Jeta ime ne krah te Saliut

Bashkeshortja e kryeministrit ne nje rrefim per jeten e saj, nostalgjia e viteve te punes si pediatre, politiken, fushatat elektorale dhe "fiksimi" per veshjet firmato Liri Berisha. eshte nje shprehje e njohur qe thote qe prapa çdo burri te suksesshem dhe Sali Berisha eshte nje politikanet me te suksesshem te ketyre 20 viteve, ashtu siç ka qene edhe nje nga mjeket e suksesshem deri ne vitin 1990 ne Shqiperi, qendron nje grua e zgjuar edhe e forte.

Ne kete udhetim tuajin 20-vjeçar te pjeses politike te bashkeshortit tuaj, kush kane qene disa nga ato momentet me te bukura dhe te veshtira qe kujtoni veçanerisht...?

Deri ne vitin 1990 kam qene nje mjeke pediatre e perkushtuar per pacientet e mi te vegjel te zones qe mbuloja. Pas viteve '90-te, sigurisht qe jeta ime u be me e larmishme, kishte mjaft ndryshime, ndryshime te cilat mund te them qe me kane ndryshuar edhe mua ne drejtim te vleresimit te problemeve, ne drejtim te raportit me njerezit, ne drejtim te mesimit te shume gjerave te reja...

Ju thate qe e kujtoni po me aq nostalgji edhe periudhen qe keni qene pediatre...

Ka qene periudha me e bukur, ka qene periudhe qe e kam dashur shume profesionin tim, kam gjetur çlodhjen, gezimin, mundimin, kenaqesine e jetes sime ne profesion, ka qene vertete, tani e kujtoj me shume nostalgji, pasi kam gati nje vit qe jam shkeputur nga ky profesion.

Kush jane momentet me te bukura qe ju kujtoni gjate ketyre 20 viteve te bashkeshortit tuaj politikan?

Gjate ketyre viteve kam pasur momente vertete te bukura, ka pasur dhe momente te veshtira. Nder momentet e veshtira do te permendja ate qe ka qene veshtiresi per te gjithe shqiptaret, viti 1997. Ndersa momentet e bukura kam pasur fatin te jem deshmitare ne realizimin e shume evenimenteve, te cilat ngelen ne jete te skalitura, siç eshte nderrimi i sistemit, eshte pavaresia e Kosoves, hyrja ne NATO, MSA, ne Keshillin e Europes. Domethene, jane evenimente, te cilat te krijojne emocione te pashlyeshme, jane emocione te cilat nuk mund te shlyhen nga jeta e nje njeriu.

Ka nje perjetim publik, pasi zoti Berisha qofte ne nderrimin e sistemeve, ka qene protagonist absolut per rikthimin e pluralizmit politik ne Shqiperi, qofte per fitoren e pare Partia Demokratike, por edhe te gjithe ato evenimente qe ju thate.

Ne shtepi ka nje ndryshim ne perjetimin e ketyre emocioneve nga ai perjetim publik qe behet, qe eshte i percjelle permes pamjeve filmike nga zoti Berisha, apo eshte i njejte ky gezim.

Ka nje perjetim ndryshe?

Po, sigurisht. Pa dyshim qe çdo vend politik kur diskutohet ne shtepine e nje politikani eshte gjithmone me prezent, diskutohet, perjetohet.

Vazhdojne dhe bisedat politike...

Sigurisht ne shtepine e nje politikani diskutohen dhe probleme te tjera, diskutohen probleme familjare, diskutohen shqetesime te ndryshme, por politika eshte e pranishme, nuk shmanget dot.

Pavaresisht se Sali Berisha eshte ne shtepi dhe prind dhe gjysh, por prape nuk shmanget politika.

Sigurisht. Duke qene se bisedat tuaja politike nuk jane te ndara nga jeta familjare, madje, besoj se nuk dihet ku fillon njera dhe mbaron tjetra, dhe anasjelltas, per shkak te nje angazhimi kaq te madh.

اfare e ka gezuar me shume Sali Berishen nga arritjet e tij politike gjate ketyre 20 viteve?

Ka pasur arritje, te cilat nuk jane nje, por jane disa. Pluralizmi ka qene nje arritje qe e ka gezuar, nje nga arritjet me emocionante. Qe e kemi perjetuar ndoshta edhe familjarisht shume me teper ka qene pavaresia e Kosoves, hyrja ne NATO, deshira e madhe per ne BE, liberalizimi i vizave, MSA-ja, po ato qe permenda pak me lart per veten time.

Zoti Berisha ka lene te kuptohet publikisht disa here qe vetem zoti mund ta largoje nga politika, ne kuptimin qe jeta e tij tashme dhe fati i tij ne jete eshte politika, deri ne fund. Madje ka thene edhe qe 30 vite te tjera do te jete ne politike. A keni ju nje deshire qe ne nje moment te caktuar qe pasi te arrije ndoshta edhe endrrat e tij me te medha ne politike te thuhet stop dhe ju te vazhdoni jeten tuaj jashte politikes, gjithsesi me te gjithe ato arritje dhe mosarritje...

Politika eshte nje mision dhe pasion per Sali Berishen. Kete pyetje nuk ia bej vetes sime, keshtu qe atij nuk ia bej kurre. Politika eshte nje mision dhe pasion i tij, nuk mund te mendosh qe t'i heqesh Berishes misionin dhe pasionin e tij, e mbeshtes ne te gjitha mendimet dhe veprimet e tij.

Ju e keni mbeshtetur ne te gjitha zgjidhjet e veshtira qe i duhet nje bashkeshorti te marre ne jete, per shembull, nderrimi i profesionit nga mjek ne politikan, apo edhe ne kete vendim per te vazhduar deri ne fund qenien e tij ne politike...

Ne diskutojme çdo problem familjar, çdo shqetesim familjar, por edhe shqetesime te tjera ndahen se bashku. Sigurisht qe e kam mbeshtetur ne te gjitha vendimet qe ai ka marre ne politike, ne profesion, kemi pasur rruge te perbashket dhe kemi qene mbeshtetje e njeri-tjetrit.
Thuhet shpesh qe politikanet perveç keshilltareve, perveç stafeve te tyre, per shkak edhe se jane qenie familjare, konsultohen edhe me familjaret e tyre, kjo eshte krejt normale.

Ju jeni nje nga keshilltaret e zotit Berisha per vendime te rendesishme?


Ne keshillohemi per shume probleme familjare dhe shqetesimet qe lindin i ndajme bashke.

Gjate fushatave elektorale une kam pasur rastin t'ju takoj neper Shqiperi, ku ju keni qene bashke me zotin Berisha, e ndiqni gjithmone ne fushate elektorale, apo ndodh qe e ndiqni edhe nga ekranet e medieve, nga televizoret, nga gazetat?

E kam ndjekur pothuajse ne te gjitha fushatat elektorale, mund te them qe jam pjese e çdo fushate elektorale. Une bej pjese aktive ne fushaten elektorale. Ne te gjitha fushatat elektorale kam qene prezent.

Duhet te jeni me prezent, sepse politikani Berisha ne kete periudhe eshte edhe me shume i angazhuar, dhe me i stresuar, ka me shume nevoje per kujdes...

Jo vetem kjo pjese, jane pjese e fushates.

Keni bere publike keshtu nje element qe ju nuk jeni shprehur dhe gjithmone e kam menduar qe nje pjese e suksesit ka qene edhe prania juaj prane Kryeministrit...

Nuk mund te them qe pjese e suksesit ne fushate ka qene Liri Berisha, por ka qene pjese e fushates elektorale.

Do te doja te kaloja ne nje pjese tjeter. Sa rendesi i kushtoni pamjes suaj te jashtme?

Eshte shume e rendesishme per nje grua te kete nje luk te pranueshem, perpara vetes, perpara familjes, perpara shoqerise, eshte mjaft e rendesishme qe lukun ta paraqese brenda nje kornize sa me mire. Por, duke u bere person publik, mendoj qe perkujdesja shtohet akoma edhe me teper. Per sa i perket veshjes, ne kemi qene ai brez qe nuk kemi pasur veshje firmato apo bizhu, kemi qene brezi qe kemi deshiruar, por qe nuk i kemi pasur. Megjithate, ne veshjen time kam krijuar stilin tim, vishem me ate qe me pelqen dhe me shkon, mundohem te jem e pranueshme per te gjitha shtresat shoqerore qe ka vendi. Pasi e di qe ne veshjen time, duke qene nje njeri publik, nuk jam vetem me vetem Liri Berisha, por perfaqesoj te gjitha keto shtresa qe shoqeria ka. Duke u kujdesur per lukun tuaj, thate qe keni nje stil tuajin, ai vihet re lehtesisht tek pjesa zyrtare te pakten, qe eshte stili klasik.

Keni nje ndarje, gjate kohes qe jeni ne publik dhe ne angazhimet publike, me veshjen jashte angazhimeve publike, ne fundjave?

Sigurisht qe ne momente te veçanta duhen veshje te veçanta. Jo vetem pushimi, aktiviteti jashte politikes, por edhe takimet jashte te kerkojne nje paraqitje krejt tjeter. Mundohem te jem e kujdesshme ne kete drejtim, te jem sa me korrekte dhe sa me brenda kornizes. A ka qene nje moment i veçante, ku realisht mund te jeni shqetesuar per te qene ne lartesine e duhur, per ta perfaqesuar Shqiperine nepermjet te qenit gruaja e Kryeministrit te ketij vendi ne nje takim te veçante me zonjen Bush, ose me dike tjeter...

Kujtoni diçka te tille?

Nuk mund te them ne takime me keto zonjat. Por, ne fillimet e para, kur Saliu ishte President dhe Shqiperia doli nga nje varferi, sigurisht qe me shqetesonte menyra e zgjedhjes se veshjes sime kur dilja jashte. Por, nuk them se me ka shqetesuar shume, sepse gjithmone brenda nje kuadri jam munduar te paraqitem sa me thjeshte dhe sa me pranueshem. Nuk me ka shqetesuar shume problemi i firmatos, ai eshte i domosdoshem ne disa raste. Kam degjuar komente te tilla, qofte edhe nga bashkeshortja ime, qe çfare firme do te jete kjo, çfare parfumi perdor zonja Berisha, ose kepucet, siç kane qejf grate deri tek detajet e imta.

Keni ju firma te veçanta?

Sigurisht qe me pelqejne firmatot, por nuk them se ne garderoben time kam shume te tilla. Pasi, edhe daljet e mia publike jane te shpeshta, une mundohem te marr ate qe me pelqen edhe ato qe me shkojne. Per sa i perket parfumit, nuk me pelqen ta ndryshoj. Bizhute jane ato qe me pelqejne, por shpeshhere e shoh veten time jashte shtepise pa bizhu, harroj t'i ve, si rezultat ndoshta i refleksit te asaj kohe ne rini, kur donim t'i kishim dhe s'mund t'i kishim. Tregoj kujdes per lukun, nuk bej ndonje grim te veçante.

Keni ndonje stilist te veçante, ndonje linje?

Jo, mjafton te me pelqeje dhe te jete ne shijen time.

Sa e veshtire ose e lehte eshte te jesh gruaja e Kryeministrit te Shqiperise?

Thashe, eshte nje status qe te jep nje fare pergjegjesie, duhet te jesh i angazhuar ne aktivitetet protokollare. Duhet te menaxhosh mire me kohen, duhet te jesh e kujdesshme, nuk e ke ate lirine, ke nje privim te lirise, pavaresisht se thua se jam e lire. Por, te qenit nje person publik me ka ndihmuar per te zgjidhur edhe shume probleme, te cilat une kam dashur t'i zgjidh, lidhur me fondacionin, lidhur me problemet e femijeve ne nevoje.

Si bashkeshortja e Kryeministrit te Shqiperise, si nje nene, si nje grua, edhe si mjeke pediatre, a keni ju nje keshille per vajzat e reja, per nenat e reja?

Nje pyetje shume e gjere qe po e filloj si grua e Kryeministrit, ose si angazhim jo i imi politik, po i jetes sime me politiken. Do te thosha qe jeta eshte e larmishme, ka te mirat dhe veshtiresite e saj. Keshilla qe do te jepja ne kete rast eshte qe perpara veshtiresive te mos rrezohen, te mos humbasin, veshtiresi kalojne te gjithe njerezit, nuk jane vetem dhe pas çdo veshtiresie do te ndihen me te forta dhe me te fuqishme per ta perballuar dhe per te ecur perpara. Si nene dhe pediatre, keshilla ndoshta do te ishte ne drejtim te familjes.

Duhet t'i kuptojme mire femijet tane ne moshat qe ata kane, ne shoqerine qe ata jetojne, duhet te mbeshteten shume dhe te besojne shume tek familja, pasi po te bejne nje gje te tille do te jene me te qeta, me te forta, do te kene me pak lot, do te jene me te suksesshme si nena dhe si gra. Si pediatre ndoshta keshilla qe do te jepja do te ishte per nenat e reja me shume, shume me te vemendshme per çdo ndryshim jo te zakonte qe japin femijet, shume te vemendshme ne drejtim te zhvillimit psikomotor te femijes dhe jo kaq shume ne drejtim te ushqyerjes me zor apo te perqendrimit te vemendjes tek ushqyerja e femijes. Te dyja duhet te shkojne paralel dhe jo te zhvendoset kujdesi i prinderit vetem tek ushqyerja, ushqyerja dhe zhvillimi psikomotor duhet te lidhen bashke. اdo nene duhet te jete teper e vemendshme qe shikon tek femija.

Zonja Berisha, meqenese jemi tek pjesa e keshillave, kush do te ishte nje e tille per grate e politikaneve te rinj?

Per keto zonja, mendoj t'u drejtohem, qe te mbeshtesin patjeter bashkeshortet e tyre ne punen qe ata kane nisur, te mbajne sa me larg femijeve dhe familjes emocionet politike.

Ora news
 
Titulli: Jeta ime ne krah te Saliut

Imagjino sa jete te ndrydhur do kete bere e shkreta ne krah te nje tipi te tille !!!
Perqindja e sinqeritetit ne kete intervist me ngjason e me e vogel se 20.
 
Titulli: Jeta ime ne krah te Saliut

"Pranë Saliut, çastet e vështira e të bukura në 20 vjet politikë"


Me profesion pediatre, e pasionuar pas profesionit të saj, për shkak të bashkëshortit politikan ka qenë e para Zonjë e Parë pas pluralizmit, më pas bashkëshorte e Kryeministrit. Një figurë pa të cilën Kryeministri aktual, Sali Berisha, nuk mund të kuptohet.


Me profesion pediatre, e pasionuar pas profesionit të saj, për shkak të bashkëshortit politikan ka qenë e para Zonjë e Parë pas pluralizmit, më pas bashkëshorte e Kryeministrit. Një figurë pa të cilën Kryeministri aktual, Sali Berisha, nuk mund të kuptohet. Po sa e vështirë dhe sa e bukur ka qenë për Lirinë të qëndrojë krah politikanit Berisha në 20 vjet jete intensive politike, në pushtet, në opozitë e më pas sërish në pushtet. Ajo rrëfehet për këtë pjesë duke kujtuar çastet që e kanë munduar dhe ato që e kanë bërë të lumtur, por asnjëherë nuk i kanë lëkundur besimin tek bashkëshorti i saj. Liri Berisha është shumë aktive në vitet e fundit, pasi menaxhon dy fondacione, njëri në ndihmë të fëmijëve me probleme, kryesisht fëmijëve autistë, duke bërë që kjo sëmundje të marrë rëndësinë që i takon dhe të nxisë reflektim tek shoqëria shqiptare, e cila deri vonë ka qenë e painformuar për këtë sëmundje.
Zonja Berisha, pak ditë më parë ju u kthyet nga një udhëtim pune nga Nju Jorku në SHBA. Për ata që nuk kanë qenë shumë të vëmendshëm për detajet e mediave, për çfarë ishte ky udhëtim dhe si shkoi ai?
Ne kishim një ftesë nga organizata më e madhe e autizmi “Autisem Speaks”, në Nju Jork, me rastin e celebrimit të përvjetorit të tretë, të ditës botës botërore të ndërgjegjësimit për autizmin. E gjithë ceremonia ishte e organizuar nën kujdestarinë e sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki Mun. Ishte një ceremoni e mbushur me aktivitete mjaft interesante, me mesazhe shumë të rëndësishme nga personalitete, si Presidenti Obama, zoti Ban Ki Mun, të cilët po mbështesin këtë iniciativë, këtë ndërgjegjësim të shoqërisë për autizmin, gjë që është një shpresë shumë e madhe për familjet që kanë dhe që vuajnë pasojat e autizmit.
اfarë është autizmi? Nëse quhet edhe sëmundje...
Kjo nuk quhet sëmundje, autizmi është një çrregullim i zhvillimit të fëmijës, i cili e shoqëron atë gjithë jetën, që ka nevojë për një mbështetje të vazhdueshme, mjekësore, edukative, sociale. Pra, ka nevojë për një ndërhyrje shumëplanëshe të të gjithë aktorëve, duke filluar që nga strukturat shtetërore, private dhe prindërit, të gjithë bashkë. Unë duke qenë mjeke pediatre kam menduar gjithmonë, kur më binte rasti të takohesha me këta fëmijë, kam menduar që këto fëmijë kanë nevojë për një vëmendje krejtësisht të veçantë nga shoqëria. Gjithmonë ka qenë thelbësore të propagandohej nga persona që kanë një ndikim publik, këta të aktivizohen për të treguar se sa e rëndësishme është për shoqërinë shqiptare kthimi i vëmendjes, kthimi i vështrimit ndaj këtyre fëmijëve.
Pra, ju po thoni që është një çrregullim i lindur...
Jo, shkaqet nuk dihen, ndoshta prandaj edhe vonesa në diagonistifikim ose në ndërgjegjësim ka këtë arsye.
Dy prindërit si mund ta dallojnë tek fëmija i tyre autizmin?
Në shumicën e rasteve, prindërit janë ata që kapin këtë çrregullim, kanë atë shqisën prindërore, e cila i bën të dyshojë, që diçka nuk shkon me fëmijën e tyre, që diçka nuk shkon, ose që fëmija i tyre ka diçka më pak se moshatari, ose është më ndryshe sesa motra apo vëllai më i rritur. Në këtë rast, do të kisha një këshillë, menjëherë të mos ngurojnë, të mos ta mbajnë përbrenda, por direkte të paraqiten tek mjeku, edhe sikur kjo të jetë dyshim.
Kjo shenjë mund të jetë mungesa e përqendrimit ose diçka tjetër...
Nuk do të doja të hyja në detaje të tilla sepse fëmijët me autizëm kanë forma të ndryshme, shenja të ndryshme, por për mua është e rëndësishme vajtja menjëherë tek specialisti, për çdo gjë që prindi konstaton tek fëmija i tij.
ثshtë i këshillueshëm pediatri apo në çdo mjek?
Fillimisht nëna ka kontakt me pediatrin, por ajo është e lirë që të shkojë dhe të takojë me specialistin, e rëndësishme është që të mos mbajë brengën brenda saj, dhe të mos lejë kohën të iki. Kjo pasi, kalimi i kohës është në dëm të fëmijës. Zakonisht kjo diagnostikohet në 18 muajt e parë të jetës, në rast se kapet në këtë periudhë ka shumë shanse që trajtimi të jetë më i lehtë.
Ju jeni mjeke pediatre, madje mjeke e njohur, kam lexuar një libër nga ju se si t’i rrisim të shëndetshëm fëmijët tanë. Me siguri ka qenë një moment ku ju jeni njohur dhe me autizmin, ka qenë në kohën kur ju keni qenë studentë në shkollë në fakultet, apo tani vonë?
Ky është një fenomen që kohët e fundit ka filluar të flitet. Në shkollë mund të them që s’e kemi bërë fare ose s’e kam fare të dëgjuar. Autizmi është dëgjuar kur kam filluar punën. Para dy vitesh kur pyesnim njerëzit se çfarë është autizmi, të gjithë e lidhnin me një sëmundje të veshit. Mendoj se ndërgjegjësimi dhe puna që është bërë këto dy vite është aq e madhe saqë sot mendoj që nuk ka njerëz, nuk ka prind që nuk interesohet për këtë fenomen.
Keni ju një këshillë për prindërit, në fakt ju thatë diçka pak më përpara, por një këshillë më e koncentruar për prindërit, por në momentin që ata dallojnë që fëmija e tyre ka shenja të cilat nuk dinë të japin shpjegime, se s’janë të gjithë mjekë...
Këtu, këshilla kryesore, që vlen të përmendet është të mos humbasin kohë. Këta prindër mbajnë barrën më të rëndë në këtë rast, pësojnë traumën më të madhe, por janë po këta prindër që me forcën e tyre, që është po aq e madhe sa ç’është dhe dashuria që kanë për fëmijën, dalin në mbrojtje, dalin në trajtim të fëmijës, bëjnë një rrugë të gjatë me fëmijën e tyre. Kam parë kohën e fundit një organizim të prindërve me fëmijët autik, e përshëndes dhe e vlerësoj shumë organizimin e tyre. Një zë i vetëm asnjëherë nuk mund të shkojë aty ku duhet, kurse një zë i fuqishëm që vjen nga shumë prindër, me një problem të veçantë siç është autizmi, do të godasë aty ku duhet dhe do të dëgjohet aty ku duhet.
Ju përmendët si aktivitet të fondacionit tuaj edhe çështjen e talasemisë. Ndoshta ia vlen të ndalojmë pak tek çështje...
Edhe ky është një problem mjaft aktual, fondacioni ka qenë gjithmonë aktiv në drejtim këtij fenomeni. Para tre vitesh fondacioni në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë kanë ngritur qendrën e talasemisë, një qendër të madhe për problemet e sëmundjet e gjakut në Lushnje, për t’i ardhur në ndihmë pikërisht kësaj zone, zonës së jugut, zonave që janë të prekura nga ky fenomen. Qendra është e pajisur me laboratorë mjaft moderne, është një qendër që funksionon shumë mirë dhe fondacioni ndihet vërtetë mjaft i kënaqur me këtë që ka bërë. Fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka disa kohë që në bashkëpunim me ministrinë e Shëndetësisë, Ministrinë e Mbrojtjes, Ministrinë e Arsimit, me Qendrën e Konservimit të Gjakut, sensibilizon, ndërgjegjëson për dhurimin e gjakut nga e gjithë popullata. Në rast se këto fëmijë do të marrin gjak në mënyrë të vazhdueshme, jeta e tyre mund të konsiderohet, mund të bëjë një jetë normale.
Në këtë aktivitet tuajin për fondacionin “Fëmijët shqiptarë” sa kohë i kushtoni dhe çfarë projektesh afatgjata keni?
Koha që unë shpenzoj në fondacion është një kohë që mua më kënaq, e bëj me shumë dëshirë, është një kohë që po të jetë dita më e gjatë, do të thosha që përsëri do të kaloja nga fondacioni. Puna që bëj është një përmbushje e atij qëllimi që fondacioni ka, të bëjmë diçka për fëmijët në nevojë, kushdo që ka mundësi, duhet të bëjë diçka për fëmijët në nevojë.
Kur e konsideroni si të përmbyllur misionin tuaj në drejtim të fondacionit, vetë ju keni një objektiv fundor?
Për ne është shumë e rëndësishme që të ngremë këtë qendër të cilën e kemi filluar, është e vështirë sigurisht, qendra e Farkës, ngritja e kësaj qendre po na ha një pjesë të mirë të kohës dhe të angazhimeve. Për sa u përket problemeve të tjera, fondacioni “Fëmijët shqiptarë” ka gjithmonë diçka për të bërë. Gjithmonë ka probleme me fëmijët, gjithmonë do të ketë nevojë dhe misioni i këtij fondacioni gjithmonë do të vazhdojë.
Aktiviteti juaj shtrihet edhe në një sferë tjetër, sigurisht po aq e rëndësishme edhe kjo, sepse drejton fondacionin “Nënë Tereza”, pse ky fondacion dhe çfarë qëllimesh ka ky fondacion?
Ky fondacion u ngrit përpara dy viteve, u ngrit për të promovuar vlerat e Shqipërisë, vlerat e vendit, për të promovuar virtytet e popullit tonë. Më bukur, më mirë se sa emri i Nënë Terezës nuk mund të kishte si simbolikë e këtij fondacioni. Ky fondacion ka disa objektiva, një ndër të ta është të ndihmojë në ngritjen e muzeumit të Nënë Terezës, duke kontribuar në mbledhjen dhe përzgjedhjen e koleksionimit të objekteve që mund të gjenden të përdorura nga Nënë Tereza apo nga familja e saj, të organizojë konferenca, të organizojë simpoziume, të ketë lidhje me institucione homologe brenda dhe jashtë vendit. Me rastin e 100-vjetorit të ditëlindjes së saj, fondacioni ka organizuar dhe do të organizojë mjaft aktivitete. Një aktivitet që është shumë i rëndësishëm do të realizohet në fund të muajit me hapjen e dy ekspozitave në Uashington dhe në Nju Jork. Rëndësia është se dy këto ekspozita bëhen në bashkëpunim të fondacioni “Nënë Tereza”, me miqtë e Nënë Terezës në Nju Jork dhe në Uashington. E rëndësishme është se hapja e këtyre dy ekspozitave... ثshtë një histori e përbashkët, etnografike, historike, me objekte të familjes, me objekte të Nënë Terezës, e rëndësishme është që kjo ekspozitë do të hapet në një nga sallat e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, dhe në një nga sallat e Kongresit Amerikan në Uashington.
Pra do të jetë në dy godinat më të rëndësishmet të Nju Jorkut dhe Uashington. Ka filluar puna ose ekziston një fond i objekteve të Nënë e Terezës dhe si punohet për grumbullimin e këtij fondi, pasi kemi parasysh që aktiviteti i saj është shtrirë edhe në Indi, edhe në vende të tjera ku ajo kryer misionin e saj shumëvjeçare humanitar... Sigurisht që është shumë e vështirë, kudo që ajo ka shkelur, kudo ku ajo ka shkuar, të gjithë mundohen ta bëjnë pjesë të vetes Nënë Tereza. Nënë Tereza është shqiptare, e ka thënë këtë, por për ne është shumë e rëndësishme që të korrigjojmë atë pjesë të historisë që e mësuam shtrembër, që të mbushim atë boshllëk të asaj kohe që nuk na nderon.
Pra, për ta mbyllur këtë pjesë të intervistës sonë, ju drejtoni dy fondacione, fondacionin “Fëmijët shqiptarë” dhe “Nënë Tereza”. Si qëndrojnë këto të dyja brenda jush, keni ndonjë preferencë, apo të dyja janë me balancë me njëra-tjetrën?
Më duket sikur këto janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën, Nënë Tereza ka qenë mishërimi i dashurisë, mirësisë, përkushtimit, fondacioni “Fëmijët shqiptarë” punon pikërisht për këta fëmijë të cilët kanë nevojë, kërkojnë mbështetje, kërkojnë përkushtim, më duket sikur janë të lidhura bashkë dhe nuk mund se njeri është më lart se sa tjetri. Misioni i tyre do të vazhdojë aq sa të jetë dashuria, miqësia dhe...
Ju si bashkëshorte e Kryeministrit të Shqipërisë, përveç aktiviteteve që ju drejtoni, keni edhe një aktivitet, pasi protokolli zyrtar, por jo vetëm, ju dikton ju që të jeni shpesh edhe në takime, në pritje, në udhëtime. Si e përballoni dhe çfarë kohe ju ha kjo pjesë e aktivitetit?
Ky status është një dimension që padyshim që krijon një përgjegjësi, i cili pas atij angazhimi protokollar në mënyrë të natyrshme lind edhe angazhimi tjetër social, të cilin unë e bëj me shumë përkushtim dhe me shumë dëshirë. Ka kohë që jam vërtet tepër e angazhuar, e thashë edhe më përpara, që po të ishte dita më e gjatë, përsëri po aq do të punoja. Unë mendoj se kam fituar një farë eksperience për ta menaxhuar këtë mënyrë pune. Kohën të madhe ia përkushtoj fondacionit “Fëmijët shqiptarë”. Dita fillohet me një kafe bashkë me fëmijët, kur jepet mundësia, pastaj fillon puna në fondacion, e cila ka raste që vazhdon edhe pasdite. Mundohem të mos lë mënjanë shoqërime time, të takohem shpesh me ta, të ndjek jetën artistike, si ekspozitat e librit, të pikturës, operën, baletin, që për fat të mirë këto kohë Tirana i ka mjaft të rigjallëruara. Aktiviteti është mjaft i ndjeshëm, koha të cilën mezi e pres dhe nuk lejoj të cenohet është koha që harxhoj me fëmijët, me mbesat dhe me nipërit, të cilët kanë angazhime të ndryshme.
Si qëndrojnë të gjitha këto funksione në harmoni me njëra-tjetrën brenda jush?
Jam munduar që të menaxhoj në mënyrë të ekuilibruar kohën për familjen, për fondacionin “Fëmijët shqiptarë”, fondacionin kulturor “Nënë Tereza”, për protokollin, është e vështirë, por thashë edhe njëherë që kam krijuar një farë ekuilibri në menaxhimin e këtyre aktiviteteve.
Pra, jeni në harmoni të plotë me veten dhe të gjitha funksionet...
Dua të them këtë që aktivitetet protokollare vërtet zënë kohën e tyre, por nuk mund të mohoj faktin që këto aktivitete nuk kanë bërë të mundur të zhvillojë, ose të kryejë dhe aktivitete të tjera në dobi të fondacionit “Fëmijët shqiptarë” si rezultat i lidhjeve që bëj me njerëzit brenda dhe jashtë vendit, si rezultat i statusit, domethënë ka qenë një lehtësi për kryer shumë aktivitete.
ثshtë një shprehje e njohur që thotë që prapa çdo burri të suksesshëm dhe Sali Berisha është një politikanët më të suksesshëm të këtyre 20 viteve, ashtu siç ka qenë edhe një nga mjekët e suksesshëm deri në vitin 1990 në Shqipëri, qëndron një grua e zgjuar edhe e fortë. Në këtë udhëtim tuajin 20-vjeçar të pjesës politike të bashkëshortit tuaj, kush kanë qenë disa nga ato momentet më të bukura dhe të vështira që kujtoni veçanërisht?
Deri në vitin 1990 kam qenë një mjeke pediatre e përkushtuar për pacientët e mi të vegjël të zonës që mbuloja. Pas viteve ’90 sigurisht që jeta ime u bë më e larmishme, kishte mjaft ndryshime, ndryshime të cilat mund të them që më kanë ndryshuar edhe mua në drejtim të vlerësimit të problemeve, në drejtim të raportit me njerëzit, në drejtim të mësimit të shumë gjërave të reja...
Ju thatë që e kujtoni po me aq nostalgji edhe periudhën që keni qenë pediatre...
Ka qenë periudha më e bukur, ka qenë periudhë që e kam dashur shumë profesionin tim, kam gjetur çlodhjen, gëzimin, mundimin, kënaqësinë e jetës sime në profesion, ka qenë vërtet, tani e kujtoj me shumë nostalgji, pasi kam gati një vit që jam shkëputur nga ky profesion.
Kush janë momentet më të bukura që ju kujtoni këtyre 20 viteve gjatë bashkëshortit tuaj politikan?
Gjatë këtyre viteve kam pasur momente vërtet të bukura gjatë, ka pasur dhe momente të vështira. Ndër momentet e vështira do të përmendja atë që ka qenë vështirësi për të gjithë shqiptarët, viti 1997. Ndërsa momentet e bukura kam pasur fatin të jem dëshmitare në realizimin e shumë evenimenteve, të cilat ngelën në jetë të skalitura, siç është ndërrimi i sistemit, është pavarësia e Kosovës, hyrja në NATO, MSA, në Këshillin e Evropës. Domethënë janë evenimente të cilat të krijojnë emocione të pashlyeshme, janë emocione të cilat nuk mund të shlyhen nga jeta e një njeriu.
Ka një përjetim publik, pasi zoti Berisha qoftë në ndërrimin e sistemeve, ka qenë protagonist absolut për rikthimin e pluralizmit politik në Shqipëri, qoftë për fitoren e parë Partia Demokratike, por edhe të gjitha ato evenimente që ju thatë. Në shtëpi ka një ndryshim në përjetimin e këtyre emocioneve nga ai përjetim publik që bëhet, që është i përcjellë përmes pamjeve filmike nga zoti Berisha, apo është i njëjtë ky gëzim. Ka një përjetim ndryshe?
Po sigurisht. Pa dyshim që çdo vend politik kur diskutohet në shtëpinë e një politikani është gjithmonë më prezent, diskutohet, përjetohet.
Vazhdojnë dhe bisedat politike...
Sigurisht në shtëpinë e një politikani diskutohen dhe probleme të tjera, diskutohen probleme familjare, diskutohen shqetësime të ndryshme, por politika është prezente, nuk shmanget dot.
Pavarësisht se Sali Berisha është në shtëpi dhe prind dhe gjysh, por prapë nuk shmanget politika. Sigurisht.
Duke qenë se bisedat politike tuaja nuk janë të ndara nga jeta familjare, madje besoj se nuk dihet ku fillon njëra dhe mbaron tjetra dhe anasjelltas, për shkak të një angazhimi kaq të madh. اfarë e ka gëzuar më shumë Sali Berishën nga arritjet e tij politike gjatë këtyre 20 viteve?
Ka pasur arritje, të cilat nuk janë një, por janë disa. Pluralizmi ka qenë një arritje që e ka gëzuar, një nga arritjet më emocionantet. Që e kemi përjetuar ndoshta edhe familjarisht shumë më tepër ka qenë pavarësia e Kosovës, hyrja në NATO, dëshira e madhe për në BE, liberalizimi i vizave, MSA-ja, po ato që përmenda pak më lart për veten time.
Zoti Berisha ka lënë të kuptohet publikisht disa herë që vetëm Zoti mund ta largojë nga politika, në kuptimin që jeta e tij tashmë dhe destimi i tij në jetë është politika, deri në fund. Madje ka thënë edhe që 30 vite të tjera do të jetë në politikë. A keni ju një dëshirë që në një moment të caktuar që pasi të arrijë ndoshta edhe ëndrrat e tij më të mëdha në politikë të thuhet stop dhe ju të vazhdoni jetën tuaj jashtë politikës, gjithsesi me të gjithë ato arritje dhe mosarritje...
Politika është një mision dhe pasion për Sali Berishën. Këtë pyetje nuk ia bëj vetes sime, kështu që atij nuk ia bëj kurrë. Politika është një mision dhe pasion i tij, nuk mund të mendosh që t’i heqësh Berishës misionin dhe pasionin e tij, e mbështes në të gjitha mendimet dhe veprimet e tij.
Ju e keni mbështetur në të gjitha zgjidhjet e vështira që i duhet një bashkëshorti të marrë në jetë, për shembull, ndërrimi i profesionit nga mjek në politikan, apo edhe në këtë vendim për të vazhduar deri në fund qenien e tij në politikë.
Ne diskutojmë çdo problem familjar, çdo shqetësim familjar, por edhe shqetësime të tjera ndahen së bashku. Sigurisht që e kam mbështetur në të gjitha vendimet që ai ka marrë në politikë, në profesion, kemi pasur rrugë të përbashkët dhe kemi qenë mbështetje e njëri-tjetrit.
Thuhet që shpesh që politikanët që përveç këshilltarëve, që përveç stafeve të tyre, për shkak edhe se janë qenie familjare, konsultohen edhe me familjarët e tyre, kjo është krejt normale. Ju jeni një nga këshilltarët e zotit Berisha për vendime të rëndësishme?
Ne këshillohemi për shumë probleme familjare dhe shqetësimet që lindin i ndajmë bashkë.
Gjatë fushatave elektorale unë kam pasur t’ju takoj nëpër Shqipëri, ku ju keni qenë bashkë me Kryeministrin, bashkë me zotin Berisha, e ndiqni gjithmonë në fushatë elektorale, apo ndodh që e ndiqni edhe nga ekranet e medieve, nga televizorët, nga gazetat?
E kam ndjekur në pothuajse në të gjitha fushatat elektorale, mund të them që jam pjesë e çdo fushate elektorale. Unë bëj pjesë aktive në fushatën elektorale. Në të gjitha fushatat elektorale kam qenë prezente dhe fushatës elektorale.
Duhet të jeni më prezente sepse politikani Berisha në këtë periudhë është edhe më shumë i angazhuar dhe më i stresuar, ka më shumë nevojë për kujdes...
Jo vetëm kjo pjesë, janë pjesë e fushatës.
Keni bërë publike kështu një element që ju nuk jeni shprehur dhe gjithmonë e kam menduar, që një pjesë e suksesit ka qenë edhe prania juaj pranë Kryeministrit...
Nuk mund të them që pjesë e suksesit në fushatë ka qenë Liri Berisha, por ka qenë pjesë e fushatës elektorale.
Do të doja të kaloja në një pjesë tjetër. Sa rëndësi i kushtoni pamjes suaj të jashtme?
ثshtë shumë e rëndësishme për një grua të ketë një look të pranueshëm, përpara vetes, përpara familjes, përpara shoqërisë, është mjaft e rëndësishme që look-un ta paraqesë brenda një kornize sa më mirë. Por, duke u bërë person publik, mendoj që përkujdesja shtohet akoma edhe më tepër. Për sa i përket veshjes, ne kemi qenë ai brez që nuk kemi pasur veshje firmato apo bizhu, kemi qenë brezi që kemi dëshiruar, por që nuk i kemi pasur. Megjithatë në veshjen time kam krijuar stilin tim, vishem me atë që më pëlqen dhe më shkon, mundohem të jem e pranueshme për të gjitha shtresat shoqërore që ka vendi. Pasi e di që në veshjen time, duke qenë një njeri publik, nuk jam vetëm më vetëm Liri Berisha, por përfaqësoj të gjitha këto shtresa që shoqëria ka.
Duke u kujdesur për look-un tuaj thatë që keni një stil tuajin, ai vihet re lehtësisht tek pjesa zyrtare të paktën, që është stili klasik. Keni një ndarje, gjatë kohës që jeni në publik dhe në angazhimet publike, me veshjen jashtë angazhimeve publike, në fundjavë?
Sigurisht që në momente të veçanta duhen veshje të veçanta. Jo vetëm pushimi, aktiviteti jashtë politikës, por edhe takimet jashtë të kërkojnë një paraqitje krejt tjetër. Mundohem të jem e kujdesshme në këtë drejtim, të jem sa më korrekte dhe sa më brenda kornizës.
A ka qenë një moment i veçantë, ku realisht mund të jeni shqetësuar për të qenë në lartësinë e duhur, për ta përfaqësuar Shqipërinë nëpërmjet të qenit gruaja e Kryeministrit të këtij vendi në një takim të veçantë me zonjën Bush, ose me dikë tjetër... Kujtoni diçka të tillë?
Nuk mund të them në takime me këto zonjat. Por, në fillimet e para, kur Saliu ishte President dhe Shqipëria doli nga një varfëri, sigurisht që më shqetësonte mënyra e zgjedhjes të veshjes sime kur dilja jashtë. Por nuk them se më ka shqetësuar shumë sepse gjithmonë brenda një kuadri jam munduar të paraqitem sa më thjeshtë dhe sa më pranueshëm. Nuk më ka shqetësuar shumë problemi i firmatos, ai është i domosdoshëm në disa raste.
Kam dëgjuar komente të tilla qoftë edhe nga bashkëshortja ime që çfarë firme do të jetë kjo, çfarë parfumi përdor zonja Berisha, ose këpucët, siç kanë qejf gratë deri tek detajet e imta. Keni ju firma të veçanta?
Sigurisht që më pëlqejnë firmatot, por nuk them se në gardërobën time kam shumë të tilla. Pasi, edhe daljet e mia publike janë të shpeshta, unë mundohem të marr atë që më pëlqen edhe ato që më shkojnë. Për sa i përket parfumit, nuk më pëlqen ta ndryshoj. Bizhutë janë ato që më pëlqejnë, por shpeshherë e shoh veten ime jashtë shtëpisë pa bizhu, i harroj t’i vë, si rezultat ndoshta i refleksit të asaj kohe në rini, kur donim t’i kishim dhe s’mund t’i kishim. Tregoj kujdes për look-un, nuk bëj ndonjë grim të veçantë.
Keni ndonjë stilist të veçantë, ndonjë linjë?
Jo, mjafton të më pëlqejë dhe të jetë në shijen time.
Sa e vështirë ose e lehtë është të jesh gruaja e Kryeministrit të Shqipërisë?
Thashë, është një status që të jep një farë përgjegjësie, duhet të jesh i angazhuar në aktivitetet protokollare. Duhet të menaxhosh mirë me kohën, duhet të jesh e kujdesshme, nuk e ke atë lirinë, ke një privim të lirisë, pavarësisht se thua se jam e lirë. Por, të qenit një person publik më ka ndihmuar për të zgjidhur edhe shumë probleme të cilat unë kam dashur t’i zgjidh, lidhur me fondacionin, lidhur me problemet e fëmijëve në nevojë.
Pluralizmi është rotacion, mund të jeni gruaja e Kryeministrit sot, mund të jeni gruaja e opozitës nesër, do ta vazhdoni aktivitetin tuaj dhe a mendoni se mbështetja juaj do të jetë e njëjtë për fondacionin tuaj?
Angazhimi do të jetë i njëjtë, gjithmonë do të përpiqem të bëj çfarë të kem mundësi për fëmijët në nevojë. Unë mund të them që mbështetësit kryesore kanë qenë biznesi. Biznesi ka qenë një mbështetje mjaft e madhe për realizimin shumë e shumë problemeve të fëmijëve në nevojë.
Si bashkëshortja e Kryeministrit të Shqipërisë, si një nënë, si një grua, edhe si mjeke pediatre, a keni ju një këshillë për vajzat e reja, për nënat e reja?
Një pyetje shumë e gjerë që po e filloj si grua e Kryeministrit, ose si angazhim ju i imi politik, po i jetës sime me politikën. Do të thosha që jeta është e larmishme, ka të mirat dhe vështirësitë e saj. Këshilla që do të jepja në këtë rast është që përpara vështirësive të mos rrëzohen, të mos humbasin, vështirësi kalojnë të gjithë njerëzit, nuk janë vetëm dhe pas çdo vështirësie do të ndihen më të forta dhe më të fuqishme për ta përballuar dhe për të ecur përpara. Si nënë dhe nënë dhe pediatre, këshilla ndoshta do të ishte në drejtim të familjes. Duhet t’i kuptojmë mirë fëmijët tanë në moshat që ata kanë, në shoqërinë që ata jetojnë, duhet të mbështeten shumë dhe të besojnë shumë tek familje, pasi po të bëjnë një gjë të tillë do të jenë më të qeta, më të forta, do të kenë më pak lot, do të jenë më të suksesshme si nëna dhe si gra. Si pediatre ndoshta këshilla që do të jepja do të ishte për nënat e reja më shumë, shumë më të vëmendshme për çdo ndryshim jo të zakontë që japin fëmijët, shumë të vëmendshme në drejtim të zhvillimit psikomotorr të fëmijës dhe jo kaq shumë në drejtim të ushqyerjes me zor apo të përqendrimit të vëmendjes tek ushqyerja e fëmijës. Të dyja duhet të shkojnë paralel dhe jo të zhvendoset kujdesi i prindërit vetëm tek ushqyerja, ushqyerja dhe zhvillimi psikomotorr duhet të lidhen bashkë. اdo nënë duhet të jetë tepër e vëmendshme për atë që shikon tek fëmija.
Zonja Berisha, meqenëse jemi tek pjesa e këshillave, kush do të ishte një e tillë për gratë e politikanëve të rinj?
Për këto zonja mendoj t’u drejtohem, që të mbështesin patjetër bashkëshortët e tyre në punën që ata kanë nisur, të mbajnë sa më larg fëmijëve dhe familjes emocionet politike.
Marrë me shkurtime nga “Ora News”
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top