Itali, ligj i ashper kunder klandestineve

E3

Anëtar i Nderuar
V.I.P
Ligji italian qe ashperson luften kunder kriminalitetit dhe emigracionit klandestin dhe qe mund te denohet tashme me 5 mije – 10 mije euro, ka hyre zyrtarisht ne fuqi dje me botimin ne Fletoren Zyrtare te dekreteve per zbatim.

Ligji i miratuar perfundimisht nga Parlamenti italian ne fillim te korrikut, parashikon keshtu qe hyrja ose qendrimi ilegal ne territor italian te konsiderohen shkelje ligjore dhe te denohen me nje gjobe prej 5 mije – 10 mije euro.

Qendrimi i emigranteve klandestine ne qendrat e identifikimit dhe te debimit zgjatet nga dy muaj deri ne gjashte muaj, ndersa personat qe u japin shtepi me qera klandestineve apo i strehojne ata rrezikojne deri ne tre vjet burg.

Masat e tjera te ketij ligji shume te polemizuar parashikojne gjithashtu, nje “regjister per te pastrehet” qe do te skedohen nga Ministria e Brendshme.

Ligji parashikon, gjithashtu, edhe nje shkelje tjeter, qe mund te denohet deri ne tre vjet burg per “mashtrim” te forcave te rendit. Ai forcon masat e izolimit te boseve te mafies, duke parashikuar burgje speciale per ta.

Ligji qe ka hyre ne fuqi ka te beje edhe me sigurine rrugore dhe parashikon masa me te ashpra per personat qe i japin makines nen efektin e alkoolit, por gjithashtu, nje ashpersim te denimeve per thyerje te Kodit Rrugor qe kryhen naten nga ora 19:00 - 07:00 lokale.

Ai parashikon me ne fund edhe mundesine e heqjes se pikeve te patentes edhe nese shkelja kryhet ne timonin e nje biciklete.
*tch*
 
Keto ashpersime ligjore po aplikohen ne te gjith vendet europjane qe kur pushtetin e kane marre ektremistet e djathte.


Disa informacione te tjera shtese qe kam gjetur neper internet, kryesisht ne gazeten shqitare qe botohet ne Itali "Shqiptari i Italise"



Unaza qأ« pret shtetأ«sinأ« - Shqiptari i Italise

Unaza që pret shtetësinë


Me mijëra nuse e dhëndurë të huaj të martuar me italianë mund ta shohin me dylbi pasaportën italiane: edhe praktikat e nisura me ligjin e vjetër që parashikonte gjashtë muaj pas martesës, tashmë mund të mbeten pezull e t’i nënshtrohen normës së Paketës së Sigurisë: dy vjet martesë.


Mes shumë risive shtrënguese të paketës së sigurisë, disa kanë të bëjnë me shtetësinë dhe martesën. Jo vetëm që këtej e tutje një person pa leje qëndrimi nuk mund të martohet në Itali, por edhe ata që janë martuar tashmë me një shtetas italian hasin pengesa të reja në marrjen e shtetësisë: duhet të paguajnë një taksë prej 200 eurosh (që parashikohet për të gjitha kërkesat e shtetësisë) dhe duhet të paraqesin kërkesën jo më pas gjashtë muajve nga martesa por pas plot dy vjetësh.
Edhe pse ligji 733, i njohur si paketa e sigurisë, siç pohon Maroni, nuk ka karakter retroaktiv, mund të prekë edhe kërkesat e shtetësisë tashmë të paraqitura por që nuk kanë përfunduar rrugëtimin e tyre burokratik. Kërkesat e shqyrtuara e të përmbyllura, edhe nëse të interesuarve nuk u është njoftuar ende dekreti i shtetësisë, nuk kanë të bëjnë me ligjin e ri. Të gjitha të tjerat që në çastin e ardhjes në fuqi të ligjit janë ende në fazë shqyrtimi mund t'i nënshtrohen normave të reja dhe jo më atyre në bazë të të cilave ishin paraqitur.
Sot janë rreth 5 mijë kërkesat e paraqitura për marrje shtetësie me martesë që nuk përmbushin kushtin e dy vjetëve të kërkuar nga ligji i ri. Në Departamentin e të drejtave qytetare dhe të qytetarisë në ministrisë e Brendshme janë në shqyrtim 34.733 kërkesa shtetësie për martesë. Për rreth 30 mijë prej tyre ardhja në fuqi e ligjit të ri nuk krijon asnjë problem pasi "vjetërsia e çiftit" i kalon dy vjetët. Cili do të jetë fati i rreth 5 mijë të tjerave që të paraqitura sipas normave të vjetra, sot ende nuk kanë mbushur dy vjet martesë?
Gjithçka do të varet edhe nga sa kohë do të duhet për ardhjen në fuqi jo vetëm të ligjit (tashmë këtij i ka mbetur vetëm botimi në Gazetën Zyrtare) por edhe të dekreteve zbatuese të tij, një prej të cilëve ka të bëjë pikërisht me shtetësinë. Tani për tani, siç konfirmon prefekti Perla Stancari, drejtoreshë e Departamentit të të drejtave civile dhe të qytetarisë në ministrinë e Brendshme, teknikët e ministrisë po vlerësojnë efektet që ligji i ri mund të ketë mbi praktikat e paraqitura sipas normave të vjetra.
Kërkesat ende në fazë shqyrtimi, që nuk përmbushin vjetërsinë 2-vjeçare të çiftit, që janë 4.561, mund edhe të refuzohen, pasi (në çastin e ardhjes në fuqi të ligjit 733) nuk plotësojnë një kusht parësor, që në çastin e paraqitjes nuk parashikohej. Problemi themelor që duhet sqaruar e për të cilin po punohet në ministri është se ç'do të bëhet me kërkesat e refuzuara: do të qëndrojnë pezull deri në përmbushjen e vjetërsisë së çiftit apo do të hidhen poshtë e do të paraqiten sërish si të reja?
Të dhënat mbi shtetësinë janë një nga treguesit se si po ndryshon shoqëria italiane, duke u bërë përditë e më multietnike, pavarësisht se kjo nuk i pëlqen ndonjë politikani. Kërkesa për marrjen e shtetësisë përfaqëson jo vetëm një sinjal të qartë integrimi por edhe një hap shumë të rëndësishëm në procesin migrues të individit, shpesh do të thotë vendim përfundimtar për të mos u kthyer më në atdhe. Kjo është e vërtetë veçanërisht për marrjen e shtetësisë për natyralizim e ndoshta më pak kur shtetësia kërkohet për martesë me një italian. Me gjithë numrin gjithnjë në rritje të të huajve që marrin shtetësinë italiane dhe faktit që shumica arrijnë ta marrin përmes martesës me italian, është i vërtetë edhe fakti që në vite shtetësia për natyralizim ka pasur një rritje më të ndjeshme. Në vitin 2004 nga rreth 12.000 njohjeje shtetësie gjithsej, vetëm rreth 2.000 ishin për natyralizim, ndërsa në vitin 2008 nga rreth 40.000 dhënie shtetësie gjithsej, rreth 15.000 janë për natyralizim: pra kundrejt një rritjeje të përgjithshme me 3,3 herë, njohja e shtetësisë për natyralizim është rritur 7,5 herë.
Ministria e Brendshme po çon në shtyp një vëllim që përmbledh të gjitha dispozitat mbi shtetësinë, duke filluar nga kodi civil i vitit 1865 deri në ditët tona. Ky libër përveçse do të përmbajë rrugëtimin historik të normave mbi shtetësinë, do të japë edhe një sërë statistikash të përditësuara deri në vitin 2008 (që deri më sot është vështirë të gjesh të plota për vite me radhë), dhe do të përmbajë një shtojcë edhe me risitë e ligjit 733.
34.733

numri i kërkesave të shtetësisë për martesë në fazë shqyrtimi më 24 qershor 2009

4.561

kërkesa shtetësie për martesë që nuk përmbushin kushtin e dy vjetëve martesë

1.553

shtetas shqiptarë kanë marrë shtetësinë për martesë gjatë vitit 2008. Para nesh renditen rumunët me 2.344 shtetësi për martesë

Bota shqiptare 218
 
Shqiptarët mes të huajve Nga rreth 3,9 milionë të huajt në Itali, rreth 1 milion e 900 mijë janë europianë, komunitarë ose jo. Rumunët janë komuniteti më i madh me 780.421 vetë, ndërsa të dytët renditen shqiptarët , kombësia më e përfaqësuar nga jokomunitarët, me 441.073 vetë. Në një vit, numri i shqiptarëve është rritur më 9,7% , 39.124 vetë më shumë se më 1 janar 2008.


Të huajt rezidentë në Itali, më 1 janar 2009 mendohet të jenë rreth 3 milionë e 900 mijë, 463 mijë më shumë se një vit më parë. Mirë a keq, megjithëse ndokush nuk do ta pranojë multietnicitetin, kjo është Italia sot. E thotë në Raportin vjetor, instituti statistikor italian që nxjerr në pah se në vitin 2008 popullsia rezidente në Itali ka kapërcyer për herë të parë shifrën e 60 milionë banorëve, dhe kjo është arrirë pikërisht falë emigrantëve.
Duke i hedhur një sy raportit ISTAT, sheh që emigracioni drejt Italisë është një fenomen i qëndrueshëm dhe në rritje të vazhdueshme. Analiza e fundit i ngjan atyre të viteve të shkuara, me përjashtim të shifrave që rriten nga viti në vit. Rritet numri i përgjithshëm, për shkak të lindjeve dhe të ardhjeve, kryesisht për punë; rritet numri i të miturve, veçanërisht i të lindurve në Itali, dhe numri i nxënësve të huaj në shkollat italiane; rritet përqindja e të huajve në Veri të Italisë; shtohen martesat e përziera etj. Le të shohim disa aspekte duke u përqendruar veçanërisht në emigracionin shqiptar në Itali.
Nga rreth 3,9 milionë të huajt në Itali, rreth 1 milion e 900 mijë janë europianë, komunitarë ose jo. Rumunët janë komuniteti më i madh me 780.421 vetë, ndërsa të dytët renditen shqiptarët (që janë kombësia më e përfaqësuar nga jokomunitarët) me 441.073 vetë. Në një vit, numri i shqiptarëve është rritur më 9,7% (39.124 vetë më shumë se më 1 janar 2008).
Sipas ISTAT-it është puna ajo që shtyn emigrantët të vijnë në Itali. Nga të dhënat mbi hyrjet e jokomunitarëve gjatë vitit 2007 vërehet që 150 mijë kanë ardhur për motive pune ndërsa rreth 70 mijë për motive familjare dhe rreth 30 mijë për motive të tjera.
Për shqiptarët në veçanti mund të thuhet që emigracioni prek fillimisht burrat që vijnë për punë e më pas gratë që në të shumtën e rasteve vijnë për arsye familjare. Kështu nga hyrjet e vitit 2007 vërehet që 71,2% e 16.837 shqiptarëve kanë ardhur për punë, ndërsa 72,3% e 12.435 shqiptareve kanë ardhur në Itali me nulla osta për bashkim familjar. Dëshmon në këtë aspekt edhe fakti që 70,8% e grave shqiptare të ardhura në vitin 2007 janë të martuara (ndërkohë që vetëm 50,9% e të gjitha emigranteve të ardhura në Itali gjatë vitit 2007 janë të martuara). Po të shihet vjetërsia e emigracionit dallojmë që 36% e lejeve të qëndrimit që u ishin lëshuar burrave shqiptarë më 1 janar 2008, kanë për titullarë të ardhur në Itali para vitit 1998, ndërsa për gratë kjo përqindje zbret në 18,3% (për emigrantët në përgjithësi këto përqindje janë përkatësisht 37,4 për burrat e 23,4 për gratë).
Sa për shpërndarjen në territor të emigrantëve, të dhënat që sjell ISTAT në këtë raport janë ato të 1 janarit 2008, për të cilat kemi shkruar edhe tjetër herë, por që shkurtimisht mund t'i përmbledhim duke thënë që emigrantët parapëlqejnë Italinë e Veriut dhe në krahina të caktuara kanë përbejnë edhe mbi 8% të popullsisë si në Emilia Romagna (8,6%), në Umbria (8,6%), në Lombardi (8,5%), në Veneto (8,4%). Shqiptarët janë të përqendruar edhe ata në Veri, por janë të pranishëm në të gjitha provincat italiane. Mbizotërojnë në Puglia (ku përbëjnë 38,1% të të gjithë të huajve rezidentë në krahinë), Toskanë (23,8%), Marche (19,9%) dhe Trentino Alto Adige (16,4%).
Keti Bicoku
 
Vrapi drejt kartave të qëndrimit Shtohen kërkesat për kartën e qëndrimit. Kush e kërkon tani i shpëton taksës mbi përtëritjet dhe testit të gjuhës italiane


Nga njëra anë taksa nga 80 deri në 200 euro për përtëritjen e dokumentit të qëndrimit, nga ana tjetër testi i detyrueshëm i gjuhës italiane për të marrë kartën e qëndrimit. Në mes, qindra mijëra të huaj në Itali të shqetësuar për të rejat që sjell ligji i ri i sigurisë.
Rezultati është që shumë të huaj po nxitojnë të kërkojnë kartën e qëndrimit - apo siç quhet sot lejeqëndrimin BE për qëndruesit afatgjatë, - para se të hyjnë në fuqi normat e reja. Sepse kjo super-leje, që u takon të huajve me qëndrim të rregullt prej mëse pesë vjetësh, nuk ka afat skadimi, pra nuk është subjekt përtëritjesh të kushtueshme, dhe tani për tani nuk kërkon që mbajtësi i këtij dokumenti të njohë gjuhën italiane.
"Ka një rritje të fortë të kërkesës, sigurisht të lidhur me taksën e re të përtëritjes së lejeve të qëndrimit, që edhe tani u kushton shtrenjtë të huajve. Kështu, kush vjen në zyrat tona pyet menjëherë nëse mund të kërkojë kartën e qëndrimit" konfirmon Maurizio Bova, përgjegjës i imigracionit i sindikatës Cisl të Milanos. "Madje - nënvizon Bove - me krizën ekonomike që po kalojmë merr një rëndësi të veçantë marrja e një dokumenti që mbetet i vlefshëm edhe nëse humbet vendin e punës".
Sindikalisti drejton gishtin kundër Kuesturave që pengojnë lëshimin e kartave të qëndrimit. "Në disa provinca, pretendojnë që kush ka lejen të sapo skaduar të kërkojë fillimisht përtëritjen dhe vetëm pasi t'i lëshohet leja e re të kërkojë kartën e qëndrimit. Cështu - komenton Bove - nuk bëhet gjë tjetër veçse rritet koha e pritjes dhe shtohen shpenzimet".
"Edhe ne vëmë re një rritje të fortë të kërkesës. Jo vetëm për shkak të paketës së sigurisë që sidoqoftë, me perspektivën e kostove më të larta dhe të testit të gjuhës, ka qenë një shtysë e rëndësishme. Megjithatë, kur dikush u drejtohet sporteleve tona për të përtërirë lejen e qëndrimit, verifikojmë gjithnjë nëse përmbush kushtet për të kërkuar drejtpërdrejt kartën, dhe nëse po i këshillojmë ta kërkojë"thotë Pino Gulia, përgjegjës imigracioni i ACLI-t.
Po mes emigrantëve është e qartë se ç'ndryshon me ardhjen në fuqi të paketës së sigurisë? "E dinë që do të ketë shumë risi, si taksa mbi përtëritjet, por shpesh informacioni është i filtruar nga kalimi gojë më gojë apo i shtrembëruar nga organet e shtypit". Sipas Gulia-s "nevojitet një informacion serioz e kapilar mes komuniteteve të të huajve".
Elvio Pasca
 
Sanatore për colf e badanti? Jo, madje po


Ligji i ri i sigurisë mes të tjerash ka krijuar konfuzion edhe në gjirin e vetë mazhorancës lidhur me një nga pikat kyçe të tij: futja e veprës penale të klandestinit. Sipas ligjit, neni 10-bis, këtë vepër penale kryejnë të gjithë ata që hyjnë apo qëndrojnë në rrugë të paligjshme në Itali. ا’do të ndodhë me ata që sot janë në Itali?


ا'ndodh me ata që janë tashmë në Itali pa leje qëndrimi? Ministri i brendshëm Maroni në një intervistë të dhënë menjëherë pas miratimit të paketës siguroi që ligji nuk prek ata që janë në Itali klandestinë para ardhjes në fuqi të ligjit të ri, sepse gjithnjë sipas Maronit, "e dinë edhe ata që janë të regjistruar në vit të parë për jurisprudencë që ligji penal nuk mund të jetë retroaktiv". E vërtetë që ligji nuk është retroaktiv, por në çastin e ardhjes së tij në fuqi të gjithë ata që qëndrojnë këtu pa dokument qëndrimi shkelin sidoqoftë normën pasi vërtet "nuk hyjnë ilegalisht" por "qëndrojnë ilegalisht" në Itali. Të këtij mendimi janë ekspertët në fushën e emigracionit të stranieriinitalia.it, të pyetur nga Bota shqiptare. Pra Maroni, për shkak të mënyrës së si shprehet norma mbi veprën penale të klandestinitetit, nuk ka aspak të drejtë, dhe këtë e kuptojnë të gjithë, edhe kush nuk studion drejtësi. Por këtë gjë e kanë kuptuar, fillimisht të tjerë, por më pas edhe Maroni.
Në të vërtetë eksponentë të qeverisë kuptuan, kush më shpejt e kush më vonë, që miratimi i paketës së sigurisë krijon një situatë emergjence për të gjithë ata klandestinë që edhe pse pa dokumente qëndrimi kanë një vend pune. Veçanërisht u nxor në pah emergjenca e qindra mijëra familjeve italiane me colf e badante të huaja për të cilat është paraqitur edhe kërkesë për vënien në rregull me flukset 2007, dhe që shumë prej tyre nuk kanë marrë ende një përgjigje.
Aq e vërtetë është kjo sa, vetëm disa ditë pas miratimit të ligjit, sekretari për Familjen i Këshillit të Ministrave, Carlo Giovanardi, ka kërkuar "vënien në rregull", pikërisht për rreth 500 mijë bashkëpunëtoret familjare që me ardhjen në fuqi të ligjit të sigurisë rrezikojnë paditje penale, gjobë e dëbim të menjëhershëm. Me thënë të vërtetën, jo vetëm bashkëpunëtoret, por edhe dhjetëra mijëra të tjerë që punojnë në ndërtim, nëpër restorante e hotele, të tjerë që ishin të rregullt deri dje por me krizën nuk kanë arritur të përtërijnë lejen e qëndrimit sepse nuk kanë gjetur një punë... Por Giovanardin e shqetësojnë colf e badanti, sepse prekin drejtpërdrejt familjet italiane.
Me një fjalë, ajo që kërkon Giovanardi është një sanatore për bashkëpunëtoret familjare në marrëdhënie pune, madje e kërkon me urgjencë, të ngjashme me "vënien në rregull" të vitit 2002 (menjëherë përpara ardhjes në fuqi të Bossi-Finit).
Me gjithë polemikat e menjëhershme në gjirin e qendrës së djathtë, me Legën në krye kundër çdo lloj sanatoreje, duket se problemi i ngritur nga Giovanardi po merret në konsideratë nga qeveria. Menjëherë pas deklaratave të Giovanardit, ministri i Brendshëm Maroni dhe ministri i Punës Sacconi janë takuar pikërisht për këtë çështje e më pas në emër të qeverisë Sacconi ka deklaruar zyrtarisht që nuk do të ketë senatore, por impenjim, që duhet të jetë "kolegjial", për të gjetur një zgjidhje që të bëjë të mundur nga njëra anë "administrimin e transicionit", duke shmangur sa të jetë e mundur pasojat për familjet italiane, dhe nga ana tjetër të tutëlojë punësimin e italianëve dhe "të vetë emigrantëve që kanë humbur vendin e punës".
Sacconi e Maroni duket se janë dakord në një pikë: që bashkëpunëtoret familjare të mund të vihen në rregull, por në mënyrë rigoroze, përzgjedhëse, duke u përpjekur sa më shumë të mos u hapet rruga abuzimeve, pra që vënia në rregull të mos shumëzojë me zero normat kundër klandestinëve. Por një rrugë tjetër është edhe vënia në rregull përmes flukseve të imigrantëve. Qeveria mendon të punojë mbi kushtet që duhet të plotësojnë klandestinët që do të nxirren nga klandestiniteti, duke i përcaktuar me rigorozitet. Madje mendohet të përcaktohet qartë edhe se kush mund të paraqesë kërkesën: është shumë e mundur që një emigrant i rregullt do të ketë të pamundur të bëjë kërkesë për një tjetër duke e paraqitur si bashkëpunëtor familjar të vetin.
Propozimi i Giovanardit komentohet pozitivisht nga qendra e majtë që sidoqoftë i kujton, përmes Pierluigi Bersanit: "Giovanardi po i këshillon qeverisë së tij të marrë pilulën e të nesërmes. ثshtë e pabesueshme se me sa mendjelehtësi po shqyrtohet një problem kaq serioz që ka të bëjë edhe me emigrantët që po humbasin vendin e punës për shkak të krizës".
 
Ligjin qe sapo ka miratuar Italia, Gjermania Franca Anglia dhe Spanja ka vite qe praktikojne. Keto ligje qe sot ekzistojne ne Europe nuk jane gje tjeter por vetem pasojat e zgjedhjeve te fundit per ne parlamentin europian. Pak kohe me pare une shkrova nje artikull pikerisht per kyte forum, "Europa voton djathtas shkaqet dhe pasojat". Shkaqet nese deshironi mund t'i analizojme pasojat jane miratimi i ligjeve te tilla.
Emigracioni ka ekzistuar qe nga ekzistenca e njerzimit dhe do te ekzistoje deri ne fund te tije. Por emigracioni funksionon deri ate dite qe eshte frytdhenes per vendet qe jane "mikepritese". Nga momenti qe emigracioni fillon te shenderrohet ne nje rrezik per vendasit, atehere nje bashkejetes mes vendasve dhe emigrantve fillon te jete pak problematik. Nje thenie e vjeter shqiptare thote se," si eshte vendi behet kuvendi", ku nje thenie pak a shume e ngjashme ekziston pikerisht edhe ne Itali.
Pastaj duhet fillojme te shikojme se çfare perfaqson sot emigracioni? Emigracioni vitet e fundit ka bere ndryshime te medha demografike. Vende si Shqiperia Bullgaria dhe Rumania, qe dikur ishin vendet kryesore qe prodhonin emigrant, sot nuk konsiderohen me nje problem. Bullgaria qe eshte vendi me i varfer i BE-se, eshte pjese e Europes dhe nuk mund te konsiderohen emigrant. Sidoqofte shqetsimin me te madh ja japin Greqise. E njejta gje vlen edhe per Rumanine. Shqiptaret shpresohet se brenda vitit te ardhshem do te livizin pa viza, kjo nuk do te thote se shendrrohemi ne komunitar por nuk konsiderohemi me si klandestin ne xhiro per Europe.
Atehere kush eshte emigracioni qe shqeteson kaq shume Europen? Natyrisht qe eshte ai afrikan dhe aziatik. Arsyet nuk eshte nevoja as qe t'i analizojme, sepse rrezikojme te prekim tema qe jane te ndaluara per jetiken e forumit.
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Brenga ime dashuri

    Votat: 7 41.2%
  • 2-Botë e mjerë

    Votat: 4 23.5%
  • 3-Shitësja e farave

    Votat: 6 35.3%
Back
Top