Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

“Je njeri i frustruar seksualisht”- Bleona Qerreti replikon ashpër me Arian Çanin: Vemje pabukse, mbytu në mjerimin tënd!

MonaLisa

Less is more
Staf në FV.AL
Adm
Këngëtarja e njohur shqiptare i është përgjigjur deklaratave që gazetari Arian Çani bëri kundrejt figurës së saj.

MixCollage-26-Jan-2025-09-42-PM-7886


Në një intervistë të realizuar disa ditë më parë Arian Çani tha se kurrë nuk ka shkuar mirë me Bleonën dhe se puthjet, përqafimet në emisionin e tij me këngëtaren kanë qenë një teatër i madh për të mashtruar njerëzit.


Gjithashtu Çani ironizoi në intervistë pjesëmarrjen e Bleonës në ditën e inaugurimit të presidentit të SHBA Donald Trump.

“Këta janë mashtrusë rreth Trump, vetëm të kapin një foto. Mbetet, dhe kur e mendon se ka njerëz që i besojnë. Ajo mund të jetë në hollin e hotelit, mbase nuk e ka takuar, maksimumi pi një gotë atje”, tha Çani për Bleonën e cila kishte postuar në rrjete sociale foto me Richard Grenell në ceremoninë e inaugurimit Presidentit të SHBA, Donald Trump.


Sot përmës një video të postuar në rrjetin e saj social Instagram, Bleona iu përgjigj ashëpr Çanit.

“O vemje pabukës… ti je i frustruar seksualisht”, kështu e cilësoi Bleona Çanin në video, teksa tha se ai është një qenie mashtruese që sipas saj del ne televizione dhe gënjen.

“O Arian Çani, përveç faktit që t’i je një qenie mashtruese, ordinere që gënjen nëpër televizione dhe nëpër emisionet e tua siç edhe vetë e ke pohuar..je një vemje pabukse, që s’të merr më asnjë televizion në punë se ty të ka dalë boja dhe jam shumë e vetëdijshme që me këtë video po të bëj shumë nder se do kapësh gazetat prap. Por, në të njëjtën kohë kam arritur në konkluzionin që qenieve mashtruese ordinere si puna jote duhet të ulësh në nivelin e tyre që të flasësh me gjuhën që ata kuptojnë, se nëse unë ty të flas kinezçe, ti nuk arrit ta kuptosh”, thotë Bleona.


Lidhur me ironinë e Çanit për pjesëmarrjen e saj në inaugurimin e Trump këngëtarja tha se ka kontribuar për presidentin që në zgjedhjet e 2016 dhe deri në zgjedhjet e nëntorit, duke regjistruar njerëz nëpër listat e votimeve në Michigan, si dhe duke mbledhur para për fushatën e tij.

“Duhet të kuptosh një gjë, që unë kam bërë kampanjë aktive për Presidentin Trump në 2016, 2020 dhe tani në 2024, kam regjistruar më shumë se 8 mijë veta në Pensilvani, kam regjistruar më shumë se 4 mijë veta nëpër listat e votimeve në Michigan, kam ngritur më shumë se 300 mijë dollarë donacion për zgjedhjet, u bëra edhe koncertin në Michigan siç ke parë edhe në Instagram dhe historia fallco dhe perceptimet fallco që krijoni ju nuk janë realiteti im.


Më vjen shumë keq për prindërit e tu që do ndihen keq kur ta dëgjojnë këtë video. Do doja t’ju thoja që nuk është faji i tyre që të kanë edukuar keq, se ne jemi këta që jemi e nuk duhet të fajësojmë prindërit për mënyrën se si zgjedhim të jemi në jetën tonë”
, tha Bleona.

Botasot.al
 
Ktu ase njeh njeri kush o, e jo me trump te merret me edi ramen bleonen e shume si kta.
 
Edin e ka bllokuar komplet si administrate si miku i sorrosit qe hate temu neper intervista me cifot e cnn , ket tjetren as e ka haberin kush o.
 
Sa mire e njohin njeri tjetrin keta...
Ska me te verteta sesa kur shahen dy llafazane🤣🤣
 
Une e mbaj mend bleona qerretin 16 vjecare ishim ne te njejten shkolle te mesme ajo eshte me e madhe se une . ka qene nje vajze shume e mire me kujtohet cdo here ne klasen e muzikes me mesuesen e pianofortes dhe profesorin e solfezhit.. kurre nuk e kam pare ne pushimet e gjata pasi ishte ne prova ..e mbaj mend edhe ne teatrin skampa me vellain e salsano rrapit te madhin edmond rrapi.. sic me kujtohet edhe salsano kur ishte askushi ... me besoni edhe shfaqjet i shikonte fal edmondit!
Sic me kujtohet rovena stefa, bleona matraku te gjitha keto ishin jo vetem te thjeshta por edhe studjuse...
Bleona qerretin e mbaj mend ngaqe ishte shume e bukur dhe sh moderrne..por mbi te gjitha sa shume ore kalonte ne prova sa shume pune ka bere e sa kohe i ka kushtuar pasionit te saj .
 

Konkursi Letërsisë

  • Kur shiu pushoi

    Votat: 5 33.3%
  • Luna

    Votat: 8 53.3%
  • Në rrugët e qytetit

    Votat: 5 33.3%
Back
Top