrua dhe pse vjen tani. Romani paraprihet nga një studim i mirëfilltë, pasi Kadare nuk do që të ketë keqkuptime", përfundon Hudhri.

Kjo vepër është shkruar në 1958, para se ai të mbaronte degën e Gjuhës e të Letërsisë në Universitetin e Tiranës, për të nisur më tej udhëtimin drejt Moskës, ku do të përfundonte në dy vjet studimet në Institutin e Letërsisë Botërore "Maksim Gorki" (1958-1960). I bërë i njohur që në rini, para se të shkruante këtë roman, ai e kishte nisur rrugën e krijimtarisë letrare si poet që në vitet e gjimnazit, duke botuar "Frymëzimet djaloshare më 1954, "ثndërrimet", (1957). Famën ia çoi më tutje vëllimi "Shekulli im" (1961), e më tej "Përse mendohen këto male" (1964), "Motive me diell" (1968) etj. Ndërkohë, në vitin 1964, ai kishte botuar "Gjeneralin e ushtrisë së vdekur", veprën e tij më të dashur e më të njohur.

/Ballkanweb/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 11.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 22.2%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 11.1%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 33.3%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 11.1%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 11.1%
Back
Top