Jessica Biel kryeson listën si ylli më i rrezikshëm në hapësirën kibernetike

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
LOS ANXHELOS (Reuters) – Aktorja Jessica Biel ia ka kaluar Brad Pitt si personazhi publik më i rrezikshëm për t’u kërkuar në hapësirën kibernetike, sipas kompanisë së sigurisë së internetit McAfee Inc.

Për të tretin vit radhazi, McAfee mbikëqyri cili personazh publik ishte më i rrezikshëm për t’u gjurmuar në internet pasi Pitt kryesoi listën vitin e shkuar dhe Paris Hilton doli e para në 2007.

Biel, 27 vjeçe, e cila u bë e famshme me shfaqjen TV “Qielli i shtatë” dhe së fundmi mori pjesë në “Virtyti i lehtë”, mendohet si më e rrezikshmja, me fansa që kanë një mundësi një-në-pesë të ulen në një faqe interneti që rezulton pozitive për rreziqet në linjë, si programe spiune, programe reklamuese, programe marketingu, peshkim, dhe viruse.

“Kriminelët kibernetikë janë shikues yjesh gjithashtu – ata i përdorin yjet popullorë për të inkurajuar shkarkimin e programeve të dëmshme të maskuara”, Jeff Green i McAfee tha në një deklaratë.

“Mania e konsumatorëve për lajme për yjet dhe kulturë është e padëmshme në teori, por një shkarkim i keq mund të shkaktojë shumë dëme në një kompjuter.”

“اdo ditë, kriminelët kibernetikë përdorin emrat dhe fotot e personazheve publikë, si Kim Kardashian dhe Rihanna, për t’i joshur lundruesit të kërkojnë ngjarjet e fundit, ruajtës ekrani dhe melodi celularësh në faqe që ofrojnë shkarkime falas të ngarkuara me programe të dëmshme”, thuhej në deklaratë.

E dyta në listë për të dytin vit radhazi ishte ylli i muzikës pop Beyonce, me gjetjen e McAfee se vendosja e “Beyonce ringtones” në një motor kërkimi të shfaqte një lidhje faqeje të një distributori programesh reklamuese dhe të dëmshme.

Aktorja Jennifer Aniston ishte e treta, me më shumë se 40 përqind të rezultateve të kërkimit në Google për “Jennifer Aniston screensavers” që përmbanin viruse të këqij.

Yjet e rinj të Hollivudit Miley Cyrus, Ashley Tisdale dhe Lindsay Lohan nxorën jashtë loje Heidi Montag dhe Jessica Alba që u shfaqën në listën e vitit të shkuar. Ata gjithashtu u radhitën më lart se personalitetet e tjerë të rinj përfshirë dhe yjet e “Muzgut” Robert Pattinson i cili doli i 30-ti dhe Kristen Stewart e cila ishte e 20-ta, Jonas Brothers, Taylor Swift, Lauren Conrad, Vanessa Hudgens dhe Zac Efron.

Megan Fox dhe Angelina Jolie ishin baras në vendin e tetë si personazhet publikë më të rrezikshëm në internet, ndërsa të sapomartuarit Tom Brady dhe Gisele Bundchen u radhitën në vendin e katërt dhe të gjashtë respektivisht.

Sidoqoftë, presidenti i SHBA-së Barack Obama dhe Zonja e Parë Michelle Obama, të cilët morën pjesë në kryesimin e listës së personazheve publikë këtë vit, nuk ishin në krye të figurave publike të rrezikshme për t’u kërkuar.

Familja Obama radhitej në treshen e fundit të rezultatit të këtij viti, në Nr. 34 dhe Nr. 39 respektivisht.

Brad Pitt ishte i 10-ti në listë këtë vit.
*krokodili.com*
 

Attachments

  • Jessica-Biel.jpg
    Jessica-Biel.jpg
    11.2 KB · Shikime: 11

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top