Ju rrëfej anekset e fshehta të diplomacisë së Enver Hoxhës

Nostra_22

Anëtar i Nderuar
اfarë sekretesh ruhen nëpër arkiva mbi çështjet e marrëdhënieve diplomatike në Shqipërinë komuniste? Deri në fillim të viteve '90 gjithçka ishte mister. Thuajse askush nuk i njihte tentativat e SHBA-ve deri në mesin e viteve '60 për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë e Enver Hoxhës, dhe sigurisht, as faktin se si u vendos një kanal i fshehtë komunikimi mes qeverisë së Hoxhës dhe amerikanëve. E vërteta e incidentit në Kanalin e Korfuzit gjithnjë është keqinterpretuar. Minat e vendosura atje ishin fryt i një bisede të fshehtë në Beograd. Pse Enver Hoxha nuk ftohej në Moskë dhe ç'taktikë ndiqte Josif Broz Tito për të penguar vajtjen e tij atje...dhe cilat ishin angazhimet e Shqipërisë së asaj kohe në çështjen e Kosovës...? Në këtë intervistë, historiani Paskal Milo, një prej autorëve të tekstit të ri të Historisë së Shqipërisë, na shuan shumë kureshtje.
Në vëllimin IV të Historisë së Popullit Shqiptar, që përfshin periudhën e Luftës së Dytë Botërore dhe atë të regjimit komunist deri në vitin 1990, ju jeni autor i pjesës mbi marrëdhëniet e politikës së jashtme. Shumë prej çështjeve trajtohen për herë të parë në këtë tekst historie. Ku i keni hulumtuar dokumentet?
Historia si shkencë është një thesar i pafund kërkimesh, dhe prandaj zanati i historianit është i bukur se gjithnjë është në kërkim dhe zbulon të reja. Në punën time shumëvjeçare si historian kam përjetuar mjaft kënaqësi pikërisht në zbulimin e dokumenteve të reja që ndriçojnë periudha apo ngjarje të veçanta historike. Edhe në hartimin e pjesës për Historinë e Popullit Shqiptar vëllimi i 4-t, ku unë jam autor i pjesës mbi politikën e jashtme të regjimit komunist për periudhën 1945-1990, kam konsultuar një numër të madh dokumentesh të vjela për herë të parë nga ana ime, jo vetëm në Arkivin Qendror të Shtetit, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Brendshme apo edhe të Mbrojtjes, por edhe në arkiva të huaja, si atë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku unë kam punuar për një kohë të gjatë, arkivin e "Foreign Office" në Londër, ku kam punuar një muaj të plotë, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Francës, gjithë muajin janar 1997, në Arkivin e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, ku kam punuar në muajin prill 1994 dhe në arkiva të tjera, siç janë arkivat e vendeve fqinje, madje kam edhe dokumente të marra në arkivat e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Jugosllavisë për periudhën e parë 1945-1948. Më është dashur një punë shumëvjeçare dhe vetëm 160 faqet që kam unë si autor në këtë vepër janë rezultat i një pune 9- vjeçare sistematike, sepse nuk ka pasur deri tani një monografi për politikën e jashtme të regjimit komunist. Ka pasur vetëm disa artikuj shkencorë apo publicistikë për ngjarje të caktuara, dhe për persona të caktuar, por asnjë përpjekje serioze për ta parë të gjithë periudhën në unitetin e saj. Mund të ketë pasur edhe libra të veçantë, por për periudha të veçanta dhe për vende apo marrëdhënie me vende të veçanta. Nga kjo pikëpamje puna që është bërë ka pasur vështirësitë e veta dhe materiali i shkruar është jo vetëm rezultat i një hulumtimi të gjatë dhe të lodhshëm, por është edhe një përpjekje për të bërë përgjithësime për zhvillimet në politikën e jashtme të shtetit komunist, që gjithnjë ishin të lidhura me zhvillimet e brendshme dhe orientoheshin drejt tyre.
Cilat kanë qenë anekset e fshehta të marrëdhënieve diplomatikë në Shqipërinë komuniste?
Duke cituar burimet e shumta arkivore që janë shfrytëzuar për të shkruar këta kapituj të politikës së jashtme, ka aty ngjarje të tilla që janë ndriçuar për herë të parë në vërtetësinë e tyre të plotë. Mund të përmend çështjen e raportit të marrëdhënieve mes fuqi aleate në Luftën e Dytë Botërore, SHBA, Britanisë dhe Bashkimit Sovjetik për Shqipërinë, për mënyrën se si e vështronin ata Shqipërinë në planet e tyre në fund të kësaj Lufte dhe në vitet pas saj.
Një element tjetër i ri që del nga kërkimet arkivore, është edhe raporti që ekzistonte në vitet 1945-1946 mes qeverisë së Hoxhës dhe qeverisë sovjetike, i cili në pamje të parë mendohej se ka qenë një raport marrëdhëniesh të ngushta, siç i ka komentuar historiografia e mëparshme shqiptare. Në fakt, nuk kanë qenë të tilla. Jo se nuk ka dashur Enver Hoxha të ishin të tilla, por sepse ishin sovjetikët ata që e mbanin larg Hoxhën si një njeri që akoma nuk kishte fituar besimin e tyre. Kjo, për shkak të ndërhyrjeve të Titos, i cili thoshte në Moskë se "Enver Hoxha nuk është i besuar". Në atë kohë ai nuk e kuptonte përse nuk ftohej në Moskë dhe shumë vonë e mori vesh se ai që e pengonte të shkonte atje ishte Tito. Një tjetër element i rëndësishëm dhe i ri i ndriçuar nga kërkimet e mia arkivore në Londër, në Moskë, por edhe në arkivat shqiptare, është çështja e incidentit të Kanalit të Korfuzit. Deri vonë, incidenti ishte interpretuar vetëm si përgjegjësi e njëanshme e Britanisë së Madhe që dërgoi anijet e saj të Luftës në Kanalin e Korfuzit, e ku ato ndeshën në mina. Sipas versionit shqiptar, minat ishin vendosur që në kohën e Luftës së Dytë Botërore nga gjermanët. Kërkimet e mia vërtetuan se këto mina ishin vendosur nga anije ushtarake jugosllave në një marrëveshje të fshehtë në qershor të vitit 1946 në Beograd. Kur e zbulova këtë fakt, dhe e botova në gazetat e kohës më 1997, shumë njerëz, mes tyre edhe kolegë të mi historianë, protestuan dhe nuk iu erdhi mirë që e nxora këtë fakt të vërtetë historik.
Në këto dokumente ka mjaft fakte të tjera interesante që dëshmojnë se në periudhën e luftës së Ftohtë, regjimi komunist në politikën e jashtme herë pas here ka tentuar të vendosë marrëdhënie diplomatike me SHBA dhe Britaninë e Madhe, të cilat kanë qenë tepër të fshehta dhe të mbuluara përmes propagandës komuniste të kohës me sloganet e njohur të imperializmit.
Me interes është në mënyrë të veçantë dhe e trajtuar për herë të parë, çështja se si u prit në botën perëndimore prishja shqiptaro-sovjetike në vitet 1960-1961. Ka shumë materiale të reja, që janë reflektuar në studim për mënyrën se si kjo u trajtua në kancelaritë e huaja perëndimore të Washingtonit, të NATO-s dhe në vendet fqinje. Në debatet që janë zhvilluar mes tyre, të bën përshtypje interesi i madh që treguan amerikanët në atë kohë. Madje, u arrit që ata të ndërtonin një kanal komunikimi të posaçëm sekret me qeverinë shqiptare të asaj kohe dhe u hodh ideja për të vendosur edhe marrëdhënie diplomatike. Por, pas pranverës së vitit 1962 nuk u shkua më tej. Kjo, edhe për faktin se Enver Hoxha nuk arriti të bëhej një Tito i dytë në botën komuniste e të orientohej nga Perëndimi. Ishte koha kur ai u prish me sovjetikët, dhe gjeti një aleat të largët, Kinën komuniste, me të cilën e lidhi Shqipërinë për gati 15 apo 16 vite të tjera. Ka shumë interpretime të reja në tekst për politikën e jashtme të shtetit shqiptar, por që nuk është vendi për t'i cituar të gjitha. Veçanërisht në vitet '80 ka çështje që janë me shumë interes për t'u studiuar dhe që reflektohen në libër, siç kanë qenë përpjekjet për të zgjidhur problemin e arit monetar shqiptar; çështja e dëmshpërblimeve nga Gjermania apo përpjekjet që bënin amerikanët dhe sovjetikët për të vendosur marrëdhënie diplomatike me Shqipërinë dhe refuzimi kategorik që iu bënte Hoxha këtyre përpjekjeve.
ثshtë folur shumë për izolimin e Shqipërisë si një nga tiparet karakteristike të regjimit. Si është pasqyruar kjo karakteristikë?
Në libër kjo pasqyrohet mjaft qartë. Enver Hoxha i refuzonte të gjitha ofertat që i bëheshin për hapje në adresë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës ose i kondiciononte kur vinte puna tek Britania e Madhe dhe Gjermania për çështje që ishin në diskutim, si ari monetar apo çështja e dëmshpërblimeve. Por, shkonte edhe deri aty sa shpesh herë diplomacia shqiptare jo për faj të saj, por për shkak të orientimit ideologjik, kryente edhe veprime groteske duke mos u dhënë dorën diplomatëve të huaj ose duke iu kthyer shpinën, veprime të cilat raportoheshin në Tiranë si arritje dhe "heroizma" të diplomatëve shqiptare. Veprime të tilla i vinin ata në një pozitë qesharake para të tjerëve, por ishin të detyruar ta bënin, sepse kështu ishte urdhri nga udhëheqja shqiptare, e cila nuk donte asnjë lloj takimi me diplomatë amerikane dhe sovjetikë.
A ka ngjyrime pozitive në gjykimin e këtyre çështjeve?
I gjithë vështrimi që i është bërë periudhës në politikën e jashtme është i mbështetur thellësisht në interpretimin e dokumenteve dhe nuk ka influenca dhe paragjykime politike dhe ideologjike. Pikërisht, duke u nisur nga ky këndvështrim janë nënvizuar edhe disa qëndrime në politikën që kanë qenë dhe mbeten të respektueshme, kombëtare dhe të vlefshme. Në tekst ato janë ndriçuar për aq sa u takon në frymën pozitive duke i zhveshur nga keqpërdorimi ideologjik që iu bëhej në kohën e regjimit nga politika, por edhe nga historiografia e kohës. Në këtë rast mund të përmendim, për shembull prishjen me sovjetikët, prishjen me kinezët, çështje që në një mënyrë ose tjetër janë trajtuar në të kaluarën si rezultat i përplasjeve ideologjike, por që në fakt kanë pasur një kontekst tjetër. Për shembull, prishja shqiptaro -sovjetike tani interpretohet më shumë si një përpjekje e Enver Hoxhës për të shpëtuar regjimin e tij dhe qëndrimin e tij në pushtet, se sa si një konflikt ideologjik, siç është paraqitur deri vite më parë. Po kështu, dalja e Shqipërisë nga Traktati i Varshavës mbetet një vepër me rezonancë kombëtare, sepse preu urët juridike të një intervencioni të mundshëm sovjetik pas pushtimit të اekosllovakisë në gusht të vitit 1968. Kjo i shërbeu jo vetëm Shqipërisë, por i shërbeu edhe botës perëndimore, ashtu siç i shërbeu edhe largimi i nëndetëseve sovjetike pas prishjes shqiptaro-sovjetike në vitin 1961. Pra, ka disa ngjarje në politikën e jashtme të shtetit shqiptar në kohën e komunizmit, që sado të shahet regjimi për natyrën e tij, për diktaturën, për rrethimin e egër, për luftën e tmerrshme të klasave, mbeten në fondin pozitiv të historisë.
Të flasim pak për Kosovën. Cilat ishin lëvizjet diplomatike lidhur me të?
اështja e interesimit për Kosovën ka qenë mjaft e angazhuar, sidomos pas vitit 1968, kohë kur ka pasur një strategji për Kosovën. Ka ende dokumente të pashfrytëzuara në Arkivin Qendror të Shtetit që e kanë burimin nga Arkivi Qendror i ish-Partisë së Punës, ku evidentohet angazhimi për çështjen e Kosovës. Jo vetëm ato çka janë thënë publike në Kongrese apo në artikuj, por në programe dhe studime konkrete e në kanale komunikimi me shqiptarë të Kosovës brenda dhe jashtë saj për të mbajtur të gjallë frymën, për të punuar, që në një të ardhme Kosova të mund të ecte në atë rrugë që ajo eci. Veçanërisht pas viteve '70 me fillimin e viteve '80, ka një intensifikim të politikës së shtetit shqiptar për të punuar me Kosovën. Kjo jo vetëm me masat që u morën brenda në Shqipëri të karakterit organizativ, institucional dhe më gjerë. Në fushën diplomatike, çështja e Kosovës u bë një nga çështjet më të rëndësishme në trajtimin e problemeve nga diplomacia shqiptare e kohës dhe ky angazhim vjen duke u rritur deri në vitin 1990.
I kthehemi dhe njëherë synimeve të aleatëve. Nga një anë ishte Bashkimi Sovjetik dhe orientimi drejt bllokut komunist, e nga ana tjetër SHBA dhe Perëndimi. Si mendoni ju, cilët ishin faktorët që përcaktuan vendosjen përfundimtare të regjimit komunist në Shqipëri?
Faktorët që përcaktuan fitoren e komunizmit në Shqipëri janë të brendshëm, sepse ishte Partia Komuniste ajo që luajti rolin kryesor në organizimin e rezistencës dhe të luftës Antifashiste Nacional-اlirimtare në Shqipëri. Ka pasur dhe ka debate për rolin e kësaj partie gjatë luftës dhe është më se e drejtë të ketë, por mes shkencëtarëve, mes historianëve, dhe jo mes injorantëve të historisë. Në këtë kuadër, ishte shumë vendimtare arsyeja se përse u vendos regjimi komunist në Shqipëri. Fuqitë e mëdha aleate, në radhë të parë Britania e Madhe dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës e pranuan regjimin e Enver Hoxhës në fund të Luftës së Dytë Botërore, sepse e kishin ndihmuar edhe gjatë saj, përmes misioneve të tyre ushtarake, me furnizime ushtarake, madje edhe me para për të forcuar rezistencën në prapavijat e luftës me pushtuesit italianë dhe gjermanë. Kjo, sigurisht iu shërbente synimeve strategjike të Kombeve të Bashkuara në luftën kundër fashizmit. Në fund të luftës, edhe amerikanët edhe anglezët ishin të detyruar të pohonin dhe të pranonin supremacinë e komunizmit dhe të frontit nacional-çlirimtar, sepse vetë ata në terren e kishin parë. Ka raporte të detajuara të misioneve anglo-amerikane në Shqipëri në atë kohë që, si forcat e Ballit Kombëtar ashtu edhe ato të Legalitetit bashkëpunuan me gjermanët. Anglezët dhe amerikanët disa herë i kishin paralajmëruar që të mos e bënin një veprim të tillë, por në fund ata u detyruan t'i braktisin, sepse nuk kishin çfarë t'u bënin. E vetmja ndihmë që iu dhanë, ishte se i morën një pjesë të tyre me anije dhe i larguan për të mos rënë viktima të kundërshtarëve të tyre politikë komunistë që duket se po vinin në pushtet. Arsyeja e tjetër që favorizoi ardhjen në pushtet të komunistëve në përfundim të Luftës së Dytë Botërore, ishte se vetë Fuqitë e Mëdha dhe veçanërisht Britania e Madhe dhe Bashkimi Sovjetik, bënë ndarjen e sferave të influencës në Ballkan. ثshtë njohur edhe është zbuluar në fund, madje pjesën e ndarjes për Shqipërinë e kam zbuluar vetë në Arkivin e "Foreign Office" në Londër, që në tetor 1944, kur Shqipëria gati po çlirohej, në Moskë اurçilli dhe Stalini ndanë vendet e Ballkanit me përqindje sipas sferave të influencës. Shqipërinë e ndanë 50 për qind me 50 për qind. Por, duke qenë se Britania e Madhe mori përparësi Greqinë dhe në Jugosllavi u ndanë 50 për qind me 50 për qind sferat e influencës, për rrjedhojë edhe në Shqipëri mbeti në këto raporte. Madje, në ndarje, Stalini me اurçillin e kishin harruar Shqipërinë. Ndarja e vendit tonë është bërë një ditë më vonë nga dy ministrat e jashtëm respektivë të kohës, nga Molotovi dhe Ideni. Këta kanë qenë faktorët kryesorë të cilët përcaktuan në Shqipëri vendosjen e regjimit komunist. Në vendet e tjera po t'i krahasojmë me Shqipërinë, faktori i parë përcaktues ka qenë ardhja e ushtrisë sovjetike në këto vende dhe imponimi i regjimeve komuniste, siç u bë në Bullgari, Rumani, اeki, Hungari, Poloni e vende të tjera të Europës Lindore, që krijuan më vonë bllokun komunist.
Mes politikës dhe historisë, e keni ruajtur distancën që i nevojitet kësaj të fundit?
Asnjëherë nuk i kam parë bashkë këto dy angazhime të mëdha të miat. Janë gjithnjë shumë i përkushtuar ndaj historisë dhe tani që po flasim, orë të tëra të natës punoj duke shkruar, sepse kam disa projekte në duar, prej të cilave dy do të dalin së shpejti nga botimi. Nuk i ngatërroj, sepse historia është pasioni im i madh i jetës, ndërsa politika është një angazhim qytetar i ditës dhe i përkohshëm. Nuk bëj koncesione në të shkruarit e historisë për shkak të angazhimit dhe përkatësisë sime politike. Nuk e shfrytëzoj politikën për të keqinterpretuar historinë. Do të ishte mëkat po qe se do ta bëja. Nuk ia fal vetes dhe nuk e bëj dot këtë koncesion.

G.Shqiptare
 
Titulli: Ju rrëfej anekset e fshehta të diplomacisë së Enver Hoxhës

Bukur, bukur... por Milo ja fut kot kur thote qe komunizmi u vendos ne Shqiperi sepse aty i takoi Shqiperia ne zonat e influences.

Ne Shqiperi triumfoi komunizmi, sepse ishte e vetmja force perparimtare e momentit, e vetmja force qe luftoi per liri, qe nuk bashkpunoi me nazizmin, dhe qe beri lufte te organizuar me se miri duke numeruar mbi 70 000 partizane, dhe qe ne fund te luftes triumfuan krejt te vetem, pa ndihmen nga jashte, sic thote Miloja. Tani, kontakte me anglo amerikanet gjate L2B, ka patur. Ky eshte fakt. Ka patur edhe bashkepunim ne fushen e zbulimit dhe te taktikes dhe informacionit, qe ka qene i ndersjellte... por ndihme tjeter... ? Te pakten fare si ndihma qe mori Greqia, e cila u clirua teresisht nga Anglo-amerikanet.

Pika tjeter, zoti Milo, eshte se Anglo Amerikanet nuk lane gje pa bere, por e them, GJE PA BERE qe Shqiperia te mos pranohej ne OKB! E nuk kishte si te mos, jo triumfonte komunizmi, por qe partia komuniste e atehershme te mos orientohej nga blloku lindor. Ndoshta nuk do ishte gabim sikur t'i tregohej shqiptareve pse Amerikanet dhe anglezet ishin mbeshtetesit kryesore te pretendimeve Greke per Vorio Epirin.

Gjithashtu, nuk do ishte gabim t'u tregohej shqiptareve se pse Anglia dhe Amerika (e para kjo) ne konferencen e paqes ne Paris, nuk e pranonin pranine e Shqiperise, dhe deklaronin gjithmone qe Shqiperia ishte aleate e Nazizmit, dhe pse Shqiperise nuk iu njoh roli ne L2B, dhe pse nuk u konsiderua vend Aleat.

Pse Shqiperia nuk duhej te demshperblehej nga Gjermania, kur Greqia dhe Italia (dy bashkpuntore te ngushte te nazizmit) u demshperblyen majmerisht.

Pse Shqiperia, jo vetem nuk duhej te demshperblehej nga Italia, por, perkundrazi, i detyrohej demshperblime lufte Italise.

Pse Shqiperia u pranua ne OKB ne 1954, me sponsorizim eksluziv Jugosllav, me mbeshtetje vetem nga blloku i lindjes, kryesisht nga BS dhe Polonia?

Keto gjera duhen thene o zoti Milo, se nuk jane pa rendesi.

Pra, a jane pak aresyet qe Shqiperia te orientohej nga blloku Sovjetik? (po e quaj te tille)

Nese keto nuk mjaftojne, mund te vazhdojme te permendim shkeljet e kufirit, te perditshme nga forcat monarko-fashiste greke, te mbeshtetura nje me nje nga komanda angloamerikane ne Greqi, dhe mbeshtetja e vetme qe i vinte Shqiperise, ishte te pakten nje "inkurajim"[dhe zotim ushtarak] nga Jugosllavia (qe donte ta gllaberonte per vete, apo me vone dhe nga Stalini)

Apo per te mos permendur me kryesoren: populli i donte komunistet ne ate kohe, edhe sepse ata identifikoheshin me UNC, ne rradhet e se ciles pak a shume u angazhua i gjithe populli. Pra, nese flasim nga ana demokratike, komunistet e meritonin pushtetin, dhe pushteti iu dha nga populli. A ka me demokratike se kaq? Pse Amerika nuk e pranonte vullnetin e popullit shqiptar?

Si te mos orientoheshin nga blloku Sovjetik pastaj? Gafat i ka bere vete perendimi, duke mos lene gur pa luajtur qe Shqiperia, duke mos patur frike se gaboj kur e them, te zhdukej fare.

.............

Per incidentin e kanalit te Korfuzit, Anglezeve u eshte bere mjaft e qarte qe minat jane vene nga Jugosllavet. Anglezet nuk eshte se nuk e kuptuan mesazhin, por u duhej dicka qe te kapeshin me Shqiperine.

.............

Per punen e "interesit" amerikan per Shqiperine...

Nuk eshte aspak i vertete zoti Milo. Nuk e di se ku i ke gjetur "dokumentat", apo meqe ke qene ne Amerike, mund te thuash se ke gjetur c'te duash.

Pas prishjes me Sovjetiket, Shqiperia ka qene e vetmja qe ka bere perpjekje per t'u lidhur me perendimin, ne rradhe te pare me Ameriken dhe Angline.

Eshte kontaktuar gjenerali i forcave Amerikane ne Itali (Napoli me duket) permes ambasades sone ne Rome dhe me ndermjetesimin e nje subjekti italian, nepermjet telegrameve. Gjenerali nga ana e vet ka treguar interes, cuditerisht, por Washingtoni zyrtar, AS S'E KA RRUAJTUR FARE!

Dhe nuk eshte e vertete qe paska patur perpjekje amerikane. Perpjekja Amerikane fillon dhe mbaron me korrespondencen dhe udhezimet qe kerkonte nga Washingtoni gjenerali amerikan ne Napoli. Kjo nuk dmth kurrsesi se ata paskan hedhur hapin e pare; as a matter of fact,(ne fakt) ata nuk hodhen absolutisht asnje hap. Motivacioni? "C'na duhet Shqiperia?" - "tani qe u prish dhe me Ruset, tani na intereson edhe me pak".

me modesti do te thosha, me disa aresye qe ke permendur aty, as nuk i je afruar fare ceshtjes qe do te shpjegosh. Po ndoshta nuk te dilte dhe intervista, kjo eshte normale. Ndoshta ne liber e ke detajuar me mire dhe ne interviste nuk dhe permbledhjen qe duhej.

Respekte.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top