Ja politikani më i urryer dhe më i dashur i publikut shqiptar

legjenda

Tetova
Me ardhjen e fundvitit, portali 1FAKT.com realizoi sondazhin mbi politikanin/politikanen më të dashur dhe më të urryer të vitit 2015.

Në garën për politikanin/politikanen më të dashur dhe më të urryer të 2015 morën pjesë politikanët më protagonistë të 2015 të cilët me veprimet, aksionet apo ngjarjet që i kanë ndodhur kanë lënë gjurmën në politikën shqiptare të vitit që po lëmë pas.

Ata janë:

Nga Partia Socialiste: Edi Rama, Erion Veliaj, Ben Blushi, Saimir Tahiri, Koço Kokëdhima, Erion Braçe, Tom Doshi.

Nga Partia Demokratike: Sali Berisha, Lulzim Basha, Grida Duma, Bujar Nishani.

Nga LSI: Ilir Meta, Spartak Braho.

Nga rezultatet e sondazhit vihet re se partitë kryesore ruajnë të njejtin klasifikim popullariteti ku në vend të parë për politikanin më të dashur gjendet një anëtar i Partisë Socialiste, në vend të dytë një anëtare e Partisë Demokratike dhe në vend të tretë një përfaqësues i LSI.

Ajo që habit është fakti se partitë e mëdha nuk e fitojnë popullaritetin nga udhëheqësit e tyre, por nga disidentë dhe figura të reja të partive respektive, ndërkohë që për LSI figura më popullore vazhdon të mbetet kryetari i saj.

Edhe në këtë sondazh vazhdon të vihet re një zhgënjim i theksuar ndaj politikës.

Kjo vihet re sërish nga numri i madh i votave KUNDRA që kanë marrë të gjithë politikanët, i cili tejkalon në çdo rast numrin e votave PRO të marra prej tyre.

Rezultati i sondazhit është si më poshtë:

Politikani më i dashur i vitit 2015 është Ben Blushi me 5100 vota PRO.

Ai ndiqet më pas nga Grida Duma, e cila renditet si politikania e dytë më e dashur nga publiku me 4700 vota.

Politikani më i urryer i vitit 2015 është Koço Kokëdhima me 9600 vota KUNDRA.

Ai ndiqet nga politikani Tom Doshi, i cili renditet si politikani i dytë më i urryer nga publiku me 9200 vota KUNDRA.
vot1.jpg
http://gazetanewborn.net/
 
Titulli: Ja politikani më i urryer dhe më i dashur i publikut shqiptar

Njejte do te kisha votu edhe une.

Do ta kisha shtu ne sondazh edhe Pandeli Majkon per te cilin kam respekt te vecante.
 
Titulli: Ja politikani më i urryer dhe më i dashur i publikut shqiptar

Njejte do te kisha votu edhe une.

Do ta kisha shtu ne sondazh edhe Pandeli Majkon per te cilin kam respekt te vecante.

Pse ti per me te dashur sdo votoje Kryetarin Lexhendar?
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top