Janë konfiskuar 2 tonelata marihuanë

Arfenilla

Themelues i Forumit
Autoritetet e Shqipërisë thonë se i kanë konfiskuar dy tonelata marihuanë të fshehur, që ishin të destinuar për Greqi ose Itali.
foto.php


Policia e Shqipërisë ka njoftuar sot se marihuana është gjetur në një depo të fshehtë në gadishullin Karaburn, 150 kilometra në jugperëndim të kryeqytetit Tirana, ndërsa janë marrë në pyetje shtatë persona të dyshuar.
Poashtu, është konfiskuar edhe një automjet me të cilin besohet se është transportuar kjo sasi e drogës.
Muajin e kaluar, policia kishte konfiskuar një sasi prej 3.6 tonelatash të kanabisit, 12 kilogramë të heroinës dhe kokainës, dhe ka arrestuar 98 vetë.

Qeveria e Shqipërisë ka thënë se luftimi i prodhimit të drogës është prioritet kryesor në rrugën e saj për integrim në Bashkimin Evropian.
Agjencia AP raporton se në Shqipëri, njëri nga vendet më të varfëra në Evropë, prodhohet sasi e madhe e marihuanës dhe se ky vend është pikë tranzitore për heroinën aziatike.B..indeks..
 
Titulli: Janë konfiskuar 2 tonelata marihuanë

A dihet cfare kapaciteti vjetor ka Lazarati?

S'kalon jave pa u kap ndonje tonelate kanbis ose hashash, por akoma nje here nuk ndodhi qe Lazarati te mbetet out of stock. Ka qellu toke pjellore me shume bereqet :p
 
Titulli: Janë konfiskuar 2 tonelata marihuanë

I lini njerzit te punojne gjyna ..... Papunsia eshte e madhe ... Mundim eshte dhe kjo pune... Shqiperise nuk i vjen e keqja nga keta .... E keqja vjen nga nje hajdut qe tenton te vjedhi e vret dhe te zotin e shtepise....ju kta kapni ...
 
Redaktimi i fundit:

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top