Ne baze te njohurive te mia!
1- Leket e perfituara haram ne menyre te ndaluar(te pista) nuk lejohen te perdoren per XHAMI absolutisht!
2- Nese donatori deshmon se jane te pastra, dhe askush s'di se jane te pista atehere komplet pergjegjesia bie mbi te dhe do marre pergjegjesi(morale) para Zotit per veten por dhe per kedo qe do perdore ate xhami te ndertuar me leke te pista.
Sol Fakt eshte qe ajo xhami eshte ngritur e tille , po flas mbi nje fakt e jo hipoteze ,nese ben apo jo!
Ne kete rast a duhet komuniteti myslyman te nderhyj?
shiko se nuk jam per prishje xhamirash apo kishash...por vete ju po thoni se kjo bie ndesh.
Tani me lind pyetja nr dy ketu....po ata besimtare te mire qe shkojne e falen e ate xhami njollosen?
Ndersa falja e mekateve. Mekate qe kane te bejne me ty si individ dhe Zotin (psh ti ke genjyer, apo ke pire raki ta zeme); nese pendimi eshte i sinqerte Zoti ka thene se do i fal mekatet edhe sikur te jen sa mali nqs njeriu pendohet dhe nuk i kthehet me.
Ndersa mekate qe lidhen dhe me individ te tjere: psh ke vrare dikend, ke demtuar tjetrin, e para eshte falja e Zotit e dyta eshte e drejta e atij qe i eshte ber keq. Dhe ai ka te drejten e tij mos te te fale. Ndaj dhe do denohesh!
Jam kurioze percaktohen mekatet ne kuran te cilesuara apo hamendesuara? Pra shprehimisht thuhet se nese genjen dhe nese ke vjedhur te takon kjo, e nese ke vrare kjo tjetra.
Po flas per drejtesine hyjnore se ate ligjore ia kemi pare llojin e sojin. Mos ta hapim temen e drejtesise njerezore....
Per aq kohe sa une shpresoj tek drejtesia hyjnore (praktikisht kur dikush me ben dicka ne demin tim une nuk mendoj per hakmarrje...por them ka nje zot dhediku diku do i dali. Pra ti vij nga zoti e jo nga une).
Ndaj nese ti vret dike, dhe ligji te denon burgim te perjetshem dhe nderkohe pendohesh dhe i lutesh zotit ....falesh?
Ndersa sa i perket asaj qe thuhet: Bej krejt te keqiat ne toke, vrit prit, vidh ama beso ne Zot dhe do shkosh ne Parajse! Sipas fese cdo njeri qe beson do shkoje ne Parajse POR do denohet per mekatet. Pasi te kaloj denimin do shkoj ne parajse dhe (koha apo peiudha eshte jasht konceptit tone tokesor). Ne dime(besojme) qe Zoti eshte i drejte dhe ai do ja jape gjithkujt hakun e vet. Madje eshte e frikshme, kur lexon per llogarine e pertejme, Thuhet do Vij njeriu para Zotit me veprat e mira sa nje mal. Ama do ngele pa asnje dhe do hidhet ne ferr. Pse? Sepse krejt te mirat do i merren nga njerezit qe ka lenduar, madje dhe thjesht nje pergojim qofte dhe per nje njeri te keq, ai i keqi do ja marre te mirat e do ngele ne fund pa asgje(ky qe besonte e vepronte mire)!
Ndersa per ate qe i ka te gjitha virtytet por nuk ka besuar ne Zot do shkoj ne ferr. Mendoj se ketu s'ka asnje padrejtesi sepse nje njeri qe nuk beson s'ka pse te preket nga fjala e Zotit pasi ai s'e beson. Nqs ai do ju frikesonte botes tjeter do besonte qe ka Zot dhe u zgjidh problemi!
Ok personalisht nuk besoj se do iki tek kjo parajsa me krahe te bukura....pse? sepse nganjehere mekatet me shume i bejme me fjale se vepra....e une te tilla kam bere . si eshte ajo shprehja - gjuha kocka ska por kocka thyen....eeeee
Edhe keto qe ironizoj ne forum une do me viren ne llogari ?
Qe ka nje zot e besoj une, por fete si besoj.
Zoti ja ka bere te qarte njeriut rrugen qe duhet te ndjeke cdokush! Eshte ne dore te secilit te beje c'te doje. Ne diten e gjykimit(boten tjeter) askush s'i thote dot Zotit o Zot pse po me deno: pasi mesazhi te ka ardhur! Ke qene vete qe se ke marre per baze.
Ti kthehem prap atyre qe besojne: a do shkojne ne parajse! Ajo bote njihet vec nga Zoti. Njeriu perpiqet por askush s'e ka te sigurte! Vetem Njeriu vet dhe Zoti i njeh zemren, veprat e dukshme apo te fshehta te cdokujt, vetem Ai e di si do jemi ne te ardhmen, si do vdesim me besim apo pa besim. Vetem Zoti e di a na i prano veprat e mira. Une falem ama s'di gje a ma pranon Zoti. Zoti na ruajte! Dhe nqs rruga qe ne(Une) ndjek eshte e drejta, Me mbajte ne kete rruge dhe ua mundesofte te gjitheve qe ta kuptojne e pranojne kete rruge! Ne fund te fundit te gjithe ne atje do marrim c'kemi korrur!
Kaq pasi me pane syte keto pyetjet, temen vallahi se kam lexuar