Jeremiq: Disa shtete do ta tërheqin prapa njohjen e Kosovës

Ado

FISEBILIL-LAH
Ministri serb i Punëve të Jashtme, Vuk Jeremiq ka deklaruar se pret që Gjyqi Ndërkombëtar i Drejtësisë do të sjellë vendimin se, “me pavarësinë e njëanshme të Kosovës është shkelur e drejta ndërkombëtare”.

Ai ka vlerësuar po ashtu se me një vendim të tillë, “Kosova nuk do të mund të pranohet në asnjë organizatë ndërkombëtare”, ndërsa ka shtuar se, pret që disa shtete “do ta tërheqin prapa vendimin e njohjes së Kosovës”.

"Ekzistojnë disa shtete që haptazi kanë thënë po – nëse Gjyqi deklarohet se (pavarësia e Kosovës) nuk ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, atëherë ato do ta tërheqin prapa njohjen e Kosovës”, ka thënë Jeremiq, duke marrë si shembull këtu Kostarikën.

"Pra, Kostarika e ka njohur Kosovën, mirëpo na ka bërë me dije se do të votojë për rezolutën tonë, pasi që beson në Gjyqin Ndërkombëtar të Drejtësisë dhe ka besim te institucionet multilaterale”, ka thënë ai.

“Në një bisedë që kam pasur me ministrin e Punëve të Jashtme (të Kostarikës), gjatë javës së kaluar në New York, ai më ka thënë se - nëse Gjyqi vlerëson se nuk ka qenë në pajtim me të drejtën ndërkombëtare, ne do ta tërheqim prapa njohjen tonë”, ka thënë Jeremiq, për të shtuar, se kjo nuk do të ishte hera e parë, kur një shtet vepron asisoj. /Telegrafi/
 
Onderra te serbis jan ketoo...
 
Ai ka vlerësuar po ashtu se me një vendim të tillë, “Kosova nuk do të mund të pranohet në asnjë organizatë ndërkombëtare”, ndërsa ka shtuar se, pret që disa shtete “do ta tërheqin prapa vendimin e njohjes së Kosovës”.

/Telegrafi/

Ko pita tebe, jeremice, Pjeshka ti mater :lexim::lexim::lexim:
 
Do terheqin njohjen ? Sjam shtete per vete pra jan shtete kukull
 
lesh me te embel thote ky thjesht per te fituar imazh e bejne
 
jo or surrat jo kjo eshte nje pun veq e kryer
tash e sa muaj
sepse gjaku i derdhur nuk eshte derdhur kot
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top