Shfletimi si vizitorë është i kufizuar

Ivanoviq: Plani gjashtë pikësh kusht për integrimin e serbëve

Ivanoviq: Plani gjashtë pikësh kusht për integrimin e serbëve
Autoritetet serbe ngulin këmbë në zbatimin e planit gjashtë pikësh të sekretarit të përgjithshëm të Kombeve të Bashkuara si kusht për integrimin e komunitetit serb në institucionet e Kosovës.
Sekretari shtetëror i ministrisë për Kosovën në qeverinë e Serbisë, Oliver Ivanoviq, tha në një bisedë për Zërin e Amerikës se, u takon institucioneve ndërkombëtare që të bëjnë pjesën e tyre të punës për të vendosur kontakte dhe për të shmangur çdo mundësi të përplasjeve ndërmjet komuniteteve në Kosovë.

Në zyrën e tij në qendrën bashkërenduese për Kosovën, të qeverisë së Serbisë, në pjesën veriore të Mitrovicës, Ivanoviq tha se gjendja në Kosovë nuk është aspak e lehtë dhe për këtë arsye duhet një zgjidhje konstruktive.

Duke hedhur poshtë planin e Marti Ahtisaarit në bazë të të cilit është shpallur pavarësia e Kosovës, ai tërheq vërejtjen se plani gjashtë pikësh është miratuar nga Këshilli i Sigurimit të Kombeve të Bashkuara:

“Ne mund të merremi vesh se si do ta quajmë një dokument të ri, por në thelb ai duhet të ketë planin 6 pikësh i cili mundëson pjesëmarrjen e përshtatshme të komunitetit serb në institucione por pa krijuar ndjenjën se ata janë detyruar në institucionet e Kosovës së pavarur”, tha ndër të tjera Ivanoviq.

Plani gjashtë pikësh që parasheh edhe një formë të autonomisë për policinë, drejtësinë e doganat në zonat e banuara me shumicë serbe është hedhur poshtë nga autoritetet e Prishtinës. /VoA/
 
Titulli: Ivanoviq: Plani gjashtë pikësh kusht për integrimin e serbëve

plani gjasht pikesh i dhene propozuar nga OKB nuk eshte i detyrueshem prandaj shqiptaret e kosoves nuk duhet ta pranojne.(nese pranohet do behet gabim i madh) sepse ne fund te fundit Amerika dhe Europa nderhyne ne c'lirimin e Kosoves , me qe keto te fundit zgjidhen ceshtjen e luftes ketyre ju takon te punojne dhe per paqen ne kosove dhe do kene perkrahjen e popullit te kosoves.
OKB,ja duhet te merret me probleme te tjera ne Bote se problemet tashme ne kosove nuk kane nevoje per nderhyrjen e OKB'se.

Europa ja tha cope serbise se duhet te heqi dore nga Kosova dhe do ishte me mire per Serbine te vepronte keshtu duke ju kerkuar falje zyrtarisht shqiptareve .

60% e serbeve mendojn se kan humbur perfundishimt Kosoven 20% nuk dine cka per te ndodhur, 20% shterngojne akoma dhembet si ariu i plagosur,
megjithse Kosova historikisht dhe ligjerisht nuk ka qene kurre pjese e serbise bile serbia ka territore te tjera shqiptare te pushtuara sic eshte presheva dhe bujanovci dhe nje pjese e mire e Nishit dhe sanxhakut.

nje shi qe ka ra, nuk don me mushama.
thote nje fjale e urte popullore
(ka mbaruar ceshtja e kosoves tani vetem ti urojme nje zhvillim te shpejte dhe jete te gjate ketij sheti qe vuajti me shum se te gjith ne Europe)
 

Theme Editor

Settings Colors

  • Mobile users cannot use these functions.

    Select View Mode

    Switch between full screen and narrow screen modes.

    Grid View

    Easily review content and get an organized view with grid mode.

    Image Grid Mode

    Display your content in an organized and visually rich way with background images.

    Sidebar Close

    Create a larger workspace by hiding the sidebar.

    Fixed Sidebar

    Ensure constant access and easily manage your content by pinning the sidebar.

    Box view

    You can add a box-style frame to the sides of your theme or remove the existing frame. Valid for resolutions over 1300px.

    Radius Control

    Customize the look however you like by turning the radius effect on or off.

  • Choose your color

    Choose the color that reflects your style and ensure aesthetic harmony.

Back