Një nënë e re shqiptare solli në jetë sot fëmijën e parë të vitit të ri 2010 në Termoli të Italisë, një djalë i cili erdhi pas një lindjeje të rregullt dhe pa probleme.
Mirela Memaj sikundër shihni dhe në foto, ka sjellë në jetë në orën 11.57 pak para mesditës, djalin e saj me peshë 3.650 kg.
Fëmija do të mbajë emrin Giuseppe. Babai i tij 30-vjeçar, Isidor Occhionero dhe nëna 26-vjeçare Mirela Memaj, shprehen të lumtur nga lindja i fëmijës së tyre të parë.
Mirela tregon se ka ardhur prej dy vjetësh në Itali, pak pasi në vendlindjen e saj Shqipëri u martua me Isidorin i cili i dhuroi fëmijën që erdhi sot në jetë.
Isidori, tregon se me Mirelën ishte njohur në Itali dhe kishin vendosur më pas që të kurorëzonin lidhjen e tyre me martesë.
Mjeku Bernardino Molinari në spitalin San Timoteo të Termoli i cili asistoi lindjen e fëmijës, përshkruan se i ati, Isidori ishte shumë i lumtur teksa shihte dhe ai procesin disa minutash të ardhjes në jetë të djalit të tij.
•noa•