Jeniçerët e Erdoganit

LeVoyageur

RDM 33 NSOE
Nga Gani MEHMETAJ

Forca më e madhe goditëse në Kosovë janë jeniçerët e Erdoganit. Këtë fakt e di edhe shërbimi i fshehtë, e di policia, por sa janë të gatshëm nesër të përballën me ta, është çështje tjetër, ashtu sikurse është e diskutueshme pse lejuan armatën e jeniçerëve të forcohet. Mizoritë e tyre i pamë kur i masakruan ushtarët e vet. Po më ushtarët e policët tonë, si do të sillen në kohë krizash?

Mbështetja që i bënë mercenarët shqiptarë Erdoganit pas grusht shtetit të dështuar ishte e pritshme. Mbi dhjetë vjet ka investuar Turqia në jeniçerët shqipfolës; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar xhami në çdo lagje e katund; mbi dhjetë vjet ka blerë njerëz të sojit të hurit e të litarit, të cilët nuk kishin asnjë përgatitje arsimore, asnjë afinitet për asgjë, por nesër do të bëheshin “asqerë” të mirë, atëherë kur i duheshin liderit turk; mbi dhjetë vjet ka ndërtuar dhjetëra televizione turke e islamike që vjellin vrerë kundër shqiptarëve e propagandojnë jetën e shpellarëve të Anadollit e beduinëve të shkretëtirave. Taktika e investimit në xhami ka qenë e njëjtë si në Turqi. Në vendin e vet presidenti turk investoi në afër 100 mijë xhami, ku imamët i bëri për vete. Imamët turq ftuan popullatën në rrugë pas grusht shtetit dhe udhëhoqën masakrat ndaj ushtarëve. Kështu sipas kundërshtarëve Erdogani i ka 10 milion votues të garantuar, që i nxjerr në rrugë kur të do. Të njëjtën gjë e bëri në Kosovë, Maqedoninë shqiptare e në Shqipëri, ndërtoi qindra xhami më shumë se në 500 vjet okupimi, pjesën dërmuese të kreut të Bashkësisë Islame të Kosovës, të Shqipërisë e të Maqedonisë dhe pjesën dërmuese të hoxhallarëve i ka jeniçerë luftarak. Xhamitë i ka bërë kazerma për ushtrinë islamike turke e të ISSIT, hoxhallarët- jeniçerë nuk ngurrojnë ta lavdërojnë presidentin ” e tyre” turk, ndërsa i binden si të ishte kalif, sepse kalif i Turqisë vetëm zyrtarisht nuk është shpallur.
Jeniçerët e Erdoganit, të rekrutuar më vjet, u treguan të zellshëm, atëherë kur u thuhej të vepronin. Sa herë vinte Erdogani apo Davutoglu në Kosovë, jeniçerët e paguar për kësi rastesh dilnin e çirreshin në kupë të qiellit, qanin e kalonin në dëlirë, tundnin flamuj turq në tokën shqiptare, brohorisnin më zë të çjerr për Turqinë, për osmanlijtë, për babanë e tyre të shpifur, hidhnin parulla më perverzione politike që të bënin të villje. Zyrtarët tonë i shihnin dhe i dëgjonin, por silleshin si t’i kishte tredhur turku i Anadollit, që sillej si në pronat e veta.
Shëmtitë e mercenarëve antishqiptar përsëriteshin vazhdimisht e në mënyrë ciklike, numri i jeniçerëve shtohej, kurse presioni mbi qeveritarët tanë rritej, sepse Ankaraja pavarësisht që kapi majat e dy shteteve shqiptare, vepron edhe me planin B- me jeniçerët e dëgjueshëm e besnikë të parasë. Kështu, jeniçerët e infiltruar në të gjitha porët e shoqërisë shqiptare për ta shkelur dinjitetin kombëtar, një herë e goditën Prizrenin, simbolin e Shqipërisë etnike duke e islamizuar e turqizuar si kurrë më parë gjatë historisë , e bënë kasaba primitive turke, herën e dytë e goditën Shkodrën më medrese turke antikombëtare e me xhami të dhunshme, duke ia përdhosur monumentet kombëtare. Herën tjetër u përpoqën ta shkombëtarizojnë Vushtrinë, njërin ndër qytetet më të vjetra arbërore. Tetovën, simbolin e rezistencës shqiptare kundër Serbisë e Jugosllavisë e bënë me parti turke, pa asnjë turk brenda. Pastaj paguan televizione publike e private që t’u jepnin hapësirë jeniçerëve që pështynin mbi heronjtë tonë kombëtar, kurse udhëheqësit e emisioneve në vend t’i ndërprisnin sharjet e islamistëve të tërbuar, i cytnin të shanin, ose gajaseshin miqësisht me jeniçerë si t’i kishte paguar Ankaraja e Beogradi.
Shoqatat shkombëtarizuese e provuan edhe Prishtinën, ku nuk mund të mohohet se rekrutuan qindra, veta, por disi kryeqyteti ngeli i ftohtë ndaj joshjeve turke, megjithëse kreun e shtetit, një pjesë të intelektualëve që e lakmojnë paranë më shumë se kombin i bënë për vete. Prandaj R. Qosja e N. Daci, që dështuan për faqe të zezë në politikë, e ndonjë shkrimtar dështak si puna e Milazim Krasniqit recitojnë si pionierët e Titos për Turqinë e Erdoganin, ashtu sikurse recitonin dikur për Titon e Jugosllavinë me të njëjtin patos e paturpësi.
Në rekrutimin e jeniçerëve rol të jashtëzakonshëm luajti mafia islamike, e financuar nga fondet e dyshimta, që ndërhyri në të gjitha nivelet e ekonomisë e të tregtisë sonë, në Kosovë e në Shqipëri, bleu e privatizoi objektet strategjike me fare pak para. Biznesi islamik, përkatësisht mafia islamike thuhet se bleu votat e deputetëve aziatik shqipfolës më përcaktim antishqiptar, bleu deputetë të të gjitha partive shqiptare, ministra, kryetar komunash, dhe zyrtarë të tjerë. Prizrenin, Pejën e e Vushtrinë thuhet se mafia islamike i kapi nga majat, që të shkombëtarizonte sa më shumë qytetet puro shqiptare.
Mafia islamike ka investuar në gratë më shami, në burrat që i kanë zhburrëruar duke ua hequr qeleshen shqiptare. Shërbimi i fshehtë i organizatave islamike investuan në shumicën e medieve elektronike (televizione, radio, portale) publike e private. Ata këto gjëra i bënë në mënyrë të planifikuar e sistematike para hundeve të shërbime tona të fshehta e publike. Të gjithë e kemi ditur se Erdogani ka një armatë mercenarësh në Kosovë, Shqipëri e Maqedoni, ata kanë dal haptas në mbrojtje të interesave turke e kundër interesave shqiptare, duke u dhënë hapësirë në mediet që financohen nga taksapaguesit shqiptar.
Investimet e para në jeniçerët shqiptar i shpaguan kur i dërguan në luftën e Sirisë. Investimi i dytë i shpaguar ishte kur nisi propaganda e egër për kinse minoritetin turk, ndërsa synohej që minoriteti të shtohej duke u blerë më para, ashtu sikurse i blenë votat e deputetëve aziatik në Kuvendin e Kosovës. Nga disa mijëra shqiptarë të deklaruar turq nga presioni i Serbisë dikur e më joshje privilegjesh, numri i minoritarëve turq u trefishua sot. Kjo është gjendja të cilën e kanë ditur shumica e njerëzve të zakonshëm. Kot që habitën apo shtihen analistët politik me befasinë e mercenarëve të Erdoganit, të cilëve ata u thonë me eufemizëm ithtarë.
Derisa analistët e zyrtarët tonë të vazhdojnë me habinë e tyre, jeniçerët shqipfolës do të bëhen problem serioz, sidomos nëse politika jonë e jashtme nuk do të përputhet me politikën e jashtme turke, atëherë mund të ketë përplasje të egra, më rrezik viktimash. Ndërsa është fare e ditur se një elitë politike më përcaktim kombëtar në Kosovë a në Shqipëri shpejt do të përplaset me politikën kundër perëndimore të Erdoganit e të islamistëve të tjerë. Deri atëherë do të presim më frikë.
Recitimi publik i mercenarëve të Erdoganit në Tetovë, Preshevë, Prizren, pastaj i nxënësve matrapazë e të instrumentalizuar në Shkup që mbaruan shkollat islamike të Gulenit, ndërsa u penduan pse nuk i mbaruan shkollat islamike të Erdoganit, më ngjason më daljet publike të grupeve të shqiptarëve pas vitit 1981 në mbështetje të Serbisë e të Jugosllavisë, ndërsa dënonin demonstrata e shqiptarëve. Ata ishin mercenarët serbe e jugosllavë, nipat e tyre që dolën këto ditë ishin mercenarë turq e islamik. Mbështetësit e Serbisë e Jugosllavisë atëbotë e godisnin kombin e tyre, ndërsa i betoheshin për besnikëri Beogradit e Titos. Jeniçerë të Erdogamit që dolën në Preshevë, Tetovë, Shkup e gjetiu iu betuan për besnikëri turkut, ndërsa u treguan të pabesë ndaj bashkëkombësve, sepse nuk e mbështeten asnjëherë lirinë kombëtare të shqiptarëve, nuk bënë asnjë përpjekje publike ta dënojnë dhunën e Beogradit në Kosovën lindore, e të sllavëve të Maqedonisë. Mercenarët e Erdoganit nuk e ngushëlluan babanë që dërmohej nga dhimbja për vogëlushin që ia mbyti sllavi. Si nuk kanë fije turpi e dinjiteti këta jeniçerë të mjerë, kur nuk dalin në mbrojtje të shqiptarëve, ndërsa thonë se janë shqiptarë “të vërtet”.
Voice of Albania
voal.ch
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

O Gani,
Shume hollesisht i njihke keta jeniceret ti....

Vetem te lutem shume pse nuk qenkan shqiptare te vertete keta qe mbrojne Erdoganin?
Shqiptare mor zoteri Jane dhe keta.
Mbrojne Erdoganin dhe valevisin flamurin Turk?
E ca pastaj?Shqiptare Jane po te them.
Aaaaaaa po don me dit ca je ti qe valevit vetem flamurin shqiptar?
Ti dhe une bashke jemi qafire.
Sot qe te quhesh shqiptar duhet te mbrosh Erdoganin e te shash Skenderbeun o Gani djali!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

ErdoganoFobia mund te cilesohet semundja me e re e shekullit te ri . Po shume merreni me Erdoganin , po te mirreshi me prijesit e juve apo te pakten me origjinen e juaj , do ta njifeshit veten ! Oooo Gani !!!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

O levi ajo xhamia andej nga rruga qe shkon per shkallnur qe eshte goxha e madhe...ca nga keta te hurit e te litarit e kanw financuar?
Pyetje - nese une jam e keqe dhe ne nje moment ndertoj nje xhami dhe behem praktikante e rregullt....me falen mekatet qe kam kryer deri ne ate moment?
 
Jo vetem ate te shkallnurit por edhe nja tre te tjera qe di une.Me financuesit e ketyre xhamive jam rritur.Me njerin prej tyre (njihemi qe ne bankat e shkollash) kam rastisur ne Milano kur vuri leke.I njoh dhe me njohin mire.
A i falen mekatet thua?
Se di, duhet pyetur ndonje Hoxhe per kete.
Une di qe ne xhami i bejne temena dhe i respektojne sikur te ishin engjej.
Me hoxhet e xhamive Jane si vellezer.
Kaq di une.
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

...ate xhami te bukur me 4 minare e ka ndertuar nje biznesmen hekuri. Nje bixhozxhi i thekur.... Ne i jane falur apo jo mekatet ose gjynafet, kete nuk e di.

hajduti
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Kam përshtypjen se njeriu fejën e tjetrit e njeh më tepër....................
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

...ate xhami te bukur me 4 minare e ka ndertuar nje biznesmen hekuri. Nje bixhozxhi i thekur.... Ne i jane falur apo jo mekatet ose gjynafet, kete nuk e di.

hajduti

Eshte xhamia me e madhe ne ballkan
Kurse kjo e Tiranes do jete ne Europe!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Jo vetem ate te shkallnurit por edhe nja tre te tjera qe di une.Me financuesit e ketyre xhamive jam rritur.Me njerin prej tyre (njihemi qe ne bankat e shkollash) kam rastisur ne Milano kur vuri leke.I njoh dhe me njohin mire.
A i falen mekatet thua?
Se di, duhet pyetur ndonje Hoxhe per kete.
Une di qe ne xhami i bejne temena dhe i respektojne sikur te ishin engjej.
Me hoxhet e xhamive Jane si vellezer.
Kaq di une.

Isha para dy fundjavash ne Durres dhe kur kaluam aty me treguan. Darkave qe bukur me ato dritat blu
Me thane qe kane bere njemije te zezat andaj pyeta.
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

ErdoganoFobia mund te cilesohet semundja me e re e shekullit te ri . Po shume merreni me Erdoganin , po te mirreshi me prijesit e juve apo te pakten me origjinen e juaj , do ta njifeshit veten ! Oooo Gani !!!

kohet e fundit e dashuroj historine, cila eshte origjina jone dhe cili eshte prijesi?

ishalla spo del qe jemi popull qe erdhem nga turqit. megjithate na ndrico
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Monique , mekati eshte parim I jetes qe smund Ti shmangesh . POR, per besimtarin kerkohet Sa ta bene mekatin Te pendohet dhe Te mos kthehet me ne ate mekat . Sepse edhe une edhe Ti bejme mekate . Po cedhtja qendron raporti I mekateve dhe pendimit , dhe Sa eshte e mundeshme me na fal Zoti mekatet . Dhe e kunderta Sa pranohen veprat e Mira . Nje veper e mire llogaritet 10fishi I saj , kurse nje mekat eshte nje . Ne diten e llogarise qiten ne peshoj veprat , Sa peshojne Te mirat kundra Te keqijave aty do e bejme vendin !
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

kohet e fundit e dashuroj historine, cila eshte origjina jone dhe cili eshte prijesi?

ishalla spo del qe jemi popull qe erdhem nga turqit. megjithate na ndrico

Shihe more djalin, dje ka dalë prej vezores, tash na shet këtu ligjerata të historisë..
S'ka faj se akoma nuk i din simptomet e trushpërlarjes.
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

jo si di se sme ka kapur si te ka kapur ty :)
kujdes kur me drejtohesh nese sdi te flasesh
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

jo si di se sme ka kapur si te ka kapur ty :)
kujdes kur me drejtohesh nese sdi te flasesh

Sigurisht që kam kujdes, mos ke edhe ndonjë dëshirë?
Të ta sjell mjekun? Nuk po ndihesh mirë?
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Monique , mekati eshte parim I jetes qe smund Ti shmangesh . POR, per besimtarin kerkohet Sa ta bene mekatin Te pendohet dhe Te mos kthehet me ne ate mekat . Sepse edhe une edhe Ti bejme mekate . Po cedhtja qendron raporti I mekateve dhe pendimit , dhe Sa eshte e mundeshme me na fal Zoti mekatet . Dhe e kunderta Sa pranohen veprat e Mira . Nje veper e mire llogaritet 10fishi I saj , kurse nje mekat eshte nje . Ne diten e llogarise qiten ne peshoj veprat , Sa peshojne Te mirat kundra Te keqijave aty do e bejme vendin !

Cen
Pyetja eshte e thjeshte
Po te bej nje shembull....une deri dje kam bere nje jete cope cope ...kam konsumuar alkol ,droge,prostitucion etj se sdi me shume
Me keto leket qe fitova nga ky prostitucioni apo droga financova nje xhami dhe u konvertova ne nje praktikante.
Falem 5 here ne dite,agjeroj edhe te gjitha detyrimet fetare.
Bej edhe sevap....
Tani zoti keto vite qe iken do mi marri ne llogari apo fakti qe kuotova gabimet e mia me zhvesh nga faji?
Po xhamine qe e ndertova me kto paret e pista si quhet per ju besimtaret?
Tani ate shembullin lart ktheje per nje mashkull ,se une kam bere dhe bej jete te shendetshme :)

Ma kape idene?
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

kohet e fundit e dashuroj historine, cila eshte origjina jone dhe cili eshte prijesi?

ishalla spo del qe jemi popull qe erdhem nga turqit. megjithate na ndrico

Historia burimin e ka nga Barleti , paramendo !
PRIJESI , Gjergji me shpat ne dore dhe I hipur mbi kal lol Duke gri dhe masakru turq-musliman !
Nuk mendova per prijsit e perrallave mitike . Por, prijesit aktual qe Jane . Dhe per origjinen e autorit . Se pari per ta njohure dikend , kerkohet ta njohesh veten .
E GAnia as veten , e as emrin e vete nuk e dine e po dine me shume !
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Dmth, te bejme mekate me karar ,,qe kur te vij puna te zoti ai te na i fali ato qe na kan mbetur eeee...edhe sa do lexojme akoma?!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Cen
Pyetja eshte e thjeshte
Po te bej nje shembull....une deri dje kam bere nje jete cope cope ...kam konsumuar alkol ,droge,prostitucion etj se sdi me shume
Me keto leket qe fitova nga ky prostitucioni apo droga financova nje xhami dhe u konvertova ne nje praktikante.
Falem 5 here ne dite,agjeroj edhe te gjitha detyrimet fetare.
Bej edhe sevap....
Tani zoti keto vite qe iken do mi marri ne llogari apo fakti qe kuotova gabimet e mia me zhvesh nga faji?
Po xhamine qe e ndertova me kto paret e pista si quhet per ju besimtaret?
Tani ate shembullin lart ktheje per nje mashkull ,se une kam bere dhe bej jete te shendetshme :)

Ma kape idene?
Po Te kuptoj . Zoti na ka premtu se fale cdo gabim Te beaimtarit . Nese njeriu ka gabuar dhe e ka kuptuar dikur , Zoti eshte I meshirshem dal cdo mekat , perveq mohimit te Tij(te besuarit ne ekzitimin qe vetem Ai eshte Nje dhe te beauarit te derguarit te fundit MUhamedit a.s). Dhe kjo gje ndodhe me shumicen e te udhezuarave , pendohen kthehen ne rruge tw Zotit dhe I kryejne obligimet dhe ndalesat ne jeten e tyre te perditeshme .
E sai perket financinit me para te fituara me haram , sevap aty nuk ka , sepse per ty numeru sevapi duhet vetem me hallall . Parim eshte ky ne Islam . Po , mw rendesi eshte qe udhezohet njeriu , pastaj e nderton me para hallall Xhamim Apo shkollen ...
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Monique , mekati eshte parim I jetes qe smund Ti shmangesh . POR, per besimtarin kerkohet Sa ta bene mekatin Te pendohet dhe Te mos kthehet me ne ate mekat . Sepse edhe une edhe Ti bejme mekate . Po cedhtja qendron raporti I mekateve dhe pendimit , dhe Sa eshte e mundeshme me na fal Zoti mekatet . Dhe e kunderta Sa pranohen veprat e Mira . Nje veper e mire llogaritet 10fishi I saj , kurse nje mekat eshte nje . Ne diten e llogarise qiten ne peshoj veprat , Sa peshojne Te mirat kundra Te keqijave aty do e bejme vendin !

Dmth, te bejme mekate me karar ,,qe kur te vij puna te zoti ai te na i fali ato qe na kan mbetur eeee...edhe sa do lexojme akoma?!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

E verteta eshte qe nuk jemi te gjithe "shqiptare" pasi nuk jemi te gjithe si ndonjeri ketu ne forum qe nderon sulltan Hamidin dhe nuk nderon Gjergj Kastriotin e Ismail Bej Vloren. Kjo eshte bukuria e lirise, i nxjerr mbi uje lemishtet dhe le ne fund te kazanit kokrrat e pastra te orizit.

hajduti
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Dmth, te bejme mekate me karar ,,qe kur te vij puna te zoti ai te na i fali ato qe na kan mbetur eeee...edhe sa do lexojme akoma?!

Jo me karar por pa karar....

@cen mgjth une mekatet si bej ne rradhe te pare per veten .
Por ajo xhami ku falen tere ata besimtare e cila eshte ngritur me fonde te diskutueshme prejardhje....duhet te prishet?
Ne tirane komuniteti myslyman nuk pranoi qe xhamia te kish afer qender tregtare dhe qeveria duhet te zgjudhte problemin me pronaret e tokes pasi komunitwti me te drejte thosh nuk dua toke haram...se leket i kishin nga erdogani.
Po kjo ne durres qe ka leket haram ...nejse se edhe une kot tashi.
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Gjithcka te falet nese pendohesh dhe pranon Allahun si te vetmin zot!

Qellimi I kesaj jete eshte ta njohesh Fuqin e Zotit-Allahut krijuesit tend . Kur e njehe Zotin tend edhe e adhuron , sepse ai ka thwne nuk Te krijova ty , vetem Te me adhurosh . E kur nuk e adhuron Zotin tend , por beson gjera Apo besime Te , Si tw fal Zoti ty athere .
Dhe njeriu nuk eshte melaqe Apo engjull qe Te mos bwje mekate , por nese e beson Zotin dhe mundohesh te mos besh gjynahe-mekate Te medha . Se nuk ka ne bote njwri pa mekate , por I lutemi Zotit te na fal mekatet dhe te mos I perserisim ato .
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

por nese e beson Zotin dhe mundohesh te mos besh gjynahe-mekate Te medha .

Ah dmth para se te pendohem mund te bej mekate pa karar,pasi pendohem e pranoj Allahun si te vetmin zot..mund te mekatoj por me karar!? Me kishte shpetuar kjo ne fakt,se dija! :D
Masen e kararit kush e ve apo mekatari vet? lol
 
Redaktimi i fundit:
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Jo me karar por pa karar....

@cen mgjth une mekatet si bej ne rradhe te pare per veten .
Por ajo xhami ku falen tere ata besimtare e cila eshte ngritur me fonde te diskutueshme prejardhje....duhet te prishet?
Ne tirane komuniteti myslyman nuk pranoi qe xhamia te kish afer qender tregtare dhe qeveria duhet te zgjudhte problemin me pronaret e tokes pasi komunitwti me te drejte thosh nuk dua toke haram...se leket i kishin nga erdogani.
Po kjo ne durres qe ka leket haram ...nejse se edhe une kot tashi.

Pa karar thua ti,,dmth bjeri ti bim lol hahahaha
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Gjithcka te falet nese pendohesh dhe pranon Allahun si te vetmin zot!

Gjithshka te falet nese pranon allahun te vetmin zot... qe se ke parr kurr!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

@Monique
Te lutmi shume, kjo eshte tema e jenicereve te Erdoganit.
Mos na devijo nga tema.

Sa per Information per te gjitha fete monoteiste vlen i njejtin parim qe eshte ky-
Nese ti tere jeten ske bere mekate ose te pakten je munduar te mos besh te tilla me vetedije por nuk njeh Krijuesin dhe nuk i perket asaj feje vendin e ke ne ferr.

Nderkohe dikush qe gjithe jeten e vet ka mekatuar , ka vrare, ka prere, ka genjyer, ka vjedhur, ka mashtruar por pak para se te vdese njeh Krijuesin dhe behet fetar e ka vendin ne parajse.

Je akoma ne kohe te shkosh ne parajse dhe te perfitosh nga 72 burra te virgjer....
UPS me fal, une Mund te perfitoj 72 te virgjera sepse jam burre Kurse ti qe je grua nuk perfiton gje, me vjen keq per ty!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Me yrysh thuhet ktu....qe baba duret jom e pafajshme dhe e drejte si drapri..

Imagjino ene gjarpni do tkishte zili per nga drejtesia?!
 
Titulli: Jeniçerët e Erdoganit

Lev do me bente pune edhe luciferi....se kom tafmone e modhe lol
 
Konkursi Letërsisë

  • Jeta pa ty

    Votat: 7 50.0%
  • Simfonia e bisedave tona

    Votat: 2 14.3%
  • Bora e parë

    Votat: 3 21.4%
  • Larg

    Votat: 2 14.3%
Back
Top