Love
βeℓℓe â๓e
Për herë të parë në historinë e Vatikanit zgjidhet një Papë jezuit dhe amerikanolatin
Jorge Mario Bergoglio, jezuit, kryeipeshkëv i Buenos Airesit, Ordinar për besimtarët e ritit lindor, që banojnë në Argjentinë, lindi pikërisht në Buenos Aires, më 17 dhjetor 1936, nga një familje me origjinë piemonteze. Studioi dhe u diplomua si teknik kimik, por më vonë ndjeu thirrjen e Zotit dhe hyri në seminarin e Villa Devoto. Më 11 mars 1958 kaloi në noviciatin e Shoqërisë së Jezusit, përfundoi studimet humanistike në Kili dhe në vitin 1963, pasi u kthye në Buenos Aires, mori diplomën universitare në filozofi në Fakultetin e FiLologjisë të kolegjit “San José” të San Miguel-it. Ndërmjet viteve 1964 e 1965 ka qenë profesor letërsie dhe psikologjie në kolegjin e Zojës së Papërlyer në Santa Fe. Në vitin 1996 ka dhënë mësim po këto lëndë në Kolegjin e Shëlbuesit në Buenos Aires. Nga viti 1967 deri në vitin 1970 studioi teologji në Fakultetin e Teologjisë të kolegjit “San José”, ku mori edhe diplomën universitare në këtë fushë. Më 13 dhjetor 1969 u shugurua meshtar. Në vitet 1970-71 përfundoi probandatin e tretë në Alcalà de Henares të Spanjës e më 22 prill 1973 mori kushtet përfundimtare. Ka qenë mësues novicësh në Villa Barilari të San Miguel-it, profesor në Fakultetin e Teologjisë, Këshilltar i Provincës së jezuitëve dhe Rektor i kolegjit. Më 31 korrik 1973 u zgjodh provincial i Argjentinës, detyrë që e ushtroi për gjashtë vjet. Ndërmjet viteve 1980 dhe 1986 ka qenë rektor i kolegjit dhe i Fakultetit të Filozofisë e të Teologjisë dhe famullitar në kishën e Patrikut shën Jozef, në dioqezën e San Miguel-it. Në mars 1986 shkoi në Gjermani për të përfunduar tezën e doktoraturës. Më pas, eprorët e dërguan në kolegjin e Shëlbuesit, nga ku, kaloi në kishën e Shoqërisë së Jezusit në qytetin e Kordovës, ku kreu detyrën e drejtuesit shpirtëror e të rrëfyestarit. Më 20 maj 1992, i Lumi Gjon Pali II e emëroi ipeshkëv titullar të Aukës dhe ndihmës të Buenos Airesit. Më 27 qershor të po atij viti u shugurua ipeshkëv.
Të veçanta
Papa i ri do të quhet Françesku I. Ai është i pari Papë nga Amerika Latine dhe po i pari jezuit që mban këtë titull. Në këtë mënyrë Amerika Latine ka një Papë, pasi është një nga komunitetet më të mëdha katolike në botë dhe e kishte kërkuar një Papë. Në Amerikën Latine jetojnë 42 përqind e katolikëve në botë. Reformatori do të jetë Papa i tretë jo- italian në radhë.
Duke e nisur fjalën e tij, ai bëri një shaka, duke thënë se peshkopët në Romë shkuan shumë larg për të zgjedhur Papën. Fjalët e para kanë shkuar për paraardhësin e tij, Benedikti XVI.
Françesku I u kërkoi besimtarëve që të luten për të.
“Le të nisim këtë udhëtim bashkë, këtë udhëtim për Kishën Katolike. ثshtë një udhëtim miqësie, dashurie dhe paqeje mes nesh. Le të lutemi për njëri- tjetrin, le të lutemi për botën,” tha Françesku, duke kërkuar që të gjithë të mbanin heshtje dhe të luteshin për të, ndërsa pranonte detyrën. Papa flet gjermanisht, spanjisht dhe italisht.
“Habemus Papam”: historia e formulës
së famshme për shpalljen e Papës së ri
“Habemus Papam”: pas formulës, që i shpall botës mbarë kush është Pasardhësi i ri i Shën Pjetrit, histori dhe emocione. “Ju kumtoj një lajm të gëzueshëm: e kemi Papën”: që prej gjashtë shekujsh, kështu lajmërohet zgjedhja e Vikarit të Krishtit: “Annuntio vobis gaudium magnum: habemus Papam!…” Ky që dëgjuat është zëri i kardinalit Kaça Dominioni, që nga Llozha qendrore e Bazilikës vatikanase shpallte i pari, më 2 mars 1939, emrin e Papës së ri Piu XII, Eugjenio Paçeli, i zgjedhur në Konklavin më të shkurtër të epokës moderne, vetëm tri votime në dy ditë. Përdorimi i kësaj formule – që i referohet lajmit për lindjen e Mesisë, dhënë nga engjëjt, barinjve, në Ungjillin sipas Lukës – na çon në vitin 1417, kur në Koncilin e Kostancës, u zgjodh Martini V, nga familja Kolona, pas tri papëve, dy të hedhur poshtë nga vetë Koncili e një tjetër, që u tërhoq vetë. Prandaj “Habemus Papam”, sipas disa interpretimeve, mund të ketë kuptimin “më në fund kemi vetëm një Papë”. Shpallja e Papës është emocion i madh për të gjithë kardinajtë protodiakonë, të cilët e kanë për detyrë t’i tregojnë botës kush është Pasradhësi i ri i Shën Pjetrit. Kujtojmë se Benedikti XVI u shpall nga kardinali Medina Estévez, më 19 prill 2005: “…habemus Papam…” Në këtë Konklav, do të jetë prelati francez Zhan-Lui Toran ai, që do të na lajmërojë kush do të jetë Papa i 266-të në historinë e Kishës Katolike. Natyrisht, pasi i zgjedhuri të ketë pranuar misionin e të ketë caktuar edhe emrin, me të cilin do të quhet. Vetëm atëherë tymi i oxhakut mbi Kapelën Sikstine do të bëhet i bardhë, ndërsa Papa i ri do të veshë petkat papnore në Sakrestinë e Kapelës, që njihet si “dhoma e lotëve”, për shkak të lotëve të mallëngjimit e të përgjegjësisë, derdhur nga papët para se të ulen në fronin e Pjetrit. Pas lutjes së Vikarit të ri të Krishtit e nderimeve të prelatëve, Konklavi përfundon me notat e “Te deum”-it, falenderimit drejtuar Zotit për Atin e Shenjtë. Pastaj, shpallja nga Lozha e Bekimeve në Shën Pjetër dhe dukja e parë publike e Papës së ri.
Si zgjidhet emri i Papës
Pyetja e parë që i bëhet Papës së ri është: me cilin emër preferon të quhesh? Deri në shekullin e gjashtë, papët mbanin emrin e tyre; kështu, ka pasur një papë Silvester, një papë Julius dhe një Viktor. Pastaj, ne vitin 553, në krye të kishës u zgjodh një prift i quajtur Mercurius dhe ishte thjesht e papranueshme që Ati i Shenjtë të mbante emrin e një Hyu Pagan: Mërkur. Ai zgjodhi të thirrje Gjoni i Dytë. Qe atëherë, papët e braktisin emrin e tyre të lindjes kur marrin këtë pozicion e pranojnë të marrin emra shenjtorësh, Papësh të tjerë apo edhe të afërmish që janë larguar nga jeta.
TO