Lauri
Anunnak
"NON PLUS ULTRA"
Të shkosh përtej kufirit, sipas etikës së Grekëve të lashtë, ishte një fakt shumë serioz që nuk tregonte vetëm një qëndrim arrogant, por përbënte një formë reale të injorancës. Pamundësia për të qëndruar në vendin e vet, dhe për të thyer rregullat dhe ligjet e Përendive.
Shprehja latine "non plus ultra" ose "nec plus ultra" që do të thotë "jo më tej", përdoret zakonisht edhe sot për të treguar një kufi maksimal dikujt për një zone apo edhe rezultati më i mirë që mund të arrihet në karrierë o diçka specifike (Psh: non plus ultra e virtytit, mirësisë, inteligjencës etj). Si kompliment për rezultatet e larta të arritura, por edhe si një kufi limit, ku më tej nuk duhet të shkosh.
Thënia ndonjëherë përdoret gjithashtu në një kuptim ironik dhe nënçmuesë ; psh .: non plus ultra e injorancës, moralit, paturpësisë: deri aty e nuk shkon më tej.
Termi vjen nga mitologjia, sipas së cilës shprehja ishte gdhendur nga Herkuli në malet Calpe dhe Abila, të ashtuquajturat Shtyllat e Herkulit (ngushtica Gibilterra) e krijuar nga ai vetë, për t'u thënë njerzëve si pika ku mbaron bota, përtej së cilës nuk mund të shkojë askush...!
Por dikush ka kurajo dhe tenton të thyej limitin e vendosur, dhe me ambicie e kurajo të kalojë jashtë imagjinatës dhe kompetencave humane.
Siç bëri Odisea duke thyer ligjet e Poseidonit. Përendia e detit.
Në kohët më moderne kemi Cristoforo Colombo, që thyen mitin mitologjik të Herkulit "non plus ultra" dhe zbulon Amerikën duke u shtyrë thellë në ujërat e Atlantikut. Duke zbuluar kështu një kontinent të ri. Amerikën
Ju është dhënë rasti t'i tregoni një kufi dikujt?
Apo ku do e përdornit "non plus ultra" ju.
Në karrierë, në shoqëri, miqësi, në punë, lidhje dashurie...?
Nqs ju futa sado pak në temë, thyeni edhe ju kollonat e Herkulit dhe na tregoni "non plus ultra" sipas këndvështrimit që keni në limitin e gjërave.
By Lauri anunnak