James Belushi, imazhi i ri i "Eagle Mobile"

*deliza*

VIP
V.I.P
James Belushi, imazhi i ri i "Eagle Mobile"​

Artisti i madh shqiptaro-amerikan, James Belushi (Xhejms Belushi) do të jetë imazhi i kompanisë më të re të telefonisë celulare "Eagle Mobile". Marrëveshja u bë publike në një konferencë për shtyp të organizuar në ambientet e hotel "Sheraton Tirana", ku morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i "Eagle Mobile", Ali Taskin, aktori dhe këngëtari James Belushi, Zonja e Parë Teuta Topi, regjisori i njohur turk, Mete Ozok dhe përfaqësuesi i kompanisë "Balkan Resources Claude Schimper" (Klod Shimper). Ndërkohë, Belushi ka dhënë mbrëmë një koncert për të gjithë fansat e tij shqiptarë. Drejtori i Përgjithshëm i "Eagle Mobile" tha se bashkëpunimi me Xhejms Belushin do të jetë padyshim mjaft i frytshëm dhe e falënderoi atë për kontributin në promovimin e "Eagle Mobile", kësaj marke shqiptare që mban edhe emrin e simbolit të Shqipërisë, shqiponjën. "Jemi shumë të kënaqur që të presim Xhejmsin në familjen e madhe të ‘Eagle Mobile‘, që shënon tashmë më se gjysmë milioni anëtarë", tha Taskin në fjalën e tij. Gjithashtu, ai vlerësoi punën dhe mbështetjen që Zonja e Parë ka dhënë në kuadër të përgjegjësisë sociale të kompanisë "Eagle Mobile" dhe kompanive të tjera që u bënë pjesë e nismës së kësaj kompanie.

Ndërsa aktori shqiptaro-amerikan Xhejms Belushi u shpreh mjaft i kënaqur për nisjen e një bashkëpunimi të tillë me kompaninë "Eagle Mobile". "Jam shumë i lumtur që do të bëj xhirime në shumë vise të bukura të Shqipërisë së mrekullueshme. Gjithashtu jam i lumtur që bashkëpunoj dhe e mbështes këtë kompani të re e të fuqishme. Mendoj se ‘Eagle Mobile‘ po bën një punë të mirë edhe për përgjegjësinë sociale", tha Belushi. Ai shprehu veçanërisht kënaqësinë për nismat sociale që kjo kompani ka ndërmarrë që në ditët e para të saj. Belushi ka prezantuar para gazetarëve një nismë të re të kompanisë celulare në ndihmë të fëmijëve në nevojë. Ai është bërë personi i parë që ka dërguar SMS-në e parë me anë të numrit të tij "Eagle" në ndihmë të këtyre fëmijëve, në numrin 15177. Belushi ftoi të gjithë shoqërinë shqiptare që ta mbështesin këtë nismë të re sociale, duke kontribuar për këtë shtresë që ka nevojë për përkujdesjen e të gjithëve. اdo SMS që do të shkojë në ndihmë të fëmijëve do të kushtojë 120 lekë me TVSH dhe kjo fushatë do të zgjasë deri në fund të këtij viti.

E pranishme në konferencën për gazetarët, Zonja e Parë Teuta Topi, theksoi se të gjithë duhet të angazhohen në projekte të tilla sociale për të ndihmuar fëmijët në nevojë. Ajo tha se ky është një shembull që duhet ndjekur edhe nga kompani të tjera, duke garantuar mbështetjen e saj të plotë në këtë drejtim.

gazeta shqip​
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top