Turqi: Nga çdo shtëpi një fitër – një iftar për Afrikën

Ado

FISEBILIL-LAH
Me publikimin raportit të Kombeve të Bashkuara se dhjetëra mijëra njerëz vdiqën për shkak të thatësirës, më të rëndat në 60 vitet e fundit në Somali, dhe se 640.000 fëmijë janë të paushqyer, Turqia ka filluar mbledhjen e ndihmave për këta fëmijë afrikanë
Shifrat për mbledhjen e ndihmave në aksionin humanitar të Drejtorisë së çështjeve fetare nën sloganin “Nga çdo shtëpi një fitër – një iftar për Afrikën”, është duke u bërë më i qartë. Duke iu falënderuar ndihmave të grumbulluara në xhumanë e parë të ramazanit në gjithë Turqinë, kjo shifër arriti një sasi rekorde për një kohë shumë të shkurtë.
Shuma e parave të gatshme që është mbledhur në llogaritë e Drejtorisë dhe Fondacionit fetarë të Turqisë është mbi 25 milionë lira turke, e sipas të dhënave të fundit, deri më tani janë dërguar miliona sms telefonike, shuma totale e mbledhur kalon 30 milion lira.
Sipas fjalëve të personave përgjegjës nga këto institucione në ditët e ardhshme pritet edhe ardhja e fondeve të mbledhura nga diaspora turke, pas të cilave ndihma monetare për Afrikën do të tejkalojë 50 milion lira turke (20 milion euro).
Edhe organizatat joqeveritare, gjithashtu, kanë organizuar mbledhje të pavarur të fondeve, kështu që me 15 gusht është organizuar nisja e anijes me ndihma humanitare nga organizata IHH.
(IGJ)
 
Titulli: Turqi: Nga çdo shtëpi një fitër – një iftar për Afrikën

I lumte 20 miljon euro do te thote vite me ushqim uje dhe nje jete te qete per ato persona
 
Titulli: Turqi: Nga çdo shtëpi një fitër – një iftar për Afrikën

Ide e shkelqyer !
 
Pe: Turqi: Nga çdo shtëpi një fitër – një iftar për Afrikën

Allahu ju a shperbleft.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 25.0%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 12.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 6.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 3 18.8%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 12.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 0 0.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 4 25.0%
Back
Top