Nga Ergys Mertiti
Shumë njerëz priren ta gjykojnë për keq nacionalizmin, ndërsa nuk e kanë problem të pohojnë se janë patriotë. Përtej paqartësive të kuptueshme mbi termat, në përgjithësi, njerëzit priren të bëjnë dallim midis tyre. Në vija të përgjithshme, patriot konsiderohet ai që do vendin e vet, ndërsa nacionalist ai që nuk pranon tjetrin dhe kërkon zhdukjen e popujve të tjerë. Në mënyrë të gabuar nacionalizmi përkufizohet si shovinizëm, duke krijuar keqkuptime të shumta prej të cilave vjen edhe prdorimi i patriotizmit si fjalë zëvendësuese për të shenjuar ndjenjën e tyre të natyrshme ndaj kombit.
Kjo ndodh edhe në nivel akademik. Qindra përkufizime priren të bëjnë dallime midis nacionalizmit dhe patriotizmit, ndërsa ka gjithashtu edhe shumë autorë që i shohin ato thjesht si sinonime. Në botën akademike ky dallim mbështetet mbi dallimet në konceptimin dhe përkufizimin e kombit. Nacionalizmi i referohet zakonisht idesë së kombit, ndërsa patriotizmi një lloj ideje më të vagullt të atdheut, i cili identifikohet me vendin, shoqërinë apo popullin. Ky i dyti sugjeron një nocion më heterogjen të shoqërisë, ndryshe nga kombi i cili priret të shihet si një entitet homogjen dhe përjashtues.
Kjo prirje për ta përdorur patriotizmin si zgjidhje përballë kompeksimit me nacionalizmin është prodhuar nga një propagandë mjaft e përhapur antinacionaliste, e cila ia faturon këtij shumicën e fajeve dhe problemeve politike të kohëve moderne. Kompleksimi fillon që prej identifikimit të shpeshtë që i bëhet nacionalizmit me nazizmin, e më pas, atashimit të tij me të gjitha ideologjitë apo politikat agresive luftënxitëse të shek. XIX e XX. Duke iu kundërvënë nacionalizmit sipas kuptimit hitlerian, De Goli dallonte patriotizmin si një ide që i jep përparësi dashurisë për popullin tënd, nga nacionalizmi, ku prioritet zë urrejtja për njerëzit dhe popujt e tjerë. Në vijimsi të këtij këndvështrimi Makroni e etiketon sot patriotizmin si të kundërt me nacionalizmit, duke qenë ndërkohë ironikisht kreu i një prej kombeve më nacionalistë në botë, politikat e të cilit janë shpesh-herë dukshëm shoviniste dhe intolerante ndaj diversitetit kulturor.
Ky delegjitimim i termit nacionalizëm vjen për shkak të një goditjeje të vazhdueshme të ardhur kryesisht nga e majta. Në emër të ideologjive të ndryshme ai është fajsuar nga studiues, teoricienë, intelektualë, aktivistë, por edhe politikanë të shumtë, si shkaktar për luftërat e egra midis kombeve në epokën moderne.
Kjo në fakt, është më shumë një mënyrë retorike semplifikuese për ti zgjidhur problemet, e cila, në të vërtet as na ndihmon për ti zgjidhur ato, e as për të qartësuar pikëpamjet tona në lidhje me kombet, identitetet dhe kulturat. E vërteta është se, luftërat nëpër botë nuk lindin me nacionalizmin, dhe as nuk do të ndalen kur ai të shuhet plotësisht. Luftëra ka patur edhe para se të krijohen kombet, dhe epshi konfliktual midis popujve as nxitet e as shuhet nga mënyrat sesi ata përcaktojnë përkatësitë e tyre apo format e tyre të organizimit.
Duke qenë se në kohët moderne shoqëritë organizohen rreth kombit dhe ai bëhet burimi kryesor i përkatësive identitare në emër të të cilave bëhen luftërat, nuk do të thotë se ai është burim i luftës. Në po të njëjtën mënyrë, kur kombi nuk ekzistonte si nocion, luftërat bëheshin në emër të fesë, mbretit apo fisit a tribusë dhe asgjë thelbësore nuk ka ndryshuar në prirjet konfliktuale midis popujve. Mund të ndryshojë natyra e konfliktit, por jo predispozita njerëzore për të shkuar drejt tij. Zgjidhja nuk qendron në dobësimin e përkatësisë në emër të të cilës njerëzit luftojnë, por në kultivimin e pikpamjeve që na mësojnë të bashkëndajmë me të tjerët mjedisin tonë. Edhe nëse e zhdukim nocionin e kombit, nuk kemi për të shpëtuar aspak nga luftërat. Njerëzit do të gjejnë objekte të tjera në emër të të cilave do të zbrazin tërbimin e tyre kolektiv kundër tjetrit.
Në thelb, nacionalizmi është një fenomen mjaft kompleks që nuk ka përse të shihet dhe përkufizohet si ideologji pashmangshmërisht luftënxitëse. Edhe autorë jonacionalistë si Gellner e të tjerë nuk ngurrojnë të evidentojnë variantin humanist të nacionalizmit, sipas të cilit kombi shihet si një objekt legjitim identifikimi dhe organizimi social i cili i jep të drejtë dhe legjitimitet ekzistencës së të gjithë popujve të tjerë, duke synuar paqen dhe mirëkuptimin midis tyre.
Kombi nuk është thjesht një çështje ideologjie, por është, mbi të gjitha, një objekt mbi të cilin ndërtohet themeli i solidaritetit në shoqëritë moderne, si dhe njësia bazë e organizimit të tyre. Nëse mohojmë kombin, çfarë na mbetet për të ndarë dhe organizuar shoqëritë? A është më i mirë globalizmi? Unë them se jo.
Për këtë arsye, kombi është dhe vazhdon të mbetet sot i pashmangshëm, e për pasojë edhe nacionalizmi. Duke e quajtur patriotizëm pikëpamjen ideologjike që e vendos kombin në qendër të organizimit social nuk kemi ndryshuar asgjë. Siç vëren me mjaft mprehtësi Antony Smith, një prej studiuesve më të mirë në këtë fushë, nacionalizmi ka natyrë kameleonike. Atë mund ta luftosh dhe të mendosh se e zhduke, por shfaqet i kamufluar në forma të tjera alternative dhe nxjerr krye për të bërë të vetën. Kështu, i sulmuar dhe delegjitimuar nga propaganda nacionalizmi rishfqet i mbalazhuar në markën e patriotizmit dhe nuk i shton apo heq asgjë realiteteve nga ai buron.
Për këtë arsye, përpara se ta sulmojë, shoqëria duhet ta njohë dhe akomodojë nacionalizmin në atë mënyrë që ai të bëhet produktiv dhe i shëndetshëm për të. Nuk është e nevojshme që ai të sulmohet, por është me rëndësi që ai të kultivohet në mënyrën e duhur, duke e zhveshur nga shovinizmi, megalomanit e banalitetet e shumta që e rrethojnë.