Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Eduart Thartori

Kush tha se historia jonë fillon me Ismail Qemalin?
Kush tha se historia jonë fillon me Lidhjen e Prizrenit?
Kush tha se historia jonë fillon me Skënderbeun?
Kush tha se historia jonë fillon me Nënë Terezën?



Nëse kjo do të ishte atëherë ne do të ishim kaq pak. Kaq të papërfillshëm. Do të ishim njerëz me bisht sic mundohet propaganda greke dhe serbe të na pasqyrojë në Europë.
ثshtë si detyrim parësor i çdo presidenti amerikan që të lexojë testamentin e presidentit të parë të shtetit më të fuqishëm dhe më demokrat të botës, babait të kombit amerikan Sir, George Washington.
Në testament thuhet se George Washington ishte me prejardhje shqiptare nga nëna. [Nëna e tij Mary Ball në fakt ishte Marije Bala nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Prindërit e saj ishin emigrantë shqiptarë që ishin vendosur në tokën e premtuar në vitin 1706, vetëm dy vjet para se të lindte nëna e Washingtonit, Marija. (Cituar nga Albert Myko, Instituti i linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë)

Autori i mirënjohur amerikan, Carl Woodward, që ka shkruar dhjetëra libra dokumentarë për presidentët amerikanë dhe historitë nga Shtëpia e Bardhë, thotë se gjatë hulumtimit të arkivave për librin e tij rreth presidencës Clinton, botuar më 2004 me titullin “Shtëpia Clinton”, ka gjetur një letër-proklamatë të vetë George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.
“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit, në njërën nga intervistat e shumta për libërin dhe i thashë: Shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e ثashingtonit! Ai, me të parë letrën, më tha: E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.
Më pas Woodward vazhdon: “Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.
“Nixon dhe Tito kishin një takim, diku në vitin 1970, në të cilin presidenti amerikan zotoi një ndihmë të pakthyeshme prej 5 miliardë dollarësh për Jugosllavinë, nga 500 milionë në vit deri më 1980, në shkëmbim për dhënien e autonomisë së plotë për Kosovën. Titoja u dakordua, dhe gjithçka nisi aty – krijimi i Universitetit të Prishtinës, amendamentet kushtetuese të vitit 1971, Kushtetuta e vitit 1974, e kështu me radhë”, tregon Woodward.
“Madje, një vazhdim i ndihmës ka qenë i paraparë në një diskutim mes Titos dhe presidentit tjetër amerikan, Jimmy Carter, për vitet 1980-1990, për marrjen e të cilit Titoja ishte i pajtimit që Kosovës t’i jepte statusin e republikës. Por, Titoja vdiq, serbët lëvizën kundër autonomisë, amerikanët ndërprenë ndihmën… të tjerat i dini”, tha ai.
Sidoqoftë, Woodward beson se të gjithë presidentët amerikanë e kanë lexuar letrën e ثashingtonit dhe kanë qenë të obliguar nga ajo që t’u ndihmojnë shqiptarëve, në mënyra të ndryshme dhe në faza të ndryshme të historisë.
Autori amerikan nuk dëshiron ta zbulojë përmbajtjen e letrës, duke thënë se “duhet të prisni daljen e librit tim”, por thotë se ato që i ka lënë të shkruara Washingtoni do të qartësojnë shumëçka në lidhje me raportet e SHBA-së me shqiptarët.] (Këto pasazhe janë referuar nga: George Washingtoni me prejardhje shqiptare | Gazeta Tema)
Mirpo edhe nëse do të qëndronim vetëm me themeluesin e demokracisë më të madhe bashkëkohore, kjo do të ishte shumë pak për ne, si komb.
Le të shkojmë më thellë në histori, diku në mesjetë.
اfarë është ky komb kaq interesant?
Cili është kombi që i shërbeu Perandorisë më të madhe të mesjetës, e kam fjalën për Perandorinë Osmane. Llogaitën më së paku 27 kryeministra shqiptarë dhe dhjetëra ministra e guvernatorë. Ndërsa i pari që vendosi flamurin osman mbi muret e Kostandinopojës ishte komandanti legjendar Ballaban Pasha (arnauti). Referuar fjalës së ministrit të jashtëm të Turqisë, në vizitën e tij të fundit në Kosovë, ai shprehet: [Nuk ishin osmanët që çliruan Kosovën, por ushtritë çlirimtare të Kostandinopojës dolën nga kjo xhami (Xhamia Sulltan Fatihut në Prishtinë)]. Edhe sot e kësaj dite të marrësh poste kyçe në ushtrinë turke, patjetër duhet të kesh gjak Arnauti (shqiptari). Pse turqit i besuan kaq shumë arnautëve? Besim ky që vazhdon deri në ditët tona? A nuk do të thotë se kombi jonë ka një rëndësi të madhe për këta nipër të Osmanëve?
Nuk e kam fjalën për trojet shqiptare, po për gjakun shqiptar. Ai për të cilin turqit modernë, ashtu sikur gjyshërit e tyre e donin gjithmonë t`a kishin në familjet e veta. Sepse vetëm atyre u besonin.
(Skënderbeun e kam kaluar qëllimisht, me të le të merren historianët e politikave, sepse historianët e vërtetë e dijnë, pse e kam bërë këtë anashkalim.)

Le të shkojmë edhe më thellë në histori.
Shqiptarët ishin themeluesit e shtetit më të fuqishëm të lindjes, Bizantit (Shqip: Bizant = Buzë anës, së gadishullit Ballkanik) Kostandini ishte shqiptar me gjak shqiptari.
[I ati i Kostantinit të Madh, Kostanc Klori shkoi si Perandor gjer në Angli ku luftoi grabitësit pushtues të saj. Aty i takoi të japë shpirt para të birit të madh të cilit i dha dhe porositë e fundit prej Perandori. Populli anglez e varrosi si shpëtimtar në një shpellë që ruhej e i ndizej qiri gjer vonë. Nisur dhe nga kjo sigurisht, اurçilli thotë me vlerësim se «Perandorët nga më të aftët e Romës qenë ilirë» (hollësi të shumta të gjera jep dhe libri shumë i çmuar «Perandorët e Romës» të studjuesit Qazim Lleshi).
Studjuesi S. Uiliams thotë: «Komandantët ilirë vërshuan vrullshëm gjer në majat më të larta të pushtetit perandorak kështuqë kurora e Perandorisë mbeti pothuaj ‘pasuri’ në duart e kësaj kaste». Jozef Bidez, jetëshkruesi i shquar i Perandorit ilir, Julienit, në Hyrjen e veprës për të, shkruan se «15 shekuj më parë arbërorët kishin themeluar bërthamën e legjioneve të Danubit, e brez pas brezi këta bij barinjsh e bujqish mbronin kufinjtë e Perandorisë duke i dhënë kësaj dhe komandantë me famë». Studjuesi Zh. Zeiller shkruan se raca e herët ilire përfaqësues më të saktë sot ka ‘albanët apo skipetarët’ e shton: «Kur Perandorisë (së Romës) i dukej fundi i pashmangshëm pas 30 vjet tiranie të fundit, ajo u mbajt, fitoi dhe gjallëri të re me një rimëkëmbje të fuqishme për mëse një shekull, pikërisht se mori përtëritje iliriane të shtetit perandorak». Historiani danez E. Kristiensen duke folur për Historinë e Romës shkruan: «Trashëgimia thuajse në vijimësi e fronit perandorak nga ana e prijësve të shquar ushtarakë ilirë, si në gjysmën II të sh. 3 e pothuaj në tërë sh. 4 qe kushtëzuar nga një gjëndje e padurueshme rrokopuje, e krizës më të thellë nëpër të cilën po kalonte Perandoria e Romës që prej krijimit të saj në agimin e Mijëvjeçarit të I të Erës së Re». Studjuesi anglez Kris Skarr thotë: «Kundër çdo parashikimi, Perandoria dalëngadalë u rifreskua falë sundimit të njëpasnjëshëm të perandorëve ushtarakë me prejardhje nga Ballkani, perandorëve ilirë. Klodi II mundi gotët (e u mbiquajt «Goticus»); Aureliani mposhti mbretërit e Galisë e Palmirës e u u bë Reformator i Madh i Unitetit të Perandorisë. Karusi mposhti dallgët barbare të persëve»…Historiani i shquar Vasiliev duke shkruar për Perandorët ilirë të Bizantit (familjes Justinian) përmënd «listën e gjatë të Perandorëve romakë që lindi Siujdhesa e Europës Juglindore e që falë energjisë së tyre të tejzakontë në çastin më kritik të historisë së Romës, u shfaqën të aftë t’i rikthejnë asaj paqen dhe njëshmërinë si Perandori». Nobelisti T. Momsen shkruan: «Shqiptarët luajtën një rol të veçantë e të gjatë në Perandorinë Osmane, ashtu si të parët e tyre të lashtë (ilirët) për Perandorinë e Romës kur kjo u ndodh në të njejtën gjëndje të shthurjes e barbarisë». Perandorët ilirë qenë sa trima po aq të zgjuar e atdhetarë të kombit të vet. Andre Piganjol, historian i lashtësisë, thotë: «Perandorët ilirë e adhuronin Romën duke qënë të bindur se tek mbronin atë, mbronin njëkohësisht Atdheun e tyre ballkanik kundër vërshimeve të paprera barbare».]
(Referuar nga: Kostandini i Madh shkoi në Bizant me flamur e simbol të ilirëve, shqiponjën me dy krerë - Diaspora - Bota Sot)
Shqiptarët ishin themeluesit e të Drejtës së parë të njohur.
E kam fjalën për të drejtën Romake, themeluesi i së cilës quhej Ulpian(170-228 e.s). (Referuar nga: Ulpian - Wikipedia, the free encyclopedia)
Juristi shqiptar vinte nga Lipjani dhe përvoja e tij me të drejtën bazohej nga edukimi i tij dhe rrënjët ilire që kishte. Por edhe këto pak përmenden, nga historianët shqiptarë.
Por le të futemi edhe pak më thellë në detin Ilir.
Ilirët ishin ata që themeluan qytetërimin e Greqisë së lashtë (emër ky i vjedhur padrejtësisht nga Iliria e Lashtë). Sepse kultura e antikitetit vinte nga filozofë dhe mendimtarë ilirë siç ishin Sokrati dhe Platoni. Nuk mund askush t`a mohojë faktin se Homeri shkruante në ilirisht, Ilidanën e tij të famshme.
Grekët padrejtsisht e kanë vjedhur këtë kulturë të lashtë. Por kush në të vërtetë ishin këta hajdutë?
Ata që sot e quajnë veten grekë, ishin në fakt fiset sllave që dyndeshin në trojet ilire. Ata të përzierë me rraca të ndryshme barbare nga Persia dhe vende të tjera të Azisë krijuan kështu një gjak të përzier që sot quhen grekë. Ata nuk kanë aspak lidhje me kulturën e lashtë ilire (që sot padrejtësisht e quajnë greke)
Bazat e qytetërimit grek lindin atje në Kretë (Kretë = Kryet e vendit).
Për tu rikthyer përsëri tek Ulpiani. Ai e vendosi të Drejtën e parë, pikërisht nga ngjarja e madhe e Trojës ku grekët barbarë vranë dhe prenë, mijëra civilë të pafajshëm ilirë që banonin në Trojë. Aty përmbajnë rregulla dhe ligje me të cilat mbrohen të drejtat njerëzore të shkelura barbarisht nga këto fise që vinin nga Karpatet dhe ndrydhnin dhe vidhnin gjithnjë e më shumë qytetërimin ilir.
Madje kultura e lashtë Ilire shkonte shumë më larg se thjesht Ballkani. Ajo shtrihej në të gjithë Mesdheun.
[Sipas Historianit dhe filologut Italian Giuseppe Catapano: Thot-i i cili "fliste shqip", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Filologu i shquar nga Roma Giuseppe Catapano, botoi si rezuitat të punës së tij kërkimore - shkencore 40 vjeçare, një vepër kapitale nga fusha e shkencave filologjike, të cilës i vuri një titull mjaft interesant: THOT TAT PARLAVA ALBANESE (Thoti fliste shqip).
ثshtë hartuar në gjuhen italiane në formë proze dhe poezie, madje në italishte dhe arbërishte. Siç shihet nga vepra, autori për studimin e vet delikat dhe të vështirë, është mbështetur kryesisht në veprat e shkrimtarëve antikë dhe në përmendoret e egjiptianëve, hititëve, grekëve dhe romakëve të vjetër, respektivisht edhe në shkrimet e ilirëve - shqiptarëve të lashtë. Duhet theksuar që në fillim se pohimet e Giuseppe Catapanos janë në harmoni me pohimet e shumë filologëve, historianëve dhe arkeologëve anglezë, francezë, turq, arabë dhe shqiptarë.
Po kush ishte THOT - i ? THOT-i (ose TOT-i) (lat., greqishten e lashte. Thoth; egjip. Tehuti) ishte përëndia e mësimit, e shkathtësisë së të shkruarit, e shkencës dhe e magjisë së egjiptianëve të lashtë, ishte matës i kohës dhe zbulues i numrave dhe përpilues i hieroglifeve. Ai përshkruhej si qenie me trup njeriu e me kokë të ibisit, përkatësisht të shqipes (shqiponjës).

Sipas Giuseppe Catapanos, Thot-i i cili "fliste shqip", i përpiloi hieroglifet, alfabetin fonetik të egjiptianëve të lashtë, duke u mbështetur në gjuhën e vet amtare" - në gjuhën shqipe.
Jo vetëm kaq, konstaton Catapanoja - nga hieroglifet egjiptiane u formuan edhe alfabetet, shkronjat tjera, ato të shqipes (të cilat njihen si shkronja latine, shihni hebraishten, samaritano - palestinezen, sirianishten, arabishten dhe greqishten).
Thoti ishte edhe krijues i shkencës antike. Ai dhe dijetarët tjerë, flitnin shqip qysh para 12.000 vjetëve, meqë ajo periudhë historike (parahistorike) konsiderohej si erë apo kuturë pellazgjiko - ilire e shqiptarëve të lashtë.
Sipas Giuseppe Catapanos, emërtimi Thot, padyshim rrjedh nga folja e shqipes: thom, thua, thotë = me thënë, besim, lajm, etj. me kuptim "lajmëtar i zotave" (Messagero degli Dei , Gods Messenger). Për më tepër emri Thot, në gjuhën shqipe ka edhe domethënien: me i thënë, të gjitha dituritë (urtësitë) e Atlantidës, Atlasit - Atlashit, e cila, poashtu, shpjegohet, nga autori në fjalë, me shqipen: AT = at - baba, dhe LASH(Tث) = i vjetër, që do të thotë: Stërgjysh.]
(Referuar nga: http://www.youtube.com/ëatch?v=OZH3XUOdnXQ)
Diçka në lidhje me fenë e shqiptarit
Feja e shqiptarit nuk është Shqiptaria. (Ndryshe nga sa na imponojnë injorantët dhe të shiturit politikëbërës të Shqiptarisë). Por duke qenë kombi më i civilizuar i botës ata gjithmonë e kanë kuptuar se lidhjet me Zotin, Krijuesin janë një shenjë e ngritjes njeriut në një gradë më të lartë se kafshët.
Shqiptarët (Ilirët, Arnautët, Arbëreshët) duke qenë më të qytetëruar, i kanë përkrahur gjihmonë mesazhet hyjnore duke filluar që nga ato më të vjetra e deri tek më të fundit, Mesazhi i Jezusit (Krishterimin) dhe së fundi përfeksionimin e këtij mesazhi hyjnor Islamin.
Prandaj le të heshtin gojët e këqija që duan të vejnë në dyshim zgjedhjen e stërgjyshërve tanë ilirë dhe arbëreshë e arnautë. Sepse me këtë propagandë të ndyrë, ata ofendojnë intelektin më të lartë të qytetërimit botëror. Intelektin shqiptar.
Nuk po dua të zgjatem më shumë, sepse një analizë e tillë kërkon libra dhe historian të specializuar por dhe objektivë që të përfshihen në këtë debat. Gjithsesi besoj se një ilir që jetonte 12 mijë vjet më pare, nëse do të vinte në kohët tona do t`a merrnim vsh dhe do na merrte vesh me gjuhën tonë shqipe.
Ja pse mendoj se të festosh 100 vjetorin e Pavarsisë për mua do të ishte ofendim i shtetit dhe kulturës më të lashtë botërore.
Shqipëria jonë nuk ka 100 vjet që ekziston, ajo është mëma e kulturës dhe civilizimit më të lashtë
Vecse për këtë shkrim i detyrohem një falenderim të veçantë Profesor Dr. Shkëlzen Kadriut (dr. i shkencave të së Drejtës), i cili më frymzoi dhe më orientoi në gjetjen e materialeve për referenca.



E Martë, 28 Gusht 2012; 03:42

Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë | Ekuilibër – Portal informativ dhe edukativ
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Booo Boo Kta historianet qe kan studju dhe kan arrit ne perfundimin e pavarsise ,Ismail Qemalit,
Lidhjen e Prizrenit ,Skënderbeun, Nënë Terezën kta qekan kot mer mjafton te njohesh hapesin e temes per te kuptu ku i co mushka kta njerez , ueeeeee medet si keni nerva me hap kto tema , dhe si keni kurajo te manipuloni nje histori .
Kan gjetur leter te
George Washingtonit, në lidhje me shqiptarët.Pffff as nuk i besoj fare ai se din se ku bje shqiperia do meret ai me letra per ne a medet sajoni dhe ndonje teme e thoni qe ka pas te dashur shqiptare ky xhorxhi .Aman spash i tem te hajrit te hapur prej teje vetem budalliqe.
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Po dhe une kundra jam... ta bejme me votime pro apo kunder.

Para se te na tregoje historin, te shkoje te shohe kush eshte "SHTETI" me i vjeter ne bote dhe sa vjet ka ai.
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

ps. shkrimi i ardhshme, "shqiptaret pushtojne marsin"....(sepse tek anija qe shkojne ne mars nje bullon ishte ndertuar te metalurgjiku ne shqiperi...edhe bla bla bla babi i mushkes eshte gomari apo kali?)
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Në testament thuhet se George Washington ishte me prejardhje shqiptare nga nëna. [Nëna e tij Mary Ball në fakt ishte Marije Bala nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Prindërit e saj ishin emigrantë shqiptarë që ishin vendosur në tokën e premtuar në vitin 1706, vetëm dy vjet para se të lindte nëna e Washingtonit, Marija. (Cituar nga Albert Myko, Instituti i linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë)


“Më kujtohet, kur e mora letrën për t’ia treguar Bill Clintonit, në njërën nga intervistat e shumta për libërin dhe i thashë: Shih, Bill, çka kam zbuluar nga arkivat e ثashingtonit! Ai, me të parë letrën, më tha: E kam parë Carl, e kam parë. Mos ta kisha parë, një Zot e di nëse do të kishim ndërhyrë në Kosovë”, tregon Woodward, i njohur si gazetar, reporter e autor që ka fituar deri tani katër çmime “Pulitzer”.
Më pas Woodward vazhdon: “Në një farë mënyre, angazhimi i SHBA-së në favor të shqiptarëve është një borxh që Amerika tani ia kthen popullit që lindi themeluesin e vetë Amerikës. Shihni, nga hulumtimet e mia del qartë se edhe presidenti Woodrow Wilson e kishte lexuar këtë letër në kohën kur duhej vendosur për krijimin e shtetit të pavarur të Shqipërisë”, thotë Woodward, dhe shton se njëlloj, presidenti Nixon ishte njeriu kyç që ka kontribuuar në arritjen e autonomisë së Kosovës, me Kushtetutën e vitit 1974.

Se di si behet, por te gjithe dalin me nje fije gjaku shqiptari.... por ky artikulli me duket shume i tepert kur Shqiperia eshte afer festimit te 100 vjetorit.

Vertet besoni qe Amerika ben gje per borxh "moral"? Vertet nderhyrja Amerikes ju duk qe eshte e munguar nga interesi??? Qe Amerika ska asnje perfitim?!
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Don te thot Gjorgj Washingtoni paska qen nip i shqiptareve...?

Bukur ... Respekt ... nipi i shqiptareve ish presidenti amerikan:)
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Eduart Thartori

Kush tha se historia jonë fillon me Ismail Qemalin?
Kush tha se historia jonë fillon me Lidhjen e Prizrenit?
Kush tha se historia jonë fillon me Skënderbeun?
Kush tha se historia jonë fillon me Nënë Terezën?

Historin e bejne historianet,,,e per shkak se keni mbledhur ne 4 rreshtat e pare figura qe nuk te zen me shum se driten,,
e kuptoj se historia ne vazhdim paska filluar dhe qenka shkruajtur nga nje musliman,,e di kte historine.
 
Pe: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

I keni ba lamsh:

Tema thote "jam kunder 100 vjetorit te pavarsise" nderkohe permbaja thote "kush tha se historia jone fillon me ........" dmth qe ketu autori ja ka fut kot sepse nuk ka lidhje pavarsia me historine jane dy koncepte qe gershetohen por vetem ne momente te caktuara p.sh kur ne shpallem mevetesine, historia jone ne kete rast perputhet me aktin e mevetesise, ne raste te tjera ne kemi historine tone ne shekuj etj.

Autori duhet te kuptoj se histori nuk do te thote pavarsi, te gjitha shtet e botes kane nje histori por ne te njejten kohe kane edhe nje date pavarsie ose te nje date te themelimit te shtetit modern qe zakonisht perputhet me epoken e romantikeve dmth me formimin e shteteve, ne kete periudhe disa shtete dolen nga perondorite e tyre qe i sundonin disa te tjera formuan shtetin e tyre modern etj etj.

E zeme sikur autori per nje moment paska te drejte mund te na jape nje date alternative qe te festojme diten e kombit apo te pavarsise apo te shtetit modern dmth dicka qe ka lidhje me shqiptaret????

Pastaj, nena e Washington ishte me origjine shqiptare etj e c'rendesi ka kjo.
Po te ishin keto parametrat e poltikes amerikane nuk do pushtonte asnje vend te botes sepse ne fund te fundit ameriken e beri evropa si fillim dhe me pas me kontributin e te gjithe botes u be nje vend ashtu sic ne e njohim sot.

Nuk jane argumenta bindes per te then se kush jemi ne, shqiptare, duke sjelle nje ose dy personazhe nga erresira e historise per ti bere te gjalle me pas dhe per te krijuar edhe ndoshta nje kult, nuk mendoj qe eshte nje zgjidhje e duhur per ti dhene kombit tone ate cka meriton,

Shqiptaret dhe kombi jone te themi ate qe eshte keme nje histori virtuale si ne kohe dhe ne hapsire.
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Eduart Thartori

Kush tha se historia jonë fillon me Ismail Qemalin?
Kush tha se historia jonë fillon me Lidhjen e Prizrenit?
Kush tha se historia jonë fillon me Skënderbeun?
Kush tha se historia jonë fillon me Nënë Terezën?



Nëse kjo do të ishte atëherë ne do të ishim kaq pak. Kaq të papërfillshëm. Do të ishim njerëz me bisht sic mundohet propaganda greke dhe serbe të na pasqyrojë në Europë.
ثshtë si detyrim parësor i çdo presidenti amerikan që të lexojë testamentin e presidentit të parë të shtetit më të fuqishëm dhe më demokrat të botës, babait të kombit amerikan Sir, George Washington.
Në testament thuhet se George Washington ishte me prejardhje shqiptare nga nëna. [Nëna e tij Mary Ball në fakt ishte Marije Bala nga fshati Isniq i komunës së Deçanit. Prindërit e saj ishin emigrantë shqiptarë që ishin vendosur në tokën e premtuar në vitin 1706, vetëm dy vjet para se të lindte nëna e Washingtonit, Marija. (Cituar nga Albert Myko, Instituti i linguistikës pranë Universitetit Berkley të Californisë)


(Këto pasazhe janë referuar nga: George Washingtoni me prejardhje shqiptare | Gazeta Tema)

O njerez, a jeni more normal??????? Seriozisht e kam a jeni normal???????
Te ngrehet lloj-lloj bicim gazetari e te shkruaj pordha kjo eshte e patolerueshme. Hajde, hajde ai budalla gazetari edhe e shkroi po pse na sillet lloj-lloj budallalliku????? Apo duam qe budallalliku te behet me i madhe duke e lexuar ne te tjeret.

Akoma nuk e kuptuat se kjo ceshtja e George Washington ishte botuar me rastin e 1 Prillit (Aprilililililililil) dhe nuk ishte gje tjeter pos nje mahi e 1 Prillit.
Ore akoma ka budallenje dhe pordhagji qe besojne ne nje mahi te 1 Prillit dhe kete mundohen ta shesin si patriotizem kombtar.
Seriozisht kam frike qe kemi vajtur per lesh!!!!!

Pastaj para se te sillni nje teme, lexojeni amani se cfare permban se u beme hor u beme! :uffa:
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë


Nuk eshte qudi sot, secili i thot vetit i menqur, perate mund te shkruaj cdonjeri artikull, por edhe te komentoj cdonjeri.

Eshte jeta keshtu ne gjithqka... na pelqen apo sna pelqen - 2 fjal mjaftojn (per te kuptuar)...
 
Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Sweetzzinna : Shkrimi dhe prembajteja e tij , mesazhi qe percjell ky shkrim eshte shume intresant te paketen per mua ! Autori nuk po e konteston pavarsin e Shqiperise , por po e kontestin objektivitetin rreth ajo qka eshte Shqiptare dhe qka njihet ne populle si kombtare .
Shteti Amerikan pse po na ndihmon neve Shqiptareve , autori ka sjell fakte e burime te thekesuara , por nuk do te thote qe vetem se jemi ''Daj'' te Shtetasve Amerikan te na ndihmoj ne kete menyre kaq te madhe . Perhere ne Kosovaret i jemi falenderus Shtetit Amerikan per te gjitha . Cili eshte qellimi pse na kane ndihmuar vetem Zoti e di me se miri !Une jame kane 10 vjet kur i ndegjojsha te vjeterit , ata thojshin :'' Bota po u silleke, qe na ndihmojn Amerikanet dhe Evropianet askush se ka besuar '' dmth askush kete veprim te tyre se ka besuar se do te na dhejne lirin !
Por nese shtrohet pyetja Amerika nese neve na ka mundesuar lirin ta kemi, pse athere palestinezet nuk e kane ate ?! Pse vendeve Arabe ja ka sjelle gjithe ato konflikte ose me mire pse ka sjelle vetem dhune ne ato vende prej se qendron atje . E mu per kete te len me kuptuar si Arabi , si Shqiptari jane kane mysliman ! E qellimin po e them edhe njeher vetem Zoti e din , se pse Amerikanet e kane ndermarr kete hap te madhe human.


ILijrjam : Per ta kuptuar ti shkrimin mire , nuk eshte dashur te ndalesh vetem ne hyrjen e shkrimit . Edhe pse shkrimin e ka shkruar nje historin mysliman , ne qdo informacion te dhene nga ai ke burime , referenca qe ti ato s'mund ti mohojsh me gojen tende , me arsyen pse i ka shkruar nje mysliman. Edhe pse i ka shkruar nje mysliman nese jane te verteta ato , pse mos te pranohen . Ai nuk ka shkruar vetem per Shqiptaret mysliman por ka shkruar prej Shqiptareve te kohes se Bizanitit te cilet nuk kane qene mysliman , por te fese se krishtere . Ai shkruan per krej kur fillon shteti yne , shkruan per trimerin e Shqipatreve ne shkekuj , per punen e tyre per civilzimet e tyre ne shekuj . Por shkrimi i tij s'mund te kuptohet edhe shume lehte nga nje lexim i nxitur ne urrejtje , nje lexim subjektiv i cili mund te behet nga njerzit .
Pastaj ndoshta per ty Skenderbeu mund te jete hero , por per nje Perandori te madhe siq ka qen ajo Osmane , ai njifet si tradhtar ! E qellimi i misonit te Perandoris Osmane eshte perhapja e fese se Zotit , mesazhit Hyjnore . Ndoshta psh SkenderbeU per ty mund te ket vlere , por per mua s'mund te kete .

Diku diku : Pavaresia e Shiperise eshte qeshtje historike ! Po habitem se , si s'ke munduar ta kuptojsh autorin ! Autori i permend Shiptaret prej Bizantit kush jane kene e kush jane sote ?! Ai i permend te gjitha ate qe kane poseduar ata burreshtetas Shqiptare me pa dallim feje nga autori .
Por autori ndjehet shume i pakenaqur se si prezentohet Shqiperia dhe nga kush prezentohet per te tjeret .Ketu eshte esenca e shkrimit te tij .Dhe mendoj se plotesisht ka te drejte , une mendoj se Shqiptaret nga te gjitha trojet Shqiptare per te pasur per te festuar diqka duhet se Pari te arrin standartet sikur Shtetet e tjera te forta Evropiane . Se jane mu Shiptaret qe ja kane dhen gjithe kete civilizim EvrOpes . E ku jane sot Shiptaret ? Ishte kane shume e arsyeshme te festohet me gezim PaVARESIA sikur te ishem SI Gjermania , Franca etj , Shtete te forta ekonomike zhvillimore , civilizuse etj. Une mendoj se Shiptaret keshtu si e kane gjendjen , fajtor jane mu keta njerez te cilet thurrim vargje lavdie per ta , dhe i vlersojm deri ne ate shkalle sa qe tradhtarin e bejm hero , e heroin e bejm tradhetar !
. Autori jo rasisht i Permend Shiptaret vendine tyre qe e kane pas ne Perandori Osmane, sepse ata shumica e tyre jane kane Kryeministra dhe ministra ne ate Perandori te madhe . Por u shkeputjen prej asaj Perandori e te quajtur Osmane , ose pas shkeputjes prej saj ne e shikuam vetem terrin , dhunen , ndarjen copetimin etj nga te Shtetet e Krishtere - Evropiane . Mendoj se asnje Komb si ne , s'ka vujtur me shume e te ngritemi , e te krenohemi me ata njerez te cilet ja dhene driten e gjelber pushtimit dhe coptimit te vendeve tona , per mua eshte e palogjikshme nga cdo njeri qe mendon per keto figura ne kete menyre .
Se po te kishim sukses pas shpalljes se Pavaresis , te ishim nder Shtetet me te fuqishme ne Bote. Por ta shikojsh se si i kemi Shtetet tona , eshte absurditet te jetosh ne keto shtete !
Po shpresoj pas 100 viteve mos te mbesemi dhe ti kritikojm te paret TANE por duhet edhe veten tone ta kritikojm dhe te punojm me shume per Shtetin tone per Kombin tone Shqiptar .

Kiterr: Kur e shkruan shkrimin tende ne ate menyre ne ate kultur te cilen e poSton ne shkrimet E tua , te pakten perdore referencat per ate kultur apo ato fjale te moralshme !!! Ne menyre qe te besojm se burimet e tua dhe referencat e tuaja jane te skata e nuk jane perralla si keto te autorit ne fjale .
 
Titulli: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Deuid,,ajo qe per mua esht vlere perben edhe fuqine fjales time,,Ti thua qe nje Perandori e madhe deshi te perhapte fene e Zotit,,
dmth ti qenke akoma ushtare i Perandorise Osmane e cila ka deshutuar ne perhajen saj,

Kurse perandoria A,,ka nje ndryshim te madh rrenjesore,,sepse aty mund te jem une perendori vetem po te dua te luftoj vetem per ato qe me takojne!
 
Pe: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Pasi që jemi që nga lashtësia këtu, do të thot se prej atëherë duhet të festohet
pavarësia.
 
Titulli: Re: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Kiterr: Kur e shkruan shkrimin tende ne ate menyre ne ate kultur te cilen e poSton ne shkrimet E tua , te pakten perdore referencat per ate kultur apo ato fjale te moralshme !!! Ne menyre qe te besojm se burimet e tua dhe referencat e tuaja jane te skata e nuk jane perralla si keto te autorit ne fjale .

Per cfare referencash e ke fjalen. Per traplliqet dhe pordhiqet e nje budallai qe ka besuar shkrimin e nje Prillit, mahi te cdo vitshme, dhe del na bene filozofira se nga ishte nena George Washington. Ore kesaj i thone hapu toke te hyjme brenda dhe befasohem se si akoma vahzdon ta perkrahesh nje budallallek te tille.

Dil, hap mendjen, ajrose pak dhe lexo mbi kete shkrimin e George Washington. Per mua budallalliku i tij mbaron te Washingtoni dhe nuk do e zgjase me te tjera.
 
Titulli: Pe: Jam kundër 100 vjetorit të Pavarësisë

Pasi që jemi që nga lashtësia këtu, do të thot se prej atëherë duhet të festohet
pavarësia.

Llogjika sesht as nje her e lashte,,mjafton te mos perdorni dy standarte ne mynyren e te kuptuarit,


sepse edhe pordhagjite ta shpifin me thashetheme dhe me harrnime
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top