Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati

cent

...Lontano
timthumb.php

Një vajzë shqiptare e rrahur barbarisht dhe mbështjellë me qese është gjetur e hedhur në plehrat e shtëpisë së saj në Napoli. Mësohet se vajza është Xhulia Toska, një 25-vjeçare nga Berati, nënë e një fëmije të mitur, e cila jetonte në Itali.

Pasi është zbuluar nga fqinjët, Xhulia është dërguar menjëherë në spitalin “Loreto Mare” në gjendje të rëndë shëndetësore. Zbulimi i trupit të 25-vjeçares është bërë nga një grua, e cila banonte në të njëjtën godinë në rrugë, “Tribunali 175”, e cila me ndihmën e të shoqit ka arritur të grisë qesen e plehrave.

Policia e Napolit ka arrestuar sot një person, të cilit aktualisht i bëhet i ditur vetëm mbiemri, D.Esposito, i cili është i dyshuar për masakrën e mbrëmshme dhe rezulton të jetë i dashuri i vajzës tjetër shqiptare me të cilën ndante shtëpinë, Toska. Ai e kishte futur në një qese plehrash, vajzën e masakruar, duke menduar se ajo kishte vdekur, për ta hedhur në një kohë më të përshtatshme,

D.Espozito u arrestua nga policia në shtëpinë e gjyshit të tij, ku fshihej për t’i shpëtuar policisë. Në momentin e arrestimit, ai ishte i armatosur, ndërsa ndodhej në shoqërinë e bashkëshortes dhe të birit. Ndërsa sipas policisë italiane, 25-vjeçarja nga Berati, jetonte bashkë me një shtetase tjetër shqiptare. Vajza po lufton me vdekjen në spitalin e Napolit, pasi ka pësuar dëmtime serioze të organeve të ndryshme të trupit, si pasojë e goditjeve nga agresori.

Sipas mjekëve "gjendja e saj është shumë kritike, pasi vajza ndodhet në koma. 25-vjeçarja ka dëmtime të renda të shpretkës, barkut dhe mushkërive, ndërsa fytyra është shpërfytyruar”. Hipoteza e sulmit, sipas hetuesve, mund të jetë për arsye xhelozie ose prostitucioni.

/Shekulli
 
Titulli: Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati

iiiii O ZOT SHPETON !
Ca barbaresh :(
Shpresoj te shpetoje dhe ti kthehet normalitetit :(
 
Titulli: Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati

Shume gjynah!
Ishalla shpeton, per ate femije te vogel qe ka, mos e leri jetim, rrugeve!!

E sa per kete kafshen, ca mund te thuash, ketej i martuar me femije, ketej do shkonte me tjetren! 20 vjet denim i ka pak!
 
Titulli: Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati

Vetëm shqiptarët janë të këqij po hë.Mirë të shpëtojë se është gjyna,por mos të harrojnë kjo goca se ç'ndodhi.Talani i martuar me fëmijë, me dashnore shqiptare ,mirë bën.
 
Titulli: Itali, gjendet e hedhur në plehra 25-vjeçarja nga Berati

Une e di qe ne plehera hudhen vetem mbeturinat ! Qe edhe femrat behen te hudhen ne plehra kurr se kam menduar .
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 5 21.7%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 8.7%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 4.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 17.4%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 8.7%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 3 13.0%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 6 26.1%
Back
Top