Itali, dy shqiptarë arratisen nga burgu i Parmës

BoOoMBaStiCk

Il Silenzio
V.I.P
timthumb.php


ROMث – Janë shqiptarë dy të arratisurit nga burgu i Parmës: një 29 vjeç, i dënuar për vjedhje dhe vepra të tjera, deri në 2022, tjetri, 35 vjeç, dënuar me burg të përjetshëm për vrasjen e një 27-vjeçari në vitin 2007, bën të ditur "TM News".

Ia kanë mbathur në agim në orën 6.30, ndërsa agjentët e policisë e kanë kuptuar gjatë apelit të kontrollit të mëngjesit. Të dy – shpjegon kuestura e Parmës – ia kanë mbathur në mënyrën më klasike: kanë prerë hekurat e qelisë dhe pastaj janë varur me litarë. Janë duke vijuar kërkimet në të gjithë territorin e Italisë nga të gjitha forcat e policisë. Lajmi u vu në dukje edhe nga sekretari i Shtetit Giovanni Battista Durante. "Sigurisht, vëmendja e ulët kohët e fundit mbi sigurinë në burgje sjell edhe episode të kësaj natyre”, ka thënë ai.

Sindikata autonome e policisë vëren reduktimin e vazhdueshëm të personelit policor: për momentin mungojnë 7500 policë në nivel kombëtar, 650 vetëm në Emilia Romagna, dhe vitet e ardshme do kemi edhe 2000 më pak për shkak të shkurtimeve publike që i bëjnë burgjet gjithmonë e më pak të sigurta”.

Kush është Valentin Frrokaj

Valentin Frrokaj akuzohet për vrasjen e shqiptarit 24 vjeçar Elton Llaho, 24 vjeç, ngjarje e ndodhur në vitin 2007 në Brescia. Frrokaj plagosi Llahon me thikë, ndërsa i riu gjeti vdekjen pas 10 ditësh në spital.

Sipas policisë italiane, Frrokaj, një i kërkuar për krime në Shqipëri ishte zënë me grushte në një bar në Breshia me një shqiptar, pas një incidenti që kishin pasur në rrugë. Pas kësaj dy shqiptarët bënë marrëveshje që të takoheshin edhe një herë për të sqaruar zënkën, mes të cilëve po negocionte për paqe dhe i riu, Elton Llaho. Por negociatat për paqe përfunduan në zënka me thika, ku ai që mori plagët më të rënda ishte 24-vjecari, Llaho.

Taulant Toma

Taulant Toma, njihet si miku i Ilir Pajës. Ky i fundit personazh i njohur nga drejtësia shqiptare dhe ajo italiane, por që ka bërë emër sidomos për arratisjet e famshme nga burgjet. Policia italiane bënë të ditur se ka arritur të kapë shqiptarin e arratisur nga burgu i Ternit më 9 nëntor të vitit 2009 pas një arratisjeje që kishte kryer dhe më parë. Taulant Toma u prangos bashkë me tre shqiptarë të tjerë nën akuzën e grabitjes së vilave në shtetin fqinj.

/Shekulli Online/M.A./E.Sh/
 

Konkursi Letërsisë

  • 1-Nje veshtrim, nje dashuri.

    Votat: 4 21.1%
  • 2-Agim shpërthyes

    Votat: 2 10.5%
  • 3-Për të voglën

    Votat: 1 5.3%
  • 4-Qiriu pa fjalë

    Votat: 4 21.1%
  • 5-Për të satën herë ….

    Votat: 2 10.5%
  • 6-Tik tak.

    Votat: 1 5.3%
  • 7-Nuk je më vetëm.

    Votat: 5 26.3%
Back
Top