Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja pse puthemi....

sitemgr_photo_4835.jpg




Megjithëse është një gjest i zakonshëm që për dashuri apo miqësi çdo njeri kryen në jetën e përditshme, opinionet për origjinën e këtij gjesti janë të ndryshme.

Shkencëtarët nuk kanë mundur të gjejnë një përgjigje përfundimtare për motivet që na kanë shtyrë drejt kësaj praktike të çuditshme; është fenomen natyror apo kulturor? اfarë reaksionesh bën të lindin në trupin tonë, që nga ekstremet deri në tru?

Ky gjest na bën të ndiejmë një reaksion shumë të fortë emocional dhe ka një kuptim evolutiv.
Kur Darwin deklaroi se njeriu ishte i vetmi që dinte të puthte, në realitet gaboi rëndë. Sot ne dimë që edhe kafshë nga më të ndryshmet kryejnë akte të ngjashme në mos të njëjta pra në njëfarë mënyre puthen.

Teoritë se si kjo praktikë u zhvillua tek njerëzit janë të ndryshme e të shumta.
Sipas shkencëtarit neurolog Ramachandran, të parët tanë të sugjestionuar prej ngjyrës së kuqe në gjueti për ushqimin, kanë aplikuar këtë instinkt edhe në anatominë femërore, duke kaluar nga zonat intime tek goja.

Një tjetër teori e lidh puthjen me periudhën e fëmijërisë dhe me “parapërtypjen” një metodë esenciale për të shkëputur fëmijët nga gjiri, që në kohët e hershme.

Shumë teori të tjera si ato të biologëve që mundohen të shpjegojnë fenomenin e puthjes me arsyen se e gjithë kjo bëhet sepse mikrobet tona mezi presin të kalojnë nga një njeri tek tjetri,nuk kanë arritur ti japin një përgjigje përfundimtare pyetjes fillestare, përse puthemi?

Shkencërisht është e provuar se në lojë hyjnë sigurisht impulset e trurit të cilët shtyjnë trupin tonë të prodhojnë një sërë neurotransmetuesish e hormone si dopamina, ositocina dhe serotonina.

Pra edhe pse mendojmë se kemi puthur princin e kaltër apo gruan ideale, në të vërtetë thjeshtë jemi manipuluar nga endorfinat e prodhuara nga ipotalamusi. Ndoshta nuk është shumë romantike por dashuria ka edhe një emër tjetër, epinefrina e njohur ndryshe dhe si adrenalina.

Nga dikush qe nuk puthet :p

burimi.gjithcka
 

Attachments

  • sitemgr_photo_4835.jpg
    sitemgr_photo_4835.jpg
    12.5 KB · Shikime: 16
Last edited by a moderator:
Puthjet kan efekt relaxues...
Un edhe cunit qe i sapo lindur, i puthja syt, ballin, duart, qafen, gushen dhe kurrizin.
Akoma sot ma kerkon si ritual para dhe pas gjumit duke me fol gjith ledhe dhe eufori.

Pak a shum si masazhet ne koke apo qaf... jam ne gjendje ti vej njerzit ne gjum ?
 
  • Më pëlqen
Reactions: Ivy
Lajm i vjeter, a ka ndryshu diqka :p?
 
Se na do qejfi.
 
Amstel! Se keshtu na pelqen ?
 
  • Haha
Reactions: Ivy

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back