Arfenilla
Themelues i Forumit
Ja se cfare thote Volteri,Filozofi dhe shkrimtari i madh francez.
Per profetin Muhamed a.s,per fene islame dhe per ate te krishtere:
“Feja me të cilën erdhi Muhammedi a.s,pa dyshim është më e lartë se Krishterizmi.
Besimtarët muslimanë nuk janë sprovuar me mosbesimin, me të cilin janë
testuar të krishterët, të cilët, në fund, deklaruan: ‘Një Zot është në
tresh, ndërsa trinia ka njësinë e njëshit.’
Besimi në Një Zot të Vetëm, të Gjithëfuqishëm ka qenë në themel të Islamit.
Ekzistimin e tij, Islami ia ka borxh liderit të tij dhe trimërisë së tij,
ndërsa të krishterët përdorën shpatën dhe zjarrin
për përhapjen e fesë së tyre.
O Zot, Zot i Madh! Sikur këta popuj të Evropës t’i merrnin si model
muslimanët! Nuk ka dyshim që Muhammedi a.s. ka qenë njeri vërtet i madh.
Në gjirin e virtyteve të tij dhe personalitetit paradogmatik ka kultivuar
gjenerata madhështore. Ai ka qenë shtetas i urtë dhe i drejtë, i cili deri
në fund ka realizuar revolucionin më të madh në historinë e njerëzimit.”
“Luteri nuk është i denjë as t’ia zgjidhë lidhëset e këpucëve Muhammedit.”
“Përsëris se ata, që fenë Islame e quajnë si fe me lakmi epshesh shtazore
dhe një fe që i hap shteg plogështisë dhe papunësisë, janë të padijshëm,
trundryshkur e mendjesëmurë. Këto pretendime, janë fare të pabaza dhe
qëndrojnë shumë larg nga e vërteta. Edhe ata, që i pranojnë si të qëna këto,
nuk e njohin aspak problemin.
O priftërinj e kallogjerë! Të gjithë ju, o burra klerikë! Në qoftëse
urdhëroheni të mbani agjërim në muajin korrik, në qoftëse ju ndalohen vera
që pini e bixhozi që lozni, nëse urdhëroheni të bëni pelegrinazh (haxh) në
ranishtat e nxehta të Hixhazit (Arabisë), nëse vendoset të jepni dy e gjysmë
përqind të të ardhurave tuaja për sadaka.
Ndërkaq, në Dictionnaire Philosophique, IV, f. 319, ai thotë:
“Vëllait tim musliman do t’i thosha: Feja jote, më duket një fe shumë e
respektuar. Ti adhuron vetëm një Zot. اdo vit, je i detyruar të japësh, si
zekat, një të dyzetën e të ardhurave dhe ditën e Bajramit të bësh paqe me
armiqtë. Priftërinjtë tanë, që shpifin tërë botën, ndoshta një mijë herë
thanë se feja jote zuri vend, sepse është një fe që u drejtohet plotësisht
kënaqësive. Të gjithë këta të mjerë kanë gënjyer. Feja jote është shumë
fisnike.”
Në “Fjalori Filozofik v. III”, kapitulli “Muslimanët”, Volteri thërret me nervozitet:
“Ju them përsëri, analfabetë të marrë, vetëm të paditurve mund t’u thuhet se feja Islame është sensuale dhe epsharake; për këtë, as që bëhet fjalë, ju kanë mashtruar sikurse edhe për shumë të tjera…
Lehtë është të shpifet, por unë e urrej shpifjen – thotë Volter në fund të
artikullit. Pasaktësitë duhet vazhdimisht të përgënjeshtrohen, sepse edhe
kur e hedhim poshtë një mashtrim, gjithnjë gjendet dikush që do të risjellë
atë. Mund të shkruhen shumë libra voluminozë me intrigat e pavërteta, me të
cilat janë sulmuar muslimanët. اdo gjë që është thënë për muslimanët, deri
më sot, duhet hedhur në zjarr.
..bibla dhe kurani