Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Guest2

Antarë i Respektuar
kavaje-elvis-roshi-320x282.jpg

Statusi në facebook i Elvis Roshit

U bënë vite që mbi mua hidhen papushim akuza sikur jam kriminel, trafikant dhe gjithë të zezat. Unë u mësova me këto që për mua u kthyen në energji plus për të fituar zgjedhje dhe ndryshuar Kavajën. Po familja ime nuk e ka të lehtë asnjëherë me këtë sulm papushim. Me vjen tmerrësisht keq për shqetësimet që iu ka shkaktuar kjo histori.
E kam ditur se këtë punë do kisha me Partinë Demokratike, qysh ditën e parë që shporra Sali Berishën dhe ordinerët e vet nga Kavaja që e zhytën në zhul dhe mjerim njëzet vjet rresht. Arsyeja e vërtetë e sulmeve të tyre ndaj meje ka qenë kjo dhe s’ka për të ndryshuar asnjëherë. Po sot unë kam një arsye shumë më të fortë se kjo për të lajmëruar dorëheqjen time!
Që në momentin kur ligji i dekriminalizimit hyri në fuqi, u lidha me avokatët e mi që të siguroja përgjigje me dokumente ndaj çdo sulmi te Shqup-it për jetën time në emigracion. Të gjitha dokumentet që mora nga të gjitha shtetet ku ka kaluar rruga ime e emigrimit, provojnë qartësisht atë që unë kam thënë: Asnjëherë i dënuar askund, përveçse i përzënë si dhjetëra mijëra shqiptar në vitet e para të emigracionit për probleme dokumentesh.
Kam ikur fëmijë nga Kavaja dhe kam kaluar vështirësi të mëdha dhe situata të jashtëzakonshme. Lufta për mbijetesë në fillim pa ditur asnjë llaf italisht dhe duke lëvizur për të bërë çdo lloj pune ka qenë libër më vete. Po nuk më ka bërë as kriminel, as trafikant, as hajdut dhe as shkelës të ligjit. Prandaj kam dalë ballëlart përpara qytetarëve të Kavajës dhe opinionit publik kur i jam përgjigjur shpifjeve monstruoze të Sali Berishës. Në fillim më vinte të vija ulërimën nga shpifjet dhe akuzat pastaj u mësova dhe e përqeshja me përbuzje luftën e tyre me mua.
Po sot duhet te ndaj publikisht me keqardhjen më të madhe, një informacion që më ka kapur në befasi të plotë dhe ndryshon gjithçka. Avokatët e mi më kanë informuar, se papritur dhe pa kujtuar rezultojë të jem dënuar si minoren! I bie të jem dënuar pa dijeninë time në Itali në kohën kur isha ende në kampin e refugjatëve. Jam akoma i shokuar nga ky njoftim dhe as unë vetë nuk di çfarë të shpjegoj më shumë. E vetmja gjë që mund të kujtoj është se na patën shoqëruar njëherë në polici në tufë nga kampi pas një sherri të madh. Mua me ndanë veç se isha minoren dhe kur më morën në pyetje nuk dija akoma as pesë fjalë italisht. Por as kam qenë ndonjëherë në gjyq as kam bërë ndonjë ditë burg për këtë dënim të dhënë nga një gjykatë minorenesh, që rezulton në kartelën time penale kur sapo kisha mbushur 16 vjeç.
Kjo është e vërteta tronditëse që sapo kam marrë dijeni. Por s’ka pike rëndësie e vërteta që tregoj unë sot. Faktikisht pa e ditur këtë dënim s’kam pasur si ta deklaroj. Ndërsa pasi jam venë në dijeni, kjo për mua është bërë një çështje që i përket drejtësisë jo politikës. Prandaj unë nuk mund të vazhdoj i qetë detyrën time si deri dje, për sa kohë pafajësia ime nuk është më një e vërtetë e provuar ligjërisht përballë çdo shpifësi.
E kam të pamundur të vazhdoj të kryej detyrën time si Kryetar i Bashkisë së Kavajës edhe sikur kundërshtarët e mi të mos e merrnin vesh kurrë këtë informacion.
Dua t’i kërkoj sinqerisht falje qytetarëve të Kavajës po edhe Kryeministrit Edi Rama, të cilët më kanë besuar dhe mbështetur dhe sot duhet të marrin këtë informacion të padëshirueshëm. Po të gjithë duhet ta dinë se nuk kam fshehur asgjë që dija.
Ndoshta do vijë dita që këto fjalë që duken si llafe që i merr era, do t’i provojë drejtësia. Në radhë të parë për hatër të familjes time dhe dy gocave të mia, po dhe për hatër të gjithë atyre që nuk i besuan kurrë shpifjet ndaj meje dhe më mbështetën pa rezerva. I falënderoj të gjithë dhe kërkoj falje që duhet të largohem kokulur nga detyra.
E kam bërë këtë detyrë me gjithë forcat e mia. Kam punuar ditën dhe natën. Kam qëndruar afër çdo kavajasi në nevojë për shërbimin dhe ndihmën e bashkisë. S’kam kursyer asgjë dhe tani që largohem i shokuar nga kjo që më ndodhi papritur, kam vetëm një ngushëllim: Kavajën që rindërtuam nga gërmadhat në 4 vjet e gjysmë! Një qytet që ka hyrë në rrugën e një ndryshimi të madh dhe që gdhihet i pastër dhe në darkë është plot jetë.
Nuk e kisha menduar kurrë këtë ndarje me qytetin dhe njerëzit si kryetar bashkie. Po as nuk e mendoj që ta mbyll këtë histori pa fituar në rrugën e drejtësisë pafajësinë që meritoj. Kjo është tani beteja ime për dy gocat e mia dhe për gjithë qytetarët e Kavajës.
Opinion.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

O Elvis, leshoja nje ze edhe kryetarit tend Edit qe te ndjeke pas..:p
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Pertej akuzave di vetem nje gje.

I vetmi qe ka bere per ate qytet,dicka qe ngjall pakenaqesi tek kundershtaret te vesh ne dukje veprat e tij.

Quhen te tilla se pas 24 vitesh ish ai qe frymoi per ate qytet.

Kam bindjen se e me kalimin e kohes nqs kandidon serish do fitoje.

Kavaja e Saliut ka qene qyteti me halabak,me i piste,me neglizhues,me i korruptuari ne te gjithe republiken.

Tashme nje qytet ku gjithcka eshte zbukuruar ,e ivestuar gjithandej.

Faktet flasin vete,pasi ne profilin e ish kryetarit te Bashkise se Kavajes jane ato foto,si ish,edhe si u be.

Shkruaj pa pasur asnje ndikim politik!
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Ervis,Ervin,kriminel ose jo,nuk ka rendesi.rendesi ka qe ka punuar me shume se cdo kush tjeter ne kavaje.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Ervis,Ervin,kriminel ose jo,nuk ka rendesi.rendesi ka qe ka punuar me shume se cdo kush tjeter ne kavaje.

Tani te thuash ska rendesi duket sikur legjitimojme krimin .
Sigurisht qe ka rendesi dhe shume mire qe i eshte vene drejtesise perpara, le te bej zbardhje figure.
Se edhe ajo pergjigja qe kish dhene - se mbaj mend pse me arrestuan ne gjermani...sikur nuk vete.
Dhe per aq kohe sa ka nje gjykate , le ta ndjek e te ver ne vend drejtesine.

Por perpos ketyre mund tia vleresoni edhe punen, duke qene se e prekni (vete skam qene ndonjehere ne kavaje )
Opinione kam nga te njohur te mite, te cilet thone se i vetmi kryetarbashkie qe ia ka ndryshuar pamjen kavajes.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Jo vetem qe i ndryshoi pamjen,por beri qe cdo qytetar kavajas,te zgjedh/votoj aty ku duan,dhe jo aty ku i "detyronin" te fortet e qytetit..sigurisht mbeshteteshin nga Saliut qe,kavaja ishte vetem nje hambar votash,asnje investim,asgje..

Packa te shkuares se tij "kriminale" ai meriton nje bravo per ndryshimin qe solli kavajes.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

O shoku Rama!

Po mire bre xhanem, te gjithe trafikantet e kriminelet ne Partine tone Socialiste gjete te na i sjellesh!

Turp e per faqe te zeze!

hajduti
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Ju mendje prehtit qe shisni pamjen si arritje.A vlen pamja perpara shpirit? Te investosh ne pamje perpara se te rregullosh ceshtjet e punesimit eshte politike e mbrapshte dhe propagandistike.Bravo mendje mprehte.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Amar!

Hyj e shih fotot e tij,se keshtu jini te verber ju.

Veiligheidscontrole nodig

Veprat e tija jane fakt,kurse ato te shefit tuaj ishin shkaterrimi,asnje qindarke ,e votat e marra.

Kesaj i thojne te kesh dy
Nje ta mbash e nje ta cash.

Mos u bej qesharak,e pse do kesh rrogete mbajme.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

O njeri.E ka ndryshuar pamjen rash dakord. Por sme pelqen te ndryshoj fytyren me truke nje njeri perpara shendetit,karakterit,kultures se tij .
Cberi Ervini per kulturen e kavajes? I ga jestikun e griseldes Kavajes.
Cberi per Traditen ,ekipi i kavajes eshte sot si asnje here me pare dy vjet rrallaz jasht superiores
Cberi per punesimin? Shqiperia e dyta pas sirise per aplikime azilkerkuesish ne Gjermani.

Vazhdo tani bej tellallin e kriminelit.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Pse c'beri ai tjetri??

A beri me shume se ai tjetri qe ish??

Midis dy te keqijave,do zgjedhim ate me pak te keqen.

Tani tunde shamine ti.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Pashe investimet e filozofise se PD ne kavaje. Do vecoja spitalin 10milion euro, disa here me shtrejt se sa fasadaa jote e dashur,dhe investim misionar.Jo truk fytyre.
Digje dhonder...
 
8 milione euro eshte ujesjellesi i ardh nga Cerma e Lushnjes qe perfundon per pak.
Kam ca foto e ne celular.

Kan deshtuar o Amar gishtat e Sales atje.
Pergjigjen ia dhan Kavajst e demokracise.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Ky ehste ai qe i beri fushat ajo fshatarja kavajes qe ishte ne BB ALBANIA
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

I njeri.Investimi 8-10-12-20 sa me shume kan bere aq me mire .

Une problemin e ngrita ktu:
Pse makiazh fytyres perpara punesimit? A ste duket rilindje propagande dhe fasade?
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Prano o njeri se eshte politike e mbrapshte,filozofia e rilindjes esshte gnjeshter.Prano qe u genjeve dhe prnao qe gabove ne statusin e pare.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Te pranosh tregon inteligjence,force,kurajo.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Te pranosh tregon inteligjence,force,kurajo.

11260534_847506268665006_4135966700985221451_n.jpg

11010565_847506265331673_424164884555941567_n.jpg

11258155_847019418713691_2293606498426579134_n.jpg

1796698_847019412047025_6658915102980809745_n.jpg

10419515_847019395380360_586040410309906983_n.jpg

Ka me 100 foto ne profilin e tij.

Nga ato 24 vite te shkuara pergjigjen e asaj filozofise tende e ke ne veprat e kryera nga Bashkia e Rrethit te Kavajes me kryetar ate.
Tani ti si te duash shkruaj.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

O njeri jan fasad sjane punesim. Ushqehuni me palmat e qendres.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Foto te Rilindjes paske sjelle lol

Pse sthua qe u paska bere dhe shtepi te reja ky lol

p.s I thoni te kandidoje ketej nga une tme boj i shpi lol
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

O njeri jan fasad sjane punesim. Ushqehuni me palmat e qendres.

Un habitem me kete verberim alla saliu sinqerisht... spo flas per rastin konkret se skam qene ndonjehere ne kavaje por ne pergjithesi...

Ne nuk kemi lindur dje, e njohim dhe talljen e sumes nga PD ashtu si i njohim edhe bemat nga PS, ama te cirresh per partite shqiptare eshte humbje vlerash jo ideal.

Te kesh ideale partiake ne kete shtet eshte njesoj si te frymezohesh nga vet shkaterrimi, kemi nevoje per ideale kombetare jo ngjyra partish!

Nuk lahet m... me sh...., ketu fus gjithe bashkite jo vetem te kavajes. Duke e nisur qe nga zeri i mekur dhe puna e palodhur e Kryetarit tuaj dhe deri tek tallja e trapit e ish kryetarit tuaj.

Keto fjale do ti thoja dhe nese do ishe me PS, mbase ne nje forme tjeter per te liga te tjera ama njesoj do ishte.
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Kryetari i PS kavaje ka lançuar projektin te qajme tek sheshi.

Shkoni Qani tek sheshi tani kunder ligjit te dekriminalizimit,dhe mungeses se investimeve fasade nga sot e tutje.
 
Eshte stili i gjushit te durrsit qe lyeni pallatet te ura dajlanit qe hyje ne durres edhe per dike qe e shifte ne pamje te pare mendonte qe kryetari paska bere mrekulli kur ne fakt kryetari ja ka fut betonin deri ne zemer qytetit...ku plazhi i durresit mban sasine me te madhe te ujrave te zeza...ku turistet largohen cdo vit e me shume
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Kryetari i PS kavaje ka lançuar projektin te qajme tek sheshi.

Shkoni Qani tek sheshi tani kunder ligjit te dekriminalizimit,dhe mungeses se investimeve fasade nga sot e tutje.

Amar,hiqe flamurin e pd-se se nuk po te lene te shohesh logjikosh qart.

Dmth sipas teje per gjithe ate periudhe qe Saliu ishte deputet ne kj,mjafton vetem nje spital?

Po qe nga kavaja,dil e be nje xhiro,se nuk ka lene ervin krimineli meter pa ndricim..ndersa xhaxhi Sali e la 20 vjet ne erresire dhe jo vetem :)
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Abis mos fol per ndricimin e dritat se harron ti qe ne kohen e saliut erdhen dritat 24 ore sepse ne ishim me gjenerator cdo dite nga ora 8 e mjesit deri ne 4 pasdite

Kete mandt jane rikthyer perseri nderprerjet edhe pse vjedhjet jane eliminuar te plakat e vjetra qe abuzojne me 1 llambe ndezur
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Ky ehste ai qe i beri fushat ajo fshatarja kavajes qe ishte ne BB ALBANIA

Mos ji racist mer burre se,70% e popullsis shqipetare i ka rrenjet nga fshati.ndersa ajo fshstarja sa qe ne bb nuk ja hengri qeni shkopin.kurse ajo qytetraja,la name e pa gjithe shqiperia..
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Amar,hiqe flamurin e pd-se se nuk po te lene te shohesh logjikosh qart.

Dmth sipas teje per gjithe ate periudhe qe Saliu ishte deputet ne kj,mjafton vetem nje spital?

Po qe nga kavaja,dil e be nje xhiro,se nuk ka lene ervin krimineli meter pa ndricim..ndersa xhaxhi Sali e la 20 vjet ne erresire dhe jo vetem :)

ti futju detyres iher e fshi ato ofendimet e sharjet se lan nam duke u share per partite perderisa politikanet bejn qef me leket e popullit :)
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Mos ji racist mer burre se,70% e popullsis shqipetare i ka rrenjet nga fshati.ndersa ajo fshstarja sa qe ne bb nuk ja hengri qeni shkopin.kurse ajo qytetraja,la name e pa gjithe shqiperia..

Se thash per racizem se fshatar jam dhe une...por ne bb albania ajo eshte prezantuar edhe te gjith e nihnin si fshatarja as ata as une se thonin ne konceptin e ofendimit
 
Titulli: Jep dorëheqjen kryetari socialist i bashkisë Kavajë, Elvis Roshi

Abis mos fol per ndricimin e dritat se harron ti qe ne kohen e saliut erdhen dritat 24 ore sepse ne ishim me gjenerator cdo dite nga ora 8 e mjesit deri ne 4 pasdite

Kete mandt jane rikthyer perseri nderprerjet edhe pse vjedhjet jane eliminuar te plakat e vjetra qe abuzojne me 1 llambe ndezur

Un skam pasur as drita as uj 24h, ujin se llogaris 24h dua vetem 1 ore ne dite dhe prap se kisha. Dritat i paguaja dhe pse afrofe, nje sahat me ka dal qe kam paguar mbi 500 mij lek me teper (sahati gjyshit me sakte).

Un e di shum mir qe ka abuzime dhe ky e ka menderosur ne shum gjera ama ne kushtet minimale te jeteses per mua e ka permirsuar, dritat sme ikin, personi qe faturon me vjen gjithmone dhe uj skam 24h ama me vjen 2-3 here ne dite.

Komshinjte e mij kane qene me pune te rregullt ne shtet, PD shumica por pa perjashtuar dhe te majtet ne kohen e aksionit te energjise sprisnin as miq se kujtonin se i vinte faturisti. nga 6M brenda, vite pa paguar.

Tani me thuaj, pse mos te uroj un qe te behet aksion dhe per ujin e pijshem? te pijshem ska se ne e blejme por per ujin e cezmes...

Cdo njeri e sheh ne mirqenien e tij, un PS se dua ne pushtet, ama me mir e djeg voten se tja jap PD
 
Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top