“Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Зngjεll

___________
“Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”
Nga: Lorenc Vangjeli

Shqype Hasibra, e bija e Avdiut, është votuese për zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Ajo ka lindur në datën 18 qershor 1851 dhe sot është 157 vjeç. Nuk ka të dhëna që ajo është e pajisur me kartë identiteti apo me pasaportë për jashtë shtetit. Por ajo ndodhet në listat e Ministrisë së Brendshme. Shqypja do të duhet të votojë në qendrën e hapur në shkollën e fshatit Shkallnuer.

Vitin kur lindi Shqypja shqiptare, kompozitori italian, Xhuzepe Verdi, vinte për herë të parë në skenë, operan “Rigoleto”, në teatrin e Venecias. Në të njëjtin vit u themelua “N. Y. Times” dhe agjencia Reuters; atëherë vdiq dhe J. F. Cooper, shkrimtar amerikan, autor i romanit të famshëm “I fundmi i Mohikanëve”.

Shqypja është e fundmja 157-vjeçare e gjallë, sipas listës së Ministrisë së Brendshme që i bie të jetë, natyrisht edhe njeriu më i vjetër në botë. Me një diferencë të vogël atë e pasojnë dhe një ekip tjetër votuesish shqiptarë me moshë një shekull e gjysmë, Sulejman Subashi, Zele Hysa, Zaim Saraçi, Hava Pepa, Therjani Golla e të tjerë, përkatësisht fëmijët e Qazimit, Veliut, Kapllanit, Hajdarit dhe Anastasit. Plot 20 vetë që kanë këtë moshë rekord, deri në 156 vjeç.

Votues të tjerë me moshë mbi 140 vjeç janë shumë më shumë. Falë Ministrisë së Brendshme dhe listave të saj, Shqipëria vërtet mund të ketë shumë probleme të tjera, por mund të krenohet me 86 votues të tjerë që janë të moshës nga 140 deri në 149 vjeç.

Dilja shqiptare dhe Vagneri

Dile Bzhetaj, e bija e Gjetos, shenja e gaforres në horoskop, ka lindur më 3 korrik 1870. Ajo do të duhet të votojë në shkollën fillore të fshatit Dobre. As për të nuk dihen shumë gjëra. E sigurt është që ajo nuk ka aplikuar për kartë identiteti dhe nuk ka as pasaportë për jashtë shtetit. Listat e Ministrisë së Brendshme e kanë të shënuar dhe këtë fakt. Madje, ia kanë përcjellë dhe misionit vëzhgues të OSBE/ODIHR. Dilja nuk ka përfituar kështu as nga masat lehtësuese që qeveria ka marrë duke ulur çmimin e kartës së identitetit. Ajo nuk duket se i ka vënë veshin edhe ftesave të përsëritura të kryeministrit Berisha për të aplikuar.

Në të njëjtin vit që Gjetoja shqiptar bëhej me vajzën e tij, Dile, dhe nuk shkrepte pushkë sipas zakonit, Riçard Vagner shfaqte “Valkiria”-n, veprën e tij më të famshme në Munih, Franca i deklaronte luftë Prusisë, mbahej Lidhja e Prizrenit, themelohej Departamenti i Drejtësisë në SHBA, amendohej Kushtetuta amerikane që lejonte votën e afroamerikanëve, niste ndërtimi i urës së Bruklinit, Roma bëhej kryeqytet i Italisë së bashkuar apo dhe ndërronte jetë Aleksandër Dyma, ati, autor i romaneve “Tre musketierët” dhe “Konti i Monte Kristos”.

Megjithatë, në vitin që Dilja shqiptare erdhi në jetë e vdiste francezi Dyma, lindi Vladimir Iliç Lenini, komunisti rus që ndërtoi atdheun e sovjetëve, copa domethënëse të së cilit i gjejmë pa dyshim edhe në Shqipërinë e sotme demokratike, plot 18 vjet mbas përmbysjes së sistemit leninist.

Shpirtrat e vdekur


ثshtë më shumë se tallje. ثshtë tragjike. Ministria e Brendshme, në fakt, edhe është tallur, edhe i ka marrë shqiptarët për budallenj, edhe shpreson të detyrojë OSBE/ODIHR të bëjë figurë të keqe përpara publikut që beson se misioni i tyre do të garantojë standardet e ndërtuara nga kjo qeveri që po çon vendin në zgjedhje.

Rasti i Shqypes dhe Diles, të cilët u morën si shembull, nuk janë përjashtim në listat zyrtare të Ministrisë së Brendshme. Ato janë rregull. Sepse janë plot 2801 qytetarë shqiptarë me moshë nga 110 deri në 157 vjeç, që sipas Ministrisë së Brendshme duhet të votojnë më 28 qershor. Logjika të thotë se ata i kanë larë prej kohësh hesapet me këtë botë dhe se prej shumë e shumë vitesh nuk kanë më asnjë dilemë për ekzistencën apo jo të botës së përtejme. Por Ministria e Brendshme duket se beson në atë botë: ajo i fton ata të votojnë. Fillimisht duke marrë kartë identiteti, nëse nuk kanë pasaportë. Ndryshe, vendimet e njëpasnjëshme të qeverisë Berisha nuk do t´i lejojnë ata as të marrin pensionin, as patentën për drejtimin e makinës dhe as të kuturisin të hyjnë në ndonjë provim në universitet.

Gjithkush mund të kontrollojë listën në adresën zyrtare MOI, të klikojë në të mes të ekranit, sipër dhe djathtas fotografisë së ministrit Bujar Nishani dhe do të gjejë aty arsye edhe për të qeshur, edhe për të qarë. Ndoshta edhe për të qenë krenarë, sepse si popull i kemi të gjitha gjasat, sipas shembujve të dhënë, të krijojmë një brez qindravjeçarësh që, në mos njëherë, njëherë tjetër, do të shkojnë të votojnë për të ardhmen e tyre, të fëmijëve të tyre, të nipërve, mbesave, stërnipërve, stërmbesave, stër stër stër stër... nipërve dhe stër stër stër stër... mbesave të tyre.

Kërkim dhe në varreza

Revista “Mapo” konsultoi listat e votuesve në qytetin e Korçës dhe me gjithë tentativat e përsëritura, dështoi në gjetjen e Llazo Qiriazit, sa për të dhënë një shembull tjetër. Zoti Llazo, i biri i Aleksit, ka lindur në datën 5 janar 1857 dhe është 152 vjeç. Më 28 qershor ai do të votojë në gjimnazin Raqi Qirinxhi. Adresa e fundit për të ka qenë Shën Triadha, emri me të cilën njihen varrezat e qytetit, por dhe atje, nuk rezultoi fizikisht varri i tij. Ministria e Brendshme, pavarësisht kërkesës së përsëritur, nuk dha asnjë konfirmim të mundshëm, nëse zoti Qiriazi ndodhej në Shqipëri, apo kishte emigruar jashtë, apo dhe kishte migruar në ndonjë qytet tjetër brenda vendit.

Të përjashtuarit

Ata nuk ndajnë të njëjtin fat me shqiptarët e kësaj liste të cituar, ndonëse mjaft më të njohur se ta, nuk gjenden në listat e votimit. Aurela Isufi (Basha) bashkëshorte e ministrit të Jashtëm, Lulzim Basha, nuk ndodhet në listat e votuesve. Nuk e kanë harruar. E kanë hequr. Duke respektuar ligjin. Me dekret të ish-Presidentit të Republikës, Alfred Moisiu, me numër 4117, në vitin 2004, zonja Basha ka lënë shtetësinë shqiptare, në këmbim të shtetësisë holandeze, ku është rezidente. Nenet 15 dhe 16 të ligjit nr. 8389, datë 05.08.1998 “Për shtetësinë shqiptare”, përcaktojnë se kushtet për heqjen dorë nga shtetësia shqiptare për të rriturit dhe të miturit, nisin me premtimin ose dhënien e shtetësisë së re nga një shtet tjetër, rezidencën në atë vend, mungesën e ndjekjes penale dhe detyrimeve ligjore të pashlyera në Shqipëri, marrëveshjen prindërore. Neni 15 për mbarimin e shtetësisë shqiptare përcakton se: “Shtetësia shqiptare merr fund me kërkesë të personit, kur ai “... ka mbushur moshën 18 vjeç... nuk mbetet pa shtetësi si rezultat i heqjes dorë nga shtetësia shqiptare, meqenëse ka shtetësi të huaj, fiton shtetësi të huaj ose garanton se do të fitojë shtetësi të huaj”.

Duke qenë holandeze, zonja Basha nuk mund të votojë më në Shqipëri. Bashkëshorti i saj shqiptar, ministri i Jashtëm, Basha, është nën akuzë penale për shpërdorim detyre për shkak të shkeljeve financiare në segmentin Rrëshen-Thirrë-Kalimash. Ai mbrohet duke thënë se, kush është kundër rrugës, nuk është patriot. Ministri voton. Nuk dihet në ka kartë identiteti, por është e sigurt që ka pasaportë diplomatike. ثshtë në listat e Ministrisë së Brendshme.

Për të mos u larguar nga shembujt me Ministrinë e Jashtme, duhet thënë se edhe bashkëshorti i zëvendësministres së kësaj ministrie, Edit Harxhi, ka pasaportë, shtetësi dhe kombësi turke. Zonja Harxhi ka shtetësi të dyfishtë. Bashkëshortja e Sekretarit të Përgjithshëm të po së njëjtës ministri është me shtetësi dhe kombësi franceze. Të dy bashkëshortët e zyrtarëve të lartë të shtetit shqiptar nuk mund të votojnë në zgjedhjet e 28 qershorit.

Dublikimet, gafat

Gazeta “TemA”, në disa numra të saj, pak kohë më parë denonconte dublikime emrash në regjistrin e zgjedhësve. Sipas politikës së saj editoriale, ajo ishte ndalur në qarkun e Kukësit, ku të afërmit e kandidatit për deputet të PD e kishin emrin, edhe në listat e Kukësit, edhe në rrethinat e Tiranës, ku kishin migruar prej vitesh. Bëheshin 12 e kusur shpirt. Por ky është vetëm një detaj që bën përshtypje, jo vetëm sepse ata janë të afërm të kandidatit demokrat, por dhe sepse kandidati në fjalë është personazh i përhershëm në këtë gazetë. Ai është detaj, sepse ka shumë më keq. Janë të paktën 5186 emra votuesish shqiptarë, të cilët janë të dublikuar në regjistrin e zgjedhësve. Atyre iu “koincidojnë” të gjitha të dhënat personale: emri, mbiemri, atësia, mëmësia, data e lindjes. Iu ndryshon vetëm vendi ku do të shkojnë të votojnë.

Kushdo që ka në dispozicion një kompjuter të lidhur me internet, mund të shndërrohet në dëshmitar të gafave të tjera të Ministrisë së Brendshme. Në listat e publikuara nga ajo mund të gjenden shtetas, të cilëve iu mungon emri apo mbiemri dhe janë shënuar në to me tre “X”, si një personazh i famshëm i filmave amerikanë me aksion. Ka plot mungesa emrash, gabime që lidhen me germat e veçanta të shqipes, si “ë”-ja, “ç”-ja e të tjerë.

Revista “Mapo” është e hapur të mirëpresë çdo sqarim zyrtar nga Ministria e Brendshme për listat, madje duke rikërkuar me ngulm pikërisht këtë sqarim. Sqarime do të mirëpriteshin dhe nga të gjithë aktorët dhe faktorët e tjerë të përfshirë në procesin e përgatitjes së infrastrukturës zgjedhore në vend apo dhe konkurrentë e arbitra të vetë procesit.

Shqiptarët e vdekur mund të votojnë

Reuters

Shumë shqiptarë të lindur në shekullin e 19 janë në listat e votuesve për zgjedhjet e përgjithshme të 28 qershorit, për shkak se nuk janë deklaruar të vdekur, thanë të enjten zyrtarët.

Duke përmendur rastin e një 159-vjeçareje që mund të votojë, Partia Socialiste në opozitë tha se mijëra raste të tjera kanë bërë që shqiptarët të humbasin besimin te zgjedhjet e lira dhe të ndershme.

“Mbi 10 mijë shqiptarë, pak a shumë të vlefshëm për dy mandate deputetësh, janë në moshë mbi 90 vjeç deri në moshën 159-vjeçare të Shqype Hasibes”, - tha përgjegjësi për çështjet zgjedhore i socialistëve, Kastriot Islami.

Islami tha se 5 mijë votues janë më shumë se 100 vjeç dhe 3.300 votues më shumë se 110 vjeç.

“Nuk mendoj se ka ndonjë vend tjetër në Evropë me kaq shumë probleme, tragjike dhe komike”, - shtoi Islami.

Ministria e Brendshme tha se është e vërtetë që një numër qytetarësh mbi 100 vjeç janë në listat e votuesve, por ata nuk mund t’i fshijnë ato, për sa kohë nuk janë deklaruar të vdekur.

“Ne mendojnë se pretendimi i Partisë Socialiste për të konsideruar si të vdekur çdo qytetar mbi 90 vjeç, është i paarsyeshëm”, - deklaroi kjo ministri.

Perëndimi ka kërkuar nga Shqipëria që të mbajë zgjedhje të lira dhe të ndershme më 28 qershor për të ecur me kërkesën e saj për anëtarësim në BE, për shkak se zgjedhjet në këtë vend që nga viti 1996 nuk kanë plotësuar standardet ndërkombëtare.

PD: 159-vjeçarja është 60-vjeçare dhe është gjallë

Partia Demokratike deklaroi se personi që pretendohet se është 159 vjeç, në fakt është 60 vjeç dhe është gjallë.

“Kastriot Islami deklaroi se në listat e zgjedhësve ekziston shtetësja Shqype Hasibra, e cila, sipas Islamit, është 159 vjeç. Sipas deklaratës së bërë nga zëdhënësi i Ministrisë së Brendshme, për sa kohë një shtetas nuk është deklaruar i vdekur nga familjarët e tij, siç e parashikon ligji, askush nuk mundet të fshihet nga Regjistri Kombëtar i Shtetasve.

Gjithsesi, Ministria e Brendshme verifikoi rastin dhe rezultoi se kjo shtetase është gjallë, 60 vjeç dhe jeton në fshatin Shkallnur, komuna Rrashbull/Durrës.

Partia Demokratike është e hapur dhe mbështet çdo deklaratë, e cila ndihmon në përmirësimin dhe mbarëvajtjen e procesit të zgjedhësve, por nuk mund të pranojë që opinioni publik të manipulohet dhe të mashtrohet nga deklarata të tilla të pabaza”, - tha zëdhënësja, Erla Mëhilli.

Islami: Po hetojmë, nëse këto defekte janë të qëllimshme

Partia Socialiste zbardh një tjetër fakt që lidhet, sipas tyre, me pasaktësitë që mbartin listat përfundimtare të zgjedhësve, të publikuara nga Ministria e Brendshme. Sekretari për اështjet Zgjedhore, Kastriot Islami, në një intervistë për “Vizion Plus”, pohon se lista ka pasqyruar defektet e regjistrit civil të shtetasve, e cila nga ana e tij, është hartuar mbi bazën e disa librave me të dhëna të vjetra që ekzistojnë mbi komunat dhe bashkitë në vend. Sipas Islamit, ky defekt i reflektuar në lista, ka sjellë dhe ekzistencën e 3300 votuesve mbi moshën 110 vjeç apo 5200 dublikimeve të emrave. Sekretari për اështjet Zgjedhore i referohet dhe rastit të bërë publik ditë më parë të një shtetaseje që figuron në lista me moshën 159 vjeç. Sipas Islamit, selia rozë po bën të gjitha verifikimet e rasteve të identifikuara për të saktësuar qëndrimin, nëse këto defekte janë të qëllimshme nga Ministria e Brendshme.

Ministria e Brendshme: Vazhdoni aplikimet

Nesër do të jetë afati i fundit i aplikimit për kartat e identitetit, ndaj Ministria e Brendshme ka bërë thirrjen e fundit ndaj qytetarëve duke kërkuar që të nxitojnë me aplikimet dhe të vazhdojnë të tërheqin letërnjoftimet e prodhuara.

“Ministria e Brendshme informon opinionin publik se aplikimi për letërnjoftimet elektronike për të gjithë shtetasit që nuk zotërojnë pasaportë do të vazhdojë deri në datën 15 qershor, prandaj iu bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve pa pasaportë të vazhdojnë të paraqiten për të aplikuar. Ministria e Brendshme u bën thirrje gjithashtu qytetarëve të tërheqin letërnjoftimet elektronike të prodhuara.

Deri ditën e djeshme janë tërhequr nga qytetarët 914 mijë letërnjoftime elektronike, ndërkohë një numër i madh letërnjoftimesh ende nuk janë tërhequr.

Të gjitha zyrat për aplikimin dhe shpërndarjen e kartave janë të hapura nga ora 08:00 e mëngjesit deri në orën 22:00 të mbrëmjes, ndaj i lutemi të gjithë qytetarëve të shkojnë dhe të tërheqin sa më parë letërnjoftimet e tyre elektronike”, - thuhet në njoftimin e Ministrisë së Brendshme./Revista “Mapo” dhe G.Tema/
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

157 vjec ? po cben akoma gjalle kjo ? apo pret te votoj, yeah right :D
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Keto jane cudirat e listave te votimit te 28 qershorit 2009.:dong::dong::dong:
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Per ke do votoj kjo?
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Per ke do votoj kjo?
Per hajnat e votave ,as qe diskutohet me tej ajo pune.
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Mos te bejme lojen e fteses per darke te te vdekurit.
Jane gjera qe ndodhin ne cdo proces elektoral si pasoj e nje gabimi shkrimor te nje regjistruesi, si pasoj e nje apo nje mije arsyeve tjera e deri si pasoje e mos shlyerjes se njeriut nga regjistrat me rastin e vdekjes :gjujpeshk:.
Cdo dite ndegjojme per raste te tilla bombastike madje ne tere boten: si mberritje poste pas 180 vitesh, :eek:hh:por qe gjithsesi nuk duhet marre rastet ekstreme per te njollosur nje procese te tere :brrr Madje une kam nje bindje se sikur te vdekurit te thirreshin per votime do votonin me mire se ne te gjallet :uffa:
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Mos te bejme lojen e fteses per darke te te vdekurit.
Jane gjera qe ndodhin ne cdo proces elektoral si pasoj e nje gabimi shkrimor te nje regjistruesi, si pasoj e nje apo nje mije arsyeve tjera e deri si pasoje e mos shlyerjes se njeriut nga regjistrat me rastin e vdekjes :gjujpeshk:.
Cdo dite ndegjojme per raste te tilla bombastike madje ne tere boten: si mberritje poste pas 180 vitesh, :eek:hh:por qe gjithsesi nuk duhet marre rastet ekstreme per te njollosur nje procese te tere :brrr Madje une kam nje bindje se sikur te vdekurit te thirreshin per votime do votonin me mire se ne te gjallet :uffa:


Keto nuk jane thjesht gabime te rastit. Keto jane te tipit- te cojne sa me shume te vdekur nga varret qe te manipuohet vota sipas interesit.
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Keto nuk jane thjesht gabime te rastit. Keto jane te tipit- te cojne sa me shume te vdekur nga varret qe te manipuohet vota sipas interesit.

O/oj abstraction :eek:hh:nuk vendos as ti, as une, as te gjallet, as te vdekurit per votat :gjujpeshk: Ato jane kryer ne lutjet e mengjezit, qe ne janar :gjujpeshk: kete muaj do jete verdikti formal :gjujpeshk:sa per ti bere punen :) kshi ishte ke ne, kshu eshte me te vegjelit gjithkah :gjujpeshk: e keto te vdekurit/te cofurit jan sa per te shtuar kersherine :gjujpeshk:
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

do te votoje per pd kjo gjyshja.
ti ket vertet gjith kto vite kjo,un sbesoj,megjithate u befte 200.
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Sigurisht duhet te jet PD-iste e flakte LOL LOL ah shqiperi e mjera shqiperi ...
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

po kta gazetart si tallin B,,, me te vdekurit,,
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Gjate kohes qe po lexoja artikullin me vinin ne mend fjalet e shoqerise time kur me thone gjithmone çdo ti qe mendon te kthehesh ne Shqiperi??? Sa poshte ka rene kjo e ashtuquajtura qeveri!!!! Vetem gafa degjon!!!
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

Po c´far lidhje ka kjo me qeverin?????

ky gabim fillon dhe mbaron ne gjindjen civile,,

kush do te votoj tashi,,,gazetari??? ka folor me ate plaken qe ka 68 vjet qe ka vdekur,,dhe ajo i ke than qe emri im egziston akoma ne listen e votuesve,,,dhe per inat se esht ber gabim dhe emri im figuron ne lista,,,dhe un do te votoj,,,,hahahahahah

po te shkoj more te votoj,,,hahahahah

do treben vezhduesit e huaj kur ta shohin!!!!

por nuk do ken frik qe ta denencojn!!!
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

LOL ka edhe me keq.

Lexova sot ne mengjes, qe ne Filipine nje minister kishte propozuar formimin e nje ligji qe te ndalonte te vdekurit nga votimi. :gjujpeshk:
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

po kta gazetart si tallin B,,, me te vdekurit,,

Nuk po e tallin gazetarët jo, po i tall Saliu po i nge të gjithë nga varri sepse i duhen votat për manipulime si gjithmonë por mesa duket ti o se ke lexuar të gjithë o se ke kuptuar.
Mjerë populli kush po e udheheq
 
Titulli: “Jam 157 vjeç, edhe unë do të votoj”

si ka mundesi qe se kan futur ne guiness?
 
Зngjεll;157545 said:
Nuk po e tallin gazetarët jo, po i tall Saliu po i nge të gjithë nga varri sepse i duhen votat për manipulime si gjithmonë por mesa duket ti o se ke lexuar të gjithë o se ke kuptuar.
Mjerë populli kush po e udheheq

hhahahahhahaah

ti je e pa par!!!!

per te cilat manipulime si gjothmon e ke fjalen moj vajz????

Saliu para 4 vjetesh ishte ne opozit,,dhe smund te manipulonte asgje!!!

kurse tani qe esht ne pushtet,,,,po mundohet te krijoj kushtet per te pasur nje sistem sa me te drejt votimi,,dhe per kete ka ftuar ne shqipri vezhgues nga gjith bota!!!!

dhe ajo plaka qe egziston ne list,,,nuk ka te bej me Sali Berishen moj vajz!!! sali berisha esht drejtor i ministrave,,dhe jo puntor i gjendjes civile,,apo kryetar bashkie,,keto gabime i ben tjeter kush,,,berisha ska te bej me to fare,,,por si gjithmon,,,Berisha esht fajtor edhe kur bje shi ne tiran!!!
 
hhahahahhahaah

ti je e pa par!!!!

per te cilat manipulime si gjothmon e ke fjalen moj vajz????

Saliu para 4 vjetesh ishte ne opozit,,dhe smund te manipulonte asgje!!!

kurse tani qe esht ne pushtet,,,,po mundohet te krijoj kushtet per te pasur nje sistem sa me te drejt votimi,,dhe per kete ka ftuar ne shqipri vezhgues nga gjith bota!!!!

dhe ajo plaka qe egziston ne list,,,nuk ka te bej me Sali Berishen moj vajz!!! sali berisha esht drejtor i ministrave,,dhe jo puntor i gjendjes civile,,apo kryetar bashkie,,keto gabime i ben tjeter kush,,,berisha ska te bej me to fare,,,por si gjithmon,,,Berisha esht fajtor edhe kur bje shi ne tiran!!!

E di që jam e paparë e di por ti nëse do lexoje më shumë do i dije manipulimet e Salës dhe të Nanos bashkë sepse janë vllezër nga shumë gjëra atëherë është e kot të më citosh more djalë.
Nuk është vetëm një plakë jo ka shumë që Sala she demokratët e tij matrapaz i kanë ngritur nga varri njerzit di unë shumë raste në Fier psh dhe kriminelat që u vranë në 97 i shikoje akoma të votonin hahahhaha .
Ky drejtori i ministrave që ti na thua kur nuk di të kontrollojë shtetin e vet dhe punën e ministrave të tij ai kot që rron more se unë këtë tip se quaj kryetar shteti kur nuk di të bëj punën e tij . Eh more djalë sa shumë të vërteta të nevojiten ty për ti mësuar po nejse se ke kohë akoma dhe do mësosh. Një fjalë e popullit thotë: E vërteta vonon por nuk harron.
 
Une jam 24 dhe sdo votoj
 
ti po mundohesh te fusesh Salen ne nje thes me Nanon,,,

diqka qe smund dhe sdihet te tentosh ta besh,,,sepse shihet se Berisha te pakten ne krahasim me Tosin,,esht Flori 24 karat!!!

kurse te vetmit qe po i cojn te vdekurit nga varri per te votuar ne kte rast..jan ato gazetat qe ti lexon dhe ju beson,,,sepse edhe sikur te ket me 10tra te till,,,a mund te me spjegosh ti mua si do te votojn ata??

kur gjithshka qe kta persona kan,,,esht nje certifikat lindje,,

kta as nuk kan pasaport,,te cilen duhet te aplikosh personalisht qe te maresh,,,dhe as nuk kan kart identiteti nga kto te rejat,,qe edhe kto me sa di un duhet te aplikosh personalisht qe ti maresh,,,

pastaj pa kto ti smund as ti afrohesh qendres te votimit!!!!

sepse ndryshej nga disa vjet me par,,ne c´do qender ke gazetar,,kamera dhe vezhgues te huaj dhe vendas,,,ju ne nje far mynyre po e ofendoni vullnetin e te gjithve per te vezhguar kto zgjedhje,,,duke i injoruar te gjitha kto standarte qe po ndertohen dita dites!!!
 
kta gazetaret e ri,,per te treguar qe jan intrigues,,dhe per te ren ne sy,,bejn budallaliqe te kti tipi,,40% e gazetarve te ri ne shqipri,,,
jan shum shum femi te kqi!!!!! dhe shum naiv !!!!!

mua me vjen turp kur artikujt e tyre lexohen nga nje her ne europ!!!!
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top