Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

isaa.jpg
Kjo është bërë e ditur në një konferencë për media nga Kryeministri Isa Mustafa.
Mustafa ka thënë se Jabllanovic nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar por nuk ka bërë me dije nëse e ka shkarkuar atë apo ka dhënë dorëheqje.

Mustafa nuk ka pranuar pyetje nga gazetarët.

Ndërkohë, Kryeministri Mustafa ka folur edhe për tema tjera. ai ka adresuar edhe çështjen e mosngritjes së pagave ndërsa ka kërkuar mirëkuptimin e të gjithë shërbyesve civilë dhe të sindikatave, në lidhje me Kontratën Kolektive. Ai ka thënë se Kontrata Kolektive do të zbatohet, por që për momentin buxheti i vendit nuk mund ta përballojë rritjen e pagave.

Po ashtu, gjatë konferencës për media që mbajti sonte, Mustafa ka thënë se Trepça është pronë e Kosovës dhe se nuk do të merret asnjë vendim për të, pa u konsultuar së pari me ekspertë të fushës, grupet e interesit dhe qytetarët të cilët drejtpërdrejt preken nga vendimet e qeverisë.B lajmi
 
Titulli: Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

Jaballanovic në një intervistë për Klan Kosova ka thënë se nuk e pranon vendimin e Kryeministrit Mustafa për shkarkimin e tij nga posti i Ministrit.
Por ai ka theksuar se Lista Srspska do të dalë me qëndrim brenda dy ditësh.

Deklaron se Kryeministri Mustafa e ka përdorur fuqinë kushtetuese ekzekutive për ta shkarkuar atë, por vendimi e ka lënë të dëshpëruar.

“Lista Srpska është dëshpëruar edhe mendojmë se vendimi është i ngutshëm . Nuk e pranoj këtë vendim” ka thënë ai.

Ai ka thënë se qëndrimi i Lista Srpska se a do të mbetet në koalicion me LDK’në dhe PDK’në do të merret në dy ditët e ardhshme.
 
Titulli: Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

photo-kushtrim-ternava-konferenca-e-vetvendosjes-18.jpg
Nesër nuk do të ketë protestë. Ajo është shtyrë për nj afat të pacaktuar, ka thënë Visar Ymeri nga Vetëvendosje.Ai tha se për protestat e ardhshme për çështjen e Trepçës do të njoftohen qytetarët me kohë.Vetëvendosje shtyn...
Nesër nuk do të ketë protestë. Ajo është shtyrë për nj afat të pacaktuar, ka thënë Visar Ymeri nga Vetëvendosje.

Ai tha se për protestat e ardhshme për çështjen e Trepçës do të njoftohen qytetarët me kohë.

Vetëvendosje shtyn protestën

Lëvizja Vetëvendosje ka shtyrë për afat të pacaktuar protestën, e cila ishte planifikuar të mbahej nesër.

Shtyrja e protestës bëhet pasi kryeministri Mustafa bëri të ditur se ministri Jabllanoviq nuk është më pjesë e kabinetit qeveritar.
 
Titulli: Jabllanovic nga sot nuk është pjesë e kabinetit qeveritar

Kjo eshte fuqia e sovranit/popullit.
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back