Jeta ime është më bukur se poezia.

Lauri

Anunnak
"Ata thonë se jam e çmendur sepse e them të vërtetën kudo, edhe pse të tjerëve ju pëlqen të jetojnë të akomoduar mbi kolltukë të mëdhenj e në divane, e vërteta ime i shqetëson. Është si zëri i Kasandrës mitologjike brenda vitit dy mijë, dhe është e sigurt që i përkas së shkuarës se kam lindur jashtë kohe e nuk më pëlqen epoka ime, megjithatë kjo romancë më bën të çmendur dhe se nuk mund të gjesh një vendbanim të saktë, ky fat fatkeq më bën të vuaj sepse jam e thjeshte. Unë jam një teh i butë i një fije bari dhe çmenduria mjerisht është një pemë shumë e lartë që unë mund t'a arrijë"
(Alda Merini)

IMG_20230307_155641.jpg
🎨 Anthony Frederick Augustus Sandys, Kasandra, 1885

Temë kushtuar Alda Merini ✨👌
By Lauri anunnak 👍
 
Ajo përdori muret e shtëpisë si faqe fletoresh për të shënuar numra telefoni, karikatura, aforizma, mendime.
Alda-merini..jpg
Alda Merini, një poete milaneze, lindi më 21 mars 1931, ajo është më e vogla nga tre vëllezërit. Pas shkollës fillore, ajo ndoqi një punë trevjeçare në një institut milanez. Do të donte të shkonte në shkollën e mesme, por nuk e kalon dot testin e gjuhës italiane dhe nuk pranohet. Në të njëjtën periudhë ajo iu përkushtua studimit të pianos.
Në vitin 1947 u shtrua për një muaj në një spital psikiatrik.
Alda bëri botimin e saj të parë si autore në moshën pesëmbëdhjetë vjeçare.
Një nga veprat e sajë është përfshirë në "Antologjinë e poezisë italiane 1909-1949".
Në vitin 1953 u martua me Ettore Carniti, pronar i disa furrave buke në Milano, me të cilin kishte një marrëdhënie disi të trazuar.
images (10).jpeg
Në vitin 1955 lindi vajza e parë. Më pas një periudhë heshtjeje dhe izolimi, ajo shtrohet përsëri në një spital psikiatrik deri në vitin 1972 me disa periudha të shkurtra të kaluara me familjen gjatë të cilave lindin edhe tre vajza të tjera.
Në vitin 1988 Perri vdiq dhe ajo u kthye në Milano pasi u largua nga azili.
images (12).jpeg
Në vitin 1993 ajo mori çmimin Librex-Guggenheim "Eugenio Montale" për Poezi.
Në vitin 1996 ajo u nderua me çmimin "Premio Viareggio".
Një vit më pas ajo mori çmimin "Procida-Elsa Morante Award".
Në vitin 2002 u botua një vëllim i vogël me titull "Folle, folle, folle d'amore per te".
Në vitin 2003 një set me videokasetë dhe tekst me titull “Jeta ime ishte më e bukur se poezia”.
Në shkurt të vitit 2004, Alda Merini u shtrua në spitalin San Paolo të Milanos për shkak të problemeve shëndetësore.
Alda-Merini-manicomio.jpg
Puna e saj e fundit daton në vitin 2006: Alda Merini i afrohet zhanrit noir me “La nera novella”.
Më 17 tetor 2007, mori titullin nderi në "Teoritë e komunikimit dhe gjuhës".
2031328_w1257h1257cx629cy629cxt0cyt0cxb1257cyb1257.jpg
Alda Merini vdiq në Milano më 1 nëntor 2009 në departamentin onkologjik të spitalit San Paolo për shkak të kancerit të kockave.
via-magolfa.jpg
Shtëpi muze e rindërtuar në rrugën Magolfa 30.
Të njëjtat mobilie, veshje dhe objekte, por sigurisht nuk ka mbishkrime (kanë kursyer një pjesë të vogël), ambienti është pak aseptik, ndryshe nga "kaosi" i shtëpisë së Alda Merinit 😊

Në shqip By Lauri 👍
 
“Ato si unë”
images (14).jpeg
"Ato si unë të dhurojnë ëndrra, madje edhe kur rrezikojnë të mbeten pa to.
Ato si unë të japin shpirtin,
sepse një shpirt i vetmuar është si një pikë në shkretëtirë.
Ato si unë të shtrijnë dorën e të ndihmojnë të ringrihesh,
duke marrë parasysh rrezikun që mund të bien vetë,
Ato si unë shohin përpara,
edhe pse zemra u mbetet gjithmonë disa hapa pas.
Ato si unë kërkojnë sensin e jetës dhe,
kur e gjejnë atë,
përpiqen t’ua mësojnë atyre që vetëm mbijetojnë.
Ato si unë, kur duan, duan përgjithmonë,
dhe heqin dorë të duan kur
fragmente të vogla të qënies luajnë pa krahë me duart e jetës.
Ato si unë ndjekin një ëndërr
që t’i duan për atë që janë
dhe jo për atë që do të mund të kishin qenë.
Ato si unë bredhin nëpër botë në kërkim të atyre vlerave që, tani,
kanë rënë në harresën e shpirtit.
Ato si unë do të dëshironin të ndryshonin,
po të ndodhte, do të bënte që të lindnin përsëri.
Ato si unë këlthasin në heshtje,
sepse zëri i tyre nuk ngatërrohet me lotët.
Ato si unë janë ato që ti gjithmonë arrin t’ua thyesh zemrën,
sepse ti e di që ato të lënë të shkosh pa të kërkuar gjë.
Ato si unë dashurojnë marrëzisht, duke e ditur se në këmbim
nuk do të marrin veç thërrime.
Ato si unë ushqehen me fare pak, dhe për fat të keq, aty e bazojnë ekzistencën e tyre.
Ato si unë kalojnë pa u vënë re,
por janë të vetmet që me të vërtetë do të të donin.
Ato si unë janë të vetmet që, në vjeshtën e jetës tënde,
do të ndjesh keqardhje
për të gjitha ato që mund të kishin dhënë ty dhe …
që ti nuk ke dashur kurrë"
 
Alda Merini- NJË GRUA

Një grua është një gjë që këndon
në mes të hatasë së botës
me flokët e gjatë të lëshuar
mbi zinxhirët e errët
një grua më frymëzon ngjyrat
e gjumin e hijeve
ti që je grua dëgjo:
nuk do të kesh një plazh të sigurt
as dhe një kolibe të erës
por do t’i duash burrat në festë
sepse bukuria jote
është zë i erës.
je e zeshkët si gënjeshtra
e të mbajnë për rrenacake
do të dënohesh në zjarrin e padurimit
por nuk do të të prekë kurrë flaka
sepse je e bukur.
 
"Ndonjëherë Zoti vret të dashuruarit sepse ai nuk dëshiron të tejkalohet ne dashuri"
(Alda Marini)
 
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
💕 Alda Merini 💕
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
💕 Alda Merini 💕
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
💕 Alda Marini💕
To view this content we will need your consent to set third party cookies.
For more detailed information, see our cookies page.
 
Ndjeshmëria nuk është një femër, ndjeshmëria është njerëzore.
Dhe kur e gjen te një mashkull bëhen poezi.
IMG_20230319_072934.jpg
Alda Merini
 
Nuk mbaj kurre ditare sepse cdo gje qe ndodh e kam shijuar dhe nuk dua qe *fletet ku jam perlot* ti gris sepse do i humbte vlera.
Loti eshte ndjenje , ashtu si buzeqeshja…..sado qe duam se shkeputim dot nga vetja .
Jemi te destinuar *te provojme* , perjetojm cdo emocion si qenie qe jemi .
Un jetoj , qaj , qesh , bertas , kerrcej , kendoj *çmallem* ndodh edhe te kem patur *dobesi* sepse jam humaine .
Jam njeri qe près te *perjetoj* cdo lloj emocioni .
Ose me sakt kam perjetuar .
Ndaj nuk mbaj kurre ditar sepse nuk dua te mungoj asnje fléte ne te .

Ndodh shpesh te shkruaj mendime ne avullin e nje xhami . Me pelqen Per aq sa *zgjat* 😁.
Me pelqen te hulumtoj e te komunikoj me njerez te ngjashem me mua e per kte sdo *sdo lodhem kurre * Edhe Pse e di qe njerez empathique jan édition limite…

Po ndalem nje moment.. per te perjetuar nje ndjesi me te bukur .

Me lejoni te rrebelohem pak ne vertetesine time .
4D07038B-3943-47A5-80B8-0BB1A31FB39A.jpeg
Viktoria*
 
Është temë dedikuar vetëm për shkrimet e Alda Marini 😁
 
"Ata që mendojnë se poezia është dëshpërim nuk e dinë që poezia është një grua e shkëlqyer dhe ka flokë të kuq"
IMG_20230202_202545.jpg
(Alda Merini)
 
“Fati më goditi nga pas, dhe unë ende thoja se ishte një përkëdhelje.
Shpirti nuk ndjen dhimbje, shpirti mësohet të durojë. Kush me të vërtetë ndjen dhimbje është një mendje që ende nuk kupton, dhe një zemër që nuk pushon së kërkuari të rrahë.
FB_IMG_1680808664609.jpg
Alda Merini💞
 
“Ishin gjemba që kishin hyrë në shpirt, dhe që u shndërruan në lule”.
IMG_20230702_112834.jpg
Alda Merini
 
Buzëqesh femër, gjithmonë buzëqesh jetën edhe nëse ajo nuk ju buzëqesh.
Buzëqeshi edhe dashurive të përfunduara, buzëqesh dhimbjet e tua, buzëqesh gjithsesi.
Buzëqeshja jote do të jetë dritë për rrugën tuaj, far për marinarët e humbur.
Buzëqeshja jote do të jetë: një puthje nga mami, një rrahje flatrash, një rreze dielli për të gjithë.
IMG_20230707_152333.jpg
Alda Merini
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Bëju.

    Votat: 11 40.7%
  • 2-Ankth mesnate.

    Votat: 3 11.1%
  • 3-Të dua ty.

    Votat: 8 29.6%
  • 4-Nje kujtim.

    Votat: 5 18.5%
Back
Top