"Jo më tej"

Lauri

Anunnak
"NON PLUS ULTRA"

Të shkosh përtej kufirit, sipas etikës së Grekëve të lashtë, ishte një fakt shumë serioz që nuk tregonte vetëm një qëndrim arrogant, por përbënte një formë reale të injorancës. Pamundësia për të qëndruar në vendin e vet, dhe për të thyer rregullat dhe ligjet e Përendive.
61f09d5b225cdabd1a8eb150fe20c2ac.jpg
Shprehja latine "non plus ultra" ose "nec plus ultra" që do të thotë "jo më tej", përdoret zakonisht edhe sot për të treguar një kufi maksimal dikujt për një zone apo edhe rezultati më i mirë që mund të arrihet në karrierë o diçka specifike (Psh: non plus ultra e virtytit, mirësisë, inteligjencës etj). Si kompliment për rezultatet e larta të arritura, por edhe si një kufi limit, ku më tej nuk duhet të shkosh.
Thënia ndonjëherë përdoret gjithashtu në një kuptim ironik dhe nënçmuesë ; psh .: non plus ultra e injorancës, moralit, paturpësisë: deri aty e nuk shkon më tej.
153px-La_Nuit_merveilleuse_ou_le_Nec_plus_ultra_du_plaisir,_1800_-_figure_4.jpg
Termi vjen nga mitologjia, sipas së cilës shprehja ishte gdhendur nga Herkuli në malet Calpe dhe Abila, të ashtuquajturat Shtyllat e Herkulit (ngushtica Gibilterra) e krijuar nga ai vetë, për t'u thënë njerzëve si pika ku mbaron bota, përtej së cilës nuk mund të shkojë askush...!
98c97ddb28c5919b7257ed9b5cd386e5.jpg
Por dikush ka kurajo dhe tenton të thyej limitin e vendosur, dhe me ambicie e kurajo të kalojë jashtë imagjinatës dhe kompetencave humane.
Siç bëri Odisea duke thyer ligjet e Poseidonit. Përendia e detit.
unnamed (10).jpg
Në kohët më moderne kemi Cristoforo Colombo, që thyen mitin mitologjik të Herkulit "non plus ultra" dhe zbulon Amerikën duke u shtyrë thellë në ujërat e Atlantikut. Duke zbuluar kështu një kontinent të ri. Amerikën
3056255.jpg

Ju është dhënë rasti t'i tregoni një kufi dikujt?
Apo ku do e përdornit "non plus ultra" ju.
Në karrierë, në shoqëri, miqësi, në punë, lidhje dashurie...?

Nqs ju futa sado pak në temë, thyeni edhe ju kollonat e Herkulit dhe na tregoni "non plus ultra" sipas këndvështrimit që keni në limitin e gjërave.🤷

By Lauri anunnak ;)👍
 
Tani tema eshte shume e thelle.
Po,gjate jetes sime shpesh here jam gjendur perball situatave dhe njerzve,ndoshta qe kam vlersuar,qe i kam bere te qarte rreptesisht deri ketu!
Si person mundohem gjithnje mos te kaloj kufirin ndaj askujt.
Sa per punen jeten,eh ja kam njohur kufijte vetes,ka pas faza qe kam thene deri ketu eshte kufiri i im,por cuditrisht perball kufijve te nje situate njohim tek vetja kufinjet e rinje,kjo eshte magjia e jetes!
Mendimi im modest,sepse tema sic e thash eshte filozofike dhe sbesoj qe kemi dicka aq sociale dhe te vlefshme per shoqerine njerzore,qe mund ta ndajme ketu.
 
@Soulmind nuk hyn dot këtu 😜 është "non plus ultra" për kush nuk din notin.😁
Shumë thellë thotë nevi 🙈
 
Sa e thellee 😝 mos u trembni pse ka vendos Odise e Herkul Lauri.
Ne gjuhen tone popullore tema do perkthehej: a ti shtrijme kembet sa kemi jorganin apo zgjati sa te mundemi? se ben vaki copa qellon elastike edhe zgjatet aq sa te ti mbuloje. 😁😁

Kam guxuar ne ca gjera ne jete dhe ja kam arrit. Thjesht smund ti ndaj dot ketu 😁 ose po ma dha truri ndonjehere edhe i shkruaj. 😁😁
 
Me një fjalë të ka ndodhur të thyesh limitet e mundësisë. Ke pasur kurajo të Uliksit 😁👍
 
Me një fjalë të ka ndodhur të thyesh limitet e mundësisë. Ke pasur kurajo të Uliksit 😁👍
Limiti nuk eshte tjeter vecse nje vije qe ne e vendosim vete kshuqe eshte relative dhe han diskutim me vete 😁
 
Ju është dhënë rasti t'i tregoni një kufi dikujt?
Unë jam një njeri që nuk i prishja qefin askujt.
Madje aty ku duhej të thoja jo,kam thënë po:):)
Gjithsesi kisha një të njohurën time që dëshironte ti mbaja fëmijën sa herë kishte nevojë.
Ose ti bëja ndonjë punë shtëpie.
Mirpo un isha në shkollë edhe doja të dilja.
Gjithsesi vjen çasti dhe i them jo.
Më vjen keq por un nuk jam dado edhe nuk kam ardhur për të qenë shërbysja jote.
Nejse un ngela se ngela e keqe :):)
 
Sipas Dante Alighieri Uliks thyen rregullat e Përendive duke kaluar përtej kompetencave humane, përtej kufijve për të njohur dhe hapur horizontin e dijeve... Për të njohur gjëra të reja..
Më bën përshtypje prezantimi i Uliksit me qeleshe 😬👍
FB_IMG_1654955431587.jpg
 
“Rregullat janë për t’u thyer” ka qenë dhe është një pjesë e natyrës sime butësisht të revoltuar.
Kam thyer edhe rregullat e vetes, duke bërë të tjerët të ndihen mirë, por me skadencë.
Kam thyer edhe rregullat e punës, sepse kam vetëvlerësuar momentin dhe veprimin, krejt të kundërt nga njëri tjetri.
Poashtu edhe ato politike dhe gati hëngra burgun.
Për dashuri më mirë mos flas 😬
I vetmi rregull që do provoja kurrë mos e thej, është ai i - mirësjelljes.
 
Desa rebele e "jo më tej".🙈
Desa përtej kufijve 👍
 
Ne jete mund te thyej cdo rregull vec atij te respektit e miresjelljes. Kur ato kufij kalohen STOP! Ska me tej me mu!
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Kur flet shpirti.

    Votat: 6 27.3%
  • 2-Buzëqeshje Maskuar.

    Votat: 12 54.5%
  • 3-Jam femër.

    Votat: 2 9.1%
  • 4-Je ti Nënë.

    Votat: 1 4.5%
  • 5-Ne duart e kohes.

    Votat: 1 4.5%
Back
Top