Itali - Mbështetje Shqipërisë në anëtarësim në BE dhe për liberalizimin e vizave

elbruna

Anëtar i Respektuar
Italia ka rikonfirmuar se do të mbështesë Shqipërinë për t’u anëtarësuar sa më parë në Bashkimin Evropian. Gjatë një vizite në kryeqytetin italian, në Romë, me ministrin e Jashtëm Franko Fratini, ministri i Jashtëm Ilir Meta ka marrë mbështetjen e vendit fqinj për të influencuar pranë Brukselit me qëllim nisjen sa më parë të procedurave për aplikimin e Shqipërisë si vend kandidat në BE. “Të hënën e ardhshme, në mbledhjen e e Ministrave të Jashtëm në Luksemburg do të diskutoj përsëri transmetimin e shpejtë të aplikimit pranë Departamentit përgjegjës të Komisionit Evropian, për të filluar procedurat të cilat shpresojmë të çojnë në njohjen e statusit të vendit kandidat për Shqipërinë”, theksoi Fratini gjatë konferencës së përbashkët për shtypin me ministrin Meta. Sipas tij, Shqipëria po bën një progres shumë të dukshëm në lidhje me sigurinë e dokumentacionit, pasaportat biometrike, kontrollin e kufijve të saj të jashtëm. Ajo po i afrohet përmbushjes së të gjitha standardeve të kërkuara teknike për të pasur një regjim të lirë vizash. “Italia do të kundërshtojë gjithsesi zgjidhje që do ta linin Shqipërinë pas. Ne sapo kemi njohur progresin e bërë nga tre shtetet e tjera të Ballkanit: Maqedonia, Mali i Zi dhe Serbia. “Italia është avokati kryesor i Shqipërisë në rrugën e saj drejt integrimit të plotë evropian” ka deklaruar gjatë takimit, ministri Frattini, duke shtuar se “Shqipëria ka arritje të dukshme në të gjitha fushat, veçanërisht në ato të luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, kontrollit të kufijve, forcimit të shtetit ligjor dhe ekonomisë së tregut”. Gjithashtu ministri Fratini garantoi Metën se brenda gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm, Komisioni Evropian do të marrë vendimin pozitiv për liberalizimin e vizave me Shqipërinë dhe se Italia do të jetë një mbështetëse e fortë dhe strategjike e Shqipërisë. Nga e tij, Zëvendëskryeministri dhe Ministri i Punëve të Jashtme, Meta garantoi se qeveria shqiptare do të përmbushë në kohë të gjitha standardet që kërkon ky proces. Në këtë kuadër u vlerësua vizita e ardhshme e Ministrit të Brendshëm italian në Tiranë, gjatë muajit nëntor. Gjatë këtij takimi u ra dakord që marrëdhëniet mes dy vendeve duhet të ngrihen në një nivel edhe më të lartë, në të gjitha fushat me interes reciprok, duke pasur si synim nënshkrimin së afërmi të dokumentit dypalësh për partneritet strategjik, i cili do të shoqërohet me samite periodike të nivelit më të lartë midis dy qeverive. Gjatë bisedimeve u diskutua edhe për integrimin e mëtejshëm të komunitetit shqiptar në shoqërinë italiane, i cili tashmë ka kaluar nga faza e emergjencës së një emigracioni klandestin drejt një integrimi dhe kontributi gjithnjë e më të plotë në shoqërinë italiane.
NRG-RADIO
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top