Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ja çka shkruan Jankullovska për dorëheqjen e saj

Publikuar: 23:59 / 12.05.2015

ja-ccedil-ka-shkruan-jankullovska-p-euml-r-dor-euml-heqjen-e-saj_hd.jpg


Gordana Jankullovksa, tashmë ish-ministre e Punëve të Brendshme e Maqedonisë, ka thënë se për disa vite sa ka qenë pjesë e kabinetit qeveritar maqedonas, ka punuar në mënyrë profesionale dhe përkushtim.

Ajo përmes një statusi në llogarinë personale në Facebook, gjithashtu ka falënderuar kryeministrin Nikolla Gruevskin për besimin që kishte në të, transmeton Telegrafi.

“Gjatë viteve të kaluara nuk kursyem kohën dhe energjinë duke punuar në mënyrë profesionale dhe më përkushtim gjithmonë të udhëhequr nga interesi i qytetarëve dhe mbi të gjitha nga interesat e Maqedonisë. Unë falënderoj kryeministrin për këtë besim, familjen time dhe miqtë për mirëkuptimin dhe mbështetjen”, ka shkruar Jankullovska në Facebook.

Kujtojmë se dorëheqjet e fundit në qeverinë e Maqedonisë vijnë pas konfliktit të armatosur në Kumanovë, ku u vranë tetë policë dhe 14 persona të armatosur. /Telegrafi/

Koment: Nje antishqiptare e perbetuar dhe guzhiniere e te gjitha te keqiave qe perjetuan shqiptaret derisa kjo ishte ministre e puneve te brendeshme ne vecanti rasti "Monstra"

Se bashku me te iken edhe:
Ministri i Financave, Zoran Stavreski
Shefi i Shërbimit Sekret, Sasho Mijallkov
dhe Ministri i Komunikacionit.

Perderisa: Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Alexander Graf Lambsdorff i ka kërkuar kryeministrit Nikolla Gruevski që të jap dorëheqje.

Marr nga telegrafi.
 
Titulli: Ja çka shkruan Jankullovska për dorëheqjen e saj

dhe ky plehra gruevski duhet te japi urgjent doreheqjen dhe kshu te parevokueshme .....kjo qe ka ndodh eshte e paprecedent.
Ende nuk dihen emrat dhe shkaqet qe quan ne kete masaker ku vetem zoti di si numri i viktimave ishte vetem aq....
 
Titulli: Ja çka shkruan Jankullovska për dorëheqjen e saj

Besoj qe dorehqja e tij (Gruevskit) eshte qeshtje oresh, sepse nje kryeminister nga qeveria e te cilit ikin tre ministra, nuk ka si te qendroj ne krye te qeverise.
Pervec kesaj BDI do te dal sot nga qeveria dhe me kete edhe te gjithe ministrat shqiptar.

Eshte qeshtje vecse kush do te vij dhe sa ne shqiptaret (me sakt politikanet shqiptar) ne maqedoni do te dijne dhe dua ta shfrytezojne mundesine qe te marrin nen mbrojtje popullin e tyre.
 
Titulli: Ja çka shkruan Jankullovska për dorëheqjen e saj

Nuk e di cfare vlere kane doreheqjet kur ne Kumanove u be 1 kasaphane, dhe ajo qe me cudit me shume eshte heshtja e nderkombetareve kur ka shkelje flagrante te te drejtave te njeriut!
 
Titulli: Ja çka shkruan Jankullovska për dorëheqjen e saj

Nënkryetari i Parlamentit Evropian kërkon dorëheqjen e Gruevskit
Publikuar: 23:56 / 12.05.2015

n-euml-nkryetari-i-parlamentit-evropian-k-euml-rkon-dor-euml-heqjen-e-gruevskit_hd.jpg


Nënkryetari i Parlamentit Evropian, Alexander Graf Lambsdorff i ka kërkuar kryeministrit Nikolla Gruevski që të jap dorëheqje.

Ai ka kërkuar që Gruevski të jap dorëheqje dhe me këtë të kontribuojë për zgjidhjen e krizës, informon INA.

“Shpërthimi i dhunës në Maqedoni përbën një fotografi të thellë shqetësuese. Kryeministri Nikola Gruevski patjetër duhet të tërhiqet si barrierë që është në rrugën për uljen e tensioneve etnike, që sërish janë rindezur, por edhe për zgjedhje të reja që do të mbaheshin në kushte adekuate demokratike. Pa një aksion të shpejtë, rajoni sërish do të jetë buzë një lufte qytetare. Në situatë e tillë, duke pasur parasysh Marrëveshjen e Ohrit, asnjëherë nuk duhej të vinte”, theksoi nënkryetari i PE-së, Lambsdorff.

Parlamenti Evropian ishte një nga faktorët kyç të BE-së që ishte përfshirë në zgjidhjen e krizës në Maqedoni dhe nxitjen e negociatave midis dy partive më të mëdha maqedonase në Bruksel, por që rezultuan të dështuara, edhe përkundër ndërmjetësimit nga eurodeputetët Ivo Vajgl, Richard Hovit dhe Eduard Kukan.

Pervec ketij reagimi/kerkese...eshte edhe nje reagim i sekretarit te NATO-s
 

Konkursi Letërsisë

  • Aeroporti i Zaventemit

    Votat: 6 54.5%
  • Të harrova, sepse të dua

    Votat: 5 45.5%
  • Vetëm …

    Votat: 4 36.4%

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back