Kadare: Basha, tërhiqu!

Shkrimtari Ismail Kadare nëpërmjet një letre të hapur i ka kërkuar kandidatit të “Aleancës për qytetarin” në Tiranë zotit Lulzim Basha, tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.
Në letër Kadare thotë se i shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

“S’është nevoja - shkruan, Kadare - që të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptare në Ballkan”.

Shkrimtari i drejtohet Bashës me shpresën se do e kuptojë drejt mesazhin e tij, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht, por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta te vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

“Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t`ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S`është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi. Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t`ju propozoja një gjest, që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie. Nuk e kam vështirë të marr me mend, në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t`ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pershtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t`ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj”.

Kadare saktëson se kjo nuk është sfidë ndaj kundërshtarit politik të zotit Basha. “Propozimi për tërheqje, - thotë Kadare - mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës”.

“Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shumë se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t`i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik. Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t`ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe të çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja, posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t`ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912, ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë”.

Në fund të letrës së tij Kadare shkruan se:

“Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t`i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet të jetë anëtare e denjë e familjes. Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke përfshirë edhe atë të politikanëve. اdo gjest i tillë, përpara se të nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve. Jemi mësuar me shprehjen ‘turp i përbashkët’, që mirë a keq, e kemi përjetuar gjatë shumë viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër: ‘nder i përbashkët’. Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj”.
Tch
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

Ndërkohë vjen edhe përgjigjia e Bashës.

Kërkesa për tërheqje nga gara me Ramën, Basha i përgjigjet Kadaresë
Tiranë, 21 maj 2011 NOA – Kandidati i Aleancës për Qytetarin, Lulzim Basha ka vendosur t’i përgjigjet me një letër shkrimtarit Ismail Kadare, lidhur me kërkesën që ky i fundit i bëri publikisht sot që të tërhiqet nga gara për Tiranën.
Në letër, z.Basha shpreh qëndrimin lidhur me kërkesën që i parashtron Kadare për t’u larguar nga gara ku deri tani nga numërimi i votave të kontestuara gjendet me 76 vota më shumë se rivali i tij Edi Rama.
Basha thotë se “duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë”.
Kurse thekson se “me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri”.
Më tej z.Basha thotë se “çdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar”.
Kurse shpreh bindjen: “Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve”.
Më poshtë vijon letra e plotë e z.Basha:
I nderuar Zoti Kadare,
Lexova me vëmendje letrën tuaj dhe ju falënderoj për shqetësimin që shprehni në lidhje me të ardhmen europiane të Shqipërisë. Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve. Ndaj përfitoj nga kjo mundësi të paraqes këndvështrimin tim mbi faktet.
Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë qytetarë të Tiranës se asnjëherë tjetër në historinë e saj. Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës. Qytetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin.
Unë kam vendosur të respektoj të gjitha procedurat normative që parashikon proçesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor duke frymëzuar një qëndrim paqësor qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e paqes sociale.
E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët. Ndaj sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial. Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.
Unë besoj se gara dhe demokracia i vlejnë të ardhmes europiane të Shqipërisë. Ndërkohë që dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar.
Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri. Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje.
Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie.
اdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt antidemokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.
Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.
Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë.
Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.
Me respekt,
Lulzim Basha
noa
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

Mire thote Kadareja ,po kujt i thote.Kadareja ka harruar qe ne shqiperi akti i doreheqjes nuk ekziston.
 
Letra e Kadarese !!

ik.jpg

LETRA E KADARESث

Zoti Lulzim Basha,

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.

Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës.

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shume se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.

Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.

Jemi mësuar me shprehjen “turp i përbashkët”, që mirë a keq, e kemi perjetuar gjatë shume viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : “nder i perbashkët”.

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar
Paris, 21 maj 2011


 
Pe: Letra e Kadarese !!

ℒℴ⋁ℇ;274478 said:
Shiko fotografinë 10797

LETRA E KADARESث

Zoti Lulzim Basha,

I shqetësuar seriozisht, si shumica e shqiptarëve brenda dhe jashtë vendit, po ju dërgoj këtë letër të hapur, me shpresë se ndoshta mund të ndihmojë në zgjidhjen e kolapsit të papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar.

S’është nevoja të zgjatem këtu për pasojat e rënda të këtij kolapsi, që nis prej tronditjes së demokracisë dhe kalendarit të jetës së brendshme, gjer te rreziku i izolimit të ri të vendit, çka do të ishte fatale sot për të dy shtetet shqiptarë në Ballkan.

Nisur nga kjo, shpresoj se do ta kuptoni drejt mesazhin tim, i cili nga këndvështrimi i klasës politike shqiptare mund të duket i gabuar politikisht, strategjikisht, taktikisht etj.,etj. por nga një tjetër pikpamje, nga interesat e larta tê vendit, të republikës dhe të kombit do të ishte i drejtë dhe i saktë.

Si politikan dhe si zyrtar ju jeni gjendur kohët e fundit, në qendër të një cikloni, i cili jo vetëm mund t’ia mbyllë rrugën përparimit të kombit shqiptar, por ta kthejë atë shumë vite prapa në histori. S’është nevoja këtu t’ju kujtoj se sa e pandreqshme dhe e pafalshme do të jetë kjo mbrapështi.

Nisur nga kjo, në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë, do t’ju propozoja një gjest , që, sot për sot është i rrallë, gati i përjashtuar nga jeta politike shqiptare: tërheqjen nga kandidimi për kryetar bashkie.

Nuk e kam vështirë të marr me mend , në këtë rast, reagimet e militantëve të krahut tuaj politik. E bashkë me të, hamendjet, dyshimet e gjithë britmat rituale. Do t’ju thoshja se prej kohësh ato s’më bëjnë asnjë pêrshtypje. Ndërkaq, meqenëse kanë lidhje me një pjesë të popullit shqiptar, do të doja t’ju jepja thelbin e mesazhit tim: Me këtë propozim, pavarësisht se si do ta kuptoni, unë ju nderoj.

Që të jem i saktë gjer në fund, do të shtoja se kjo nuk është çështje preference për ju, çështje afërsije etj. Dhe aq më pak nuk është sfidë ndaj kundërshtarit tuaj politik. Propozimi për tërheqje mund t’ia bëja secilit prej jush, por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin, që është shef i opozitës.

Prej kohësh jam i paanshëm dhe ky qëndrim më shume se ndonjë meritë apo mosmeritë e imja, ka të bëjë me profesionin tim. Për shkrimtarin gjithë bashkëkombasit janë, në radhë të parë, lexuesit e tij, ndaj ai e ka vështirë të jetë me njerën gjysmë kundër tjetrës. Ky vizion dikujt mund t’i dukej egocentrizëm prej shkrimtari, por nëse kjo do të gjykohej e fajshme, do ta pranoja këtë faj apo këtë cen gjenetik.

Duke ju propozuar tërheqjen prej kandidimit, desha t’ju kujtoj se gjeste te tilla janë të njohura në historinë e pjesës më të emancipuar të njerëzimit. Janë të njohura dhe te çmuara si gjeste të mëdha tërheqja nga një këmbëngulje, nga një post, nga një dyluftim, madje nga një fron, nëse këmbëngulja , posti, dyluftimi apo froni shkaktojnë fatkeqësi. Desha t’ju kujtoja se themeluesi i shtetit shqiptar, I.Qemali, më 1912 , ka qenë njëkohësisht themeluesi i dorëheqjes shqiptare, kur me gjestin e tij madhështor, pas kërkesës së fuqive europiane, u tërhoq nga posti i vet, për të mirën e Shqipërisë.

Mendoj se Shqipëria nuk duhet t’i harrojë këto shenja të mëdha të qytetërimit të saj. Ajo duhet t’i kultivojë ato, të tregojë se nuk është një shtet tribal, por shtet europian demokratik, pjesë e familjes më të emancipuar të kombeve. Ajo duhet të tregojë se është në gjendje, se mundet, se duhet te jetë anëtare e denjë e familjes.

Gjesti i juaj do të jetë një mesazh emancipimi dhe shprese për brezin e ri shqiptar, duke pêrfshirë edhe atë të politikanëve. Cdo gjest i tillë, përpara se tê nderojë një politikan, një krah apo një stinë të politikës, na nderon të gjithëve.

Jemi mësuar me shprehjen “turp i përbashkët”, që mirë a keq, e kemi perjetuar gjatë shume viteve, por rrallë herë me shprehjen tjetër : “nder i perbashkët”.

Le të shpresojmë se do të vijë edhe koha e saj.

Miqësisht, me shpresë,

Ismail Kadare, shkrimtar
Paris, 21 maj 2011



Eshte e para here qe e shoh Kadarene, ti perulet "se keqes". Si ka mundesi qe behet thirrje per te braktisur interesat e 130 mije banoreve te Tiranes te cilet e votuan, jo per syte e bukur, por per premtimet dhe punet qe ka marre persiper. Kadare ne kete rast e ka konsideruar "turme pa tru" gjithe elektoratin e Tiranes pro Bashes. Pervec te tjerave eshte, pra, nje qendrim perçmues ndaj shqiptareve.
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

Keqkuptim apo mirëkuptim me Kadarenë

KUJTIM اASHKU

Duke përshëndetur letrën e shkrimtarit Ismail Kadare, drejtuar politikanit të ri dhe kandidatit për kryebashkiak të Tiranës, z. Lulzim Basha, më është krijuar ndjesia nga disa reagime të shpejta ndaj kësaj letre, se shqetësimi i shkrimtarit është keqkuptuar. Letra e Kadaresë lidhet ngushtë me vizionet e një humanisti të madh, i cili është pjesë thelbësore e ndërgjegjes sonë kombëtare.
Shkrimtari, për nga natyra e vet, priret gjithnjë nga e mira. Madje, shpesh ai i atribuon shoqërisë vlera të cilat asaj vetë i mungojnë, por që shkrimtari dëshiron që një nga ato të bëhet pjesë e këtyre vlerave.
Nuk mendoj se i duhet kërkuar shkrimtarit apo artistit roli i gjykatësit apo i politikanit. Vepra e artit përmban politikë, por politika e saj s’mund të identifikohet me politikën e një partie apo qeverie të caktuar.
T’i kërkosh shkrimtarit apo artistit rolin e një politikani, ka gjasa që një rol i tillë ta bëjë atë me pahir një tiran apo diktator të vërtetë.
Janë krejt të rrallë shkrimtarët apo artistët që kanë preferuar të zëvendësojnë pushtetin e tyre të artit dhe letërsisë me pushtetin politik.
Për nga natyra, dueli mes shkrimtarit dhe politikanit është i përhershëm, sikurse është e përjetshme ndeshja e pushtetit koniunktural me atë universal.
Për shkrimtarin dhe artistin mbetet i shenjtë privilegji i misionit të pushtetit kulturor.
Fryma e vlerave etike e morale që shkrimtari përmend në letër, janë qartazi një garanci për soliditetin në vazhdim të shoqërisë sonë.
Vlerat e lartpërmendura, pa dyshim që janë pjesë e korpusit juridik, por ato nuk mund të njësohen me të. Vlerat etike e morale janë pjesë e kushtetutës shpirtërore të shoqërisë. Ato, edhe pse nuk shkruhen me ligje e nene të veçanta, përmbajnë në vetvete themelin e përhershëm të shoqërisë. Janë pikërisht këto vlera, të cilave u lind e drejta që ta emancipojnë e përsosin në çdo kohë korpusin juridik të shoqërisë. Ky korpus, në pamje të parë, për të funksionuar i duhet të jetë i ngurtë e solid. Mirëpo, edhe pse në dukje si i tillë, ai ka në bërthamën e tij mekanizmin e ndryshimit, me kushtin e vetëm që ky ndryshim të kryhet përmes votës së lirë të çdo qytetari.
Kur flas për votën, kam parasysh çelësin magjik të demokracisë. Ky çelës kishte humbur jo vetëm kuptimin, por edhe shenjën e tij, madje, për fat të keq, ende sot, pas 20 vjetësh, nuk është vlerësuar plotësisht.
Mund të themi se me këto zgjedhje për herë të parë, ne si shqiptarë, u bëmë më të vetëdijshëm për peshën specifike, qoftë dhe të një vote të vetme. Për herë të parë kuptuam se ndërrimi i pushtetit mund të kryhet pa armë e tanke, pa britma e histerizma pushtetarësh, por thjesht nga fuqia e heshtur e një vote të vetme. Them se këto zgjedhje ishin një leksion i fortë demokracie e qytetarie për të gjithë ne. Për herë të parë mund të themi se nisëm të çlirohemi nga idolatritë post-totalitare të fantazmës së fetishit të njëshit, të shpëtimtarit të “popullit” etj., etj.
Për here të parë vëmendja jonë u përqendrua te programet, vizionet, vokabulari politik, delegimi i pushtetit te qytetari e mjaft risi të huaja deri dje për demokracinë tonë, të bëra prezente nga zoti Basha. E keqe e madhe te ne mbetet se pushtetarët tanë nuk janë ende të mësuar me humbjen apo rotacionin paqësor të pushteteve.
Humbjen ata e identifikojnë me shkatërrimin e shtetit dhe të shoqërisë. Mospërballimi i kësaj humbjeje, psikikisht i çorodit ata, i bën agresivë e hakmarrës të rrezikshëm. Paniku i humbjes i detyron ata të zgjedhin për gjuhë komunikimi gjuhën e urrejtjes dhe strofkën e shpëtimit demagogjik. Britmat dhe ulërimat populiste përdoren si mjet emocional force për të ndërsyer turmat. Agresiviteti i humbësit në shoqëritë emotive, me kulturë zhvillimi kryesisht gojore, ka gjithnjë prirjen ta zhvendosë pushtetin nga institucioni te rruga dhe te vetëgjyqësia. Humbësit nga frika demonizojnë kundërshtarin e tyre dhe glorifikojnë liderin si hero shpëtimtar. Fantazma e frikës e bën humbësin ta ndajë shoqërinë në dy klasa, në dy kampe armike: në popull pozitar dhe opozitar.
Humbësit e shohin Shqipërinë si vend, popull e komb me shans të fundit, duke i ofruar atij një rrugë të vetme si barkë shpëtimi. Për ta përballuar këtë intoksifikim, mendoj se rregullat e lojës duhen ushtruar si proces jostacionar. Madje, edhe kur ato difektojnë gjatë rrugës s’duhet ndalur ushtrimi i tyre. E kundërta do të shmangte dinamikën që mbart vetë sistemi.
Do të bënte që në vend që korrigjimi të ndodhte gjatë rrugës brenda institucionit, por duke dalë jashtë tij, rruga do të bëhej si vlerë ndryshimi dhe pushtet i legjitimuar. Një keqpërdorim i tillë pushteti, në emër të popullit dhe pushtetit në emër të partisë, e zhyt kuptimin e institucionit dhe qytetarit në anonimatin popull, duke i përligjur formulën diktatoriale se partia bën atë që do populli dhe populli atë që do partia. Personalisht kam provuar mbi kurrizin tim dhunën e rrugës, madje gjoja në emër të shtetit, gjatë mbrojtjes së Akademisë së Filmit dhe multimedias “Marubi”.
Në fakt, ajo dhunë rruge ishte ndryshe nga ajo çfarë parashtrova më lart. Te “Marubi”, individë të veshur me lëkurën e pushtetit i anashkalonin institucionet që përfaqësonin, duke i degraduar këto institucione në dhunë rruge. Me këtë dua të them se nuk përjashtoj për asnjë çast dhunën e rrugës, të cilën e gjejmë sot në Parlament, ndër parti, qeveri e kudo në institucionet tona, por në rast se ne do ta legjitimojmë atë si forcë lëvizëse të shoqërisë, atëherë nuk duhet të çuditemi aspak se ky pushtet do të vazhdojë të jetë i tillë, pavarësisht forcës politike që vjen apo shkon nga pushteti. ثshtë koha të çlirohemi nga fantazmat e së shkuarës. Këtë mund ta bëjmë në rast se do të besojmë së bashku se çelësi magjik në demokraci është leximi e dëgjimi i çdo vote qytetari. Më shumë se keqkuptim, unë e kam mirëkuptuar letrën e shkrimtarit Ismail Kadare si një letër të barasvlershme për këdo.
Gazeta Panorama
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

Heqje dhe dorëheqje


FATOS LUBONJA

Në mes të katrahurës së numërimit të votave të hedhura në kutitë e gabuara, që po shoqërohen me protesta përreth Komisionit. Qendror Zgjedhor, me bllokime rrugësh dhe thirrje për revoltë nga opozita, erdhi edhe debati Kadare – Basha, ku letrës së Kadaresë, i cili “në kushtet e një fitimi ose të një humbjeje fare të paqartë”, i kërkon Bashës, në emër të përparimit të vendit, dorëheqjen nga kandidat për kryetar bashkie, Basha iu përgjigj duke i thënë se “me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri”, se kështu “vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por [...] sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira, sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje”. Cili ka të drejtë përsa i përket rrugës së përparimit të vendit dhe çfarë alternativash mund të ketë?
Në letrën e Kadaresë ka një togfjalësh që e komprometon shkrimtarin kur shfaqet si analist i zhvillimeve politike shqiptare, pasi duket sikur ai sapo ka zbritur në realitet nga ndonjë libër fiksioni me një Shqipëri virtuale. Kjo është fraza: “Kolapsi i papritur në të cilin është gjendur jo vetëm shteti, por gjithë kombi shqiptar”. Në fakt, vetëm “të papritur” nuk ka në këtë që po ndodh. Ose më saktë, i papritur ishte vetëm rezultati kaq i ngushtë i Tiranës. Kurse përsa i përket thelbit të asaj që po ndodh, e papritura për ne do të ishte sikur të mos kishte ndodhur kjo që po ndodh. Pra, sikur edhe Tirana të kishte shkuar, si gjithë qytetet e tjera, me rezultate të pakontestuara dhe ne të mburreshim se kemi arritur standarde europiane në zgjedhje. Personalisht, kur jam shprehur për atë se si do të shkonin këto zgjedhje, kam qenë mjaft skeptik duke ripërsëritur idenë se, nëse i mendojmë zgjedhjet si test i demokracisë, është e vështirë të presësh që këto të tanishmet të japin një rezultat pa probleme, pasi është njëlloj sikur të thuash se një i sëmurë shkon të bëjë analizat e gjakut dhe pret që ato t’i dalin mirë, ndërkohë që ai e di se sa i sëmurë është. E kam thënë këtë edhe duke parë se opozita ka ecur mbi dy shina lidhur me këto zgjedhje: duke pranuar të merrte pjesë në to, por edhe duke përgatitur kontestimin e tyre në rast humbjeje. Thënë ndryshe, ne ishim të përgatitur që në rast fitoreje të opozitës këto do të mund të quheshin zgjedhje të pranueshme, përndryshe ato do të quheshin të papranueshme. E, në këtë kontekst, mund të them se sipërfaqësisht u gjenda në prag të përgënjeshtrimit të parashikimit tim. Sikur të mos ishte rasti “Tirana”, zgjedhjet nuk do ta jepnin sëmundjen nga e cila kemi vuajtur e vuajmë ne. Do të konsideroheshim gati të shëruar. Kurse Tirana provoi se sëmundja jonë e vjetër vazhdon.
E, kur flitet për “sëmundje të vjetër”, nëse do t’u hedhim një vështrim të shpejtë zhvillimeve politike të këtij vendi, do të vëmë re se shumë nga ata që quhen ndërrime pushteti në Shqipëri dhe jo vetëm, por edhe shumë vendime të tjera, janë marrë kryesisht si rezultat i luftërave jashtinstitucionale të dy partive kryesore politike me në krye liderët e tyre: presioneve politike, demonstratave, grevave të urisë, destabilizimeve, që pastaj kanë shkaktuar edhe ndërhyrjen e ndërkombëtarëve. Do të vërejmë po ashtu se në këtë sëmundje të vjetër hyjnë edhe dorëheqjet apo kërkesat për dorëheqje.
Kur flitet për dorëheqjen nga një post, zakonisht kjo vjen për dy arsye. E para, ajo më e përhapura, kur funksionari i lartë ndodhet i shtrënguar ta japë atë për një mijë arsye që ia bëjnë të pamundur qëndrimin në një post. E dyta, kur ai ikën vetë pasi sheh se qëndrimi në atë post cenon rëndë integritetin e tij moral apo intelektual, apo projektin e tij mbështetur mbi vizionin e tij për botën. Me fjalë të tjera, e para mund të quhet më shumë heqje, kurse e dyta dorëheqje. Nuk jam marrë me historinë e heqjeve dhe dorëheqjeve në Shqipëri. Do të ishte një temë interesante për historianët, por di të them se ajo që ndodh rrallë në vendin tonë është ky rasti i dytë, kurse, përsa i përket rastit të parë, nuk jemi pa precedentë, përkundrazi. Edhe dorëheqja e Ismail Qemalit, që përmend Kadareja, hyn në ato që i quajta heqje, pasi kryeministri i asaj kohe i Qeverisë së Vlorës u akuzua për pjesëmarrje në komplotin e i poshter Grebenesë dhe në fakt nuk hoqi dorë nga lufta për pushtet derisa vdiq. Do të ishte interesant trajtimi i kohës së komunizmit përsa i përket kësaj teme, ku del se ajo që quhet dorëheqja e funksionarëve të lartë thuajse nuk njihej, pasi gjithsesi, një akt i tillë nënkuptonte një lloj pavarësie mendimi dhe veprimi, kurse në atë regjim ishte vetëm partia – shtet ajo që kishte fuqinë e mendimit dhe veprimit të kuadrove të saj.
Por, le ta lëmë historinë e komunizmit dhe le t’i kthehemi periudhës kur dorëheqjet filluan të aplikohen. Nëse do të shohim dorëheqjet në këta njëzet vjet pas-komunizëm, do të thosha se modeli i tyre bazë është dorëheqja e Fatos Nanos nga posti i Kryeministrit në vitin 1991, kur PD-ja kishte marrë yryshin për drejt pushtetit. Mund të përmendja gjithashtu edhe dorëheqjen e Ramis Alisë, thuajse një vit më vonë, nga posti i Presidentit, pasi PD-ja fitoi zgjedhjet. Ajo që i ka karakterizuar këto dorëheqje ka qenë atmosfera revolucionare e krijuar, destabilizimi apo kërcënimi me destabilizim i vendit nga opozita. Sikurse dihet, në atë kohë opozita kishte edhe mbështetjen ndërkombëtare, kështu që për udhëheqësit komunistë bëhej edhe më i pamundur qëndrimi në poste. Nuk më duket se ka nevojë të zgjatem shumë për të shpjeguar se ky model dorëheqjeje apo kërkese për dorëheqje ka vepruar vazhdimisht gjatë këtyre njëzet vjetëve i përdorur nga të dyja palët. Edhe viti ‘97 pati këtë model në thelbin e vet; edhe dorëheqja e Nanos më ‘98-n pati këtë model. A ka pasur mirë apo keq Shqipëria nga këto (dorë)heqje apo mos(dorë)heqje? Përgjigjja ndaj kësaj pyetjeje mund të jetë e ndryshme nga këndvështrime të ndryshme. Nuk po i hyj këtij diskutimi shumë kompleks, por ama, një gjë është e sigurt: se këto metoda ishin formë foshnjore e luftës politike. Tregues se institucionet tona demokratike, si ai i votës së lirë, ose nuk ishin krijuar, ose nuk funksionon si duhet e se ato kontrolloheshin krejtësisht nga partitë në luftë me njëra-tjetrën. Pyetja që shtrohet sot, duke parë zhvillimet, është: a e kemi kaluar këtë fazë? Sigurisht që jo. Gjykoj se dorëheqja që i kërkohet Lulzim Bashës nga Kadareja, si interpretim i situatës së krijuar përpara Komisionit Qendror Zgjedhor nga opozita, e provon këtë, paçka se Kadareja përpiqet ta paraqesë atë si një akt që do t’i bënte nder Bashës, pra ta fuste në kategorinë e dorëheqjeve jo (dorë)heqjeve. Aq më tepër nëse kemi parasysh se opozita ka dy vjet që në thelbin e vet kërkon të njëjtën gjë: të arrijë në pushtet pas një destabilizimi të vazhdueshëm.
E, megjithatë, këtu vlen të shtrohet edhe një herë pyetja: a kemi bërë ndonjë hap përpara? E kam të vështirë ta pohoj këtë, por një gjë më duket shumë e rëndësishme. Me siguri, dorëheqja e Bashës nën trysni do të ishte një kthim prapa, një shpërblim për kohën kur marrëveshjet politike të të fortëve nëpërkëmbnin ligjin. Nuk ka dyshim se Komisioni Qendror Zgjedhor është një institucion që anon nga maxhoranca. Personalisht jam i prirë të besoj se sikur ato dhjetë vota më tepër t’i kishte Basha dhe jo Rama, Komisioni Qendror Zgjedhor do ta interpretonte ndryshe boshllëkun ligjor lidhur me votat e hedhura në kutitë e gabuara. Ka gjasa që edhe Kolegji Zgjedhor, ku do të përplaset çështja, të anojë nga maxhoranca. Por, edhe sikur t’ia japë opozitës të drejtën, jam i sigurt se kjo nuk do të interpretohet si pavarësi, po sikur ky është nën sundimin e opozitës. Por ajo që po vëmë re, megjithatë, është një përpjekje për të justifikuar me ligj ose me boshllëkun ligjor vendimet që po merren. Shumë kanë përmendur këto ditë rastin e rishikimit të votave të pavlefshme në Florida dhe respektin që tregoi Al Gore ndaj Gjykatës Kushtetuese Federale, që e ndaloi këtë. Por kanë harruar se edhe atje, kjo Gjykatë u paragjykua, pasi kishte në radhët e saj më shumë gjykatës të zgjedhur nga republikanët. E megjithatë, u respektua, pasi refuzimi i vendimit të saj do të thoshte shkatërrim i shtetit. Pyetja që shtrohet është: a vlen t’i nënshtrohemi kësaj loje politike më të rafinuar, apo është më mirë t’u kthehemi kohëve të përmbysjeve me dhunë? Sigurisht, tingëllon cinike t’i thuash opozitës se duhet të respektojë institucionet kur ajo ka bindjen se ata punojnë kundër saj. Por, po të kesh parasysh përgjegjësinë që ka vetë opozita për mospavarësinë e këtyre institucioneve, qoftë me praktikat e saj të deritanishme të sjelljes ndaj tyre, qoftë nga bashkëpunimi ligjor për ndërtimin e tyre kësisoj, duket e arsyeshme t’i thuhet se ajo duhet të tregohet më e përmbajtur. Në këtë kontekst mendoj se presioni që po i bëhet Komisionit Qendror Zgjedhor nga opozita mund të jetë i justifikueshëm deri diku, por kurrsesi nuk gjykoj se ai duhet nëpërkëmbur në format si po e nëpërkëmb opozita. Kurse dorëheqja e Bashës dhe lënia e pushtetit Ramës pa u shkuar deri në fund procedurave ligjore, gjykoj se do ta zhvleftësonte fare atë si institucion e, në përgjithësi, do ta komprometonte rëndë institucionin e votës në vend dhe vetë demokracinë.
Prandaj gjykoj se më shumë sesa ushtrimi i presionit ndaj Lulzim Bashës për dorëheqje, do të bënte efekt për mirë në përparimin e vendit ushtrimi i presionit nga njerëzit e pavarur të shoqërisë civile në Shqipëri mbi këto institucione që të sillen vërtet si të pavarura, por edhe duke i akuzuar ata që nuk u krijojnë mundësinë atyre të sillen si të tillë, edhe duke kërkuar ndryshime ligjore që do të garantonin pavarësinë e tyre më të madhe nesër.

Gazeta Panorama​

Fatos Lubonja mbetet nje nder opinoinistet me te vleresuar per mua.

Ps: Iron_Leon postova keto shkrime te tema jote pasi janë opinione rreth letrës së shkrimtarit Ismail Kadare drejtuar Z. Basha ( kryetarit të bashkisë) :p
 
Redaktimi i fundit:
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

Kadare thote ,hapi rruge budallait :p
Duke mos e pare ne aspektin politik te bindjeve te mia ,e duke lexuar kete leter eshte me te vertet nje ulje per Kadaren.
Mund t'ja kerkonte dhe Rames ,Berishes a dikujt tjeter ,por nuk i shkon qe nje shkrimtar ne moralin e asaj qe shkruan ,te thot '' hapi rruge te keqit ,se perndryshe krijohet lufte'' atehere ku eshte vleresimi per shqiptaret ,ku eshte vlera e votes ne kete rast.Nese gjerat beheshin me marveshje qe ne fillim mes kandidateve ,per punen e fitores ,atehere ku eshte e drejta e popullit ne kete rast ?
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

O Ida si ma ke vloren se sikur fitoi PD atje kete here apo jo :p
 
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

Nuk eshte aspak ulje per kadarene se esht me me fame kadare se sa basha dhe sali miu .Por 1 person me tru qe shikon jep mendim te mencur , kush ska tru meret perseri me bashen e kompani sa qef keni me i shku pas hajduteve mer popull injorant .Po hy a fusin sy ne sy e spo kundershtoni po nga na dolen kto vota pro mer per bashen qe dhe te hujet po thone qe jan tu vjedh e se rru njeri aman mer se po me dhemb koka duke lexu disa o ili sipilos degjo vllai im nese ti kadaren e quan turme pa tru , imagjino cmund te mendoj kadareja mbi ty po te lexoi pergj tuaja .Me mire thoni qe dum salen se na ka sjell nga mali ne qytet disa dhe disa te tjer se po mbajme familjet me buke se na ka dhen pune ,Ktu jam dakort me ju ,por aman mos thoni qe spo shkaterron gjith shqiperine se atehere do mendoja se nuk jeni normal.
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

Ne fakt Kadareja ka dashur te bej nje tjeter mesazh,,

ne nje tjeter kuptim,,

ndryshe esht e pa logjikshme,,,

ai thjesht ka dashur te tregoj se kush esht budallai,,,

dhe kte ska dashur te na e thot neve,,se ne e dim,,por ka dashur tu a thot te huajve,,,

ndryshej,,un sdo ta kuptoja Kadaren,,,si nje njeri per te cilin un kam degjuar,,
 
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

Kadare, refuzoje Nobelin


I dashur Ismail,

Lulzim Basha nuk e dëgjoi këshillën që i dhe për tu larguar nga gara për kryetar bashkie. Si Ti sugjerimin tënd, po ashtu edhe Basha refuzimin e vet, e bëtë për të njëjtën arësye madhore; Për të mirën e Shqipërisë. Meqënëse natyrisht jo vetëm Ti dhe Basha, emrin e të cilit unë këtu po e vë përkrah emrit tënd po ashtu si Ti emrin e Bashës e vure pranë emrit të Ismail Qemalit, por edhe shumë e shumë shqiptarë të tjerë, mes tyre edhe unë, gdhihemi e ngrysemi duke menduar për të mirën e Shqipërisë, kjo është arësyeja që po të parashtroj në vazhdim një ide t'imen të cilën kam do vite që po e bluaj me mokrrat e mendjes.

Ideja ime, sado e qortueshme, e palejueshme, indiskrete, që mund të tingëllojë, është absolutisht e sinqertë dhe e thjeshtë;

Largohu nga gara për marrjen e çmimit Nobel !

Largimi Yt nga ajo garë, do ishte një veprim në të mirë të Shqipërisë, pakrahasimisht herë më efikas se largimi i Bashës nga gara me Ramën. Jo në kuptimin primitiv, që atë çmim thjesht të mos e marrësh. Në një kuptimin të lartë. Që atë çmim absolutisht të merituar për Ty, të mos vazhdojnë ta mbajnë peng ca matufër të rrufjepsur, Ti, me largimin atë اmim ta tejkalosh duke mos e përfillur, t'i fluturosh përsipër duke e përbuzur.

Mua mikut tënd të kahershëm, respektuesit dhe mbrojtësit të zjarrtë, adhuruesit të pafund, lexuesit tënd të pasionuar pas çdo fjale dhe gërme mes milionave e milionave që ke shkruar, besoj se më lejohet të të drejtohem në këtë mënyrë. Më lejohet sepse, si do mundohem ta qartësoj në vazhdim, ajo që po të sugjeroj, më duket mënyra më efikase për të arritur qëllimin e mësipërm, kryesoren e kryesoreve, të mirën e Shqipërisë, mbrojtjen e Saj nga ndotja.

Dhe ja konkretisht pse unë mendoj se Ti duhet të largohesh nga ajo garë.

Së pari sepse Ti, si e kam thënë edhe herë të tjera, Nobeli Ty as që të duhet sepse atë Ti e ke marrë, jo me 10 vota, por me miliona e miliona vota anembanë planetit. Dhe jo një herë të vetme. Por aq herë sa romane ke shkruar.

Së dyti, sepse pas kaq vite pritje ajo garë për atë çmim, aspak për fajin tënd, ka degraduar. Nuk duket më si garë serioze, por si pritje lodhesë, vardisje cfilitëse, e pamerituar, që Ty të merr energji, dhe zagarët i bën të fërkojnë duart.

Së treti, impakti mediatik gjigand që do pasojë xhestin Tënd, nga Poli i Veriut në atë të Jugut dhe rretheqark Ekuatorit, do bënte që bota mbarë të shtangej e mahnitur para xhestit tënd vetskrifikues ndaj një komisioni pleqsh të rrjedhur.

Së katërti, simetria mahnitëse mes diferencave infinitezimale në garën Basha-Rama nga njëra anë, dhe distancës kolosale që Ty të ndan në favorin tënd me konkurrentët e tjerë të Nobelit, kjo simetri asimetrike madhështore, pse jo edhe hyjnore, në thelbin e saj të cilin s'po e zbërthej këtu, është një arësye më tepër në favor të efektit pozitiv kolosal të asaj që po të sugjeroj të bësh përmes kësaj profecie.

Së pesti, sepse, ndërkohë që largimii i Bashës nga gara, përtej simbolikës turbulluese të proverbave, mes shqiptarëve do të tingëllonte si; "Lëshoja rrugën budallait" apo "Kur të vjen e keqja hapi derën", gjë që do të shkaktonte një keqkuptim të dëmshëm ndër shqiptarët, përderisa s'jemi në asnjë kontekst estetik, sepse as rruga budallait s'ka pse t'i lëshohet, e as së keqes s'ka pse i hapet dera, ndërsa largimi Yt nga gara do jetë një gjë krejt tjetër e pa mbarsur me asnjë lloj keqkuptimi.

Së gjashti, sepse unë e kam që tani të qartë se po e bëre atë refuzim, nuk do ta bësh ndryshe veçse ashtu si di vetëm Ti; Përmes një teksti të shkurtër, madhështor, që do lexohet me një frymë nga të gjithë lëçitësit e planetit dhe do mbetet në shekuj.

Druaj se duke tu drejtuar në këtë mënyrë jam duke ta prishur pakëz qefin. Por unë, meqënëse kam bindjen se të flasësh për të mirën e Shqipërisë nuk është punë qefi, por mund i madh, po vazhdoj.

Dhe meqënse druaj gjithashtu se sugjerimin Bashës j'a bërë në një sfond paksa jo-realistik, atë sfond po mundohem ta qartësoj sadopak.

Sa i përket votimeve,

Nuk është Lulzim Basha në pushtet si thua Ti në letrën drejtuar atij. Si kryetar në detyrë i Bashkisë së Tiranës, në një pushtet që nga përmasat dhe efektet është gati-gati sa një kryeministër, në pushtet është Rama.

Sigurimistat, fanatikët dhe "Lajet" e komisioneve çorientuan demokratët e pavëmndshëm të hidhnin votën në kutinë e gabuar. Pati edhe komisionerë të tillë demokratë, por shumë më pak.

Votat e vlefëshme që u hodhën në kutinë e gabuar, edhe sikur t'i kishte marrë era t'i kishte degdisur në ndonjë planet tjetër, atje do duhej vajtur për t'i numuruar.

Pse u kërkua numurimi i këtyre votave në mes të proçesit ? Sepse, më mirë vonë se kurrë ! Mjaft që numurimi të bëhej si u bë, absolutisht transparent.

Nuk pati vota që të bënin rrugën e kundërt ! Për shembull nga ndonjë kuti tjetër në kutinë e kryetarit të bashkisë. Ky fakt është i turpshëm. Por, si e tregoi qartazi numurimi, shumë më pak për demokratët.

Lidhur me ankesat për fukarallëk, ji i sigurtë se janë të gjitha stisje propagandistike. Shqipëria sot është plot e përplot me shtëpi dhe vila të mëdha të reja edhe në fshatrat më të thella. Me supermarkata moderne plot me blerës, dhe me autostrada e rrugë të asfaltuara që të çojnë kahmos, plot me vetura dhe kamiona që shtohen në përpjestim të drejtë me rritjen e çmimit të karburantit. Nëpër të gjitha qytetet, sa dhe në fshatra të largëta të cilët fshatra jo rrallë kanë Disko dhe Calceto, disa edhe stadiume.

Nga kërcënimet burracake të opozitës për yxhym haxhiqamilesk kundër institucioneve, nuk vjen efektivisht asnjë e keqe. Të siguroj se ato s'janë veçse përpëlitje të paduruarish për të ardhur në pushtet vetëm për të vjedhur. Aq e vërtetë është kjo, sa, duke ironizuar me kalimin e pushtetit nga hajdutët tek hajdutët ndërkohë që vazhdojnë të ndërtohen autostrada dhe të çpohen tunele e të bëhen plot punëra të tjera, aty-këtu kanë nisur të thonë se Shqipëria është një vend që sa më tepër të vidhet aq më tepër pasurohet.

Të tëra këto, i dashur Ismail, unë nuk po t'i them aspak sepse jam i fiksuar pas largimit të Edi Ramës. Jo. Mua nuk më shqetëson Rama. Mua më shqetësojnë dhe më kallin datën turmat e fundit të ish-sigurimistve dhe nomenklaturistave që mbushin mitingjet e tij. Ata ëndërrojnë atë së cilës Ti kot i frikësohesh, '97-ës. Të siguroj se kjo nuk është e mundur për një arësye tejet evidente; Sepse pothuaj të gjithë shqiptarët sot e kanë nga një pronë sado të vogël të cilën duan dhe dinë të mbrojnë në çdo rrethanë. Në këto kushte, ç'u mbetet revolucionarëve të vonuar të bëjnë janë të bllokojnë rrugët dhe të djegin goma makinash të përdorura. Edhe kjo kurrsesi nuk përbën rrezik. Për më tepër që veprime të tilla ata i bëjnë vetëm në ditët kur nuk bie shi dhe nuk bën tepër vapë.

Unë e përshkova një ditë mespërmes turmën e tyre përballë Komisionit Qëndror të Zgjedhjeve. Me të marr të qarët. Hordhi' që s'bën dot asnjë hata'. Pa folur për retorikat e tyre të neveritëshme revolucionare-folklorike, sa për të qeshur po aq dhe për të qarë, mbi 80 % e tyre ishin mbi 50 vjeç. Plot ish-sigurimista të ngrysur, dhe "Laje" klithëse 100 kilogramëshe. Fare pak të rinj. Të rinj të çuditshëm. Sa të hakërryer po aq edhe të ngordhur !

Më beso pra i dashur Ismail; Në këto kushte, asgjë ska për të ndodhur dhe asgjëje s'është për t'ju frikësuar.

Megjithatë, në këtë mesele ka dhe disa gjëra të tjera bajagi interesante. Për shembull, Edi Rama dhe të tijtë ulërasin e bërtasin për 4 të vrarët përballë Kryeministrisë që i dërguan vetë duke deklaruar qartë se nuk mbanin përgjegjësi për çfarë turma përballë Kryeministrisë do bënte. U vranë ata të shkretët. Ama as sot as mot e askurrë në të ardhmen para portës së Kryeministrisë asnjërit prej tyre s'do t'ja mbajë revolucionarja të afrohet.

Tjetër fakt, i çuditshëm për pseudo-analistët që pretendojnë se vetëm ç'thonë ata është e vërtetë, por jo për mua dhe shumë të tjerë; Rezultatet e këtyre votimeve provuan qartaz se shqiptarët nuk konsideruan, as shpërthimin e Gërdecit, as videot e Metës, as 4 katër të vrarët para Kryeministrisë, as Ruzhdien, e as plot gjëra të tjera nga ato që na shurdhoi opozita.

Prandaj po të them se po s'ja dhamë sot dërrmën e fundit frymës së ndotur, ajo frymë e qelbur do të mbetet në Shqipëri ndoshta përgjithmonë. Dhe të trembesh, apo të trembemi, se po s'u shpall fitues Edi Rama, drejt Tiranës do vërshojnë larot dhe "Lajet" e Vlorës, është krejt njësoj sikur të zemë e të tmerrohemi se populli shqiptar do marrshojë drejt Stokholmit ngaqë KQZ-ja e Suedisë po ta zvarrit Ty çmimin Nobel.

Nëse asnjë nga arësyet e mësipërme nuk të duket e mjaftueshme për tu larguar nga Nobeli, të lus për tjetër gjë. Nis e shkruaj një ese'. Një ese' që në botë mund ta shkruash vetëm Ti. Për të spjeguar shterrshëm çudinë e çudirave të pa ndodhur kurrë më parë në historinë e Botës; diferncën zero mes dy kandidatëve votuar në mënyrë përsosmërsisht simetrike nga qindra mijëra zgjedhës.

Këto fjalë po t'i thotë ai që të gjitha çastet e jetës së tij i ka të shënuara nga antikomunizmi dhe antikonformizmi, adhurimi për të bukurën, i cili leximin e librave të Tu e ka përdorur me sukses si bunkerin më të sigurtë për të mos u prekur nga murtaja që e rrethonte, streha më e mirë për tu ndjerë i lirë.

Refuzoje pra Nobelin.

Do jetë madhështore.

Më kujtohet një poezia Jote të cilën e ke shkruar kur ke qënë fëmijë. Një gjerman ushtar gjatë luftës kthehet turist në Shqipëri. Ky turist ish-ushtar, u shtang diku ku pa shtatoren e një shqiptari të cilin e kishte vrarë me dorën e vet. Pas davaritjes së mahnitjes, gjermani, turisti, ushtari, nazisti, shqiptoi këto fjalë; "Po të mos e kisha vrarë, shqiptari vërtet do ishte gjallë, por Artit do t'i mungonte një statujë".

Fjalë të cilat unë po marr në sy t'i perifrazoj kështu; Do ta refuzoj Nobelin, xhepit t'im do t'i mungojnë nja një milionë e më tepër, por Shqipërisë do t'i fal një kryevepër.




gazeta Standard, 24 maj 2011



Edison Ypi
 
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

Jam admirues i Kadares kam lexuar librat e tije pike e presje, eshte pena me e madhe qe ka kombi shqiptar sot per sot, dhe ndoshta ketu e mot por kjo nuk me pengon qe te shpreh mendimin tim ne lidhje me ate cka Kadare kerkon. Ne fakt kohet e fundit Kadare me librin Marreveshja apo Mbi krimet ne Kosove po na jep nje mesazh te qarte me shume se kurdohere pervec stilimit dhe estetikes se penes se tije duket qarte se Kombi dhe ideja e bashkimit ose e bashkepunimit midis shqiptareve na qenka mbi gjithcka me shume se sa universale me shume se sa emancipuese sepse vetem ne saje te ketij koncepti pra te kombetarizimit shqiptaret do ta kishin rrugen e hapur ose sic thote vete ai "nder i perbashket". Ne fakt kjo leter tregon qarte me nje botekuptim pa asnje lloj dikotomie qe, eshte permbajtja e veprave te tije te fundit. Gjithsesi mesazhi eshte i qarte i forte por ne te njejten kohe eshte umil i ndjeshem i prekshem por gabon ne nje vend kur thote "por mendova se tërheqja do të ishte më e lehtë për ju që jeni në pushtet, sesa për tjetrin , që është shef i opozitës" sepse ketu sikur ngaterrohet pak me politiken, pavarsisht kesaj Kadare ka zgjedhur Bashen sepse vetem ky mund te jete ne ate emancipimin shpirterore me i larti ne etiken politike qe sot shqiperia po shpalos. Basha do ta bente nje gje te tille (dhe ishalla e ben) sepse e njoh personalisht, por presionet politike ketu ne shqiperi dhe grupet e interesave jane aq te larta sa ai eshte e veshtire te marre vendime te tilla, cka tregon edhe nje here se akoma shqiptari eshte nje shqiponje e lidhur qe hahet konsumohet nga sorrat e uritura. Kadare e din mire se nuk ka kujt ti drejtohet kujt? Edi Rames nje paranojak apo ketij tjetrit Sal Berishes nje diktator i lindur ah sikur te kishte nje zgjidhje tjeter.
Shpresoj qe Basha te bej ate qe thote Kadare.

p.s. qe ketu duket qe, vete shqiptarit nuk duan qe Kadare te marri cmim nobel.
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

Kush eshte ky Kadareja mo !!!!!

Ka votuar ndonjehere ty tipi !!!!! Po te kete votuar , paska votuar per Ramen ,
pasi te kishte votuar per Bashe, , nuk do thoshte kurr keshtu .
Interesant person !!!
 
Kadare ia çon letrën Bashës, përgjigjen ia kthen Berisha

Nga: Kledian Lula

Ky artikull i Kledian Lulës, nga gazeta Tema, tregon sesi përgjigja e Bashës ndaj Kadaresë është, fjali për fjali, kopje e deklaratave të Berishës gjatë këtyre ditëve të fundit. (via http://respublica.al/)

LULI: Ky shqetësim i përbashkët duhet të na preokupojë të gjithëve. Ndaj përfitoj nga kjo mundësi të paraqes këndvështrimin tim mbi faktet.

SALIU, data 10 maj: Qetësia dhe paqja gjatë procesit të numërimit është shqetësimi im dhe bashkërisht, duhet të na preokupojë të gjithëve. Përfitoj nga rasti, të ndjekim me kujdes zhvillimet dhe të flasim me faktet që janë brenda kutive.

LULI: Në këto zgjedhje kanë votuar më shumë qytetarë të Tiranës se asnjëherë tjetër në historinë e saj.

SALIU, datë 10 maj: Në këto zgjedhje kemi një votim masiv, pranë kutive kanë shkuar shumë më tepër qytetarë të Tiranës se në vitin 2009 e 2007, më shumë se asnjëherë tjetër në historinë e votimeve në Shqipëri në 15 vitet e fundit.

LULI: Votuesit e kanë shprehur tashmë vullnetin e tyre dhe institucionet përkatëse janë duke bërë ndërkohë numërimin e votës.

SALIU, 11 maj: Votuesi shqiptar e ka shprehur vullnetin e tij të lirë me votën e tij, tashmë e kanë fjalën institucionet përkatëse që po bëjnë numërimin e votave.

LULI: Qytetarët kanë vendosur se kush e ka fituar këtë garë dhe se kush do të vijojë të administrojë qytetin.

SALIU, 11 maj: Qytetarët e kanë vendosur me votën e tyre se kush është fituesi, po presim të shikojmë se kush do të administrojë qytetin e Tiranës në vazhdim.

LULI: Unë kam vendosur të respektoj të gjitha procedurat normative që parashikon procesi i numërimit të votës në respekt të shtetit ligjor.

SALIU, 12 maj: Ne kemi vendosur të respektojmë të gjitha procedurat dhe aktet normative që parashikon ligji gjatë procesit të numërimit të votës së qytetarëve.

LULI: Ne po veprojmë në respekt të shtetit ligjor duke frymëzuar një qëndrim paqësor qytetar dhe në shërbim të stabilitetit e paqes sociale.

SALIU, 12 maj: Ne po mbështesim shtetin ligjor, duke treguar qëndrim qytetar dhe jemi frymëzues të stabilitetit paqësor në vend.

LULI: E gjithë filozofia e fushatës sime është mbështetur në dëgjimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë me qytetarët.

SALIU, 13 maj: Filozofia e fushatës tonë si koalicion është mbështetur në bashkëbisedimin dhe dialogun e drejtpërdrejtë e të hapur me qytetarët.

LULI: Sot e kam të pamundur të mbys zërin e mbi 124 mijë qytetarëve të cilët i janë përgjigjur pozitivisht planit dhe projektit tim për shndërrimin rrënjësor të kryeqytetit të shqiptarëve, që mjerisht po përjeton një kolaps urban, mjedisor dhe mund të themi ekzistencial.

SALIU, 14 maj: Ne do të numërojmë çdo votë, sepse mos numërimi na ngarkon me përgjegjësi për shkeljen e votës së tyre, për mbytjen e zërit të qytetarëve, mbasi ata i janë përgjigjur platformës tonë për shndërrimin rrënjësor të Tiranës, kryeqytetit të çdo shqiptari, që mjerisht gjendet në kolaps urbanistik, mjedisor e inekzistent si qytet traditash e vlerash.

LULI: Nuk jam unë ai që vendos nëse do të bëhem apo jo kryetari i ardhshëm i Bashkisë. Ky është vendimi i votuesve dhe unë nuk kam asnjë të drejtë, që në asnjë rrethanë të braktis zgjedhjen që ata kanë bërë.

SALIU, 14 maj: Nuk jemi ne që vendosim, se kush do të jetë kryetari i Bashkisë. Këtë e kanë vendosur qytetarët e Tiranës me votë. Ne do respektojmë vendimin e votuesve dhe nuk kam asnjë tagër e asnjë të drejtë të braktisim zgjedhjen që ata kanë bërë me votë, duke u tërhequr nga ky vendim popullor.

LULI: Dhurimi në tavolinë ose pazaret në favorin tim apo të kundërshtarit, e dëmtojnë atë. Më mirë një garë deri në votën e fundit sesa një garë e munguar.

SALIU, 15 maj: Unë jam i hapur për të vlerësuar çdo votë, pavarësisht presioneve të humbësit. Dhurimi i fitores në tavolinë për kundërshtarin është një krim ndaj votës. Pazaret e tavolinës në favorin e njërit apo tjetrit kandidat dëmtojnë procesin dhe demokracinë. Ne kemi vetëm një qëndrim: të vazhdojmë një garë deri në votën e fundit e jo një garë false, që nuk ekziston.

LULI: Duke u tërhequr, unë fyej votuesit, komisionerët, ligjvënësit, ligjet, gjykatat dhe vetë demokracinë. Me tërheqjen për shkak të presioneve politike, i bie të mos bëhen më zgjedhje në Shqipëri.

SALIU, 16 maj: Kundërshtari na bën thirrje për tërheqje nga rinumërimi. Po ne nuk tërhiqemi, mbasi duke u tërhequr nuk bëjmë gjë tjetër, veçse cenojmë votën e lirë, ofendojmë dhe zhgënjejmë votuesit, komisionarët. Po pranuam tërheqjen, nuk bëjmë gjë tjetër, veçse nxjerrim jashtë loje ligjvënësit, shkelim rëndë ligjet, shpërfillim gjykatat, ndëshkojmë demokracinë. Po u tërhoqëm përballë presioneve politike e atyre të rrugës që na bënë opozita është njësoj sikur me këtë akt, të ligjërojmë që të mos kemi më zgjedhje në Shqipëri.

LULI: Vërtet mund të shpresohet të kalohet më lehtë një sfidë imediate, por me çmimin e madh të rënies së demokracisë. Sistemi ynë demokratik është më mirë të përballojë sfida të vështira sesa të shpallë se përfundimisht nuk bën dot zgjedhje.

SALIU, 17 maj: Ne, rrugën më të lehtë do kishim tërheqjen përballë presionit të protestave që i nxit kreu i opozitës, por kjo tërheqje nga lufta për mbrojtjen e votës së qytetarëve ka si çmim rënien dhe eleminimin e demokracisë. Ne kemi tashmë një sistem të fuqishëm demokratik e ligjor, të aftë për të përballoj sfida të vështira, duke mos rënë viktimë e qëllimit të opozitës, për të pranuar, që “qeveria jonë nuk është në gjendje të realizojë zgjedhje me standarde”.

LULI: Unë nuk mendoj se instalimi i një pushteti që do mbante peng kryeqytetin në kundërshtim me vullnetin e zgjedhësve është më europian dhe demokratik sesa rotacioni politik që është baza e çdo demokracie.

SALIU, 18 maj: Unë kam principin tim dhe respektoj parimin moral e logjik, që pushteti vendor në kryeqytet, nuk mund të mbahet peng me presione rruge, në kundërshtim me vullnetin e shprehur të qytetarëve. Kjo frymë primitive nuk përputhet me parimin europian të lirisë e demokracisë. Rotacioni politik i pushteti është baza e çdo demokracie.

LULI: اdo tërheqje e imja në këto kushte jo vetëm do të ishte një akt anti-demokratik, por besoj se nuk do të pranohej as nga rivali im për Bashkinë e Tiranës sepse për pasojë edhe legjitimiteti i vijimit të kryetarit aktual të Bashkisë do të ishte i kompromentuar.

SALIU, 19 maj: اdo pazar në tavolinë për mandatin e Tiranës, së pari do të ishte një akt anti-demokratik dhe unë nuk e pranojë, mbasi rivali ynë për Bashkinë e Tiranës do dilte figurë e kompromentuar përpara anëtarësisë dhe udhëheqjes së PS, por dhe legjitimiteti i votës së pamerituar, do ta bënte një kryetar me figurë të kompromentuar

LULI: Jam i bindur se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje apo pushteti i rrugës nuk janë më të pranueshme sesa votimi i lirë, numërimi i votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve.

SALIU, 20 maj: Jam i bindur plotësisht, se rrethimi i institucioneve, kërcënimet me djegie dhe kryengritje të rrugës për të mbajtur pushtetin, bien ndesh moralisht dhe ligjërisht me votimin e lirë, me numërimin transparent të votës së vlefshme dhe vendimet e institucioneve Kushtetuese.

LULI: Unë respektoj vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar pro meje, që kanë votuar për një ndryshim në Tiranë, si edhe ata që kanë votuar kundër, duke lexuar dhe respektuar çdo votë të tyre, respektoj ata që po presin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si qytetarë të vërtetë europianë.

SALIU, 21 maj: Ne respektojmë vullnetin e të gjithë atyre që kanë votuar për kandidatin Basha dhe koalicionin, sepse ata kanë votuar për një ndryshim thelbësor në Tiranë. Përshëndes dhe respektoj ata banorë të Tiranës, që po presin rezultatin me qytetari, pa dhunë, pa presion, si europianë të vërtetë.

LULI: Jam i gatshëm të takohem para publikut dhe mediave, kudo dhe kurdo me rivalin tim për Bashkinë e Tiranës për një pakt moral dhe qytetar për respektimin e ligjit, për të pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e qytetarëve të shprehur me votë.

SALIU, 22 maj: Unë respektoj rezultatin, këtë kërkoj dhe nga rivali, që të respektoj votën, kjo tregon respektimin e ligjit dhe këtë gjë ta bëjë duke pritur me qetësi vendimin e institucioneve, për t’i dhënë fund gjuhës së dhunës dhe për të pranuar verdiktin e votës së qytetarëve.
**************************

Dhe çudirat e politikes shqiptare vazhdojne .... Hajde demokraci hajde ... Rrofte Tirana pra :D
 
Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese: "RA KJO VOTE DHE U PAME..."

“Kandidatit” për Nobel, Ismail Kadare

O gjeniu ynë i madh, Kadare!

O populli ynë “i vogël” shqiptar!

Thashë të bëja dhe unë një nga “këto” letrat e hapura, se kurrë nuk e kam provuar më parë. Një herë thashë ta bëja anonime, si Jovan Bregu, por kur lexova letrën tënde, o Gjeniu ynë, kur pashë nivelin e të shkruarit tënd sipë(mje)ran, mendova le të dalë ku të dalë...

M’u kujtua që të gjitha “Letrat e Hapura” që u janë drejtuar shqiptarëve, popullit në dekada, pra, e kanë origjinën nga Gjinokastra (!).

E mbani mend të nderuar lexues, që të gjithë Letrat e Hapura që dilnin nga korridoret e krimit të KQPPSH-së, i hartonte një gjirokastrit.

Po ju kujtoj disa “Letra të Hapura”, që i drejtoheshin popullit. Po e nis me më të çuditshmen ku dhe i mëshohej fort parimit “Kur flet kllasa -hesht burokracia!”. Ishte kjo Letër që Partia u bënte gjëmën të gjithë të shkolluarve në akademitë europiane, duke eliminuar intelektualët e vendit. Numërohen rreth 169 akademikë shqiptarë që mbaruan shkollat e larta në Itali, Austri, Francë e gjetkë, që shkuan për lesh.

Apo ajo “e famshmja” “Letër e Hapur” drejtuar ushtarëve, nënoficerëve, oficerëve dhe gjeneralëve për “heqjen e gradave”!? Pasi ua hoqi gradat, ua hoqi dhe kokat nja 36 gjeneralëve akademikë (!). Madje i quajti “puçistë dhe komplotistë” më besnikët e tij, ushtarakët, që flinin me çizme veshur?!

Po ajo letra e hapur “Bujqësia, çështje e të gjithë popullit”, që pikërisht për herë të parë u prodhua buka në vend, e dënoi paradoksalisht ministrin e Bujqësisë P. Dodbiba (!), duke e degdisur në humbellat e Belshit...

Po ajo “Ta bëjmë kursimin natyrë të dytë”, apo ajo e “Revolucionarizimit të Shkollës”, duke e “sistemuar” ish-ministrin Deljana në Stallat e Tepelenës. “Letra e Hapur” për “rrufjanët politikë” apo për “sabotimet” në naftë.

“Letra e Hapur” për “rolin drejtues të Partisë”, apo për organizatat e masave, ku të zgjodhën ty, o gjeniu ynë, madje përkrah sh. Nexhmije si nënkryetar të Frontit “Demokratik” të Shqipërisë, etj.

Pra, ky lloj inventarizimi i Letrave të Hapura na duhej dhe në vitin 2011 të na vinte prej një gjirokastriti francez. Burojnë dhe nuk shterojnë këto bëmat dhe gjëmat e gjirokastritëve!

Rrofsh, o gjeniu ynë, se na hoqe mall për komandantin, që Ti dhe vetëm Ti e fute si personazh kryesor te “Dimri i madh”, tek “Dimri i fundit”, tek “Koncert në fund të Dimrit” etj. Se ashtu porosiste Maksim Gorki! Futja e udhëheqësit në letërsi të realizmit socialist, është Hop Cilësor në letërsi. Dhe ti e kreve këtë detyrë shkëlqyeshëm. Tashti, në Shqipëri, që ti e sheh me dylbi” (prej Pigalit ndofta) ka pranvera demokratike. Në kapërcyell të viteve ’90-të, Ne e donim një shkrimtar disident. Ti “mjeshtërisht” na e kërkove të pohonim “disidencën” tënde dhe ne, çuditërisht, na vinte turp të mos ta jepnin “titullin” e lypur prej teje dhe dhuruar prej nesh si fansa të tu. Ne “intelektualët” që ishim kavie ideologjikë të diktaturës, menduam se sa “pa gjë”, të kemi një disident dhe të zgjodhëm Ty.

Aferim të qoftë! Na e fute... Madje, ata të vërtetët që guxuan e thyen vargonjtë e diktaturës i quajte “jashtëqitje e kombit”. Ti asokohe, kur vareshin, pushkatoheshin, eliminoheshin, burgoseshin Avzi Nelaj, Bilal Xhaferi, Jorgo Bllaci, M. Myftiu, ishe monument që mbroheshe nga shteti diktatorial. Pastaj, ishe dhe nga Sokaku… Ne fisnikët mediokër gegë, të deshëm si vëllanë tonë toskë. Nuk bëmë ndonjë mëkat, ishim mjeranë që ende nuk na ishte larguar frika dhe, sinqerisht, si mjeshtër në pendë.

Sa shkrimtar i madh je, aq njeri i vogël ke mbetur. Ti, kur hyn në politikë, nga Mal kthehesh në buburrec. Po pse me votën tonë do tallesh ti, gjeniu ynë?! Ke të drejtë se hileja yt prej një shpirti demoniak gjirokastriti qëndron tek një fakt, duke e parë sesa fisnik është Kandidati dhe, pse jo, Kryetari i Bashkisë kryeqytetase, L. Basha, i kërkove atij djallëzisht “Jep dorëheqjen!”, se qetësia dhe rrënimi i vendit varet nga fisnikëria e Lulzim Bashës, duke i dhënë bashkinë z. Rama. Madje, ngul këmbë që Basha “të mos ta marrë pushtetin në tavolinë (!). Po pse ku numërohen votat tona o gjeniu ynë, në maj të mullarit apo në maj të Eifelit!?. Po nuk bëhesh interesant, madje dhe atij çmimit që të del në ëndërr çdo natë i je larguar kaq shumë, ose i “je afruar” me urdhër masonerie.

Na përmendje Ismail Qemalin që dha “dorëheqje”, se ia ka paska kërkuar Europa (!). Po çfarë e gjeti Shqipërinë pasi ay iku? Shkodrën e morri Mali i Zi, Korça u bë Republikë Franceze, Mirdita u bë Republikë Katolike, Durrësi Republikë Myslimane e Toptanit, Vlorën e morri Italia, Dibrën e morën sllavët dhe Shqipëria mbeti nën mëshirën e Cute Gjatës, dhe Shahin Matrakut, (personazhet e tu të preferuar). Mos e ngatërro Edvinin me Cute Gjatën?!.

Shkruan në Letër të Hapur drejtuar Bashës, që për hir të qetësisë, Lulzimi të japë dorëheqjen. Të ha meraku që të ruhet qetësia në vend. Po cila qetësi po të prishet ty, në mes të Parisit apo bijave të tua, që pushteti demokratik ku bën pjesë dhe L. Basha i emëron Ambasadore, ndërsa plot demokratë janë pa punë apo me asistencë.

Ore gjeniu ynë, je në vete apo...?!

Pra, siç shkrova në krye të radhës, të gjitha “Letrat e Hapura” e kanë origjinën nga Gjinokastra(!). Kësaj here, për çudi, Ismail gjirokastriti na e shkroi nga Parisi. Nuk e besova që të ishte e vërtetë. Pandeha se ndonjë emigrant i dështuar e ka pseudonimin “Ismail Kadare”. Dikush më tha: “Je në vete, ore poeti ynë patriot, vetë Ismaili e ka pseudonimin “gjenerali”.

I thirra mendjes më pas dhe u kujtova! Po dhe ky nga “Sokaku i të Marrëve” është. Banorët e qytetit të gurtë Gjinokastrës, vetëm atyre të Sokakut të të Marrëve, që zbrisnin në kadërdhëmet e Palortosë me nallane druri si të azdisur, saqë trokëllima e nallaneve, çmend një qytet i dha emrin banorëve të atij Sokaku, që siç thonë janë dhe kushërinj midis tyre.

Aty linde dhe Ti gjeniu ynë, Kadare. Padyshim gjenitë lindin dhe nga incesti. A nuk ishin nëna e i ati i Enverit kushërinj të parë si ata të tutë!? Po ti, Z. Kadare, a nuk e di sesa shumë (madje më shumë sesa e ke merituar) të kemi dashur dhe respektuar? Të kam thënë dikur, që ruaju mos të zëntë mallkimi gegnor! Kur të mallkon Mirdita, thotë: “Të vdektë fjala!”. Pikë e zezë, ku i pate mendtë kur shkrove atë trahana intelektuale?

Ti sistematikisht i ke rënë në qafë gegëve. اuditërisht gegët të kanë vënë në ballë të oxhakut. Madje, dhe kur shkrove për malësorët trima që kishin hapur bordell(!), apo kur ShtojZo’vallet e Bjeshkëve i fute në Shtëpitë publike. Pah, çfarë mllefi deri në urrejtje ke për ato Bjeshkë. Madje, dhe kur të dhanë titullin e (pa)merituar “Nderi i Kombit”, Ti nga Kulla Eifel, e ulje dhe e ngrije edhe dhënësin e titullit malok! “Fajin” e ka Saliu! Ai të vlerëson, ti ia kthen mjaltin me pështyma! Po a kjo është mirënjohja o gjeniu ynë?

Habitem se si nuk të vjen turp që i shkruan ashtu Lulzim Bashës apo sepse ta emëroi vajzën tënde Besjanën (një fëmijë që kaloi një fëmijëri skizofreneje plot andralla dhe me mungesë edukate maksimale) Ambasadore të UNESCO-s në Paris?! Apo kjo është “mirënjohja” për Bashën? Kur nuk e mban mend ti, ta kujtoj unë, kur i kërkoje Edvinit aparat celular, se i ishte prishur madam Helenës ai “i vjetri” dhe ti, me shpirtin cingun të gjirokastritit tipik, mezi prite të vinte nga “rojet” e Ramës celulari i ri. Tashti, kjo Letra e Hapur, mos është shpërblimi për atë celularin që të dërgoi Rama asokohe?! Po ky Rama i dha اelësin e Tironës Janullatosit, madje dhe Goran Bregoviqit, atij që pozonte me kallash kundra shqiptarëve të Kosovës përgjatë genocidit millosheviçian (!)

Mos harro! Jam malësor kokëshkamb! Jam nip andej nga Kolonja dhe kurrë nuk shkruaj keq për vallezrit jugorë! Ndërsa Ti nuk je lodhur kurrë duke na përfolur dhe shpërfillur, madje dhe fyer. Jam 12 vite më i ri nga Ti, o gjeniu ynë!... Nuk lodhem nga rruga e gjatë dhe e lodhshme e tranzicionit. Por do bëhet Shqypnia Etnike dhe ti do jesh për fatin “e keq” në minorancë, si në këtë “Letër te Hapur”.

Dikush t’u përgjigj që ke gabuar adresë. Unë them që bëre mirë që shkrove “Letrën e Hapur” Lulzim Bashës, se, më në fund, e morëm vesh se ku fle “lepuri”...

Shkrove dikur “Ra ky mort dhe u pamë.”

Unë po të përgjigjem në emrin e Votës sime që, edhe pse nuk jam i detyruar ta bëj të ditur publikisht, u ngrit në kufijtë e vlefshmërisë për Aleancën për Qytetarin. Ndërsa votat për Rrugën e Vetme, kishin biletë njëdrejtimëshe. Ikën dhe nuk u kthyen në fitore. U kthyen në bllokime autostradash, në djegie gomash të konsumuara, u kthyen në protesta urlatorësh e oratorësh të konsumuar prej 1941-shit. Ra, pra, “fitorja” e bojkotuesve! Ra miti i Edvinit dhe betonit.

Ra, pra, vota me notën dhjetë!

Ndaj përfundoi: Ra kjo “votë” dhe u pamë!



228026_220967091266276_100000589607488_850549_7674798_n.jpg
 
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese: "RA KJO VOTE DHE U PAME..."

Jam dakort 100% me iket pergjigje!

Jepni edhe ju mendimet tuaja mbi te!
 
Pe: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese: "RA KJO VOTE DHE U PAME..."

LOL LOL sa qesharak je mo Agim Toçi, ik merr budall se le nam me kete shkrim... Ai eshte nje pêrsonalitet qe vlersohet ne mbare boten erdhe ti i ben moral nje cope morracaku ncncnncnc

PS: kjo teme bashkohet me te tjerat per Kadarene... Faleminderit !!!
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Agim Doçi i shkruan Ismail Kadarese: "RA KJO VOTE DHE U PAME..."

Agim Doçi je shumë krahinor për të qënë një zë që dëgjohesh,vuan akoma ndenjën e inferioritëtit edhe voton PD vetëm edhe për të vetmen arsye se në krye të saj është një verior. ثshtë turp që edhe një ''intelektual'' të tregojë krahinizëm të tillë, ndërsa ne presim të bëhet Shqipëria :( Ik o Agim djali shkruaj ndonjë këngë ti se për to je , mos harro të përmëndësh edhe Saliun nga veriu tek këto këngë. Nexhmia ishte prej Shkodret or ti, edhe Ramizi or ti ,mos i bjer samarit kur nuk arrin dot gomarin.Mos harro, këngët e tua fitojnë çmime të para në RTSH,njeri mediokër dhe sahanlëpirës,ti je më keq se sa Kadare,ai e bënte në një sistem që e përligjte atkivitetin e tij si ''oborrtar'' ti e bën vetëm për të marrë ndonjë çmim në RTSH edhe pse jeton në ''demokraci''.
 
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

Pervec te gjithave ( letrat e Kadarese ) qe do i kuptoja nese do ishin ne krah te njeres apo tjetres pale apo qofte edhe asnjeanese sipas gjykimit te C`donjerit prej nesh, ajo qe nuk kuptoj eshte pse duhet qe mospelqimin tone per dicka ta shprehim me ofendime qe na bejne akoma me te ulet se sa "titulli i politikes".

Ps : Kete e kam vene re ne shum tema e postime ne forum...
 
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

......Mendoj se Kadareja eshte nisur nga qellimi qe ti japi nje zgjidhje ketij ngerci politik qe po na demton te ardhmen e vendit tone.............Kadareja eshte shkrimtri qe i ka dhene ze vendit tone...,dhe kete nuk duhet ta diskutojme sepse eshte e papranueshme....
...por megjithate ne kete situate te krijuar.....kur kundershtari i bashes kerkon te jete ne krye te bashkise me cdo mjet...mendoj se kerkohet urtesi, per te mos radikalizuar situaten se do te jete fatale per vendin.......
.....Po kjo eshte pasoje e mentalitetit te mbrapshte....pavarsisht se si o te zgjidhet problemi i fleteve te votimit te hedhura ne kutin e gabuar.....ketu ka nje problem etik dhe moral...qe Edi Rama nuk arrine ta perceptoje sepse i ka zene syte....marrezia per te mbajtur pushtetin me cdo mjet....kerkon te perfitoje nga nje gabim teknik, per tu vetshpallur fitimtar.....ato flete votimi si do qe te jete, perfaqsojne vullnetin e elektoratit edhe pse per nje arsye apo nje tjeter ndodhen ne kutite e gabuara...nje plitikan i pjekur nuk do ta pranonte nje gje te tille..sepse efektivishte nuk ka marre maxhorancen e votave, pavarsishte gabimit qe ka ndodhur....pastaj ka nje sere procedurash , per te kaluar ne dore te institucioneve qe vendosin...sepse askujt nuk duhet ti hiqet e drejta e ankimimit....atehere vendoset mandati i te zgjedhurit....ndersa ai kerkon te kaloj mbi institucionet dhe eshte qesharake qe mburret se ka fituar me 10 vota diference......
....Per te mos u perballur me marrezine e tij....ndoshta eshte me produktive, ti hapesh rruge budallait ...dhe ta linin ne dore te institucioneve te vendosin per kete pune.....
....Une them se Basha do te fitonte kredibilitet politik ne kete rast...duke treguar pjekuri dhe maturi......
 
Pe: Kadare: Basha, tërhiqu!

Kadare nje emer i madh i botes se letersise, nuk do te thote se eshte i tille dhe ne politik. Momenti i letres, ajo cka letra shprehte dhe menyra se si ajo u percoll lene shume per te deshiruar, pasi letra shume mire mund te ishte kofidenciale, momenti per leter te hapur ishte i papershtatshem, dhe permbajtja e letres dhe kerkesa e saj do te thote te lesh garen pasi nje grup horrash nuk pranojne se kane humbur... Per mua nuk ka sens fare kjo leter..
 
Titulli: Kadare: Basha, tërhiqu!

ky Agim Doci thoshte ne nje Poezi

ku ju fillon shqiptarve rrena,,,
te shqiponja me dy krena,,

nga ktu e tutje,,,un e kam konsideruar si nje njeri qe e ka ne gjak rrenen,,

kte artikullin e tij e kam lexuar,,,por ajo qe me shqeteson mua ka lidhje me disa gjera tjera,,

sepse leshoj nje Mesazh Kadareja,,,,dhe u leshun te gjith duke e komentuar,,,

sikur te ishin duke i kerkuar llogari nje polici,,,qe pse se ke ber detyren kur nuk ke qen ne detyr??

pastaj ne mesazhin e Kadares,,,edhe nje femije me fillore do ta kapte gabimin llogjik,,,

perse duhet ta shfrytezojn kte rast disa njerez,,,si Agimi apo si Fatos Lubonja,,,

per te then se ej Kadare,,,ti e ke gabim,,dhe ja un po ta argumentoj gabimin.

per te ber fam,,duke mbshtjellur Kadaren ??

kte se kuptoj un!! nese problemi dhe lidhja esht tek Rama dhe Basha,,,pse duhet te citohet llogjika e "Kadares" apo (policit),,

per te zgjidhur nyjen ku jan lidhur pretendimet e Rames dhe Bashes per te drejt,
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 1 12.5%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 1 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 12.5%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 37.5%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 1 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 1 12.5%
Back
Top